28.2 C
Prizren
E shtunë, 7 Qershor, 2025
Home Blog Page 6859

Zyrtare: Të pakënaqurit e Vetëvendosjes me parti të re, ja emrat

0

Të pakënaqurit e Lëvizjes Vetëvendosje pritet që të formojnë një parti të re e cila do të quhet “Fraksion+”.

Burime të “Zërit” mësojnë se ky rigrupim është duke ndodhur për shkak të pakënaqësive dhe trajtimit në LVV.

Emrat që do t’i prijnë kësaj partie do të jenë: Ajnishahe Halimi, ish-koordinatorja e degës së Vetëvëvendosjes në Skendera, Arben Gecaj, ish-koordinator në Deçan, Fatos Aliu, Leon Duhanaj, Agim Lajdhiza si dhe disa persona të tjerë.

Ndryshe, është paralajmëruar që sot gjatë ditë “Fraksion+” do të dal me një komunikatë për opinion publik.

Kohë paradoksesh

0

Shkruan: Kushtrim Gashi

Jetojmë në një kohë ku në emër të moralit flasin të pamoralshmit;
Ku të pa punët e të varfëritë mbushin kafiterit;
Ku të diplomuarit janë të papunë, ndërsa ata pa diploma punojnë;
Ku kemi shumë Universitete e shumë pak dije;
Ku politikanet e korruptuar flasin kundër korrupsionit;
Ku shteti në vend se ta lufton korrupsionin e mbron atë, pikërisht me mekanizmat që ka krijuar për të luftuar;
Ku lulëzon kleptokracia ashtu siç lulëzojnë lulet në pranverë;
Ku politikanet pasurohen brenda natës, kurse qytetarët marrin rrugën e zorit;
Ku bëhesh kryetar komune, por nuk di të shkruash asnjë fjalim;
Ku kryetarët e komunave në vend që të jenë shembull, ata vjedhin fjalimet e njëri tjetrit;
Ku bëhesh akademik dhe i djeshëm, duke vjedhur në wikipedia e në google;
Ku plagjiatura nuk konsiderohet krim akademik, por zotësi akademike;
Ku gjyqtarët në vend se të jenë të pavarur në vendimet e tyre, ata janë të pavarur nga ligji;
Ku drejtësia nuk kërcënon me ligjin e arsyes, por kërcënon me ligjin e korrupsionit;
Ku mediet në vend që të jenë makth për politikanet, politikanet janë makth për mediet;
Ku në vend se politikanet të varen nga mediet dhe të jetojnë nën presionin e tyre, mediet varen nga politikanet dhe punojnë nën presionin e tyre;
Ku pagat mujore të deputeteve janë më të mëdha se pagat vjetore të qytetarëve;
Ku për tu punësuar nuk kërkohen kritere, por libreza të partive politike;
Ku kriteri i vetëm për tu punësuar një femër nuk është dija, po bukuria;
Ku në ditën ndërkombëtare të punës punëtoret nuk protestojnë, por festojnë;
Ku pakicat privilegjohen, ndërsa shumica diskriminohet;
Ku priftërinjtë serb paguhen nga shteti, kurse hoxhallarët arrestohen;
Ku nuk flasim me fjalë, por me gishta;
Ku për kapjen e shtetit flasin vet kapësit e shtetit;
Ku protestuesit i japin ultimatum policisë, në vend se policia tu jap ultimatum protestuesve;
Ku kemi shumë spitale ama shume pak shëndet;
Ku pasuria po shtohet, eh varfëria po rritet;
Ku nuk pranojmë kritika, por veç rrafsh duam që të na bëjnë;
Ku më shumë kemi shoqëri virtuale se sa shoqëri reale;
Ku këngëtarët nuk dëgjohen, por shikohen;
Ku cilivizimi matet me lakuriqësi;
Ku shkollat janë shndërruar në vendtakime për dashuri;
Ku të gjithë thonë se nuk është e rëndësishme paraja ama të gjithë vrapojnë pas parasë;
Ku sinqeriteti dhe ndershmëria janë në deficit, ndërsa hipokrizia ka arrit kulmin.

Fillon debati për Projektligjin për Arsimin e Lartë

0

Debati i parë publik për Projektligjin për Arsimin e Lartë ka filluar sot duke u paralajmëruar nga krerët e arsimit në vend si një ligj përmes të cilit do të ngrihet cilësia në arsimin e lartë si dhe rritet ligjshmëria. Drafti i parë i këtij ligji i hartuar nga Grupi punues, do të vazhdojë të jetë pjesë e debatit publik.

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami ka thënë se Universiteti i Prishtinës do të jetë bartës kryesor i reformës që do të parashihet me ndryshimet në ligj. Përmes këtij ligji , Bajrami tha se synohet të arrihen standarde të larta të cilësisë, të definohet autonomia e Universitetit si dhe një qeverisje akademike në Universitet bazuar kryesisht në kritere akademike. Ministri Bajrami ka theksuar se standardet që do të vendosen me këtë ligj tejkalojnë ato të vendeve të rajonit.

Rektori i Universitetit të Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina”, Ramadan Zejnullahu ka thënë se debati që do të zhvillohet nëpër njësi akademike, ka për qëllim të vetëm që të merret produkti më cilësor në përfundim të këtij procesi. Zejnullahu ka thënë se diploma universitare nuk është në nivelin e njëjtë me dijen që fiton studenti.

Prandaj, ai ka thënë se UP-ja është në dispozicion të ndryshimit cilësor të ligjit për arsimin e lartë, ku dhe i është dhënë hapësirë e madhe si institucion. Debati po mbahet në Sallën e Senatit në Rektoratin e UP-së, ku pjesëmarrës në këtë debat janë senatorë, anëtarë të Këshillit Drejtues dhe menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. /Zëri/

Aksident në Autostradën “Ibrahim Rugova” (Foto)

0

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:40 në Autostradën “Ibrahim Rugova” në afërsi të Malishevës.

Sipas policisë në vendin e ngjarjes, shoferi i veturës Renault ka humbur kontrollin mbi veturën dhe është përplasur me mbrojtëset e rrugës.

Shoferi me iniciale M.P, viti i lindjes 1986 nga Prishtina, që ishte i vetëm në veturë, është dërguar menjëherë për Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suharekë, ku ka marrë ekzaminimet e para, transmeton Klan Kosova.

Sipas mjekëve në QKMF, gjendja e të lënduarit është jashtë rrezikut për jetën. Megjithatë për tretman të mëtutjeshëm, ai është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Rahovec: Pijaneci shkatërron shtëpinë e tij

0

Është arrestuar një person në Rahovec,pasi që në gjendje të dehur kishte thyer dhe demoluar orenditë shtëpiake.

Ai po ashtu ,kishte shqetësuar familjarët e tij.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

 

Suharekë: Vetura bie në lum (Foto)

0

Një veturë ka rënë në lum të Suharekës.Sic raporton TherandaPost vetuar vetura ka rënë në lumë pasi gjatë kohës sa vozitësja ka qenë duke u parkuar.

Nga burime të TherandaPost konfirmohet se vozitësja nuk ka lëndime. /therandapost.com/

Mustafa: S’kam pas informata për ngjarjet në Kumanovë

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës shpreh shqetësimin lidhur me siç thuhet tendencat për manipulimin e opinionit se gjoja Kryeministri ka pasur informata nga AKI lidhur me ngjarjet që mund të ndodhnin në Kumanovë.

Kryeministri i Republikës së Kosovës apelon për përmbajtje nga ndërhyrjet në punën e pavarur të organeve të drejtësisë, duke konsideruar se ndërhyrjet e tilla nuk i shërbejnë sundimit të rendit dhe ligjit, për të cilin do të duhej të ishim të përkushtuar të gjithë.

“Sigurojmë opinionin se po që se Kryeministri i Republikës së Kosovës do të dispononte me informata të tilla, jo vetëm që me urgjencë do të kërkohej nga institucionet e sigurisë për të ndërmarrë të gjitha veprimet parandaluese, por një gjë e tillë do të kërkohej edhe nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë, me qëllim të parandalimit të humbjes së jetës së njerëzve dhe dëmtimit të pronës”, thuhet në komunikatë.

Kryeministri i Republikës së Kosovës bënë thirrje për një hetim të pavarur, objektiv dhe gjithëpërfshirës, me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave dhe pasojave të cilat kanë rezultuar me viktima në njerëz dhe dëme të shumta të pronave. Kryeministri i Republikës së Kosovës apelon që për shkak të rrethanave, ky hetim të mbështetet edhe nga organet e drejtësisë ndërkombëtare.

Krasniqi: A po frikësohet vërtetë, ujku Vuciq

0

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit serb, Aleksandër Vuqic, i cili ka thënë se po ndien diçka jo të mirë në Ballkanin Perëndimor.

Lexoni të plotë reagimin e Krasniqit.

A po frikësohet vërtetë, ujku Vuciq i shndërruar në ‘qengj’, kur po thotë: ‘Shoh dhe ndiej diçka që shkon jo mirë në Ballkanin Perëndimor. Ne nuk kemi nevojë për protesta, nuk kemi nevojë për destabilitet’.

Nëse kjo është e vërtetë, siç po thotë nxënësi i Milloshit dhe i Sheshelit, i cili ishte argat i angazhuar mirë në së paku tri lufta, nga të cilat, gjer me sot se kemi parë te distancohet a të bënë një kërkim falje formale. Politika që ai udhëheq ndaj Kosovës së lirë e të pavarur, flet shumë. Është shenjë i mirë pasi politikat e gruevskëve nuk do të ‘mbështeten’ as në Maqedoni e as në Serbi. Mbase ai mund të ketë frikë nga Protestat e ndonjë Zaevi serb?!

Gruevski, nuk e ka planifikuar dhe organizuar Kumanovën për të përfunduar ashtu si përfundoi, e ka filluar që të shndërrohet në konflikt nder etnik për të realizuar atë që u dëgjua të thotë Jankollovska në përgjimet e publikuara nga opozita, për ‘zhdukjen e shqiptarëve’, që ajo i quante me një emër tepër përçmues. Ai nuk e ka organizuar Kumanovën për të pësuar disfatë, por për të përjetësuar qeverisjen e tij. Kumanova po i kthehet si bumerang!

Prandaj, e them me bindje se nëse nuk ka plane e projekte të hartuara për zhdukjen e shqiptarëve, te cilat plane kanë ndezur disa luftëra të përcjella me gjenocid, paqja është e siguruar në Ballkan! Por derisa të ketë Gruevska te millosheviqizuar, rreziku do të vazhdoj të jetë permanent.

Nëse në Ballkanin tonë do të ketë Drejtësi e barazi mes kombeve, liria, paqja dhe siguria janë të garantuara!

Në Shqipëri takohen ministrat e brendshëm të rajonit

0

Në Tiranë mbahet takimi në nivel ministrash të Brendshëm të vendeve të rajonit, transmeton RTK.

Tema për të cilën do të diskutohet është, “lufta kundër terrorizmit dhe radikalizmit të dhunshëm”.

Sela: Shqiptarët në Maqedoni luftuan kundër padrejtësive

0

Kryetari i Strugës dhe i Lëvizjes për Reforma të PDSH-së, Zijadin Sela thotë se, djemtë nga Kosova erdhën për të luftuar në Kumanovë për avancimin e çështjes shqiptare në Maqedoni.

“Më shumë 90 për qind e atyre që luftuan, kanë ardhur në Kumanovë nga të njëjtat principe për të cilat ishin të motivuar në luftën e UÇK-së të vitit 2001 në Maqedoni. Sepse realisht të njëjtat padrejtësi ju bëhen shqiptarëve si në vitin 2001, por akoma më keq”, është shprehur ai.

Sela thotë se, në këtë konflikt ka pasur edhe elemente manipulimi nga shërbimet sekrete. “Por patjetër se duhet të ketë pasur element manipulimi nga shërbimet sekrete. Por kuptohet shërbime sekrete që kanë folur gjuhën shqipe. Kjo është formë e keqe e veprimit të shërbimeve sekrete”, ka theksuar Sela për “RTSH”, transmeton agjencia e lajmeve “INA”.

Sipas tij, aksioni i policisë maqedonase në Kumanovë ishte akt terroristë, sepse u gjuajt mbi një lagje të banuar me popullatë civile. “Atje u dëmtua prona e qytetarëve, por për fat të mirë nuk ka pasur viktima. Jo se këtë nuk e donte policia maqedonase, por ishte një fat në fatkeqësi”, është shprehur ai.

Sela ka shprehur habinë se si është e mundur që pas gjithë këtyre padrejtësive dhe terrorit nda popullit shqiptar në Maqedoni, Ali Ahmeti akoma qëndron në Qeveri.

Ai ka akuzuar edhe kreun e PDSH-së, Menduh Thaçin si pjesë të regjimit të Nikolla Gruevskit.