Home Blog Page 6887

Lëndohen shtatë persona në Malishevë

0

Pavarësisht thirrjeve për mor përdorim të mjeteve piroteknike, gjatë natës janë shënuar disa raste të lëndimeve nga mjetet piroteknike dhe së paku dy zjarre. Duke u bazuar nga të dhënat në shërbimet komunale të emergjencave, janë lehtë dhe rëndë janë lënduar shtatë persona, ndërsa janë shënuar edhe dy zjarre, që mendohet se janë shënuar nga fishekzjarrët.

“Tri raste të lëndimeve kanë qenë më të rënda dhe si rezultat, është dashur të dërgohen për trajtim në QKUK në Prishtinë, ndërsa rastet tjera kanë qenë më të lehta”, thuhet në deklarimin e emergjencës së QKMF-së në Malishevë, për Zyrën për Informim Publik të Komunës së Malishevës.

Po ashtu edhe Shërbim i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, është dashur të intervenojnë në së paku dy raste zjarre, që po ashtu besohet janë shkaktuar nga mjetet piroteknike. Njëri rast në Drenoc dhe tjetri në Marali.

Gjatë natës së mbrëmshme, krahas punëtorëve të këtyre shërbimeve emergjente, edhe organet komunale, të prira nga kryetari Ragip Begaj dhe drejtorët e drejtorive përkatëse komunale, Ahmet Morina dhe Hajdin Berisha, kanë qëndruar në këto institucione, edhe për ti uruar vitin e ri këtyre punëtorëve, por edhe për të parë nga afër situatën, për shkak të përdorimit të shumtë të mjeteve piroteknike.

Gjatë natës së ndërrimit të moteve, të gjitha shërbimet e emergjencës dhe sigurisë, kanë qenë në gatishmëri dhe kanë ofruar asistencën e tyre, varësisht prej nevojave të qytetarëve.

Verejtje: Ne lajmin e pare jane leshuar gabime teknike ne titullin e lajmit, ndersa tani e ne rregull dhe me foto nga nisja ei zjarrefikesve nga baza, per intervenim.
faleminderit per mirekuptim/PrizrenPress.com/

Viti i eksodit

0

Viti 2015 do të njihet si viti më i madh i eksodit të shqiptarëve. Afërsisht 110 mijë qytetarë të Kosovës e lëshuan vendin e tyre për një jetë më të mirë brenda dy viteve të fundit. Lot, zëra trishtimi të fëmijëve, përshëndetje nga familjarët, ishin pamjet më rrëqethëse për disa muaj në stacionet e autobusëve në Prishtinë. Kur ikja në përmasa të mëdha u ndal, shumë qytetarë u kthyen sërish në vendlindje

Fundi i vitit 2014, veçanërisht muajt e parë të vitit që po e lëmë pas, të ndikuar nga thashethemet andej e këndej Kosovës se vendet e BE-së do t’u japin azil qytetarëve të Kosovës, zbrazi shumë fshatra, por edhe qytete të Kosovës. Përmes stacionit të autobusëve, dhjetëra mijëra banorë, të mëdhenj e të vegjël, gra e fëmijë, ia mësynë perëndimit. Nuk i ndalonte shiu e as bora, acari pa fre i atyre muajve. Ishte një dramë e rëndë, fëmijë duke qarë, por edhe të mëdhenj me lot në sy që përcillnin familjarët për të shkuar rrugëve ilegale, nëpër Serbi e Hungari, për në perëndim. Skenat ishin rrëqethëse.

Njerëz që shtyheshin për të zënë një vend në autobus. Në anën tjetër, derisa rrugëtimet nuk kishin të ndalur, fshatrat kosovare mbesnin pa banorë, oxhaqet nuk nxirrnin më tym, e shumë dyerve tashmë u ishte vënë dryni. Pamje rrëqethëse mbretëronin gjithandej. Por, shumë qytetarë, në pamundësi për të siguruar vetë mjetet financiare për rrugëtim pa krye, shitnin pasuritë e tyre të vogla ose të mëdha, disa nga ta edhe shtëpitë, e disa zhyteshin në borxhe, vetëm e vetëm për të mos e lëshuar këtë mundësi. E gjithë kjo ngjarje, që mori përmasa të mëdha, rrodhi pasi që qytetarët e kishin humbur shpresën për ditë më të mira në vendin e tyre, pasi që kishin kaluar 16 vjet në liri dhe vendi po përballej me varfri të skajshme, pa punësi, korrupsion, nepotizëm, e çka jo tjetër../kosova sot/

Zafir Berisha: Isa Mustafa po ec në fushë të minuar

0

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, në prag të fundvitit ka shfrytëzuar rastin që edhe njëherë të flasë lidhur me Qeverinë dhe dështimet e saj.

Ai, në llogarin e tij në Facebook, ka thënë se Isa Mustafa është duke ecur në një fushë të minuar.

“Sot, po përfundon edhe një vit i dështimit të Kosovës si shtet i ri, si rezultat i qeverisjes së korruptuar dhe njerëzve që e udhëheqin atë me mentalitetin politikë esadistë qe s’kanë identitet njerëzor, qytetar, intelektual e as kombëtar”, ka shkruar Berisha.

“Isa Mustafa, si një figurë shahu po lëvizë nëpër fushë të minuar pa asnjë objektiv shtetformues, derisa ata që e lëvizin, objketiv të vetin e kanë defunksionalizimin e Republikës për hir të “paqes në ballkan””.

Po hyjmë në vitin vendimtarë për të ardhmen e vendit dhe gjeneratave të reja, dhe fusha e minuar nëpër të cilën po ecin Isa edhe Hashimi duhet të jetë fatale për ta, por jo edhe për Kosovën!” /PrizrenPress.com

Malisheva kërkon ndryshim e jo stagnim!

0

Nga Valon Hoti

Po bëhen dy vite që kur qeverisja në Malishevë u ndërrua, por logjika qeverisëse e instaluar nga pushteti i mëparshëm  nuk po arrin të ndryshojë, me disa përjashtime. Secili qytetar i Malishevës i cili ka jetuar dhe vepruar këtu, e di mirë se çfarë qeverisje ka pasur në kohën e PDK-së dhe i di edhe të bëmat e saj. Nuk është e vështirë të bëhen krahasime apo të tërhiqen paralele mes pushtetit të kaluar dhe këtij aktual. Pushteti i kaluar ka qenë pushtet autoritar, me një kryetar despotik dhe të korruptuar i cili operonte përmes sekserëve dhe biznesmenëve partiak, të cilët për vite të tëra zhvatnin buxhetin e komunës dhe keqpërdornin pasurinë publike.

Qeverisja aktuale, ndonëse ka ardhur në pushtet me flamurin e ndryshimit për një qeverisje transparente, të përgjegjshme, profesionale e llogaridhënëse, ajo ende nuk ka arritur ta dëshmoj një gjë të tillë.

Malisheva edhe sot vazhdon të ballafaqohet me cilësi të ulët në arsim, me mungesë të një plani zhvillimor e ekonomik, përfshirë atë për zhvillimin e bujqësisë, me rritje të papunësisë, cilësi të dobët në infrastrukturë, jetë të varfër kulturore dhe sportive. Të gjitha këto janë shenja të qarta se kemi të bëjmë me një qeverisje pa vizion, pa planifikim dhe pa vullnet.

Arsimi, vazhdon të mbetet tema kryesore, në asamble, në debate publike, e kudo tjetër, fatkeqësisht si një nga dështimet, jo vetëm të pushtetit, por edhe të shoqërisë.

Për më keq, shkolla dhe arsimi, deri më tani mund të shihen  nga dy këndvështrime. Së pari, duke u reduktuar vetëm në infrastrukturë dhe objekte shkollore, të cilat kanë shërbyer si potencial për marrje tenderësh, dhe së dyti, si mundësi për rehatimin e militantëve partiak, në shumë raste pa i plotësuar kriteret ligjore, profesionale, etike e pedagogjike, gjatë rekrutimit të stafit edukativo arsimor. Ku, për pasojë, kemi degradimin e sektorit të arsimit, i cili përveçse nuk ofron dije dhe edukim për brezat, ai në shumë raste, ka përbërë edhe rrezik për gjeneratat e reja, duke i bërë viktima edhe të cenimit të integritetit dhe dinjitetit fizik dhe  moral.

Tjetërsimi i pronave publike, është fenomeni i radhës, i cili nxjerrë në pah lidhjen mafioze dhe ndërmarrjen kriminale në mes të zyrtarëve të lartë të nivelit lokal dhe qendrorë, sekserëve të pronave dhe organeve të drejtësisë, nga të cilët prona publike ka pësuar humbje në qindra hektarë dhe miliona euro, në formë të privatizimeve, shpronësime dhe kompenzimeve, kthimit të pronave nga publike në private, përmes dokumenteve të fabrikuara, si dhe dhënia në shfrytëzim të pronës publike pa kritere.  Edhe sot, janë të freskëta, rastet si: privatizimi i ndërmarrjes “Mirusha” ( pronat e fshatit Bellanicë dhe fshatrave përreth), mbyllja e tregut të gjelbërt dhe tjetërsimi i pronës së këtij tregu, pronat në Golesh, pronat përreth liqenit artificial të Mirushës, si dhe prona publike- shoqërore brenda qytetit të Malishevës. Nga tjetërsimi i këtyre  pronave publike, janë krijuar milionerë brenda natës, të  cilët, qeverisja lokale edhe sot e kësaj dite nuk ka guxim t’i denoncojë. Për më tepër, pikërisht këta uzurpator të pronave, vazhdojnë të sillen lirshëm dhe të gllabërojnë edhe ato pak prona publike që kanë mbetur.

Tash, kur qeverisjes Begaj i kanë mbetur më pak se dy vjet, disa nga premtimet e kësaj qeverisje, edhe pse të pakta, duket sheshit se nuk do të arrijnë të përmbushen dot, nëse vazhdohet me avazin e njëjtë. Ndonëse kishte premtuar transparencë dhe llogaridhënie, një gjë e tillë ende nuk po ndodhë. Transparencën dhe llogaridhënien, kjo qeverisje e ka tkurrur vetëm në disa takime formale me qytetarë dhe në disa publikime në webfaqe, duke   përjashtuar pjesëmarrjen aktive të qytetarëve në planifikimin e projekteve dhe inkorporimin e nevojave dhe të kërkesave të tyre në planifikimin e investimeve publike. Investimet në infrastrukturë, ndonëse janë duke u realizuar si sasi, atyre ju mungon një planifikim profesional paraprakë, mbikëqyrja gjatë realizimit dhe të cilat në fund rezultojnë me cilësi të dobët, të përcjellura nga tenderomania.

Një mangësi tjetër e qeverisjes Begaj, është edhe paaftësia e saj për të absorbuar mendimin ndryshe, kritikat dhe sugjerimet, ndonëse ka pasur përjashtime, si në rastin e hartimit dhe të miratimit të buxhetit të vitit 2016, kur për herë të parë, falë presionit tonë, por edhe të reflektimit të tyre është arritur të kemi një buxhet më gjithëpërfshirës që e kemi pasur deri më tani. Këtu nuk duhet harruar edhe miratimin e deklaratës kundër ‘’Zajednicës”. Përmes së cilave u dëshmua, se kur ekziston gatishmëria dhe vullneti politik, ato sjellin vendime që janë në funksion të interesave të qytetarëve dhe jo në funksion të klientelizmit dhe të logjikës së bastioneve, ku qytetarët nuk shihen si votë dhe farefis, por shihen si qytetarë të barabartë të komunës.

Hija e qeverisjes Kilaj ende vazhdon ta përcjellë qeverisjen aktuale, e cila urgjent përveç se duhet të distancohet nga mendësia e qeverisjes së PDK-së, ajo duhet ta denoncoj atë.

Fjalët, tashmë nuk mjaftojnë, duhet vendime dhe veprime konkrete, për të cilat duhet vullnet, guxim dhe dije. Një gjë e tillë kërkon reformim të thellë në stafin politik dhe menaxherial të komunës, ku të papërgjegjshmëve, të paaftëve, keqpërdoruesve dhe keqmenaxhuesve duhet t’u tregohet vendi dhe bashkë me këtë duhet të ndryshojë edhe mendësia qeverisëse, e cila   qytetarin duhet ta ketë në qendër, e cila nuk amniston shkelësit, që udhëheq me politika të planifikuara dhe jo me mendësinë e “harrnimit”.

Komuna e Malishevës dhe qytetarët e saj nuk mund të mjaftohen më me justifikimin qeverisjes Begaj duke bërë me gisht dhe hedhur fajin kah keqqeverisja Isni Kilaj dhe PDK-së. Ata, duan dhe kërkojnë zgjidhjen e problemeve dhe përmbushjen e nevojave të tyre të përditshme dhe ekzistenciale. Ata, duan edukim cilësor dhe siguri për fëmijët e tyre, infrastrukturë kualitative dhe në përgjithësi një qeverisje që qëndron në anën dhe përkrah tyre dhe jo një qeverisje e shurdhër dhe përtace që qëndron karshi dhe kundrejt tyre.

Ka ardhur koha që të dalim përfundimisht nga mentaliteti provincial dhe t’i bashkohemi të resë!

Papa viziton Kosovën

0

Papa Françesku pritet që gjatë vitit 2016 të vizitojë Kosovën.

AFP, sipas burimeve të saj brenda Vatikanit, raporton se Papa do të vazhdojë vizitat në vendet e ndryshme të botës dhe pritet që në agjendën e tij ta inkuadrojë edhe Kosovën – e cila ende nuk është njohur nga Vatikani.

Një vit më i varfër kulturor

0

Qysh në fillim të vitit 2015 u krijuan disa barriera mes skenës së pavarur kulturore dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në krye me ministrin e ri, Kujtim Shala, kur ky i fundit zvogëloi subvencionet për aktivitetet e pavarura kulturore.

Ky vendim ngriti në këmbë rrjetin e organizatave të pavarura të kulturës në Kosovë dhe si pasojë e tij, disa festivale anuluan edicionet e tyre për vitin 2015.

Këtë vit nuk u mbajt “Prishtina Jazz Festivali”, “PriFilm Fest” udhëtoi për në Tiranë, ndërsa “Skena Up” dhe “9/11” u mbajtën në mënyre simbolike vetëm nga një natë, kurse “ReMuzika” pati vetëm 4 koncerte e jo 14 siç ka ndodhur deri tani.

Drejtori i festivalit “9/11”, Berim Gjoci, thotë për KosovaLive se arsyeja e zvogëlimit të buxhetit ishte arsyeja kyçe e anulimit të festivalit.

“Na vjen keq që sivjet s’do të mundem ta pasurojmë Kosovën me 10 filma te rinj, që s’angazhuam mbi 200 artistë nga mbarë trojet shqiptare, siç kemi bërë tradicionalisht.

Arsyet janë të njohura, sivjet nuk kemi marrë buxhetin bazë të mjaftueshëm për të filluar përgatitjet për festival, e dihet mirë se festivali 9/11 është festival prodhues, unik për kah natyra e tij për filmin e pavarur”, ka thënë Gjoci.

Në anën tjetër, as Festivali Ndërkombëtar i Filmit dhe Teatrit për studentë, “Skena Up”, nuk mbajti aktivitetet e planifikuara, por në bashkëpunim me Ambasadën gjermane në Kosovë shënuan edicionin e vitit 2015 në mënyrë simbolike.

“Kemi vendosur të heqim dorë edhe nga debatet për të shfaqur vetëm filmin pa zë, si një formë e reagimit dhe shpërfaqjes së gjendjes në të cilën ndodhet kultura kosovare: pa zë”, shpjegojnë organizatorët e festivalit.

I zëshëm gjatë vitit që lamë pas ishte Forumi Kulturor, një asociacion përfaqësues i organizatave kulturore të pavarura, që mbajti shumë debate për fondet publike për kulturën, shtetin dhe kulturën e pavarur, e politikat kulturore të Kosovës.

Madje, në mars të vitit 2015 ata kërkuan edhe shkarkimin e ministrit Kujtim Shala dhe po ashtu kërkuan të rishikohet vendimi për subvencionet dhe të bëhen publike procedurat që e kanë sjellë këtë vendimmarrje, duke thënë se arti në Kosovë po gjendet në krizë.

KosovaLive tentoi të merrte përgjigje nga zyrtarë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për disa ditë me radhë se cila është strategjia e kësaj ministrie për vitin 2016 dhe si do të destinohet buxheti për institucionet e pavarura, por pa sukses.

Ndonëse duke qenë institucione shtetërore të kulturës, të cilat MKRS pohon se i ka prioritet, edhe Filarmonia e Kosovës dhe Trupa Kombëtare e Baletit përballen ende me problemin e mungesës së një salle universale dhe një teatri të operës dhe baletit.

Gjatë një interviste për KosovaLive drejtori i Trupës së Baletit të Kosovës, Ahmet Brahimaj, objektin që e ndajnë me stafin e Teatrit Kombëtar të Kosovës, ani pse që nga 2005-ta janë dy institucione të ndryshme, e cilëson si shumë të vjetruar dhe si objekt që nuk po i plotëson kushtet e balerinëve.

Gjendjen më të mirë nuk e ka as Filarmonia e Kosovës, institucioni më i lartë muzikor në vend që këtë vit shënoi 15-vjetorin e themelimit pa një sallë që i plotëson kushtet për mbajtjen e koncerteve dhe ushtrimeve dhe kështu do të jetë deri sa Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të arrijnë një marrëveshje me Komunën e Prishtinës dhe projekti i shumë pritur për Teatrin e Operës dhe Baletit “Ibrahim Rugova” të realizohet. /KosovaLive

Në Prizren shkel me veturë këmbësorin dhe ik

0

Një këmbësor ka marrë lëndime teksa është goditur nga një veturë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Transitore” në qytetin e Prizrenit.

“I dyshuari me veturë në lëvizje ka goditur një këmbësor, i cili ishte duke kaluar rrugën. Familjarët e tij rastësisht kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe të lënduarin e dërgojnë në spital, i cili hospitalizohet për shërim të mëtejmë”, njofton PK-ja.

I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes. Ndërkaq, Policia po e heton rastin. /PrizrenPress.com

Prizren: Dy persona nga Shqipëria kapen duke vjedhur në një qendër tregtare

0

Dy meshkuj shtetas të Shqipërisë janë kapur në flagrancë duke vjedhur gjësende të ndryshme në një qendër tregtare ne Prizren.

Siç njofton policia, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 16 e 40 minuta në rrugën “Wiliam Woker”.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com

Urimi i PDK-së në Prizren për Vitin e Ri

0

Me rastin e fund-vitit dhe fillimin e Vitit të Ri 2016, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Prizren, Minir Krasniqi, në emër të partisë, dhe në emër të strukturave të saj, i uron të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit, duke i’u dëshiruar shëndet të mirë, gëzime familjare dhe lumturi në jetë.

“Në këto çaste gëzimi, ne presim Vitin e Ri 2016 me krenari dhe mirënjohje më të thellë për njëri-tjetrin, për përpjekjet dhe përkushtimet për arritjet tona. Uroj me dëshirë që Viti i Ri 2016 të jetë më i suksesshëm se viti që po e lëmë pas”, thuhet në urim.

“Viti i Ri 2016 le të jetë vit i angazhimeve të përbashkëta politike me qëllim të përmirësimit të jetës së qyetatarëve të Komunës së Prizrenit”.

“Le të jetë ky Vit i Ri një vit i bekuar që sjell shëndet, begati, paqe, dhe dashuri në jetën tuaj, dhe të familjes suaj”.

“Urime dhe Gëzuar Viti i Ri 2016!” /PrizrenPress.com

NISMA në Prizren: Urime Viti i Ri 2016!

0

NISMA për Kosovën – dega Prizren, i uron festën e Vitit të Ri 2016. të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, si dhe të gjithë shqiptarëve në mbarë botën kudo që ata gjenden.

“Viti që po lëmë pas, në Republiken e Kosovës është karakterizuar me situata të pakëndshme dhe të dëmshme për vendin. Duke mos dashur ti rikujtojmë, ne deshirojmë që ato të mbeten si pjesë e 2015-tës dhe njëherit duhët të jemi vigjilent që gjëra të tilla të mos përsëriten kurrë më në Republiken tonë”, thuhet në urim.

“Në vitin 2016 po hyjmë me shumë probleme sidomos në rrafshin politik, ekonomik dhe social, por me dëshirën dhe shpresën që në vitin që po hymë, të shohim hapa pozitiv në të gjitha segmentet e jetës shoqërore , veçanërisht kur është në pyetje sovraniteti dhe integriteti i Republikes dhe që më pastaj të mund të krijojmë një mirëqenje sociale për qytetarët tanë”.

“Pra NISMA për Kosoven – dega Prizren ju uron Vitin e Ri 2016, shëndet, paqe dhe harmoni familjare”.

“Qoftë një vit i mbarë për të gjithë ne. URIME Viti i Ri 2016!” /PrizrenPress.com