Home Blog Page 6857

Rexhep Qosja kandidat i opozitës për president?

0

Hashim Thaçi mund të sfidohet nga një kandidat i fortë për pozitën e kryetarit të Kosovës, ditën kur pritet të votohet për këtë post, muajin që vjen.

Kjo nëse Rexhep Qosja pranon ofertën e opozitës për të kandiduar për pozitën e presidentit të vendit.

Klan Kosova mëson se disa politikanë të lartë në kierarkinë e bllokut antiqeveritar janë duke i kërkuar akademikut ta pranojë një gjë të tillë, pasi që tentimi për Murat Jasharin ka dështuar tashmë.

Njëri nga liderët e forcës më të madhe opozitare, një ish-koleg i Qosjës nga bisedimet e Rambujesë që vjen nga një tjetër subjekt i vogël antiqeveritar, dhe një ish-bashkëpartiak nga Lëvizja e Bashkuar Demokratike, i janë afruar atij, ditë më parë, me ofertën për t’u bërë kandidat i tyre për president, pasi e shohin si personin e vetëm që mund ta sfidojë seriozisht Thaçin.

Burimet e Klanit, të afërta me këtë zhvillim, kanë thënë se Qosja ende nuk është përgjigjur në këtë ofertë.

Rexhep Qosja ishte vënë në krye të Lëvizjes së Bashkuar Demokratike – LBD, më 1998, ndërsa në këtë cilësi mori pjesë edhe në bisedime e Rambujesë. Ai, po ashtu, ishte pjesë e lidershipit kosovar edhe në periudhën e parë të pasluftës, duke qenë, bashkë me Ibrahim Rugovën, Hashim Thaçin e Rada Trajkoviqin, pjesë e Këshillit për Përkohshëm Administrativ të Kosovës, që kryesohej nga shefi i UNMIK-ut.

Por, Qosja nuk qëndroi gjatë në politikë, pasi në zgjedhjet e para të pasluftës nuk doli mirë. Ai u tërhoq pasi me LBD-në e tij fitoi vetëm 1 për qind të votave.

Por kjo nuk e pengoi atë të përkrah forcat politike të dala nga UÇK, deri para pak kohe.

Me krijimin e qeverisë PDK-LDK, dhjetorin e vitit 2014, Qosja ka shfaqur haptazi kundërshti në lidhje me këtë koalicion. Në një intervistë për Klan Kosova, pak kohë më parë, ai e ka quajtur kryeministrin Isa Mustafa kufomë politike, ndërsa Hashim Thaçin stalinist.

Mbase për këto qëndrime, opozita ka vendosur t’i bëjë atij ofertë serioze për postin e presidentit. /Klan Kosova

Opozita i ka dhënë goditje të fuqishme Serbisë

0

Protestat e Opozitës në Kosovë nuk janë goditje ndaj Qeverisë së Kosovës, por ndaj Qeverisë së Serbisë ka thënë ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një takim me mbështetësit e Vetëvendosjes në Tiranë, duke shtuar se “ne nuk jemi kundër serbëve, Serbia është kundër nesh”.

“Nuk është çështja se çfarë i kemi dhënë qeverisë së Kosovës, por i kemi dhënë goditje të fuqishme Serbisë. Këtu konsiston opozita e bashkuar e Kosovës”, ka thënë Kurti, njofton Shqiptarja.com.

Gjatë fjalës së tij, Kurti shtoi se ajo që po ndodh në Kosovë, është e njëjta politikë e Serbisë e ndjekur edhe ndaj Bosnjës.

“Serbia nuk imagjinon barazinë me shqiptarët. Nga pabarazia vjen shtypja politike. Nuk po ndodh asgjë e re se në fakt politikën e saj karshi Bosnjës po e bën edhe në Kosovë. Millosheviqi e pranoi Bosnjën jashtë Serbisë, kur lideri i atëhershëm e pranoi Serbinë brenda.

“Kjo po riprodhohet në Kosovë”,u shpreh ai.

Sipas tij, korrupsioni i politikanëve vendas është faktori kryesor se përse qeveritë e pasluftës në Kosovë, janë treguar zemërgjera me Serbinë.

Kurti është shprehur po ashtu se Bashkimi Europian po kërkon distancimin e Serbisë nga Rusia dhe kjo sipas tij është më e rëndësishme sesa Kosova sovrane.

“BE e ka më të rëndësishme që Serbia të distancohet nga mëmësia sesa Kosova të bëhet sovrane. Është më e rëndësishme që Serbia ta zbusë lidhjen me Rusinë. Ne pajtohemi në këtë pikë me Bashkimin Europian. Sa më e dobët Rusia në Ballkan aq më mirë edhe për shqiptarët”, tha ish lideri i Vetëvendosjes.

Por sipas tij dobësimin e Rusisë në Ballkan nuk duhet ta paguajnë shqiptarët.

Demaçi e Qosja kandidatë për Nobel

0

Unioni i Shkrimtarëve dhe i Kritikëve Shqiptarë ka shpallur sot publikisht dy kandidatë për çmimin Nobel. Veprimtarin Adem Demaçin për paqe dhe akademikun Rexhep Qosjën për letërsi.

Sekretarja e Unionit të Shkrimtarëve dhe i Kritikëve Shqiptarë, Behare Rexhepi, duke shpallur dy kandidatët për këtë çmim tha se Demaçi e Qosja kanë lënë gjurmë në historinë e popullit shqiptar.

Unioni i Shkrimtarëve dhe i Kritikëve Shqiptarë e ka inicuar këtë procedurë më dy universitete më atë nga Franca me zotin Daniel Leuëers dhe nga Anglia më Héléne Stafford si dhe më përkrahjen morale nga Bluma Finkelstein Universiteti HAIFA Izrael.

Ngrihet Ujëvara e Mirushes (Foto)

0

Temperaturat e ulëta deri në -20C të cilat kanë mbizotëruar në vendin tonë ditëve të fundit kanë bërë që Ujëvara e Mirushes të ngrihet e tëra, njofton Indeksonline.

Nuk mbahet mend nëse ndonjëherë të jetë ngrirë në këtë mënyrë njëra ndër bukurit e rralla natyrore të Kosovës.

Shkencëtarët: Kokaina bën që qelizat e trurit ta hanë veten

0

Të gjithë e dimë se kokaina nuk është e mirë për trurin por efektet e saj janë akoma më të këqija se sa që mendonim.

Një studim i ri nga Universiteti Johns Jopkins zbulon se dozat e larta të kokainës bëjnë që qelizat e trurit ta vrasin veten.

Në studim ku objekt ishin minjtë, hulumtuesit gjetën se kokaina në qelizat e trurit nxit “autofaginë aktive”, proces ku qelizat e tretin brendinë e tyre.

Këtë fenomen hulumtuesit e vëzhguan edhe te minjtë nënat e të cilëve kishin marrë kokainë sa ishin shtatzënë.

“Ne e kryem autopsinë dhe gjetëm se si qelizat vdesin nga dozat e larta të kokainës”, u shpreh profesori i neuroshkencës Solomon Snyder.

“Ky informacion na ndihmon në përdorimin e komponimeve të njohura për parandalimin dhe pengimin e dëmit”, vazhdoi profesori.

Gjetjet e hulumtimit u publikuan në gazetën Proceset e Akademisë Kombëtare të Shkencave./arbresh.info

Shtëpia që po rrezikon banorët në Rahovec (Foto)

0

Kjo shtëpi, që gjendet në lagjen “Gëzim Hamza – Piktori” në Rahovec, tash e sa kohë, po i shkakton probleme banorëve të asaj lagje.

Në një mesazh dërguar Rahovecpressit, banorë të kësaj lagjeje, në kushte anonimiteti, kanë treguar për problemet me të cilat përballen me këtë shtëpi.

Rahovec-shtepia vjeter1

“Kjo shtëpi është rreth 70-80 vite e vjetër. Është në gjendje shumë të rrezikuar dhe nuk është aspak stabile”, zbuluan banorët për Rahovecpress.

“Shpesh ndodh që para syve tanë të bijnë dërrasat dhe tjegullat e kësaj shtëpie”.

“Shqetësimi ynë kryesor është për fëmijët, pasi kjo rrugë është shumë e frekuentuar nga ta”.

“Ata kalojnë çdo ditë aty dhe ashtu siç është gjendja e shtëpisë, një ditë frikohemi se mund të vijë më e keqja”.

Banorët kanë shtuar se ata janë ankuar në disa vende për këtë shtëpi, por kanë hasur në vesh të shurdhër.

Rahovec-shtepia vjeter2

Rahovecpress mëson se shtëpia është pronë e M.M., ndërsa nuk dihet nëse do të merret ndonjë masë nga institucionet relevante për këtë shqetësim.

Gjashtë mashtruesit më të mëdhenj të historisë

0

Përgjatë historisë shumë njerëz kanë marrë identitete të reja dhe kanë pretenduar të jenë dikush që nuk janë. Disa e përdorin për të tërhequr më shumë vëmendje, ndërsa disa të tjerë e përdorin për motive akoma më të rënda, për t’iu fshehur një krimi.

Njihuni me gjashtë mashtruesit më famëkëqij të historisë, përfshirë një vrasës që pretendoi se ishte anëtar i një prej familjeve më të njohura amerikane, një grua që u shtir si ushtar mashkull gjatë Luftës Civile amerikane, një sharlatan që shpiku një histori të tërë dhe një gjuhë të re për një vend që as nuk e kishte parë me sy.

1. Christian Gerhartreiter: Vrasësi që pretendonte t’i përkiste familjes Rockefeller

I lindur me emrin Christian Karl Gerhartsreiter në Gjermani në vitin 1961, Rockefeller-i fals mbërriti në SHBA me vizë turisti kur ishte adoleshent dhe u vendos në Kaliforni. Atje e quajti veten Christopher Chichester dhe u tha njerëzve se ishte producenti i një filmi dhe se kishte të afërm një burrë shteti britanik Lord Mountbatter. Në fillim të viteve ’90, ai i vuri vetes emrin Clark Rockefeller dhe u vendos me banim në Nju Jork, ku darkonte në klube private, dhe kishte një koleksion mbresëlënës por të rremë arti dhe fliste për emra njerëzish të mëdhenj që gjoja ishin miqtë e tij. U martua me një ekzekutive të Harvardit, me të cilën bëri një vajzë në vitin 2001, megjithatë bashkëshortja e tij i kërkoi divorcin 6 vjet më vonë dhe mori kujdestarinë e vajzës. Në vitin 2008, ndërsa vizitonte vajzën e tij në Boston, Gerhartsreiten e mori atë dhe fluturoi për në Baltimore, tashmë me një tjetër identitet. Pasi ngjarja u bë e bujshme, policia e kapi Gerhartsreiter në Baltimore. U zbulua që ai kishte marrë peng, kishte vrarë dhe copëtuar trupin e pronarit të tij në San Marino. Ai u dënua me 27 vite burg.

2. Sarah Edmonds: Gruaja që pozoi si mashkull për të shërbyer në Luftën Civile

Historianët kanë vlerësuar se 400 nga 1000 femra janë maskuar si meshkujt për të marrë pjesë në Luftën Civile Amerikane për Veriun apo Jugun. Mes tyre ishte Edmonds, e lindur në New Brunswick, Kanada, në vitin 1841 dhe u largua nga shtëpia e saj kur ishte adoleshente për t’iu shmangur një martese të detyrueshme. Ajo u vesh si burrë dhe përdori emrin Franklin Thompson për të gjetur punë. Edmonds u punësua si shitëse guidash udhëtimi dhe jetonte në Miçigan, aty ku shpërtheu lufta. Duke e ndjerë se e kishte për detyrë, ajo mori pjesë në një numër të madh luftimesh, madje shërbeu edhe si korriere dhe infermiere. Pasi u sëmur nga malaria, ajo braktisi regjimin e saj në vitin 1863, më mirë se sa të zbulohej që ishte femër duke kërkuar trajtim në spitalin ushtarak. Duke ndjekur rikuperimin e saj, Edmonds ndaloi së pretenduari se ishte Franklin Thompson dhe, e veshur me rroba tradicionale femërore, punoi si infermiere për pjesën tjetër të mbetur të luftës.

3. Tichborne Claimant: Rasti që mahniti Anglinë Viktoriane

Në vitin 1854, Roger Tichborne, një anëtar i një familjeje aristokratike britanike, la Amerikën e Jugut me anije dhe humbi në det. Mendohej i vdekur. E shkatërruar nga zhdukja e djalit të saj, e ëma e Tichborne, e bindur se ai ishte ende gjallë, vendosi reklama në gazeta në mbarë botën, ku ofronte një çmim për këdo që jepte informacion rreth Roger. Në vitin 1865, një person që pretendoi të ishte trashëgimtari i humbur doli përpara e tha se ai u shpëtua nga një anije dhe u dërgua në Australi, ku punonte kasap me emrin Tom Castro. E ëma e Roger e mori për të vërtetë këtë. Megjithatë kur erdhi puna për të kërkuar nga pasuria e familjes, Castro u sfidua nga të afërmit e tjerë. Ata punësuan investigatorë për të provuar identitetin e vërtetë të Castro-s. Shumë mendonin se ai kishte mospërputhje me Roger-in e vërtetë, pasi nuk dinte frëngjisht, gjuhë që më parë Roger e fliste rrjedhshëm. Pas testesh ADN-je dhe gjyqesh të tëra, kjo ishte një nga çështjet që kishte zgjatur më shumë në historinë angleze. Pasi u zbulua se ishte i rremë Castro u fut në burg e pasi doli vdiq në varfëri në vitin 1898.

4. Ferdinand Demara: Një mashtrues serial që u hoq për kirurg

Demara, i cili u bë subjekt i një libri dhe filmi me titullin “Mashtruesi i madh” bëri karrierë duke u hequr si njerëz të tjerë, madje edhe duke punuar si kirurg, pavarësisht se nuk kishte marrë asnjë leksion në shkollën mjekësore. I lindur në vitin 1920 në Masaçusets, Demara u përjashtua nga shkolla dhe u largua nga shtëpia për t’iu bashkuar një grupi murgjish. Në fillim të viteve ’40, ai u rekrutua në ushtrinë e Marinës. Ndërroi një sërë emrash, dhe punonte si instruktor kolegji, drejtor burgu, student drejtësie, në mesin e profesioneve të shumta për të cilat mashtronte. Gjatë Luftës Koreane, Demara bëri mashtrimin më të madh duke u heq si kirurg, dhe u punësua në Marinën Mbretërore Kanadeze. Ai ndërmori disa nga operacionet më të vështira, madje edhe heqjen e një plumbi afër zemrës së ushtari. Pavarësisht vëmendjes së madhe të medias kur u zbulua mashtrimi, kanadezët nuk ngritën padi kundër tij. Jeta e Damaras u bë subjekt i një libri bestseller që më pas u bë edhe film. Njeriu i identiteteve të shumta vdiq në Kaliforni në vitin 1982.

5. Victor Lustig: Njeriu që shiti Kullën Eifel dhe mashtroi Al Kaponen

Herët në karrierën e tij kriminale, Lustig takoi pasagjerë të pasur në anijet e linjave dhe i bindi ata të blinin makineri që printonin para. Lustig, i lindur në vitin 1890 në Austro-Hungari, largohej sapo udhëtarët e pasur kuptonin që mjeti që ai i kishte shitur nuk punonte, por ishte mashtrim. Një tjetër mashtrim i Lustig ishte shitja e Kullës Eifel në mesin e viteve ’20. Duke u hequr si zyrtar qeverie, Lustig kreu takime me disa nga tregtarët e metalit gjoja për të ripariruar kullë e famshme. Një tregtar e korruptoi Lustig për t’i siguruar ofertën fituese për punë, dhe pasi i pagoi atij një shumë të majme për të marrë gjasme posedimin e kullës, më vonë mësoi se ishte mashtruar. I zënë ngushtë edhe nga fakti që e kishte korruptuar, ai nuk ngriti padi. Lustig më pas u largua për në Amerikë, ku mori identitete të rreme, dhe vazhdoi të bënte një shumëllojshmëri mashtrimesh. Ai arriti të mashtronte edhe vetë Al Kaponen, që të investonte në një marrëveshje e cila do i dyfishonte paratë e tij. Pas një periudhe të shkurtër, Lustig i tha mafiozit se skema nuk kishte funksionuar, dhe se ai do t’i kthente paratë e tij gjithsesi. I impresionuar nga ndershmëria e supozuar e Lustig, Kapone i pagoi atij një çmim. Në vitin 1935, agjentë në Nju Jork, më në fund arritën ta kapnin Lustig. Pasi u dënua dhe u dërgua në Alkatraz, Lustig vdiq në vitin 1947.

6. George Psalmanazar: Një mashtrues që trilloi historinë dhe gjuhën e një vendi që kurrë nuk e vizitoi

I lindur në vitet 1670, me shumë gjasa në Francë, Psalmanazar u bë i famshëm në Britani në fillim të viteve ‘700 pasi pretendoi të ishte nga vendi i quajtur Formosa (Taivani i sotëm), një ishull i largët i panjohur për europianët. Në librin “Përshkrim historik e gjeografik i Formosa-s” të publikuar në vitin 1704, Georvge shkroi për jetët dhe zakonte e popullit formosanian, që sipas tij përfshinte edhe kanibalizmin dhe sakrifikimin e mijëra fëmijëve çdo vit tek një Zot formosian. Duke e prezantuar veten si një turist, Psalmanazar, tërhoqi vëmendjen e shoqërisë së lartë britanike dhe dha leksione rreth tokës së tij të rreme. Ai madje shpiku edhe gjuhën e alfabetin e këtij ishulli. Me kalimin e kohës, ai u zbulua si mashtrues. /Burimi: “Tirana Observer”/

Arrestohet një person në Vërmicë, kishte marihuanë me vete

0

Një person është arrestuar në pikën e kontrollit kufitar në Vermicë.

Ai, siç bën të ditur policia, është arrestuar gjatë kontrollit në bagazhin e tij, është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancës së dyshuar narkotike të llojit “marihuanë” me peshë prej 170.6 gram.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com

LDK në Solothurn: Mos e votoni Thaçin për president

0

Ndonëse LDK dhe PDK kanë një marrëveshje për ta bërë Hashim Thaçin president, si duket kryesia e nëndegës së LDK-së në Solothurn nuk është fare e pajtimit.

Ata përmes një komunikate kanë bërë të ditur se janë kundër zgjedhjes së liderit të PDK-së në krye të shtetit.

Nëndega e LDK-së në Solothurn është kundër Thaçit mirëpo është edhe kundër dhunës që bëhet nga opozita, sikurse që është kundër sjelljes nënçmuese, injoruese dhe teknokrate që sipas tyre po bënë pozita kundër opozitës.

Ata kanë shprehur shqetësimin se nëse kjo gjendje do të vazhdoj atëherë do të mund që situata të përkeqësohet dhe kjo të sjëllë vendin në gjendje anarkie.

Por për këtë situatë të krijuar ata shprehen se përgjegjësinë e kanë pozita e opozita.

Kjo nëndegë u ka bërë ftesë elektoratit të LDK-së që të kthjellohet në mënyrë që të parandaloj këtë kob që dikush po e ndjell në Kosovë.

Sipas tyre verbëria e klasës politike që udhëhiqet nga Qeveria Mustafa, u shpërfaq me të gjitha nuancat e errëta, që për prioritet kanë grabitjen, hajninë, korrupsionin, postet dhe pasurinë e jo funksionimin e shtetit ligjor.

Ata e fajsojnë edhe liderin e LDK-së, Isa Mustafa, njëherësh kryeministrin e Kosovës që ka vepruar njëjtë sikurse kryeministrat e tjerë dhe ka rehabilituar klanet politike nëpër institucione shtetërore.

Kjo nëndegë u ka bërë thirrje publike deputetëve të LDK-së për ta ndryshuar komplet kursin e veprimit dhe që në asnjë mënyrë të mos e votojnë Hashim Thaçin për President të Kosovës.

Analistët: Shtimi i aktiviteteve nga partitë politike, shenjë për zgjedhje

0

Partitë politike parlamentare në Kosovë, në pjesë e dytë të muajit janar, kanë shtuar aktivitetet e tyre në disa nga degët në qytetet e Kosovës.

Në këtë drejtim, shumë aktive janë duke u treguar dy partitë në koalicion PDK e LDK, por edhe partitë opozitare kanë rritur aktivitetet brenda partiake.

Këto takime, sipas analistëve politikë, janë sinjale për përgatitje të zgjedhjeve të reja.

Për Nexhmedin Spahiun analist politikë, këto takime janë përgatitje për zgjedhje, pasi tash vendi është në prag të zgjedhjes së Presidentit dhe, dështimi i tij, do të dërgonte, sipas tij, vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Kandidati i vetëm deri më tani për postin e Presidentit është Hashim Thaçi, por sipas Spahiut, edhe zgjidhja eventuale e tij në këtë, vendin mund ta dërgojë në zgjedhje bashkëpartiaku i Thaçit, Kadri Veseli, pasi ta merr drejtimin e Partisë Demokratike të Kosovës, raporton lajmi.net.

“Këto takime të partive politike janë përgatitje për zgjedhje, për shkakun se tani është koha e zgjedhjes së Presidentit dhe nëse nuk zgjedhet Thaçi president, natyrisht që vendi pa tjetër shkon në zgjedhje”.

“Po edhe nëse Thaçi zgjedhet president, kur Kadri Veseli të marr drejtimin Partisë Demokratike të Kosovës, sigurisht që do të jetë i interesuar që ta sprovojë veten dhe të dërgojë vendin në zgjedhje për tu bërë kryeministër”, ka thënë Spahiu për lajmi.net.

Por, shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme, në këtë kohë, sipas analistit Spahiu, më së paku do t’i konvenonte Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sipas tij, zgjedhjet do të mund ti fitojnë paritë opozitare nëse nuk përçahen dhe shkojnë në një listë të përbashkët, në të kundërtën Spahiu vlerëson së PDK do të fitonte.

“Mendojë që vetëm LDK nuk është e gatshme për zgjedhje, dhe ajo do të ishte humbësi më i madh në këto zgjedhje, duke marr parasysh krejt atë çfarë ka ndodhe brenda LDK-së”.

Nëse blloku opozitar do të dilte më një listë të përbashkët është fituese, por në rast se Opozita përçahet atëherë PDK është fituese, ka vlerësuar Spahiu.
Se partitë politike janë duke u përgatitur për zgjedhje të jashtëzakonshme e thotë edhe analisti Belul Beqaj.

“Pushtetarët aktual janë aq shumë të pasionuar me pushtet sa që nuk dëshirojnë t’ia lëshojnë rastit asnjë situatë. Në njërën anë, po bëjnë çmos për të shtyrë atë që nuk mund të shtyhet – largimi nga pushteti, në anën tjetër, po përgatiten që të mbeten në pushtet duke mobilizuar anëtarësinë dhe simpatizuesit”, ka thënë ai për lajmi.net.

Beqaj vlerëson se zgjedhjet në këtë situatë nuk janë zgjidhja e duhur për shkak se, siç vlerëson ai, të kundërthënieve ekzistuese të cilat mund të përshkallëzohen gjatë fushatës dhe pas saj duke sjell Kosovën në situata të ngjashme, nëse jo edhe më të keqe, se këto që i kemi përjetuar deri më tashti.