13.8 C
Prizren
E hënë, 13 Maj, 2024

Paraburgoset Mexhai Qerimi nga Dragashi

Gjykata Themelore në Prizren ia ka caktua një muaj paraburgim Mexhait Qerimit nga Dragashi. Ai dyshohet se ka shkelur pjesëtarin e Policisë së Kosovës, në momentin kur ia ka dhënë shenjën që të ndalë veturën.

“I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej 1(një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit, data 25.04.2015 në ora 13:30 minuta, dhe do të zgjasë deri me datën 25.05.2015”, njoftoi Gjykata në Prizren.

“I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal , se me datën 25.04.2015, rrethe orës 11,40 minuta në rrugën kryesore të fshatit Zym ( Komuna e Dragashit), me dashje tenton ta privojë nga jeta të dëmtuarin Islam Qafleshi”.

“I dëmtuari si person zyrtar së bashku me kolegun e tij të punës N.J. ishin në pikë të kontrollit gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, gjatë hetimit dhe konstatimit të matjes me radar që vetura në rrugë është në tejkalim të shpejtësisë së paraparë në atë rrugë, me ç’rast e ndalin në rrugë të pandehurin Mexhait, i cili ishte duke lëvizur me veturën e tipit “ Audi A3 “ me targa të Republikës së Serbisë me numër BG592-FC, në shpejtësi prej 78 km/h dhe në momentin kur del në rrugë i dëmtuari dhe jep shenjë për t’u ndalur, i pandehuri me dashje rrit shpejtësinë dhe e godet me automjet të dëmtuarin i cili përplaset në skajin e djathtë të rrugës”, njofton Gjykata në Prizren. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Fitojnë Ballkani e Llapi po jo edhe Drita

Ballkani dhe Llapi kanë arritur të fitojnë në Javën e tridhjetë e katërt të Superligës, por jo edhe Drita. Ballkani ka mposhtur bindshëm Fushë Kosovën,...

Eurovizion 2024: Dy gjysmëfinalet më 7 dhe 9 maj, nata finale më 11 maj

Vetëm pak orë na ndajnë nga spektakli gjigand i këngës, "Eurovision 2024" i cili mbledh artistët nga e gjithë Evropa. Konkursi i këtij viti do...

Lajmet e Fundit