3.9 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026
Home Blog Page 6882

Dragash: Guri Nreft, aty ku banorët besojnë se heq sehiret

0

Banorët besonin se prekja e gurit rrit pllenimin e nënave

Abaz Qengaj, mësimdhënës dhe intelektual i fshatit më malor Pllajnik të Opojës, shprehet për “Kosova Sot” se Guri Nreft gjendet në një lartësi 1480 metra dhe mendohet se aty ka qenë ndërtuar kisha. Vendbanimet e këtushme kanë legjenda të shumta nga “luga e shtrigës” e deri tek legjendat e mëdha, që po t’i dëgjosh u ngjajnë miteve të lashta

Po shkove në këtë kohë në Pllajnik, fshatin më të lartë malor të komunës së Sharrit, edhe në këtë kohe vjeshte rrezet e diellit janë mjaft të forta. Kurse pjesa tjetër e Kosovës duket si një det ose që i ngjan mjegullës së vjeshtës së vonë. Mësimdhënësi, poeti dhe studiuesi nga ky fshat, Abaz Qengaj, shpjegon se banorët e kësaj ane kanë ajër të pastër dhe dimër të gjatë.

Ai tregon se në bazë të pozitës dhe lartësisë që ka, Pllajniku paraqet kulmin e fshatrave të Opojës. Shtrihet në njërën nga pllajat e Sharrit, në lartësi mbidetare 1350 -1422 metra. Sipërfaqet e mëdha të kullosave malore, të cilat kanë nxitur që popullsia të merret me blegtori, kanë qenë faktori kryesor që këtu janë vendosur banorët e parë në këtë vend që e emërtuan Pllajnik. Ky emër vjen nga burimet e sigurta të fjalëve shqipe pllajë dhe nik.

Ky vendbanim daton shumë herët dhe kështu në dokumentet e vjetra osmane të vitit 1575 Pllajnikun e gjejmë po me këtë emër që tregon se Pllajniku hyn në vendbanimet më të lashta të Opojës…/kosova sot/

Të korruptuarit s’e luftojnë korrupsionin!

0

Hetimet për korrupsion në Kosovë nuk kanë rezultuar me dënime përfundimtare. Kështu thuhet në Raportin e sivjetmë të Progresit të Komisionit Evropian, ku potencohet se politika ka ndikim në gjyqësor në luftën kundër korrupsionit.

“Kosova nuk ka krijuar ende një regjistër të hetimeve, ndjekjeve penale dhe dënimeve në rastet e korrupsionit. Në vitin 2014, Agjencia Kundër Korrupsionit ka kryer procedurat administrative në një total prej 304 raste, prej të cilave 56 janë të bartura nga 16 vitet e kaluara dhe 248 ishin të reja. Hetimet e rralla të korrupsionit të nivelit të lartë deri më tani nuk kanë rezultuar me dënime përfundimtare”, thuhet mes tjerash në Raportin e Progresit, në pjesën ku flitet për luftën kundër korrupsionit.

Po ashtu, sipas këtij Raporti, ekspertiza e Kosovës në trajtimin e hetimeve komplekse financiare dhe për konfiskimin e pasurive kriminale në mënyrë efektive është ende e kufizuar. “Ndikimi politik në zbatimin e ligjit dhe organeve gjyqësore vazhdon. Autoritetet politike duhet të sigurojnë që organet e zbatimit të ligjit janë të autorizuar plotësisht për të vepruar në mënyrë efektive dhe të paanshme kur hetohen për korrupsion”./zeri/

Opozita në tubim protestues më 28 Nëntor

0

Njëra nga tri subjektet opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka konfirmuar se bashkë me dy partitë opozitare, Lëvizjen “Vetëvendosje” dhe “Nismën për Kosovën”, janë marrë vesh që ta organizojnë, siç thonë ata, një tubim protestues më 28 Nëntor, në Ditën e Flamurit Kombëtar, duke i kundërshtuar kështu marrëveshjet e fundit me Serbinë dhe Malin e Zi.

Zëdhënësi i kësaj partie, Muharrem Nitaj, ka thënë se do të ketë tubim protestues më 28 nëntor, në orën 14:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”.

“Opozita nuk po del në protesta, por e ka caktuar një tubim protestues, për datën 28 nëntor. Kjo s’ka lidhje me festat.

Tubimi do të jetë manifestim i qetë në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ dhe është caktuar 28 nëntori në orën 14:00 për shkak se është fundjavë, dhe njerëzit nuk e kanë ditë pune”, ka deklaruar Nitaj.

Ndër të tjera, Nitaj thekson se pretendimet se kjo datë po shfrytëzohet për masivitet të pjesëmarrjes së qytetarëve në protestë, nuk qëndron.

“Pretendimet se kjo datë është caktuar për të shfrytëzuar 28 Nëntorin si festë nuk qëndrojnë”, ka thënë Nitaj.

Ndërsa dy partitë e tjera opozitare, Lëvizja “Vetëvendosje” dhe “Nisma”, nuk e kanë konfirmuar nëse protesta do të mbahet më 28 Nëntor.

“Ne jemi në Parlament dhe do të protestojmë brenda tij çdoherë që organizohet seancë, deri në tërheqjen e marrëveshjeve me Serbinë dhe demarkacionit me Malin e Zi”, ka thënë për “Zërin”, zëdhënësi i LVV-së, Frashër Krasniqi.

Trishtimi i Bono’s

0

U2 kishte planifikuar të performonte në dy koncerte, në Bercy Arena në Paris, të shtunën dhe të dielën, ndërsa të gjithë anëtarët ishin duke bërë provat kur terroristët goditën kryeqytetin francez mbrëmjen e së premtes.

Rock bendi irlandez ndodhej më pak se 4 kilometra larg nga vendi i masakrës – Salla e Koncerteve “Bataclan”, ku nga sulmi i tmerrshëm mbeten rreth 100 veta të vdekur – të cilët kishin shkuar të kënaqeshin me muzikën rock të Eagles Of Death Metal.

“Ia dolëm që të largoheshim shpejt, pa na ndodhur gjë”, ka deklaruar Bono, në një intervistë për Radion RTÉ 2FM.

“Të gjithë u mblodhëm për të shikuar TV dhe si çdokush tjetër nuk e besonim atë që po ngjante”.

“Mendja së pari na shkon tek adhuruesit e Eagles Of Death Meta. Nëse e mendoni pak, shumica e viktimave të kësaj tragjedie janë adhurues të muzikës”.

“Kjo është goditja e parë në muzikë, në këtë farë lufte kundër terrorizmit. Është aq tronditëse”.

“Janë njerëzit tanë. Kam mundur të isha unë në atë mbrëmje muzike, ka mundur të jetë secili në atë vend”.

“Kjo është thellësisht shqetësuese. Nuk po më hiqet nga mendja”, ka thënë Bono.

Të dyja koncertet e planifikuara të U2 për këtë javë në Paris janë anuluar, për shkak të tragjedisë.

“Nuk është se ne hoqëm dorë. Por, thjesht, janë anuluar, ndershëm, për arsyet që janë tërësisht të kuptueshme”.

“Muzika është tejet e rëndësishme. Mendoj se U2 ka një rol për të luajtur dhe mezi pres që të kthehemi në Paris për të bërë muzikë. Këtë e ndjej edhe nga mesazhet që marrim nga adhuruesit e muzikës: këta njerëz nuk do të mund të na diktojnë jetën”.

“Pas 9/11, U2 luajti në Madison Square Garden. Përjetimi ishte i pabesueshëm. Ishim të mbërthyer nga ndjenja e fuqishme që thoshte – ne jemi këta që jemi, nuk do të mund të na ndryshoni. Nuk do të mund të na ktheni në urrejtës, e as nuk do të mund të na e përcaktoni se si do të jetojmë. Kjo ndjenjë ishte asokohe kur u kthyem në Madison Square Garden. Shpresoj që e tillë do të jetë edhe kur të kthehemi në Paris për muzikë në Bercy Arena”, ka thënë Bono.

U2 ka vizituar të shtunën “Bataclan”, për nderime, duke vendosur lule jashtë skenës ku kishte ndodhur sulmi që mbyti adhuruesit e muzikës dhe tronditi botën.

Parisi në flakë e zi, ky është vetëm fillimi i një lufte të gjatë

0

Nga Nue Oroshi

Sulmetë terroriste ne Paris dhe vrasja e plagosja e qindra personave te pafajshëm është një dëshmi se bota tani më ka hyrë në fazën e vijësë së kuqe. Këto grupe terroriste janë të shpërndara kudo.

Fatkeqsishtë janë shumë aktivë edhe në Trojet e Arbrit ku bukës i thuhetë bukë e ujit uji. Ushqyesit e ketyre terroristëve sod jan edhe disa të ashtuqujtur intelektualë dhe politikanë ne visetë shqiptare. Ata kanë emra dhe mbiemra, disa janë pjes e parlamenteve shqiptare, disa jane te futurë në Qeveri e disa të tjerë përhapin propagandë fare pa u ndaluarë. Helmojnë rininë, prishinë ardhmërin e kombitë shqiptarë dhe prapë janë të lirë të veprojnë. Parisi nukë nuk do të jetë stacioni i funditë.

Skena të tilla do të ketë edhe neper qytete tjera të Evropës e fatkeqsishtë edhe ne viset Shqiptare. Vetëm me burgosjen e këtyre propagandisteve te terrorizmit islamik ne viset shqiptare, ndalesën e fondacioneve të dyshimta dhe krijimin e nje Beslidhje Kastriotase do ta pengojm kët murtaj ne trojet Shqiptare. Kamë qen ndër të parët që vite më radhë kam informuarë opinionin e gjerë shqiptarë për këto gjëra. Dhe tani ësht koha e nje vetdisimi politikë dhe kombtar.

Nëse institucionet Shqiptare nukë janë përkrahës të ISIS në Shqipëri dhe Kosovë atehër ata duhet të tregojn me fakte, në të kundërten ja pashin pikën e harit orjentimitë aziatik, të politikave shqiptare.

E unë ju themë nga burimetë zyrtare se Erdogani ashtë përkrahësi kryesorë i terroristëve te ISIS.
Koha e Kastriotizmitë po vjen, Trojet e Arbrit thërrasin për nje mobilizim kombtarë, e aji duhetë bër sa ma shpejtë në mënyrë që të ruhen Trojet Arberore nga projektuesitë e elaborateve antishqiptare që qëllim kryesorë e kanë gllabërimin e Trojeve Shqiptare. Prandaji te gjith se bashku me ndergjegjen Kastriotike ta bajm Shqiperin Etnike.

E diela ditë zie në Kosovë, nderohen viktimat e Parisit

0

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga kashpallur të dielën Ditë Zie, në shenjë solidarizimi me popullin francez pas sulmit të mbrëmshëm terrorist.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, ka shpallur nesër dite zie në Kosovë, në nderim të viktimave të sulmeve terroriste të mbrëmshme në Paris dhe në solidarizim me popullin e Francës”, ka njoftuar Presidentja Jahjaga.

Me vendim të Presidentes Jahjaga, flamujt ulen në gjysmë shtizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Si do ndryshojë Evropa pas tragjedisë franceze?

0

Blendi Fevziu

Terrorizmi ka goditur fort për të dytën herë brenda vitit në Francë. Përtej shokut që shkaktoi goditja në revistën Charlie Hebdo në Janar, goditja e djeshme ka qenë dramatike. 127 viktima tha Presidenti Holland pak minuta me parë dhe vuri gishtin mbi Shtetin Islamik, ISIS si shkaktar i saj. Ky është atentati me i rëndë në Evropë pas atij të Marsit 2004 në Madrid ku në disa shpërthime në metro humben jetën disa qindra vetë.

Por përtej bilancit dhe traumës ajo qe ka ndodhur me Francën shtron edhe një pyetje të madhe?! A mund te vijoje Evropa edhe me tej e tillë? A mund ta përballojë kërcënimin islamik ne kufijtë e vet apo brenda saj? Për ironi te fatit, Franca ka qenë vendi më mikpritës ndaj popullsisë myslimane qe ka ardhur ne Afrika e veriut apo Lindja e Mesme. Ajo ka qenë mikpritësja me e madhe dhe vendi qe ka zbatuar politikat me liberale ndaj tyre. Por Franca ka pësuar edhe goditjen me të madhe nga ky terrorizëm. Një terrorizëm që po tenton të godasë stilin e jetesës dhe vlerat e vërteta të shoqërive demokratike.

Po si do reagojë Evropa pas kësaj? A do reagojë ajo duke i ruajtur vlerat dhe stilin e saj te jetesës? A do ti ruaje serish kufijtë e hapur te Shengenit, apo do rivendose sistemin e sigurisë te çdo vendi për t’u mbrojtur çdo vend për llogari te vet?!

A do reagoje Evropa në atë që quhet terrorizmi brenda saj, apo do godasë atë në burim, atje prej nga niset, në Siri dhe Shtetin Islamik! A duhet te reagoje Evropa sot si SHBA ne 2001 pas kullave binjake? Asnjë nuk di ta thotë, por një gjë është e sigurtë. Që nga mesnata e djeshme, Evropa nuk është ajo qe ishte një ditë më parë. Siguria e vendosur pas luftës se ftohte është thyer dhe një armik i ri serioz është shfaqur ne kufijtë, por edhe zemrën e saj. Dhe Evropa duhet të reagojë!

Ramadan Muja ngushllon Francën

0

Kryetari i Prizrenit Ramadan Muja në emër të qytetarëve të këtij qyteti, ka shprehur ngushllime për humbjen e jetës së qindra qytetarëve francezë nga sulmet e mbrëmshme terroriste në Paris.

“Komuna jonë dhe gjithë qytetarët sot janë me Republikën e Francës dhe popullin francez”, thuhet në ngushllimin e Mujës.

“ Aktet terroriste në Paris, janë veprime qyqare të grupëve që planetin tonë e duan pa njerëz dhe që cenojnë edhe vetë krijuësin tonë, cenojnë jetën e pafajshme të qytetarëve të lirë. Goditjen ndaj Parisit, zemrës së lirisë dhe demokracisë botërore e përjetojmë si goditje edhe ndaj vlerave tona qytetare dhe vlerave universale planetare për jetë më të mirë për të gjithë”/PrizenPress.com/

Prizren: Biçiklisti godet veturën !

0

Një biçiklist ka goditur veturën në Prizren. Policia e Kosovës njofton se biçiklisti ka pësuar lëndime trupore.

“I dyshuari duke lëvizur me biçikletë nga pakujdesia ka goditur veturën ‘VË’ që drejtohej nga viktima”

“Si pasoj e aksidentit i dyshuari ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor”. /PrizrenPress.com/

Kërcënohet një femër për lidhje dashurie në Prizren

0

Një mashkull ka kërcënuar një femër për lidhje dashurie. Kërcënimi ka ndodhur në rrugën “Flamuri” në Prizren. I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“ Është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që i njëjti ka kanosur viktimën femër”,njofton Policia e Kosovës.

“ Sipas viktimës i dyshuari me dhunë e ka detyruar ta mbaj lidhjen dashurore me të”, njofton PK-ja.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /PrizrenPress.com/