14.8 C
Prizren
E mërkurë, 22 Maj, 2024

Edhe me të hëngër më dukej pak!

Pas disa muajsh të takova dhe u ndalëm në një restorant. Papritmas të putha. Sa shumë i doja ato buzë të zjarrta! Vështronim njëri-tjetrin në sy dhe dora filloi ngadalë t’më rrëshqiste prej faqes tënde poshtë gushës, gjoksit, te kofshët e tua e deri poshtë…

Nuk shikoja më gjë. Në veshtë e mi ushtonin kujtimet e afsheve të zjarrta, që kisha përjetuar me ty më parë. U afrova ngadalë dhe lehtazi të kafshova qafen, aty ku fillon veshi, derisa me dorën e majtë nuk ndalesha së lëvizuri poshtë e lart. Sytë më ndillnin zjarr. Më dukej vetja si një i uritur prej muajve të tërë. Do të të haja të tërën, si i tërbuar… Do të të përpija të tërën! Doja t’i shijoja ato buzë që sa herë më kishin bërë mashkullin më të lumtur…

Sa mirë që në restorant nuk kishte shumë njerëz. Dhe, pash se në një moment ne ishim të vetmit që kishim zënë një kënd aty. Nuk hezitova të të prek këmbët tua të buta. Dhe, në ato çaste trupin tim ma përshkuan ca të rrëqethura. Ndjeja si ndryshonte temperatura e trupit tënd.

Ngadalë u ngrite nga tavolina dhe u drejtove për në banjë… Nuk shkuan as dy minuta erdha edhe unë. Ti ishe kthyer me fytyrë kah pasqyra dhe më vështroje. Unë të kapa fort për beli dhe të shtrëngova për trupin tim. Me njërën dorë të shtrëngoja gjirin që ishte mbështetur për gjoksin tim. Të kafshoja qafën, shpatullat, si bishë e uritur. Pastaj, të kapa për flokësh dhe përnjëherë ndjeva se si një drithërimë më e fortë ma përshkoi trupin… E, ti lëshove një rënkim të mbytur, që më ndezi edhe më shumë…

Fill pas kësaj, të trembur nëse na shihte kush, ti u shkëpute nga unë dhe dole e para e edhe unë pas pak. Kur u kthyem në tavolinë, të dy ishim të skuqur nga zjarri që ishte ndezur nga ndjenjat tona…
Kur të thash shikoje veten në pasqyrë se si dukesh, pasi u shikove, qeshe dhe the se nuk besoje që u bëmë përsëri bashkë…/ww.kosovarja.com/

Më Shumë

Nga Ilirida deri në Tuz, 12 skuadra shqiptare bëjnë Evropën të flasë ‘shqip’

Plot 12 skuadra shqiptare do të luajnë në kupat e Evropës këtë verë. Nga kualifikueset e Champions League deri te ato të Conference League...

Dita Ndërkombëtare e Muzeve: QRTK në Prizren dhe OJQ Educo lidhin memorandum bashkëpunimi

Me rastin e shënimit të 18 majit, Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren dhe OJQ Educo kanë nënshkruar një...

Lajmet e Fundit