Home Blog Page 6852

Vritet një person në Suharekë

0

Policia njofton për një ngjarje tragjike në një fshat të Suharekës sonte rreth orës 20:30. Një person ka mbetur i vrarë dhe një i plagosur gjatë të shtënave me arë armë zjarri në fshatin Sopi të Suharekës.

Ngjarja ka ndodhur sonte rreth orës 20:30, ka konfirmuar për KALLXO.com komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, Milazim Lumi.

Sipas Lumit, i vrari është një i ri i moshës rreth 25 vjeçare ndërsa i plagosur ka mbetur babai i tij, rreth 50 vjeç. Ky i fundit është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit, ndërsa komandanti i stacionit policor tha se është jashtë rrezikut për jetë.

Ai nuk ka mundur të flasë për motivet e kësaj vrasjeje, ndërsa Policia bashkë me Prokurorin kanë dalë në vend të ngjarjes për të nisur hetimet.

Në fazën fillestare, Policia nuk ka folur për ndonjë të dyshuar apo të arrestuar për këtë vrasje.

Arrestohet një person në Suharekë

0

Një 28 vjeçar është arrestuar në fshatin Dubravë të Suharekë s.

Arrestimi i tij është bërë pas gjetjes së një sasie të armës dhe drogës.

Drejtori i Policisë në Prizren Lumni Graishta ka thënë pë r TV Besa se i dyshuari është dërguar në mbajtje pë r 48 orë . /PrizrenPress.com/

Çelet Qendra e Studimeve të Letërsisë Shqipe ‘Kadare’

0

Aktiviteti me pjesëmarrje të hapur do të zhvillohet të enjten, 28 janar 2016, ora 12:00, në auditorin Aula Magna UET dhe është emërtuar “Dita e Kadaresë në UET”, ku do prezantohet dhe studimi i parë i mbështetur nga kjo qendër, që është në fakt një studim mbi pasqyrimin e veprës së Kadaresë në letrat franceze.
Me rastin e 80-vjetorit të shkrimtarit të madh, Universiteti Europian i Tiranës organizon “Ditën e Kadaresë në UET”, ku do të prezantohet dhe Qendra e Studimeve të Letërsisë Shqipe “Kadare”. Qendra e Studimeve do të funksionojë pranë Departamentit të Marrëdhënieve me Publikun-Komunikim UET dhe do të drejtohet nga pedagogu Gilman Bakalli. Aktiviteti me pjesëmarrje të hapur do të zhvillohet të enjten, 28 janar 2016, ora 12:00, në auditorin Aula Magna UET dhe është emërtuar “Dita e Kadaresë në UET”, ku do prezantohet dhe studimi i parë i mbështetur nga kjo qendër, që është në fakt një studim mbi pasqyrimin e veprës së Kadaresë në letrat franceze.

Bëhet fjalë për librin e studiueses Viola Isufaj, “Kadare në letrat e sotme franceze”, botim i UET-Press, që sjell një pasqyrë të veprës së shkrimtarit të njohur shqiptar në studimet franceze. Libri nis me dy intervista të autores me shkrimtarin mbi dy tregime: “Përpara banjës” dhe “Kush e Solli Doruntinën”. “Ky libër përbëhet nga dy pjesë, që, në pamje të parë, duket sikur nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Në një pikëvështrim më të gjerë, të dy pjesët kanë të bëjnë me rrezatimin e veprës së shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare në botimet bashkëkohore në Francë, qoftë si rimarrje e një vepre të tij në vepra të tre autorëve të sotëm francezë, qoftë si shtjellim i romanit Kush e solli Doruntinën për nxënësit e kolegjeve të Francës”, shprehet autorja.

Me anonçimin e Qendrës, universiteti shkon më tej me ambicien për të hapur një departament të Letërsisë, që siç shprehet drejtues i qendrës, Gilman Bakalli, përbën lajm. “Po të thoshim që kemi vendosur të hapim një qendër interneti, sigurisht që nuk do të pretendonim aspak t’i jepnim statusin e lajmit këtij informacioni. Po ndërtojmë dy entitete letrare, në një kohë kur si universitet privat akuzohemi vazhdimisht se jemi orientuar kryesisht nga një logjikë ekonomike e tregut.

Po hapim dy fronte studimi të librit, në një kohë që ky i fundit rrezikon të transformohet nga diktati i realitetit virtual”, – shprehet Bakalli. Të merresh me letërsinë në një kohë kur botën e informacionit po e sundon interneti dhe shpejtësia, duket si një mision i vështirë, por jo i pamundur. Bakalli pranon se “diçka është e sigurt. Letërsia, fjala e shkruar dhe libri, e kanë humbur pozicionin e tyre si medium dominant në shoqëri. Ndryshimet e reja e kanë ndryshuar rolin dhe funksionin e letërsisë. Nuk bëhet fjalë për zhdukje të saj, por për transformim.

Mediat e reja duket se po u japin të rinjve diçka, që letërsia nuk ka qenë në gjendje t’ua japë: eksperiencën direkte, shumëshqisore dhe kënaqësinë e shpërqendrimit”. Por për ekspertin e Letërsisë “ka mundësi që libri ta fitojë sërish joshjen, për shkak të universalitetit mediatik. Ashtu si në të kaluarën, kur njerëzit tërhiqeshin përkohësisht nga qytetet e zhurmshme në fshat për të shijuar thjeshtësinë, qetësinë dhe një rutinë të natyrshme, ashtu edhe letërsia, në kontrast me realitetin omniprezent dixhital, mund të krijojë pika referimi, ishuj, brenda të cilëve njeriu mund të rigjenerohet nga dallgët e informacionit dhe zbavitjes që përplasen çdo ditë në brigjet e përditshmërisë sonë”. / KultPlus.com

“Kush e solli Doruntinën”, shënon përvjetorin e Ismail Kadaresë

0

Në javën dedikuar 80- vjetorit të shkrimtarit Ismail Kadare, në sallën e madhe të Universitetit të Arteve do të  shfaqet “Kush e solli Doruntinën”, shfaqje kjo e teatrit “Aleksandër Moisiu”, të Durrësit, e cila do të prezantohet për katër mbrëmje rresht, në datat  28,29,30,31 janar. Shfaqja është me regji ntë Laert Vasilit kurs me rolet e tyre  interpretojnë: Margarita Xhepa, Bujar Lako, Viktor Zhusti, Laert Vasili, Luli Hoxha, Suela Bako, Mimoza Marjanaku, Eralda Çaushi, Amos Zaharia, Xhejni Fama. Kjo shfaqje është mbështetur nga Ministria e Kulturës./KultPlus.com

Në Rahovec përkujtohen katër dëshmorët e vitit 1990

0

Me homazhe te varret e dëshmorëve dhe me një tubim te vendi i rënies në Brestoc të Rahovecit u përkujtuan dëshmorët Nesemi Elshani nga Nagaci,Agron Fetahu nga Celina,Ilmi Krasniqi nga Hoça e Vogël dhe Halim Hoti nga Krusha e Madhe.

Në tubimin e mbajtur në Brestoc me një fjalë rasti u paraqit Selami Hoti Kryetar i Fshatit Krushë e Madhe dhe tha „Dëshmorët e rënë në vitin 90 vetem sa e rritën kauzën tonë për liri dhe sot ne e kujtojmë 27 janarin e vitit 90 ku pikërish në këtë vend u vranë katër persona tani dëshmorë dhe u plagosën mbi 20 të tjerë”.

Në këtë tubim fjalë rasti mbajti edhe Kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi i cili dëshmorët në fjalë i quajti dëshmorë të pavarësisë ,dëshmorë të Republikës për të cilët nga vendi i rënies bëri apel te organet kompetente të shtetit që edhe dëshmorët e rënë në periudha të ndryshme të gëzojnë përkujdesjen institucionale.

Dialogu në Bruksel është në interes të Kosovës

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, u takua sot me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, në kuadër të dialogut të Brukselit, thuhet në njoftimin nga Kryeministria.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, u takua sot me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, në kuadër të dialogut të Brukselit.

Gjatë takimit është diskutuar për aspektet e zbatimit të marrëveshjeve të arritura, si dhe perspektivat e dialogut për të ardhmen.

Ishte vlerësim i të gjithëve që dialogu në Bruksel dhe thellimi i bashkëpunimit me Bashkimin Evropian është interes madhor i Republikës së Kosovës në rrugën e saj përpara në integrimet euroatlantike.

Limaj: Presidenti, nga vota e qytetarit

0

Kreu i Nismës për Kosovë është bërë pjesë e debatit për zgjedhjen e presidentit të vendit, duke thënë se zgjidhja më e mirë tash për tash është shkuarja në zgjedhje parlamentare, e gjithashtu edhe zgjedhja e presidentit nga vota e qytetarit.

“Mënyra e zgjedhjes dhe funksionimi i institucionit të presidentit të republikës, sidomos viteve të fundit na jep argumente të mjaftueshme për të ndryshuar mënyrën dhe rregullat e zgjedhjes se presidentit.

Rregulla e deritanishme e zgjedhjes së presidentit nga parlamenti, mjaftueshëm na ka treguar që presidenti jo vetëm që nuk ka mundur të ushtroj rolin e tij unifikues, por fatkeqësisht shpeshherë institucioni i presidentit është bërë pjesë e kombinimeve dhe e pazareve politike

Prandaj, duke marr parasysh edhe klimën aktuale politike në të cilën është vendi ynë sot, po ashtu edhe duke e ditur se ky parlament e ka vënë në pikëpyetje legjitimitetin e vet, është më se e sigurt që zgjedhja e presidentit nga ky parlament nuk do të përmbushte kërkesën kushtetuese që presidenti të përfaqësoj unitetin e popullit.

Është momenti ideal që me vullnetin politik të të gjitha forcave politike dhe në emër të fuqizimit të këtij institucioni të përfundojnë sa më shpejtë reformat e nisura ligjore, në mënyrë që njëkohësisht dhe sa më shpejt të shkojmë në zgjedhje edhe parlamentare dhe po ashtu në të njëjtën kohë edhe presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt me votë të qytetarit”, ka shkruar Limaj në profilin e tij në Facebook.

Pesë persona arrestohen në rajonin e Prizrenit

0

Policia e Kosovës njofton se brenda 24 orësh ka arrestuar pesë persona në rajonin e Prizrenit. Arrestimi i tyre është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren, dhe asaj në Gjakovë.

Tre persona janë arrestuar në Suharekë, një në Prizren dhe një tjetër në fshatin Banjë të Malishevës, transmeton PrizrenPress.

Të arrestuarit janë dërguar në vuajtje të dënimit. /PrizrenPress.com

Gjurmët shtyjnë koncertin në Prishtine

0

Rock grupi Gjurmët e kanë shtyrë koncertin e praparë që të mbahet më 17 shkurt, në Prishtinë, pas atij që ishte prezantuar në Tiranë, në fundvitin e vitit të shkuar. Kështu ka njoftuar vetë ky grup.

“Njoftojme publikun se koncerti i parapame per Diten e Pamvaresise, me 17 Fror, ne Prishtine – shtyhet per ne pranvere. Kompleksiteti i koncertit dhe koha e shkurte deri ne Diten e Pamvaresise, nuk premtojne standardet dhe kualitetin e aspiruem prej nesh, prandaj kemi marr vendim me e shty koncertin per ne pranvere”, kanë shkruar në faqen zyrtare të grupit Gjurmët. /PrizrenPress.com

Mbi 100 mjekë po hetohen për skandalin e stentave

0

Prokuria e Shtetit po heton mëse 100 mjekë nga e gjithë Kosova, të cilët dyshohet se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare në rastet e vendosjes së stendave.

Më shumë se 100 mjekë nga e gjithë Kosova po hetohen nga Prokuria e Shtetit pas dyshimeve për keqpërdorime të setndave nga ana e mjekëve.

RTK raporton se dyshohet se mjekët kanë detyruar pacientët që t’i lënë klinikat shtetërore dhe të kurohen në ordinanca private.

Madje, edhe paratë që ka ndarë Ministria e Shëndetësisë për pacientet me probleme kardiake kanë shkuar nëpër spitale private.

Hetimi që po e bënë Prokuroria e Shtetit godet një pjesë të madhe të doktorëve në gjithë Kosovën.

Me këtë rast është duke u marrë prokurori i shtetit, Besim Kelmendi.

Ai ka konfirmuar se janë zgjeruar hetimet , pasi është marrë vesh se mjekët në fjalë kanë keqpërorur detyren zyrtare gjatë trajtimit të pacientëve me probleme me zemër.

Në një bidesë për RTK, prokurori i rastit ka thënë se mjekët po hetohen për vendosjen e stendave. “Ata dyshohet se kanë rekomanduar pacientët me probleme kardiake nga spitalet publike në ato private”.

Po ashtu, prokurori ka konfirmuar se pagesat që ka bërë Ministria e Shëndetësisë për t’i trajtuar pacientët në spitale publike, mjekët e dyshuar i kanë adresuar pacientët në klinika private.

Në mesin e të dyshuarve për keqpërdorim të detyrës zyrtare, prokurori konfirmon se janë edhe tre persona jurdik.

Ndërkaq, burimet e sigurta të RTK-së bëjnë të ditur se të dyshuarit tjerë janë kryesisht kardiologë nga të gjitha spitalet e Kosovës, por edhe doktor nga ordinancat private.