13 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026
Home Blog Page 6890

Lojrat politike

0

Sytrim Halitaj

Në diskutimet e fundit mediatike, politike dhe shoqërore u folmjaft shumë për gjykatën speciale se a duhet të votohet apo jo. Pas gjitha zhurmave politiko mediale dhe populliste u votua per krijimin e kësaj gjykate e që në fund ishte shqetësim dhe lojë emocionesh për popullin e shkretë.

Së fundi lexuam edhe disa emra që tashmë jan të njohur përpublikun e gjerë se kush janë dhe për cfarë pozite apo përgjegjësie kinse do gjykohen. Gjitha këto jan gatime të politikës tonë, janë vetëm mashtrime dhe lojra me qëllim që të mbajnë pozitat dhe të pasurohen edhe më shum në emër të popullit. Poashtu mediat po u ndihmojnë mjaft mirë që ckado qëështë e nevojshme ti servohet popullit pa pasur njohuri se saështë I saktë mesazhi apo të dhënat që japin këta politikan.Sigurisht, duhet të kesh njerëz të mediave, analist e njerëz tjerë pas vetes se ndryshe fuqia që të ndikosh më shum tek masat nuk bëhet ndryshe.

Fatkeqësisht ne nuk kemi gazetari hulumtuese që kishte me ardhme diqka konkrete e të argumentuar se me të vërtet ajo që flitet e përflitet qëndron. Mund të marrim si shembull rastin kurAmbasada amerikane e vlerëson një gazetare për punën e saj në ndihmë kinse kundër terrorizmit e që në të njejtën kohë policia(Insitucioni zyrtar I vendit) flet për diqka të mundshme dhe jo prezente e që jan dy gjëra krejtësisht të kundërta duke argumentuar se këto janë manipulime dhe mashtrime të përbashkëta në mes të disa mediave dhe politikave të brendshmee të jashtme.

Tjetër është rasti I arrestimeve të disa hoxhallarëve që u quajtën si nxitës të urrejtjes fetare dhe dërgimit të disa personave në luftrat si përkrahes të disa organizatave terroriste tëlindjes. Këta të gjithë kane qenë të dyshuar për këto vepra dhe jome të vërtet të atillë që I paraqisnin mediat e që në fund dolen të pastër nga këto akuza. Pra të mbrosh vendin tënd nga ndonjërrezik te mundshëm sdo të thotë të jesh i njëanshem dhe shpifës, mirëpo këto veprime me qellime të caktuara, dëshmojnë se qëllimi është të ngjallin huti tek populli në mënyrë që elitat politke të perfitojn edhe më tutje me manipulime dhe lojra tëtilla.
E gjitha cka u cek më lart është për të vërtetuar se vlera, nderiapo shenjtëria e luftëtarëve të UÇK në rastin e gjykatës speciale nuk do të diskutohet, mirëpo qëllimi është të gjykohen dhe të arsyetohen ligjërisht disa veprime të bëra nga njerëz që jane thirrur në emër të vlerave të UÇK’së dhe manipulimet e tyre nëpo këto vlera. Por këto lojra jan me vizion më të largët dhe sigurisht I kushtojnë Kosovës shumë si një shtet I ri që është.

Në luften e fundit të Kosovës nuk ishin vetëm shqiptarët me rol domëthënës, po kishte shum agjensi te huaja që kontribuan me informacione e forma tjera që ne ta shijojmë lirinë e sotme. Këto te dhëna dhe ndihma jan të kushtueshme prandaj duhet të paguhen ashtu si janë bërë premtimet kur është vendosur që tëpërkrahet liria e Kosovës. Dikush mund të thotë se gjitha këto jan teori konspirative! Prandaj unë them se cka nuk është e maskuar e nuk ka diqka në prapavija të ngjarjëve që po ndodhinnë Kosovë?

Gjithashtu nuk duhet të harrojmë se misioni ndërkombëtar mëshumë e ka qëllimin që ta ruaj forcën dhe ndikimin në botë si e ka tashmë, ta zgjerojnë më shumë e asesi ta humbin atë pa mar parasysh qmimin e saj. Prandaj ne si popull Shqiptar jemi në konflikt me Ballkanin dhe Evropën në shumë gjëra, në emër të vlerave nacionaliste. Duhet ta kuptojmë se ne smund të kemi miqësi më frutdhënëse me ndërkombetarët krahas serbëve apopopujve tjerë. Kjo qështje është dëshmuar dhe vazhdon të dëshmohet edhe sot në shumë raste prej se kan filluar bisedimet Kosovë-Serbi. Ta marim si shembull pa shkuar në detaje rastin e Mitrovicës, rastin e tanishëm me Malin e Zi, pastaj asosiacionine komunave serbe etj.

Ndërkombetarët që veprojnë në Kosovë e kan në plan qëndikimi I tyre të rritet në ballkan më shumë se ai Rus. Prandajpër mendimin tim, në cfarëdo marrëveshje me serbët ne sipopull do dalim humbës nëse institucionet nuk pastrohen nga korrupsioni dhe nëse nuk bashkohen me Shqiperine jo nëkuptimin e një shteti por në kuptimin e bashkpunimeve nëngritjen e vlerave shtetërore e jo ne ngritjen e të ardhuravemateriale për grupe të caktuar individësh duke lënë qështjen e shtetndërtimit të zhytur ne borgje, korrupsion e krime tëndryshme. Pastaj të zgjerohet edhe më shum bashkëpunimi me Shqiptarët e diasporës. Vetëm kështu arrihet të ndërtohet njështet I fuqishëm me rol domëthënës në rajon e më gjerë.

Është për tu vequar gjithashtu se popujt tjerë gjithmonë kan qenëtë priviligjuar me përjashtim të popullit shqiptar historikisht, dhekjo ka bërë që popujt tjerë të ecin para në politikbërje. Ne jemi fillestar në këto gjëra dhe sigurisht I kemi akoma disa cilësi sigjendja emocionale që tek në është e para që na bën ne tëreagojm me vrull dhe pa menduar mirë ndaj një akuze, dyshimiapo ckado tjetër që ka vlerë tek ne e që keta popuj të priviligjuarI kan nën kontroll më shum.
Kosova si një vend ne ndertim e sipër tregon se cdo lëvizje qëbëhet rreth Kosovës lidhet ngusht me interesa përsonale. Çdoproblem, I cfarëdo kategorie, është thjesht arsye të politizohetdhe të llafoset lart e posht, te perfitohet nga lojrat e tilla ne forma te ndryshme dhe asesi nuk është me nijet të bëhet zgjidhja apo të eliminohen problemet e mundshme.

Ja letra e Bilal Xhaferrit kundër Kadaresë

0

Nga Dashnor Kaloçi

I dashur shoku Enver

-Romanin “Dasma” unë e denoncova si një vepër të shkruar shumë larg metodës së realizmit socialist dhe të rënë nën ndikimin e artit dekadent…

…U ngrita kundër romanit “Dasma”, se ai më dukej i gabuar fund e krye në brendinë e tij. Vlerat që i atribuoheshin, sipas meje, ishin vetëm vlera në dukje. Por që ta çmosh një vepër letrare vetëm nga dukja e saj e jashtme, të verbohesh nga shkëlqimi i stilit plot ekstravagancë pa shikuar brendinë reale, pa zbuluar kuptimin e vërtetë të gabuar në esencë, kjo do të thotë që ta çmosh atë vepër vetëm për sytë e bukur…?!

Një shkrimtar i mirë revolucionar, nuk duhet të abuzoj me idetë e mëdha të partisë, duke i përdoruar si prestigjiator tezat dhe parullat e partisë, vetëm sa për të bërë efekt, vetëm sa për të krijuar iluzione te lexuesi…?!

Bilal Xhaferr Hoxha

Dokumenti në fjalë, ashtu si dhe ai para-ardhës, është një nga më të rëndësishmit e këtij libri, jo vetëm pse publikohet për herë të parë, dhe deri më sot askush nuk e ka bërë të ditur ekzistencën e tij, (të paktën në shtyp publikisht), por dhe që hedh dritë mbi disa çështje dhe probleme shumë të përfolura të cilat kanë vite që “ziejnë” në të ashtuquajturin “çështja Kadare-Xhaferri”. Bëhet fjalë për letrën që Bilal Xhaferi i ka dërguar Enver Hoxhës, (me shkrimin e tij), lidhur me problemet e mëdha dhe pengesat që i dolën atij, direkt pas diskutimit që bëri në Lidhjen e Shkrimtarëve të Shqipërisë në Tiranë, ku sulmoi Kadarenë për romanin “Dasma”. Edhe pse lidhur me këtë problem, janë bërë me dhjetëra artikuj në shtypin e përditshëm, brenda dhe jashtë Shqipërisë (shtypi i diasporës), si dhe disa libra, (“Dosja K”, Shaban Sinani, dy botime, vitit 2005 dhe “Një enigmë me disa të panjohura. Rreth dosjes Bilal Xhaferri”, Aida Tuci, viti 2014), ekzistenca e kësaj letre nuk është përmendur as aluduar kurrë. As nga Kadareja, në të gjitha intervistat që ai ka dhënë për këtë çështje publikisht në shtyp, ku nga pyetjet e gazetarëve, e ka sqaruar gjatë atë ngjarje?! Ashtu siç shihet dhe nga letra në fjalë midis rreshtave, Bilal Xhaferri ka qenë në një gjendje tejet dëshpëruese, apo më saktë depresive, kur ka vendosur që të ulet dhe të formulojë një letër për Enver Hoxhën, duke i kërkuar ndihmë atij për gjendjen tejet të vështirë ku ndodhej?! Ka shumë arsye që mund ta kenë shtyrë Bilalin për të ndërmarrë atë hap.

Versioni i parë, është ai i ndonjë prej shokëve të tij të ngushtë me të cilët mund të jetë konsultuar për hartimin e asaj letre që ai i ka dërguar Enver Hoxhës, por ky version bie pa u ngritur mirë. Dhe kjo për faktin, se askush prej tyre, si Bedri Myftari, Namik Mane, Moikom Zeqo e ndonjë tjetër që përmenden në letër-informacionin e Rita Markos, të cilët dhe faktikisht kanë qenë miqtë më të ngushtë të tij në atë kohë, nuk kanë folur kurrë për ekzistencën e asaj letre, të paktën publikisht. (Bedri Myftari prej dy vitesh ka ikur nga kjo jetë, Namik Mane është prononcuar disa herë në media për këtë problem, por jo për letrën, ndërsa Moikom Zeqo i ka qëndruar larg kësaj ngjarje dhe nuk ka folur kurrë për këtë gjë, të paktën publikisht…?!). Tjetër fakt interesant, është se as punonjësit e aparatit të Komitetit Qendror të PPSH-së, sektori i letrave, që janë marrë me atë punë, nuk janë prononcuar kurrë për të?! Të paktën publikisht në shtyp. Dhe nisur nga këto fakte e deduksione, të paktën për miqtë e ngushtë të Bilalit, bie automatikisht version se kanë pasur dijeni për letrën në fjalë. Kjo gjë bëhet më e besueshme edhe për faktin se shokët e tij më të ngushtë, (Bedriu e Namiku), nuk e patën mbështetur apo inkurajuar Bilalin edhe për diskutimin që ai do mbante në Lidhjen e Shkrimtarëve kundër romanit “Dasma” të Kadaresë.

Të paktën kështu është shprehur publikisht në shtyp Bedri Myftari, disa vjet para se të ndahej nga jeta. Dhe kështu mbetët që, me shumë gjasa, ideja dhe nxitja për hartimin e dërgimin e asaj letre në adresë të Enver Hoxhës, Bilalit mund t’i ketë ardhur nga ndonjë prej funksionarëve të lartë partiakë apo shtetërorë që ishin mbështetësit e tij dhe që përmenden edhe në letrën e hartuar nga Rita Marko. Të cilëve Bilali mund t’u ketë shkuar për t’u kërkuar ndihmë apo më saktë ndonjë mendim apo sugjerim, për të dalë nga situata tejet e vështirë dhe ndoshta pa shpresë në të cilën ai ndodhej. Dhe kjo më si miri duket edhe nga letra në fjalë, ku ai flet për gjendjen e tij tejet dëshpëruese. Sa që mendon edhe vetëvrasjen, madje tejet tragjike, (duke u hedhur në rrotat e trenit…?!). Versioni që Bilali ka pasur shtytje apo indicie për hartimin dhe dërgimin e letrës në adresë të Enver Hoxhës nga ndonjë prej funksionarëve dhe zyrtarëve të lartë, (miq apo të tij mbështetës, që përmend Rita Marko në letër-informacionin e tij), bëhet dhe më i besueshëm, pasi vetëm ata mund të kenë pasur dijeni për letrën e Rita Markos dhe rrezikun që i kanosej pas mbërritjes së asaj letre në Komitetin Qendror?! Dhe ata mund t’i kenë thënë: “Bilal, nuk ka rrugë tjetër, nuk ke se çfarë të humbash më, shkruaji Enverit se ndoshta….”?!

Por duket se ata kanë gabuar dhe kanë futur në qorrsokak dhe Bilalin, pasi po të kemi parasysh se si rrodhën ngjarjet më tej, Enveri nuk është prekur fare nga ajo letër…as nga përbetimet e Bilalit se “është margaritar i partisë”?! Madje përkundrazi, me shënimin që ka lënë me dorën e tij, duket se e ka “fundosur” më keq Bilalin, duke e shtyrë me thellë në honin ku ai po gremisej. Por po të shohim anën tjetër të medaljes, nuk është me e mirë situata edhe për Kadarenë?! Pra; denoncimi që Bilali i bën kolegut të tij shkrimtar, Ismail Kadaresë, tek Enver Hoxha, gjithashtu nuk mund të ishte pa pasoja. Ashtu si të gjitha dokumentet e tjera të këtij libri, edhe letrën e Bilal Xhaferit drejtuar Enver Hoxhës, po e japim të plotë.

***

I dashur shoku Enver

Unë që po ju drejtohem me ketë letër jam një punëtor. Ju shkruaj për një çështje që është çështje jete për mua, bile akoma më shumë se i kalon kufijtë e jetës sime personale dhe tani vetëm ju jeni njeriu që do ta zgjidhni përfundimisht e me drejtësi.

T’ju tregoj me dy fjalë biografinë time.

Babai im ka qenë në radhët e Ballit dhe është pushkatuar ne fillim të vitit 1945. Megjithatë, pavarësisht nga rasti i tim eti, familja jonë, duke filluar që nga Hoxha Tasimi, ka qenë një familje patriote.

Unë jam rritur jetim. Kam hyrë në punë që kur isha fëmijë dhe sot kam 17 vjet që jetoj e punoj në gjirin e klasës punëtore, si punëtor i thjeshtë në prodhim. Nuk kam mundur që të marr arsim dhe të kryej studime, por duke punuar në mënyrë autodidakte jam përpjekur të grumbulloj pak njohuri dhe të stërvit dorën në letërsi artistike. Si rezultat i përpjekjeve të mia, vitin e kaluar u vu në qarkullim një vëllim i imi me tregime dhe u botua edhe një vëllim me poezi, gjithashtu Shtëpia Botonjëse “Naim Frashëri”, përgatiti për të futur në shtyp një roman, të cilin e shkrova me rastin e 500-vjetorit të Skënderbeut.

Shkurtimisht kjo është biografia ime. Dhe tani që të mos ta zgjas dhe të mos ju shkurtoj minutat tuaja të shtrenjta, po vij te çështja për të cilën vendosa t’ju shkruaj.

Në pranverën që shkoi, u organizua në Tiranë një diskutim letrar rreth romanit “Dasma” të shkrimtarit Ismail Kadare. Atje u ngrita dhe unë të shfaq mendimet e mija. Fola kundër këtij romani. Si pasojë, ndodhi një skandal që mori më vonë përpjesëtime të bujshme. Shoku Fadil Paçrami që foli pas meje, njoftoi sallën që unë kisha babanë të pushkatuar dhe më deklaroi mua si armik, kurse romanin “Dasma” vlerësoi lart. Me autoritetin e tij ai përcaktoi qëndrimin që do të mbahej më vonë kundrejt meje.

Më pushuan nga puna. U ndalua vënia në qarkullim e vëllimit tim me poezi dhe romani im u tërhoq nga shtypi. U morën edhe masa të tjera kundrejt meje. Kështu ngjarjet ndoqën ngjarjet dhe tani unë ndodhem në një gjendje ku shpresa e vetme jeni vetëm ju, është gjykimi juaj.

Nuk dëshiroj të kundërvihem kundër një anëtari të Komitetit Qendror, siç është shoku Fadil Paçrami, as nuk dua ta paraqes veten si një viktimë e pafajshme, por megjithatë në ndërgjegjen time unë nuk jam i bindur që ta quaj veten fajtor, dhe, gjithashtu, akoma nuk jam i bindur që të pranoj se kundrejt meje janë sjellë më drejtësi Partie, me drejtësi proletare. I thonë një fjale: “Jepja pëllëmbën tjetrit, sipas faqes”.

U ngrita kundër romanit “Dasma”, se ai më dukej i gabuar fund e krye në brendinë e tij. Vlerat që i atribuoheshin, sipas meje, ishin vetëm vlera në dukje. Por që ta çmosh një vepër letrare vetëm nga dukja e saj e jashtme, të verbohesh nga shkëlqimi i stilit plot ekstravagancë pa shikuar brendinë reale, pa zbuluar kuptimin e vërtetë të gabuar në esencë, kjo do të thotë që ta çmosh atë vepër vetëm për sytë e bukur. Një shkrimtar i mirë revolucionar, nuk duhet të abuzoj me idetë e mëdha të partisë, duke i përdoruar si prestigjiator tezat dhe parullat e partisë, vetëm sa për të bërë efekt, vetëm sa për të krijuar iluzione te lexuesi.

Lexuesi e ka ndjenjën e së vërtetës dhe të realitetit dhe kërkon një letërsi të vërtetë dhe realiste. Ai di ta dallojë atë që shkruhet nën flakën e fantazisë së një shkrimtari, prapa së cilës flakë zvarriten hije mendimesh të shkapërdisura, zvarriten kapituj të mbështetur në rërë simbolesh e konvencionesh të errëta, të mbështetur në pajandime frazash me kuptime të paracaktuara, të dyfishta.

Romanin “Dasma”, unë e denoncova si një vepër të shkruar shumë larg metodës së realizmit socialist dhe të rënë nën ndikimin e artit dekadent. Nuk ngul këmbë që vetëm si them unë duhet të jetë dhe që vetëm unë duhet të kem plotësisht të drejtë, po sidoqoftë mendimet që kam shfaqur, jam në gjendje t’i mbroj gjer te presja dhe te pika e fundit kundër interpretimeve të shtrembra që u janë bërë. Atje unë nuk bej aluzione, por flas hapur, saktë dhe direkt, duke marrë në analizë të metat e romanit.

Diskutimi im është bërë me shkrim dhe ekziston si dokument. Le të merret ai në shqyrtim dhe le të thirrem unë që të jap llogari për ato që kam thënë atje. Jam i bindur gjer në vdekje se e drejta është me mua për sa i përket thelbit dhe qëllimit të kritikës sime kundrejt romanit “Dasma”, dhe gjithashtu për sa i përket çështjeve të veçanta më të rëndësishme që trajtoj unë në atë kritikë.

Unë jam punëtor dhe kam shtatëmbëdhjetë vjet që punoj me djersën e ballit. Kam punuar si minator, hekurkthyes, hidraulik, punëtor krahu në bujqësi, në ekspedita gjeologjike dhe në fabrika si teknik ndërtimi, në punime rruga–ura dhe vullnetar që në aksionet e para. Kështu në gjirin e klasës punëtore po kaloj gjithë rininë time. Ndokush mund të përmend babanë tim të pushkatuar. Megjithatë, prapë se prapë, unë jam punëtor. Mua nuk më ka rritur dhe nuk më ka edukuar babai im, të cilin nuk e mbaj mënd dhe nuk e njoh, por më ka rritur dhe më ka edukuar klasa punëtore. Dhe në qoftë se duhet të flitet për atësinë time, unë jam bir i klasës punëtore i brumosur me idealet e saj. Unë vij drejt për së drejti nga zemra e kësaj klase.

Këtu jam rritur që kur isha fëmijë i njomë, këtu njoha gëzimet dhe hidhërimet e jetës, këtu mësova të shkruaj, të dashuroj dhe të urrej, këtu gjeta frymëzimin, heronjtë, gjuhën, subjektet dhe motivet. Pavarësisht nga gabimet e mia të mundshme, pavarësisht pastaj nga antipatia dhe opinion i keq që mund të kenë persona të veçantë kundrejt meje, unë mbetem gjer në fund bir i klasës punëtore dhe i Partisë së saj të punës. Në qoftë se ka njerëz që e kanë ndërgjegjen flori kundrejt klasës punëtore dhe kundrejt partisë, unë jam nga ata që e kanë margaritar. Unë kam dhënë prova për këtë, në çfarëdo kushtesh që jam vënë, kam dhënë prova në punën dhe qëndrimin tim si njeri, si qytetar dhe si punëtor kam dhënë prova me veprën time modeste letrare, ku pasqyrohet shpirti im, mendimi im, qëndrimi im ndaj çështjeve të popullit dhe të socializmit.

I dashur shoku Enver.

Unë e kuptoj mirë domosdoshmërinë për të zhvilluar luftë ndaj armikut të klasës, si dhe mprehjen e vigjilencës në kushtet aktuale të thellimit të revolucionit tonë, por njëkohësisht e di se Partia nuk gjykon thjeshtë në bazë të konceptit patriarkal të gjakut dhe nuk mund të më dënojë mua për babanë tim. Unë dua të gjykohet për jetën time. Le të më bjerë mbi kokë dënimi më i rreptë i Partisë dhe i popullit, në qoftë se kam devijuar nga çështja e Partisë dhe popullit dhe në qoftë se këtë e kam bërë me ndërgjegje dhe me qëllim, po kot së koti, pa faj, jam i bindur se nuk do të dënohem nuk do flakem tutje. Me këtë ndjenjë të palëkundur bindje dhe besimi, ju drejtohem juve që jeni njeriu më i dashur dhe më i drejtë për të gjithë ne.

Pse t’ua fsheh, shoku Enver? Jam në një gjendje të rëndë, plot ankth dhe dëshpërim dhe më duket sikur më kanë mbetur vetëm dy rrugë në jetë: ose të më jepet përsëri e drejta e botimit, e drejta që t’i shërbej çështjes së Partisë dhe popullit, ose të hidhem nën rrotat e trenit, se nuk duroj dot që të vegjetoj kot, në një jetë pa kuptim, larg problemeve të mëdha të kohës, larg artit tim.

Mbetem në pritje me shpresën tek ju.

Këtë mbrëmje të vitit tëri, ju uroj jetë të gjatë dhe forca të reja, ju uroj të jetoni edhe më shumë se 60 vjet të tjera.

Me respekt të thellë

Bilal Xhaferr Hoxha

Kullë 31.12.1969

(Shënimi i Enver Hoxhës mbi letrën e Bilal Xhaferrit: Ndonjë autokritikë …nuk bën pse lakrat që ka në kokë, për të cilat drejt është kritikuar, dhe jo se i bën kritika “Dasmës”.

Si shumë e nënvlerëson çështjen e babës, çështje që del gjerësisht e kritikuar te pjesa për “Dasmën” për ideologji…As që vlen t’i përgjigjesh

Enver

Arkivi Qendror i Shtetit. Po aty. Fondi 14. Ap. Komitetit Qendror të PPSH-së, (Struktura) Dosja 584-585. Viti 1967, 1969. Fl. 1-180-214

Zbulohet plani i Rusisë për paqen në Siri

0

Rusia, sipas një dokumenti që po qarkullon në Kombet e Bashkuara, planifikon të propozojë një proces të reformës kushtetuese në Siri, që do të zgjasë 18 muaj dhe do të pasohet me zgjdhjet e parakohshme presidenciale.

Dokumenti nuk thotë nëse presidenti sirian, Bashar al-Assad, duhet të mbetet në pushtet gjatë asaj kohe.

Ai thotë se “presidenti i Sirisë nuk do të drejtojë komisionin kushtetues” dhe se procesi i reformës do të udhëhiqet nga një kandidat, për të cilin bien dakord të gjitha palët.

Rusia pritet të dalë me propozimet e saj gjatë bisedimeve për krizën në Siri, që do të mbahen të shtunën në Vjenë.

Rreth 20 vende dhe grupe ndërkombëtare pritet t’i ndjekin këto bisedime që objektiv kryesor kanë armëpushimin midis forcave të Assadit dhe atyre opozitare.

Konflikti në Siri ka nisur qysh në mars të vitit 2011.

Mbi 250,000 njerëz kanë humbur jetën, ndërsa miliona të tjerë janë zhvendosur.

S’ka UNESCO me politikanë të korruptuar

0

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Glauk Konjufca, ka thënë se nuk mund të ketë normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, nëse dy palët nuk e njohin njëra-tjetrën si të barabartë.

Sipas tij, Kosova nuk po përfiton asgjë nga dialogu i Brukselit, prandaj duhet të ndërpritet menjëherë.

Ai në një intervistë për gazetën “Zëri” ka thënë se rezultati i negociatave do të jetë integrimi i mëtutjeshëm i Serbisë në mekanizmat ndërkombëtarë, veçanërisht në BE, si dhe shtrirja e mëtutjeshme e kontrollit të saj brenda Kosovës, përmes “Zajednicës”.

Sipas tij, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tani duhet të vendosë se kujt do t’i qëndrojë besnikë: qytetarëve dhe Republikës së Kosovës, apo Serbisë. /Zëri/

Raporti i Progresit i sheh dy qeveri në Kosovë

0

Atë që kaherë e kanë thënë njohës të raporteve politike në Kosovë dhe analistë politikë, në një mënyrë e ka konfirmuar edhe Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2015 se në këtë mandat Kosova po qeverisët praktikisht nga dy qeveri, njëra e përbërë nga ministrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në krye me Isa Mustafën – kryeministër dhe tjetra nga ata të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në krye me Hashim Thaçin – zëvendëskryeministër.

Raporti i Progresit për vitin 2015, i cili nxjerrë në pah mungesën e bashkëpunimit të ministrave nga PDK-ja dhe LDK-ja, tregon se Kosova po qeveriset nga dy kryeministra në aspektin e interesave personale, madje vërehet që në shumë raste Kosova gati që udhëhiqet nga dy qeveri, njëra e përbërë nga ministrat e LDK dhe tjetra nga ata të PDK-së.

“Bashkëpunimi i kufizuar nga ministritë e udhëhequra nga PDK edhe ato nga LDK në shumë raste ka penguar efikasitetin në arritjen e përparimit në pikat kryesore të qeverisjes. Qeveria duhet të mbërrij afatet kohore të vendosura për strategjitë dhe planet e ndryshme të punës, me një koordinim më të mirë dhe përmirësim të komunikimit mes partnerëve të koalicionit”, rekomandon Raporti i Progresit i Komisionit Evropian, i cili është bërë publik të martën.

Sipas njohësve të çështjeve politike në vend, Raporti i Progresit i KE për Kosovën tregon të vërtetën e koalicionit të brishtë bashkëqeverisës në mes të LDK-së dhe PDK-së, siç do ta cilësonte populli një “marrëdhënie martesore” me sjellje dhe veprime “secili shah në vete”.

Politikologu Albinot Maloku tha për KosovaLive se Raporti i Progresit lidhur me këtë bashkëpunim të limituar të ministrive të LDK-së dhe PDK-së, nuk nxjerr asgjë të re me këtë vlerësim.

“Bashkimi në një koalicion qeveritar mes LDK-së e PDK-së asnjë herë nuk ka qenë natyrshëm mbi bazën e afërsisë së tyre ideore, programore e edhe historike. Në koalicionin aktual, LDK-ja nuk e ka filluar bashkëpunimin për ta ecur përpara vendin bashkë me PDK-në, por kryekëput për të mos ngelur opozitë e jashtë pushtetit. PDK-së i ka konvenuar ky lloj i koalicionit në të gjitha rrafshet, kurse LDK-së do t’i kushtojë rëndë”, vlerëson Maloku.

Sipas tij, LDK-ja shpreson që në zgjedhje ta “blej” votën nga të rehatuarit e LDK-së nëpër institucionet e ndryshme shtetërore të Kosovës.

“Për dallim nga LDK-ja që gjithmonë ka ‘ulërit’ jo koalicionit me PDK-në dhe për shkak të pushtetit iu është ngjitë asaj në çdo rast, PDK-ja, jo vetëm për LDK-në, por për asnjë subjekt politik nuk ka pas vija të kuqe bashkëpunimi për ta drejtuar vendin e për të qenë në pozitë”, theksoi Maloku.

Mosbashkëpunimi në nivele të ministrive, sipas tij, edhe nëse ata nuk e durojnë njëri-tjetrin, është i dëmshëm.

“Fatkeqësisht, ministritë e drejtuara qoftë nga PDK-ja ose LDK-ja janë bërë ‘klube’ të të rehatuarve të këtyre subjekteve politike, duke e shkel çdo kuadër profesional që mund ta ketë vendi e që nuk janë pjesë e këtyre ‘klubeve’ në ndonjë formë”, potencoi Maloku.

Duke vlerësuar Raportin e Progresit, analisti Haki Abazi ka thënë se me rezultatet e publikuara të martën “mbetesh në klasë dhe ta ndërrojnë shkollën”.

“Përveç polarizimit të skajshëm deri në fyerje, injorancë e armiqësi ndaj opozitës, raporti gjithashtu tregon të vërtetën për marrëdhënien martesore LDK-PDK. ‘Secili shah në veti’ do të thoshte ajo halla e Reçakut. Nuk ju ka mbet tjetër veç me fut fotografinë me Dacic-in në kornizë të arit”, ka thënë Abazi.

Edhe analisti Blerim Burjani tha për KosovaLive se ky koalicion të gjitha interesat i ka të ndara në dysh.

“Sa i përket ministrive ato funksionojnë si ‘principata’, secila me interesa të veta partiake. Ka bashkëpunim sidomos kur duhet dërguar ambasadorë, apo njerëz nëpër borde”, tha Burjani.

Sipas tij, PDK dominon në vendimmarrje në Qeverinë e Kosovës dhe ka rol edhe në dialog.

“Kjo shihet edhe në herën e fundit në UNESCO, ku ishin tërësisht ministrat si dhe lideri i PDK-së”, tha Burjani.

Ai vlerëson se ekziston një komunikim i mirë për interesat personale të njerëzve të këtyre dy subjekteve, madje edhe në nivelin komunal./kosovalive/

Shqipëria kalon provën e FMN-së

0

Pas përfundimit të misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, kryetarja Anita Tuladhar largohet me një sërë këshillash për aksionin e ndërmarrë nga qeveria për anti-informalitetin. Gjatë dy javëve me diskutime, jo pa tensione, siç u pranua edhe nga ministri i Financave, Shkëlqim Cani, FMN miratoi, në nivel ekspertësh, dy këste kredie për Shqipërinë. Tuladhar u shpreh se diskutimet me qeverinë ishin produktive në rishikimin e pestë dhe të gjashtë të marrëveshjes me Shqipërinë dhe shtoi se FMN-në do të mbështesë reformat e ndërmarra.

“Ne kemi diskutuar për buxhetin dhe ajo që ne mbështesim është rritja e pëmbushjes së detyrimeve tatimore nga subjektet si dhe zgjerimi i bazës tatimore. Kjo do të shoqërohej dhe me masa të shoqëruara mirë, në mënyrë që të kishte më pak shtrembërime në sistem”, tha ajo, duke shtuar se nuk parashikon rritje të përgjithshme të tatimeve, por vetëm masa të synuara drejt. “Nga ana tjetër kemi synuar edhe rritje së cilësisë së shpenzimeve publike”.

Anti-informaliteti

Shefja e misionit të FMN-së ka kërkuar që aksioni kundër informalitetit të japë rezultate të ngjashme, si ato të dala nga reforma në sektorin energjetik. “Reforma në sistemin energjetik ka ndihmuar në konsolidimin fiskal dhe ka prodhuar kursime, që kanë hedhur themelin për një rritje më të fortë në periudhën afatmesme. Ajo reformë u shoqërua me masa, të cilat kanë pasur në fillim grupe të pambrojtura. Janë pikërisht lloji i masave që do të donim t’i shikonim të zbatoheshin”. Tuladhar foli për rëndësinë që do të merrte një zbatim i drejtë i masave nga ana e qeverisë, jo vetëm në buxhet, por edhe në nxitjen e investimeve.

“Përmirësimi i përmbushjes së detyrimeve tatimore nga ana e subjekteve është shumë i rëndësishëm, së bashku me zgjerimin e bazës tatimore dhe në këtë kuadër, ne mbështesim punën që bën qeveria në luftën kundër informalitetit. Sigurisht, ne theksojmë që këto masa duhet të shihen si masa të drejta dhe që bëhen me drejtësi, prandaj këshilla që i kemi dhënë ne qeverisë,është që të shikojë se cila është praktika më e mirë ndërkombëtare. Përmbushja e detyrimeve me drejtësi, do të përmirësonte dhe klimën e investimeve, që do të çonte në rritjen e investimeve të huaja”.

Përpos modelit që duhet të hauzojë apo të ndjekë qeveria, Tuladhar ngriti edhe shqetësimin për ndihmën apo udhëzimet që duhet të marrin tatimpaguesit. “Një këshillë tjetër është edhe përdorimi i shërbimeve të tatimpaguesve, në mënyrë që të ndihmohen tatimpaguesit, për të përmbushur detyrimet e tyre. Në përgjithësi, mund të them se përmirësimi i përmbushjes së detyrimeve tatimore, nga ana e subjekteve është shumë i rëndësishëm, jo vetëm për përmirësimin e uljes së deficitit buxhetor, por edhe krijimit të hapësirave në këtë buxhet për të bërë shpenzime që janë produktive për ekonominë”.

Parashikimet për buxhetin

Në raportin e saj, FMN shpall edhe parashikimet ekonomike të Shqipërisë për vitin e ardhshëm, si dhe reflekton me një sërë përgjigjesh për reformat e ndërmarra nga qeveria. “Sa i takon parashikimeve për zhvillimet ekonomike, rimëkëmbja ekonomike pritet të vazhdojë me një normë të rritjes së produktit të brendshëm bruto, që këtë vit pritet të arrijë 2.7 për qind, ndërsa kjo normë për vitin e ardhshëm pritet të jetë nga 3 deri në 3.5 për qind. Kjo rritje ekonomike do të nxitet nga vazhdimi i investimeve të huaja të drejtpërdrejta dhe nga rritja e kërkesës së brendshme, e mbështetur kjo dhe nga një rritje graduale e dhënies së kredive bankare. Sa i takon inflacionit, ai pritet që të mbetët i ulët, në nivelin 2 për qind, kjo për shkak të trysnive globale të ulëta, por edhe për shkak të produktit të prodhimit që vazhdon të jetë nën potencial. Sa u takon politikave, konsolidimi fiskal pritet të vazhdojë. Synimi për vitin e ardhshëm është që buxheti të arrijë një suficit primar prej 0.3 për qind të PBB-së, që ka për qëllim ofrimin e një hapësire të mjaftueshme për investime kapitale”, mbyllet raporti.

Reagime

Gent Sejko: Pasiguria e biznesit është arsyeja kryesore për kreditimin dhe konsumin. Duhet një konsensus politik për të përmirësuar klimën e biznesit. Kemi një plan masash për uljen e kredive me probleme dhe përmirësimin e regjistrit të kredive. Shqetësimi ynë kryesor është ruajtja e nivelit të borxhit dhe kjo është dakordësuar me Ministrinë e Financave. Ambienti i jashtëm mbetet sfidues. Banka ka vendosur të rrisë me tej stimulin monetar. Norma bazë e interesit u ul nga 2 për qind në 1.75 për qind. Me Eurobondin kosto e borxhit do të ulet. BSH angazhohet për ruajtjen e kahut aktual të politikave makroekonomike. BSH do të ruajë një politikë stimuluese monetare.

Shkëlqim Cani: Rritëm taksat për të shlyer detyrimet e prapambetura. U detyruam se duhet t’i shlyenim. Parashikuam ta bënin për 3 vjet, por i mbyllim brenda vitit të dytë. Në vitin 2016 realizojmë mosrritje taksash në totalin e vet, ndërkohë rrisim investimet. Iu thamë se fillojmë një reformë anti-informalitet dhe janë edhe 11 të tjera, të cilat ecin përkrah njëra-tjetrës pikërisht për të realizuar uljen e taksave, rritjen e pagave dhe rritjen e investimeve.

Të luftohet korrupsioni i nivelit të lartë

0

Sistemi gjyqësor i Kosovës ka mungesë të llogaridhënies dhe ballafaqohet me ndërhyrje politike, përderisa në fokus të vendit duhet të jenë edhe luftimi i korrupsionit të nivelit të lartë.

Kështu thuhet në Raportin e sivjetmë të Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën, i cili u publikua dje dhe jep kritika për institucionet e vendit për dështime në fusha të ndryshme.

Sipas këtij Raporti, vendi ka shënuar pak përparime në rrafshin ekonomik, duke e potencuar shkallën e lartë të papunësisë dhe rritjen ekonomike, e cila është më e ulëta në dhjetë vjetët e fundit.

Komisioni Evropian, po ashtu, ka qenë kritik ndaj vendimit të partive parlamentare në Kosovë për bllokimin e punës së Kuvendit, duke potencuar faktin se Kosova nuk ka kohë për të humbur.

Në anën tjetër, Kosova është vlerësuar se ka arritur progres me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit (MSA), votimin e amendamenteve kushtetuese për themelimin e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale dhe për zhvillimin e dialogut me Serbinë në Bruksel. /Zëri/

Skandaloze: Ramadan Muja ‘zëvendëson’ Nexhat Çoçajn me nipin e tij

0

Kryetari i Prizrenit Ramadan Muja, drejtues të përkohshëm të Drejtorisë së Arsimit në Prizren, ka caktuar nipin e tij, Simir Krasniqin.

Krasniqi do të zëvendësojë përkohësisht drejtorin e paraburgosur Nexhat Çoçaj.

Ndërkaq, partitë opozitare kanë akuzuar kryetarin Ramadan Muja, për këtë veprim skandaloz.

“Emërimi si ushtrues detyre i Simir Krasniqit nipit të Ramadan Mujës ma forcon bindjen edhe më shumë, se ky pushtet, jo vetëm që u bë i pakënaqshëm për qytetar, por tani është bërë tepër i rrezikshëm për të ardhmen e fëmijëve tanë”, thotë kuvendarja e VV-së Drita Millaku.

“Këtë degradim që po ia bën Ramadan Muja qytetit të Prizrenit e veçanërisht arsimit me dekada nuk do të mund të rregullohet”.

“U.D Simir Krasniqi (nipi i Ramadan Mujës)është përgjegjësi kryesor që një shkollë dikur me nam “Luciano Matroni” ta degradojë duke pranuar mësimdhënës pa konkurs dhe pa tituj profesional”.

“Tani këtij nipi iu besua ta udhëheq jo vetëm shkollën por gjithë DKA – në. Kjo është skandaloze !”.
“Suspendimi e jo shkarkimi nga detyra e DKA-së Nexhat Çoçaj, tregon se Ramadan Muja është i involvuar në këtë katrahurë”,shprehet Millaku.

Rreth këtij emrimi ka reaguar edhe Dega e LDK-së në Prizren.

“Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren shpreh shqetësimin për papërgjegjësinë ligjore në emërimin e përgjegjësve të Drejtorisë së arsimit në Prizren nga Kryetari i Komunës”, thuhet në reagimin e LDK-së.

“Si në rastin personal, kur ai u dënua nga gjykata, e patë zbuluar një mundësi të veçant; vetë-pezullimin nga detyra e Kryetarit të Komunës!”.
“I njëjti edhe në rastin e arrestimi të Nexhat Çoçaj´në Drejtorin e Arsimit, ka vendos të bëj një tjetër zbulim, akoma edhe më të çuditshëm!

“Ramadan Muja për përgjegjës në DKA ka zgjedhë Simir Krasniqin, nipin e tij, një person që tash e sa vite ishte i emëruar drejtor i Shkollës së Mesme të Mjekësisë në Prizren”, thuhet në reagimin e LDK-së në Prizren./PrizrenPress.com/

Rrëfehet Dritan Prifti

0

Në një rrëfim ndryshe, ish-ministri dhe ish-deputeti i LSI-së, Dritan Prifti flet sonte në orën 20:00 në SYRI.net. Gjatë intervistës së dhënë për gazetarin Çim Peka, Prifti do të flasë për dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë, Nasip Naços, raportet e Metës dhe Ramën, dosjet e pretenduara që ka për Ilir Metën dhe për herë të parë Dritan Prifti për aferën e tij seksuale pak kohë më parë.

Kur ndodhi dhe kush e përgjoi? Si janë raportet në familjen e tij pas kësaj videoje.

Të gjitha përgjigjet për këto pyetje, e të tjera ndiqni mbrëmjen e sotme në orën 20:00 intervistën e dhënë nga Dritan Prifti për SYRI.net.

Prokuroria kërkon burg të përjetshëm për autorin e vrasjes së dy turistëve çekë

0

Prokuroria e Shkodrës ka kërkuar sot, burg të përjetshëm për autorin e vrasjes së dy turistëve çekë, Sokol Mjacaj. Ndërkohë, Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka shtyrë për më 16 nëntor vendimin.

20-vjeçari akuzohet për ngjarjen e ndodhur më 3 korrik të këtij viti, kur ai qëlloi me kallashnikov dy çiftin nga Çekia, Michael Svatos dhe Anna Kasinova.

Gjatë seancës të mbajtur më 3 nëntor, Mjacaj ka kërkuar mëshirë duke thënë si kishte vrarë turistët për ekonomike. Ndërkohë, ai kërkoi edhe gjykim të shkurtuar por kjo kërkesë u rrëzua nga Gjykata e Shkodrës.