Sot pas një sëmundje, ka vdekur Feride Krasniqi, nëna e Dëshmorit të Kombit Imer Ramë Krasniqi nga Carralluka e Malishevës.
Sipas informatave brenda familjes varrimi i të ndjerës bëhet sot në ora 14:00 në varrezat e fshatit, raporton MalishevaPress.
Sot pas një sëmundje, ka vdekur Feride Krasniqi, nëna e Dëshmorit të Kombit Imer Ramë Krasniqi nga Carralluka e Malishevës.
Sipas informatave brenda familjes varrimi i të ndjerës bëhet sot në ora 14:00 në varrezat e fshatit, raporton MalishevaPress.
Keqpërdorimi i veturave zyrtare, duket se nuk e ka ndërmend të ndalet. Disa fotografi, tregojnë se si vetura zyrtare është ndaluar pranë një restauranti, në Brezovicë.
Një veturë me targat “01Z-51-19”, këto ditë ka qenë duke “pushuar” në mes të Brezovicës, aty ku dimir është më i mirë pasi që është edhe pista e skijimit.
Disa fotografi, në të cilat shihet vetura zyrtare e ndaluar pran një restauranti, në Brezovicë, Gazeta Blic ka arritur t’i siguroj nga një lexues.
Bruce Springsteen është i fuqishëm, por motin nuk e kontrollon dot.
I ndjerë keq që është dashur ta shtyjë një koncert të planifikuar për në Madison Square Garden, në New York, për shkak të stuhisë së borës që ka përfshirë këto ditë SHBA’në, ai ka menduar ta kompensojë disi këtë.
Springsteen dhe E Street Band kanë vendosur ta dhurojnë falas për adhuruesit e tyre koncertin e mbajtur më 19 janar në Chicago.
“Duke filluar nga tash, incizimi live i #TheRiverTourChicago të 19 janarit mund të shkarkohet falas gjatë dy ditëve të ardhshme”, ka deklaruar bendi.
Ky është linku ku mund t’i shkarkoni këngët si MP3. /Politiko.net
https://youtu.be/GTO8pI5hbTQ
Pavarësisht që janë ngritur shumë dilema në pritje të zgjedhjes së presidentit të ri të vendit, për shkak të mundësisë së rrezikimit të kuorumit nga bojkoti i opozitës dhe turbulencat në LDK, presidentja e vendit Atifete Jahjaga duket se nuk e ka ndërmend që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë rreth mënyrës së zgjedhjes së pasardhësit të saj, shkruan Kosova Sot.
Në pyetjen që gazeta i ka adresuar Zyrës së Presidencës, nëse eventualisht do të kërkohet edhe një sqarim shtesë për të gjetur rrugëdalje nga kriza që mund të jetë me dy të tretat e deputetëve të pranishëm në seancë, Presidenca nuk ka dhënë përgjigje.
Nga ana tjetër, edhe ekspertë të legjislacionit theksojnë se sa i takon këtij procesi gjithçka është e qartësuar me Kushtetutë dhe nuk ka asnjë nevojë që e para e vendit të trokasë në Gjykatën Kushtetuese.
Eksperti i kësaj fushe, Mazllum Baraliu thotë se madje do të ishte krijim i një situate paragjykuese nëse e para e vendit tani i drejtohet Gjykatës Kushtetuese rreth situatës që mund edhe të krijohet në momentin e caktuar, prandaj me të drejtë do të ishte që partitë politike të merren vesh me kohë dhe të mos krijojnë situata të tilla. /Kosova Sot
Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka përsëritur qëndrimin e tij që presidenti i Kosovës duhet të zgjedhet nga populli.
Në një intervistë për “Epokën e re”, Pacolli ka thënë se vazhdon të jetë i pajtimit se sot, më shumë se kurrë, presidenti i vendit duhet të zgjedhet nga populli përndryshe, sipas tij, vendi do të hyjë në krizë presidenciale.
“Vetëm një president i zgjedhur nga populli mund t’i jepte fund krizës pa qenë nevoja për t’i përfshirë miqtë tanë të huaj si ndërmjetësues. Njerëzit e pushtetit nuk po respektojnë një rezolutë parlamentare me vlerë kushtetuese dhe po bëhen gati ta fusin vendin në një krizë të re, paralele me atë të ndërlidhur me dy marrëveshjet, gjegjësisht atë të Asociacionit të komunave serbe dhe atë të Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Jemi në prag të një krize të re presidenciale, të cilën do ta shkaktojnë pikërisht ata që, sipas një skenari konspirativ, e bënë në rastin tim”, ka thënë Pacolli.
Ai ka thënë se nëse opozita, siç pretendon, ka kandidatë të mirë dhe gëzon mbështetje popullore, pse ajo nuk mban qëndrim thelbësor sa i përket postit të presidentit.
“Pse nuk janë gati të garojnë ata dhe ta testojnë popullaritetin e tyre?”, ka pyetur Pacolli.
Pacolli në këtë intervistë e ka kritikuar qeverisjen aktuale. Ai ka thënë se kjo Qeveri ka dështuar më së pari në ekonomi. Sipas tij, ka një diferencë të madhe midis premtimeve të fushatës dhe asaj çfarë po bëhet.
“Ka një retorikë vetëshkatërruese antievropiane, e cila nuk e kuptoj se kujt i shërben. Por, e di se nuk i shërben Kosovës. Përgatitja e negociatave të Brukselit me Serbinë është e dobët. Ky ekzekutiv ka një fat të madh, megjithatë opozita e kapur në një temë fikse, po e lejon të qeverisë si të dojë. Opozita nuk po merret me çështjet më të rëndësishme, por ka mbetur peng i dy temave me të cilat do ta rrëzojë Qeverinë, tema këto që nuk mbështeten nga miqtë tanë, as nga popullata paqedashëse që paraqet shumicën e popullsisë”, ka thënë Pacolli.
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, është pro mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në situatën aktuale kur është krijuar një ndarje e fortë midis dy palëve. Por, Pacolli nuk mendon se zgjedhjet duhen të bëhen tani, pa përgatitje serioze për kuadrin zgjedhor dhe për administratën zgjedhore.
“Pas këtyre përgatitjeve, mendoj se fundi i këtij viti ose fillimi i vitit tjetër do të ishte koha më e mirë”, ka deklaruar Pacolli.
Ai ka bërë me dije se në verë do të mbahet Kongresi i Punës së AKR-së, në të cilin do të dalë edhe udhëheqësia e re. Pacolli ka thënë se AKR-ja do të rikthehet fuqishëm në skenën politike.
Pacolli ka treguar se tashmë gjendet jashtë shtetit, ku ka filluar lobimin për njohje të reja për Kosovën. /Epoka e Re
Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar tryezë me shoqërinë civile ku është diskutuar situata në Kosovë dhe mundësitë që ka Kosova për të dalë nga kriza aktuale politike.
Në një video në Facebook, Vetëvendosje ka montuar fjalimet e përfaqësuesve të shoqërisë civile, në sekuencat ku ata i shohin “zgjedhjet si e vetmja zgjidhje”.
Me mbishkrimin “Ja çka kërkuan përfaqësuesit e Shoqërisë Civile në tryezën e sotme të organizuar nga VETËVENDOSJE!”, kjo parti ka bërë një përmbledhje të shumicës prej pjesëmarrësve në debat, ku flasin për zgjedhjet si mundësi për dalje nga kriza.
Ja çka kërkuan përfaqësuesit e Shoqërisë Civile në tryezën e sotme të organizuar nga VETËVENDOSJE!
Gepostet von Lëvizja VETËVENDOSJE! am Montag, 25. Januar 2016
Përfaqësues të partive opozitare kanë mohuar të jetë përmendur brenda strukturave të tyre ndonjë emër i përveçëm si kandidat i mundshëm për pozitën e presidentit të Republikës së Kosovës.
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë për Tribuna Channel se AAK as që e ka diskutuar këtë çështje deri më tani.
Për më tepër, sipas tij, AAK nuk do të marr pjesë fare në seancën kur do të votohet presidenti.
Në të njëjtën vijë është edhe sekretari i Nismës për Kosovës, Bilall Sherifi.
Ai ka thënë se të gjitha emrat e përmendur për kandidat të mundshëm janë spekulime.
Sherifi thotë se edhe po të kishte kandidat opozita nuk i ka numrat për të zgjedhur presidentin.
Përfaqësuesit e të dyja partive opozitare shprehen të një mendimi se Qeveria ka humbur legjitimitetin dhe se vendi duhet të shkojë në zgjedhje.
Libri “Enver Hoxha” i gazetarit Blendi Fevziu është botuar në fillim të janarit në Londër për tregun anglishtfolës nga shtëpia botuese I.B.Tauris (ne kete link Tauris). Biografia e diktatorit shqiptar në gjuhën angleze përbëhet nga 301 faqe dhe është edituar nga Robert Elsi, transmeton Klan Kosova.
Libri kaloi fazat përzgjedhëse për një periudhë dyvjeçare, duke përfshirë edhe recensionet e historianëve britanikë. Në botimin anglisht, shtëpia botuese ka vendosur edhe katër vlerësime historianësh dhe autorësh për librin.
“Puna e Blendi Fevziut është e jashtëzakonshme. E shkruar si një novelë krimi, bazuar në qasje të pakrahasueshme në arkivat e shtetit shqiptar, që më parë kanë qenë të mbyllura, libri është i detyrueshëm për të gjithë ata që duan të kuptojnë Europën komuniste dhe mënyrën se si lindnin dhe mbijetonin diktaturat. Fevziu ia del mbanë në mënyrë brilante për të kapur torturat e regjimit 41 vjeçar të Hoxhës dhe i jep zë shumë zërave që Hoxha kish mbytur. Jo vetëm kjo, por duke pasur parasysh dhe historikun e Hoxhës, Fevziu na ndihmon të kuptojmë pse rruga e Shqipërisë në demokraci është kaq e vështirë. Kjo biografi është një arritje e madhe”.
(Rober Austin Shkolla e Marrëdhënieve Ndërkombëtare – Universiteti i Torontos, Kanada)
“Bazuar në burime arkivore, orale të publikuara ose jo, Enver Hoxha i Blendi Fevziut është një rrëfim tërheqës dhe realist i jetës dhe kohës të diktatorit stalinist të Shqipërisë si dhe vendit që ai udhëhoqi me dorë të hekurt për katër dekada. Ky libër është një kombinim mjeshtëror i biografisë dhe historisë”.
(Nicolas Pano, profesor i historisë në Universitetin Western Illinois, SHBA)
“Ta kuptosh Shqipërinë kërkon ta njohësh burrin që e dominoi mizorisht dhe me sharm për 41 vite, të gjithëfuqishmin ‘Xhaxhin Enver’. Në këtë libër Blendi Fevziu sjell jetën dramatike të diktatorit, ardhjen e tij në pushtet, rritjen e tij dhe diktaturën, si dhe vendin që ai la pas vdekjes!”
(Fred Abrahams, autor i “Shqipëria moderne nga diktatura në demokraci”).
“Libri i Blendi Fevziut, i bazuar në kërkime të gjëra, të le pa frymë. Ai sqaron shumë mite për diktatorin Enver Hoxha dhe ofron të dhëna se si Hoxha e mori dhe e konsolidoi pushtetin, dhe më pas se si abuzoi me pushtetin e tij për t’i imponuar një nga regjimet më të egra diktatoriale që ka pasur Europa. Një libër superb dhe i shkruar mjeshtërisht nga Blendi Fevziu, Enver Hoxha është një libër i detyrueshëm për ata që janë të interesuar në historinë e trazuar të Shqipërisë pas Luftës së Dytë Botërore”.
(Elez Biberaj, autor i librit “Shqipëria në tranzicion, rruga e vështirë drejt demokracisë”)
Libri pritet të dalë këtë javë në librari. Ai do të gjendet online edhe në Amazon, ose direkt në shtëpinë botuese. Enver Hoxha është një nga librat më të shitur në libraritë shqiptare. Ai u botua në Tiranë më 2011.
Me vendim të Gjykatës, Faik Krasniqi është rikthyer drejtor në SHFMU “ Afrim Krasniqi” në fshatin Bardh të Komunës së Malishevës.
Ai ishte larguar nga puna pas ardhjes në pushtet të partisë “Nisma për Kosovën” në Malishevë.
Sipas kumtesës së PDK-së në Malishevë, Krasniqi pasi ishte larguar nga puna me 1/ 08 / 2014, ai ishte ankuar në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës, ku largimi i tij ishte vlerësuar i pa drejtë dhe i ishte kërkuar Komunës së Malishevës që ai të kthehet në vendin e tij të punës.
“Një vendim të tillë nuk e zbatuan organet drejtuese të Komunës së Malishevës përkatësisht kryetari Ragip Begaj, kurse Faik Krasniqi ishte i detyruar që vendimin e KPM të SHCK-së ta fuqizoj edhe në procedurë gjyqësore. Ditë më parë, avokati mbrojtës i Faik Krasniqit ka marrë vendimin e gjykatës i cili i mundëson kthimin në postin e drejtorit Faik Krasniqi pas një vit e gjysmë të kërkimit të drejtësisë. Krasniqi tashmë ka kërkuar kthimin në vendin e punës me vendim gjyqësor të formës së prerë por zbatimin e këtij vendimi po e neglizhojnë edhe më tej organet komunale të Malishevës të drejtuar nga partia Nisma”, thuhet në kumtesën e PDK-së.
Në rast të moszbatimit të menjëhershëm të këtij vendimi, atëherë drejtuesit e Komunës së Malishevës sërish do të përballen me prokurorinë dhe gjykatën pasi vendimi është i formës së prerë dhe moszbatimi i tij urgjent paraqet vepër penale.
Përndryshe, ky nuk është rasti i vetëm që një drejtor shkolle i larguar për arsye politike, të fitoj të drejtën përmes gjykatës. Përveç Faik Krasniqit, me vendime të gjykatës së formës së prerë në postet e tyre janë kthyer edhe Shemsi Morina, Raimonda Krasniqi, Agim Samadraxha, Sabit Berisha e të tjerë kurse për shkak të largimit të padrejtë të tyre si dhe për shkak të moszbatimit të vendimeve të formës së prerë, ndaj kryetarit të Komunës Ragip Begaj dhe shumicës së drejtuesve tjerë komunal nga lëmi i arsimit po udhëhiqen procedura gjyqësore.
“Komuna e Malishevës e drejtuar nga “Nisma për Kosovën” e Fatmir Limajt në opinionin e Kosovës është bërë e njohur për ndjekjen e kuadrit arsimorë që i përkasin PDK-së dhe punësimin e militantëve të subjektit politik “Nisma për Kosovën” në vend të tyre pa marrë”. /PrizrenPress.com/
Telekomi i Kosovës ka njoftuar institucionet përkatëse se asnjë informacion nuk ruhet në serverët e saj, përfshire edhe Bisedat dhe SMS-të. Aplikimin e këtyre standardeve e ka bërë të ditur drejtori menaxhues i Telekomit të Kosovës, i cili ka publikuar dokumentin që njofton organet kompentente se nuk mund të kërkojnë asnjë informacion për shkak se asgjë nuk ruhet.
Kryeshefi ekzekutiv i PTK-së, Agron Mustafa ka reaguar edhe njëherë në lidhje me lajmin se Serbia po përgjjon numrat e operatorit Vala dhe Z mobile.
Mustafa ka thënë se Telekomi i Kosovës as nuk I njeh, dhe as nuk I zbaton vendimet e Gjykatave serbe të cilat sipas tij, po urdhërojnë që në mënyrëtë paligjshme të përgjojë numrat e Vala-s dhe Z Mobile. Ai ka shtuar se fakti që një Gjykatë serbe si asjo e Vranjës jep këso lloje urdhërash, nuk do të thotë që PTK-ja është e implikuar në këtë çështje.
“Të vetmet përgjime që bëhen janë ato që autorizohen nga Gjykatat Kosovës. Me kërkesë të prokurorisë dhe leje të Gjykatës, policia vendos nën përgjim një numër. Telekomi i Kosovës nuk ka të bëjë me këtë. Asnjë punëtor i Telekomit nuk e di se kush mund të jetë i survejuar nga policia, apo ndonjë organ tjetër kompetent i zbatimit të ligjit”, thuhet ndër të tjerash në reagimin e Mustafës.