Noel Gallagher: Muzika e Adele është për pleq

Adele mund të ketë pushtuar botën me muzikën e vokalin e saj unik, por jo Noel Gallagher, ish– pjesëtarin e grupit britanik, Oasis.

Ish rokeri 48 vjeçar e ka sulmuar hapur yllin e hitit “Hello”, duke e konsideruar muzikën e saj si “të përshtatshme për gjyshërit”.

Duke folur për portalin australian “Music Feeds”, Noel tha se nuk ka frikë që ta shprehë hapur mendimin e tij, sepse beson se këngët e Adele janë bosh.

“Nuk e kuptoj përse kaq zhurmë. Muzika e saj nuk më pëlqen aspak, mendoj se është muzikë për gjyshër”, deklaoi Gallagher.

Me albumin e saj më të fundit, “25”, Adele theu rekordin e Oasis, për albumin të shitur më shpejt në Britani.

Më Shumë

VV në Prizren takon gratë e lagjes Dardania

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka zhvilluar një takim me gratë e lagjes Dardania, në kuadër të aktiviteteve të saj politike. Sipas njoftimit të LVV-së, në...

Bellanica: Prizreni dha mesazh të fuqishëm uniteti, besimi dhe shprese

Kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren dhe kandidati për deputet, Sejdi Bellanica, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në...

Lajmet e Fundit