25.1 C
Prizren
E shtunë, 7 Qershor, 2025
Home Blog Page 6858

Aliu: Fraksioni + për rimëkëmbjen e Vetëvendosjes

0

Fatos Aliu, nga VV Fraksioni+, i ftuar në “Rrokum Rroll” në Televizionin Rrokum, ka thënë se ky fraksion është shumë serioz, ngase është një strukturë mirë e organizuar, e cila e ka agjendën e vet.

Aliu ka theksuar se për Fraksionin+ ka me vendos në të ardhmen Këshilli i Përgjithshëm me të gjitha elementet strukturale, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, baza nuk e ka pritur mirë këtë nismë të tyre.

“Qëllimi i Fraksionit ka me qenë rimëkëmbja e Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Aliu.

Limaj: Pse nuk po hetohen masakrat ndaj shqiptarëve?

0

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe njëherit lideri i partisë Nisma, Fatmir Limaj ka reaguar për masakrën e Burgut të Dubravës të ndodhur 16 vjet më parë. Limaj në një shkrim në profilin e tij në Facebook ka thënë se mos gjetja e përgjegjësve që kanë kryer këtë krim, tregon më së mira se çfarë drejtësia ka Kosova. Limaj ka thënë se nuk ka asnjë arsye që kjo të mos behën, duke treguar edhe fakte për këtë.

Ky është shkrimi i plotë i Limajt në Facebook:

Duke kujtuar sot ata qindra njerëz që u ekzekutuan dhe u masakruan në burgun e Dubravës 16 vite më parë. Edhe sot e asaj dite jo vetëm që askush nuk është përgjigjur për këto krime por as hetim për këtë masakër nga organet e drejtësisë nuk është bërë ndonjëherë.
Nuk ka shembull më konkret e më të turpshem për të treguar se sa indiferente ka qenë drejtësia në vendin tonë kur ka qenë fjala për t’i sjell para drejtësisë përgjegjësit që kanë kryer krime ndaj shqiptarëve.

Të gjithë ata që mundohen të arsyetohen se për mungesë të fakteve është vështirë të zbardhet e vërteta, masakra në burgun e Dubravës i demanton sepse është rasti më i lehtë dhe krejt i qartë se kush janë përgjegjësit e kësaj masakre.

Po i përmendi veç dy fakte, e para, fatmirësisht janë me dhjetra dëshmitar të gjallë që i kanë mbijetuar kësaj masakre dhe ata deri në detaje përshkruajnë tmerret që kanë perjetuar. E dyta, Dubrava ka qenë burg që është administruar nga qeveria e Serbisë, ai burg ka pasur drejtor e gardian të emëruar e të punësuar nga qeveria serbe me emër e mbiemër që sipas ligjeve serbe kanë përgjegjësinë për jetën e të gjithë të burgosurve.

Shtrohet pyetja, pse nuk është hetuar kjo masakër dhe masakrat tjera që ka bërë shteti serb mbi popullatën shqiptare? Ky rast tregon më së miri se në vendin tonë që 16 vite kemi drejtësi të politizuar dhe selektive.

Reshit Kushaj: 25 mësimdhënës të Prizrenit do të pushojnë në Shqipëri

0

Njëzet e pesë mësimdhënës të Prizrenit do të pushojnë në bregdetin shqiptar.

Kryetari i SBASHK-ut në Prizren, Reshit Kushaj thotë se mësimdhënësit në bregdet do të pushojnë 5 net e 6 ditë.

“Nga shkollat e Prizrenit presim propozimet me emra të mësimdhënësve”, thotë Kushaj për TV Besa.

“Të gjitha shpenzimet do t’i bartë SBASHK-u”./PrizrenPress.com/

Gazmend Boletini: Isa Boletini rivarroset në Boletin

0

Gazmend Boletini, përfaqësuesi i familje Boletini, ka ritheksuar se heroi kombëtar Isa Boletini do të varroset në Boletin.

Megjithatë, ai nuk bëri të ditur nëse ai ka marr pëlqimin e Qeverisë së Kosovës pas takimit me kryeministrin Isa Mustafa, transmeton Telegrafi.

“Ne e informuam kryeministrin Mustafa pse nuk bënë që Isa Boletini të varroset në Vlorë. Por, ne nuk morëm një përgjigje, përveç se ai na premtoi se këtë do ta bisedoj me diplomatin kosovar, Hashim Thaçi”, tha Gazmend Boletini.

Kujtojmë se në këtë takim ishte i pranishëm edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili ka thënë se ka kryeministri kosovar, Mustafa, është pro rivarrimit të Isa Boletinit në vendlindjen e tij në Boletin.

Bali Muharremaj: Mjerë ne në çfarë situate kemi ardhur

0

Deputeti i AAK-së, Bali Muharremaj ka vizituar sot punëtorët grevist të IGK Ballkani.

“Fjalimi im në Parlamentin e Kosovës, është e pakta çka kam mujt të angazhohem për ju”, ka thënë Muharremaj.

“Unë vetë kam punuar në IGK – Ballkan dhe tash sinqerisht është e dhimbshme, në çfarë situate kemi ardhur edhe ju edhe ne ”, ka thënë ai, transmeton TherandaPost.

Punëtorët diskutuan me Muharremajn, për hapat që kanë ndërmarrë deri më tani.
Ata kërkuan që të angazhohet edhe më tepër në aktualizimin e çështjes së kërkesave tashmë të njohura të punëtorëve të IGK – Ballkan. /PrizrenPress.com/

Rivarrimi i Isa Boletinit, tërhiqet Këshilli Organizativ

0

Këshilli Organizativ për ceremoninë e rivarrosjes së Isa Boletini ka pezulluar përkohësisht aktivitetet për shkak të zhvillimeve të fundit në ndryshimin e vendit të rivarrosjes së heroit kombëtar.

Këshilli Organizativ duhet të mblidhej të martën për të finalizuar detajet e organizimit të ceremonisë për rivarrimin e eshtrave të Boletinit në qytetin e Vlorës, ashtu siç është marrë vendim javën e kaluar.

Por, tërheqja e familjarëve të heroit nga vendimi për rivarrosjen e tij në qytetin bregdetar, si dhe kërkesa e Komunës së Mitrovicës për qeverinë që të tërhiqet nga vendimi, ka bërë që Këshilli të mos mblidhet këtë të martë.

Zëdhënësi i Këshillit Organizativ, Ibrahim Shala ka treguar për Top Channel se situata e re e krijuar pas qëndrimit të fundit të familjes Boletini ka bërë që Këshilli Organizativ të presë udhëzime të reja nga qeveria, për të vendosur se çfarë duhet bërë në këtë rast.

Shala tha se Këshilli organizativ është i formuar nga qeveria e Kosovës dhe veprimet e tij do të ndërmerren në vartësi prej udhëzimeve që duhet t’i japë ekzekutivi. Kjo e fundit do të konsultohet me qeverinë e Shqipërisë mbi përgatitjet për ceremoninë.

Qeveria e Kosovës deri tani nuk ka dalë me një qëndrimin final nëse do të përfillë kërkesën e Komunës së Mitrovicës dhe familjarëve të heroit Isa Boletini, që eshtrat e tij të rivarrosen në fshatin Boletin, në veri të Mitrovicës. Mësohet se aktualisht eshtrat e heroit i zotëron familja e tij.

Testi i arritshmërisë mbahet të premten

0

Rreth 35 mijë nxënës të klasave të nënta do t’i nënshtrohen këtë të premte testit të arritshmërisë.

Azem Guri, këshilltar i ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Arsim Bajrami, ka thënë për “Epokën e re” se tashmë është gjithçka gati për mbajtjen e testit.

Guri ka thënë se testi i arritshmërisë ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit për orientim në shkollimin e mëtutjeshëm. Ai ka bërë me dije se në bazë të rezultatit të dëshmuar semimaturantët do të kenë mundësi t’i zgjedhin drejtimet e preferuara në shkollimin e mesëm.

Guri ka thënë se Divizioni për Vlerësim, Monitorim dhe Standarde që vepron në kuadër të MASHT-it i ka bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e këtij testi. Ai u ka bërë apel drejtorive komunale të arsimit të jenë më rigorozë gjatë menaxhimit të testit. “U bëjmë apel DKA-ve të jenë më rigoroze në menaxhimin e testit në mënyrë që nga testi të dalin rezultate të cilat tregojnë gjendjen reale dhe njohuritë e semimaturantëve, në mënyrë që në gjimnaze dhe shkolla me elitare të pranohen nxënësit që e meritojnë më shumë”, ka thënë Guri. Sipas tij, testi i arritshmërisë, përveçse mat arritjen e nxënësve gjatë shkollimit të ulët, është edhe një lloj vlerësimi që u bëhet mësimdhënësve dhe shkollave.

“Të gjitha vlerësimet e jashtme që organizohen nga MASHT-i e kanë edhe qëllimin e dytë, që e ndihmojnë MASHT-in dhe divizionin ta bëjnë analizën e gjendjes së shkollave. Pra, performancën që tregojnë shkollat, për të parë se sa është në përputhje vlerësimi i jashtëm me atë të brendshëm dhe nëse ka fryrje të rezultateve. Pas kësaj MASHT-i e sheh se nga duhet ta bëjmë orientimin profesional në vitet e ardhshme”, ka deklaruar Guri, duke shtuar se varësisht nga rezultatet e treguara në këtë test, nxënësit do të kenë mundësi të përcaktohen për drejtimin e shkollimit të mëtutjeshëm në arsimin e mesëm.

Rekordi i vendimeve të Ramadan Mujës

0

Ekzekutivi i Prizrenit ka marrë 21 vendime të ndryshme në interes të qytetarëve.

Zëdhënësi i Komunës, Ymer Berisha tha se në takimin e sotshëm të Bordit të Drejtorëve më së shumti propozime janë bërë nga Drejtoria e Shërbimeve Publike.

“Në këtë takim është miratuar edhe propozimi i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjencë, për angazhimin sezonal të 20 zjarrfikësve të rinj, pasi që në sezonin e verës edhe numri i zjarreve është më i lartë dhe numrit të vogël të të punësuarve në brigadën e zjarrfikësve”, njoftoi Berisha.

Ai ka veçuar edhe lejimin e propozimit të DKRS për organizimin e aktiviteteve sensibilizuese për nder të Ditës Botërore kundër duhanit me datën 31 maj. /TV Prizreni/

Komuna e Prizrenit nuk po i merr parasysh shqetësimet e qytetarëve

0

Kuvendari i Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren Arbër Rexhaj ka kritikuar qeverinë lokale për sanimin e rrugëve në Leskovec, Lubeqevë dhe lagjen “Tuzus”.

Ai thotë se qytetarët e këtyre lokacioneve këtë shqetësim e kanë paraqitur në Lëvizjen Vetëvendosje!.

“Qytetarët problemet së pari i paraqesin në Kuvendin Komunal, por kur aty nuk gjejnë zgjidhje vijnë në zyre të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kërkojnë ngritjen publike të shqetësimeve të tyre”, tregon Rexhaj për TV Opinion.

Vetëvendosje kërkon nga qeveria lokale që të intervenohet në të gjitha këto rastet deri sa nuk ka ndodhur ndonjë humbje jete për të cilën do të jetë përgjegjëse.

Zjarr i madh në Baku, së paku 15 të vdekur

0

Së paku 15 persona e kanë humbur jetën në një zjarr që e ka përfshirë një ndërtesë banimi prej 16 katesh në kryeqytetin e Azerbajxhanit.

Ministria e Shëndetësisë i ka thënë Radios Evropa e Lirë se 63 persona të tjerë janë lënduar prej zjarrit që u përhap sot në qarkun Binaqadi të Bakus.

Ministri i brendshëm, Ramil Usubov dhe Prokurori i Përgjithshëm, Zakir Qaralov, kanë dal në vendin e ngjarjes.

Qaralov iu ka thënë gazetarëve se një ekip që përbëhet prej përfaqësuesve të Ministrisë së Emergjencave, asaj të Brendshme dhe zyrës së Prokurorit do e hetojnë shkaktarin e zjarrit.

Ai ka shtuar se hetimi paraprak tregon se zjarri është shkaktuar nga “kualiteti i dobët” i mbulesës së jashte të ndërtesës. Nuk janë dhënë detaje të tjera.