Home Blog Page 6860

Mark Twain: Budallai i pashërueshëm…

0

“Njeriu është Kafsha që Arsyeton. Kështu thuhet. Unë mendoj që kjo ha diskutim. Në të vërtetë, eksperimentet e mia, më kanë vërtetuar se ai është Kafsha që Nuk Arsyeton.

Në të vërtetë, njeriu është budalla i pashërueshëm. Gjëra të thjeshta, që kafshët e tjera i mësojnë kollaj, ai është i paaftë që t’i mësojë. Një prej eksperimenteve të mia ishte ky: Në një orë, unë i mësova një maceje dhe një qeni që të beshin miq.

I futa në një kafaz. Pas një tjetër ore, i mësova të bëheshin miq me një lepur. Brenda të dytësh arrita të shtoj një dhelpër, një patë, një ketër dhe disa pëllumba. Në fund një majmun. Ata jetuan bashkë në paqe; me dashuri madje.

Pastaj, në një tjetër kafaz, unë futa një katolik irlandez nga Tipperary, dhe sapo mu duk se u zbut, shtova një skocez presbiterian nga Abedeeni. Më pas, një turk nga Kostandinopoja; një të krishterë grek nga Kreta; një armen; një metodist nga zonat e egra të Arkansasit; një budist nga Kina; një hindu nga Benaret.

Në fund, një kolonel të Ushtrisë SHpëtimtare nga Uapping. Pastaj u largova për dy ditë të plota. Kur u ktheva për të parë rezultatet, kafazi i Kafshëve më të Larta ishte në rregull, por në tjetrin kishte një kaos me trupa të gjakosur, dhe copëza çallmash, qeleshesh, fundesh skocezësh dhe kockash e mishi – asnjë mostër nuk kish mbetur gjallë.

Këta Kafshë Arsyetuese kishin kishin patur mosdakordësi për një detaj teologjik, dhe e kishin çuar çështjen në një Gjykatë më të Lartë”.

Mark Twain, “Letra nga Toka: Shkrime të paçensuruar”. /bota.al

Zyrtarë të lartë gjerman vizituan Rahovecin

0

Gjatë ditës së enjte, Komunën e Rahovecit e vizituan zyrtarë të lartë nga shteti gjerman me në krye Sekretarin e parlamentit të shtetit në Ministrinë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik në Gjermani, Hans-Joachim Fuchtel, zyrtarë nga ambasada Gjermane në Kosovë dhe zyrtarë nga GTZ-ja.

Vizitën e tyre, delegacion gjerman e filluan duke i vizituar disa vende në qytetin e Rahovecit, si Qendrën Rinore, ShFMU “Ardhmëria” dhe bodrumin e verës “EKO”. Zyrtarët gjerman në vizitën e bërë në bodrumin e verës “EKO”, u shoqëruan nga kryetari i komunës, Idriz Vehapi dhe zëvendësministri në Ministrinë e Bujqësisë, Vizir Jonuzi.

Kryetari Vehapi, për nder të vizitës së bërë nga ana e këtij delegacioni në Komunën e Rahovecit tha se “u jemi falënderues gjithë popullit gjerman për ndihmën dhe kontributin e dhen deri me tani, dhe besojmë shumë se kjo ndihmë e cila është dhënë në shumë sektor, do të vazhdoj edhe me tutje”.

Kurse, Hans-Joachim Fuchtel, falënderoi për pritjen e bërë, kurse sa i përket verës e cila prodhohet në Kosovë u shpreh se “edhe në Gjemani flitet për verën të cilën ju po e prodhoni, dhe ky është një fillim i mirë për një perspektive edhe më të ndritshme për këtë kulturë bujqësore”.

Ndërkaq, pronari i bodrumit “EKO”, Mustafë Hoxha ka falënderuar shtetin gjerman dhe GTZ-in, për mbështetjen e dhënë në ngritjen e cilësisë së verërave të cilat prodhohen në bodrumin “EKO”. /PrizrenPress.com

Krasniqi kujton luftën e parë të Jasharajve në Prekaz

0

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA-s, Jakup Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, e ka rikujtuar 22 Janarin, ditën kur Jasharajt e Prekazit, ishin sulmuar për herë të parë nga ushtria serbe.

Postimi i plotë i Krasniqit:

PËRKUJTOJMË 18 VJETORIN E SULMIT DIVERSANT SERB NË FAMILJEN JASHARI

Sot u mbushen tetëmbëdhjetë vjet nga sulmi diversant serb mbi familjen Jashari. Me 22 Janar 1998, shteti serb kishte organizuar sulm diversant serb në familjen Jashari. Qëllimi i sulmit në shtëpinë e Jasharëve kishte qellim të zhdukjes se Komandantit Legjendar, Adem Jashari, për t’i dhënë një goditje vdekjeprurëse Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për të përjetësuar sundimin serb në Kosovë.

Në këtë sulm diversant, mbetën të plagosura Iliriana dhe Selvete Jashari, dhe sipas tij ushtarët serbë u detyruan të largohen pa ia arritur qëllimit.

Në këtë konflikt të armatosur me ushtarëve serbë dhe familjes Jashari, luftuan i ati i Shaban Jasharit dhe i vëllai Hamza, sepse Adem Jashari nuk ndodhej në shtëpi, edhe pse ishte caku i serbëve.

Deputetët e LDK-së të cilët nuk do ta votojnë Thaçin për President

0

Fillimi i muajit prill është koha e fundit kur Kosova duhet të zgjedhë Presidentin e vendit, kurse pretendent për këtë post është lideri i PDK-së dhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi.

Siç shkruan Botapress, Thaçi nuk do ta ketë aspak të lehtë të marrë këtë post meqë nuk i ka të sigurta votat e deputetëve të koalicionit me theks të disa deputetëve të LDK-së.

Po sipas bp, në mesin e deputetëve të LDK-së të cilët e kanë thënë hapur se nuk do ta votojë Hashim Thaçin për president është Adem Salihaj i cili vazhdimisht ka përsëritur se nuk do ta votojë Thaçin për president.

“Qëndrimi im do të jetë konseguent,unë nuk e votoj Hashim Thaçin për President në asnjë situatë dhe në asnjë rrethane. Zgjedhja eventuale e tij për President do te ishte një lajm shumë i keq për Kosoven, sepse do të thoshte se shefi i një partie të lidhur me krimin e organizuar dhe korrupsionin do të ishte edhe pesë vite në krye të shtetit. Kosova njëherë e përgjithmonë duhet ti japë fund qeverisjes së krimit të organizuar.”, është shprehur Salihaj

Edhe deputetja më e votuar Vjosa Osmani e cila në fakt nuk e ka votuar qeverinë e koalicionit, qysh atëherë dhe vazhdimisht është deklaruar publikisht se nuk do ta votojë Hashim Thaçin për president pyetur se a do ta votoni Thaçin president, Osmani thotë jo, sikur edhe mendon që duhet penguar mos votimin.

”Jo natyrisht se nuk do ta votoj. Dhe mënyra e vetme për të parandaluar zgjedhjen e Thaçit president është duke ia pamundësuar kuorumin”, është shprehur Osmani.

Fatmir Rexhepi, gjithashtu është njëri nga deputetët e LDK-së që nuk ka votuar Qeverinë e koalicionit PDK-LDK në nëntor të vitit 2014, ndërsa nuk është deklaruar asnjëherë nëse do të votojë Thaçin për president siç e parasheh marrëveshja e koalicionit.

Ai ka thënë se Kosova duhet t‘i tejkalojë të gjithë sidat që e presin duke dialoguar dhe duke arritur koncensus me të gjitha subjektet dhe në këtë dialog padyshim thotë ai është edhe arritja e koncensusit edhe për zgjedhjen e Hashim Thaçit president.

Rexhepi thotë se presidenti duhet të zgjidhet, por nuk deklarohet nëse do të votojë apo jo Thaçin president.

Armend Zemaj, deputet i LDK-së, shumë herë është deklaruar se nuk do ta votonte Hashim Thaçin për president të vendit, pavarësisht se subjekti i tij LDK tashmë ka një marrëveshje që Thaçi të jetë president.

Zemaj në një rast ka deklaruar se nuk mund ta votojë Thaçin president, sepse kjo do të shprehte vullnetin e kundërt me votuesit e tij.

Anton Quni, deputet i LDK-së për rastin e zgjedhjes së Thaçit president nuk është deklaruar shumë.

Megjithatë Quni në një emision televiziv ka thënë se nuk ka arsye ta votojë Thaçin, pasi sipas tij, ka persona më të mirë se ai.

“Unë kam një bindje se shoqëria jonë mund të ofrojë persona që kanë kredibilitet shumë më të lartë dhe një profil më të lartë politik, moral, intelektual se Hashim Thaçi dhe deri sa të ekzistojë kjo arsye nuk jam në siklet ta votoj. Dhe, nuk ka arsye ta votoj”, pati thënë deputeti i LDK-së.

Se është kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit president, është shprehur edhe deputeti Arben Gashi.

”Kam thënë edhe atëherë se për mua nuk është zgjidhje që Thaçi të jetë president”, është shprehur deputeti Arben Gashi për Botapress.

Ndërkohë Doruntinë Maloku e cila është një nga deputetet e LDK-së , që nuk e ka votuar Qeverinë e koalicionit PDK-LDK, nuk ka dashur të deklarohet fare nëse do të votojë apo jo Thaçin për president.

Nuk e ka bërë publik qëndrimin pro apo kundër zgjedhjes së Thaçit president edhe deputetja Alma Lama e cila në asnjë rast nuk ka konfirmuar se do ta ketë votë pro apo kundër kandidatit Thaçi.

Specialja vë në provë sërish Kuvendin

0

Një nga sfidat më të rënda që e presin Kuvendin e Kosovës, në këtë sesion të ri pranveror, përveç ballafaqimit me situatën e krizës për shkak të marrëveshjeve të 25 gushtit, Asociacionin dhe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, gjithsesi do të jetë edhe finalizimi i funksionalizimit të Gjykatës Speciale, proces që kërkon ratifikimin e marrëveshjes me shtetin e Holandës.

Analisti politik Nexhmedin Spahiu konsideron se është tepër e domosdoshme që pasi kanë kaluar ndryshimet kushtetuese dhe Ligji për themelimin e Gjykatës Speciale, dhomave të specializuara dhe ai për ndihmën juridike ndaj të akuzuarve potencialë, që të tejkalohet çdo dilemë dhe mëdyshje rreth ratifikimit të marrëveshjes edhe me Holandën.

“Jemi në prag të cilësimit si shtet i dështuar. Me këtë rast opozita do të mund ta tregonte patriotizmin e vet, siç e ka treguar edhe me rastin e vizitës së presidentit austriak, kur e ndërpreu pengimin e punës së Parlamentit dhe mundësoi fjalimin e tij”, tha Spahiu për Kosova Sot.

Ndërkaq, analisti politik Blerim Burjani thotë se sado që mund të ketë hamendje dhe rezistencë te një masë e konsiderueshme e deputetëve për ta votuar ratifikimin e marrëveshjes me Holandën, kjo situatë vlerësohet pa alternativë. /Kosova Sot

Përkujtohen dëshmorët Skender Rexhepi dhe Fitim Duraku

0

Në 17 vjetorin e rënies së dëshmorëve Skender Rexhepi nga Mrasori dhe Fitim Duraku nga Krusha e Madhe, u bënë homazhe dhe u vënë kurora lulesh në fshatin Krushë e Madhe dhe tek vendi i rënies në fshatin Fortesë të komunës së Rahovecit.

Për nder të veprës së dëshmorëve të rënë, morën pjesë kryetari i Komunës, Idriz Vehapi me bashkëpunëtorë, familjarë dhe bashkëluftëtarë të dëshmorëve.

Vehapi tha se dy dëshmorët e dhanë jetën e tyre për çlirimin e Kosovës.

“Jemi këtu sot për të vlerësua dhe nderu veprën e Skenderit dhe Fitimit dhe gjithë shokëve të tyre të luftës, të cilët e dhanë më të shtrenjtën, jetën e tyre për çlirimin e Kosovës”, tha ai.

“Para 17 vitesh kur Skenderi dhe Fitimi ishin të gjallë bashkë me shokët e tyre kishin kuptuar se në Kosovë tani më kishin mbetur vetëm dy mundësi , apo dy rrugë , rruga e nënshtrimit të shkelur të shtypur të nëpërkëmbur, dhe rruga e sakrificës e luftës për të çliruar tokën tonë”.

“Skenderin dhe Fitimin kishin zgjedhur rrugën e sakrificës rrugën e luftës sepse e dinin që nuk jetohet në robëri të shtypur dhe të nëpërkëmbur”.

Ndërkaq, kryetari i OVL-së dega në Rahovec, Vajdin Berisha, tha se biografitë e tyre luftarake, do t’i shkruajmë me shumë sakrifica, duke u nisur nga shumë fushëbeteja gjithandej Kosovës duke lënë gjurmë të pashlyeshme me luftëtarë, sy patrembur. /PrizrenPress.com

Limaj: Murat Jashari, president

0

Me Kosovën nuk do të mundë të qeverisin politikanët që e kanë shkelur Kushtetutën. Prandaj, tashmë gjithçka është e qartë dhe e sigurt se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” lideri i partisë opozitare “Nisma për Kosovën”, Fatmir Limaj, duke bërë të ditur se protesta e radhës e partive opozitare do të jetë më 17 shkurt 2016, në përvjetorin e tetë të Pavarësisë së Kosovës, ku do të kërkohet dorëheqja e Qeverisë.

Ai është shprehur i sigurt se më 17 shkurt do të ketë edhe më shumë qytetarë që do të protestojnë kundër marrëveshjeve për Asociacionin dhe Demarkacionin sesa që protestuan më 9 janar të këtij viti.

Limaj gjatë kësaj interviste për “Zërin” për herë të parë ka folur edhe për kandidatin për president të ri të Republikës së Kosovës, duke thënë se do të ishte krenar po qe se në një pozitë të tillë do të zgjidhej Murat Jashari.

Derisa për zgjedhjen e ish-kryetarit të partisë së tij, Hashim Thaçi, president, i pari i “Nismës” ka thënë se ky i fundit nuk do të mundë ta luajë rolin e unifikuesit, ashtu siç thuhet në Kushtetutë…

Hashim Thaçi nga Prizreni: Zgjedhjet mbahen në vitin 2018

0

Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi ka takuar sonte strukturat e partisë në Prizren. Para të pranishmeve, Thaçi ka thënë se zgjedhjet lokale do të mbahen në vitin 2017, kurse ato nacionale më 2018, raporton Indeksonline.

Këtë Thaçi e ka thënë duke iu përgjigjur opozitës e cila kërkon zgjedhje ta parakohshme.

Në anën tjetër, nënkryetarët e PDK-së, Kadri Veseli dhe Enver Hoxhaj e kanë prezantuar Thaçin si president të ardhshëm të Kosovës.
Kjo ka nxitur edhe duartrokitje të gjata të të pranishmeve.

Hashim Thaçi pritet të nominohet zyrtarisht kandidat për president i Kosovës në konventën e PDK-së që pritet të mbahet së shpejti. /Indeksonline/

Haxhi Avdyli: Ibrahim Rugova në zemër e kishte  Prizrenin

0

Kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli ka përkujtuar sot presidentin Ibrahim Rugovën, në 10 vjetorin e vdekjes.

Ai bashkë me anëtarët e Kryesisë ka vizituar edhe familjen e Rugovës në Prishtinë.

“Një emocion të veçantë patëm në vizitën te familja Rugova”, tregon Avdyli.

“Edhe pse 10 vjet t? kaluara nga vdekja e Presidentit tonë, vazhdon ndjenja e freskët e dhimbjes , por edhe krenarisë si te familja e ngushtë Rugova, por edhe të familja e gjerë e tij, që ishte tërë Kosova”

“Me këtë rast familjes dhe shtëpisë Rugova në emër t? gjithë prizrenasve ,ia dhuruam një gravurë me motive Prizreni , ku bashkëshortja e Presidentit tregoi se Rugova kishte në zemër Prizrenin”.

“ Ai e konsideronte Prizrenin kryeqytet shpirtëror e kulturor të Kosovës”/PrizrenPress.com/

Zafir Berisha: Liderët e partive në pushtet janë në panik

0

Deputeti i Nismës, Zafir Berisha thotë se liderët e partive në pushtet janë në panik. Sipas tij, takimet e fundit me strukturat e partive, janë tregues se liderët e këtyre partive i ka kapur panik.

“Lëvizjet e liderëve të partive në pushtet, drejtë kontaktit me strukturat e partive të tyre, tregojnë panikun që i ka kapluar nga të dhënat e sondazheve internet që i kanë, pas vendimeve të dëmshme që kanë marrë në dëm të vendit”, thotë Berisha.

“Tendenca për të mashtruar edhe një herë mbështetësit e tyre, tregon nivelin e injorancës së tyre në njërën anë, dhe nevojen për një përgjigje të merituar që duhet t’i jepet kësaj garniture politike në m?nyr që të shpëtohet vendi, dhe perspektiva evropiane, e cila po vihet në pikëpyetje nga krimi organizuar, korrupsioni dhe serviliteti ndaj Serbisë”./PrizrenPress.com/