Të luftohet korrupsioni i nivelit të lartë

Sistemi gjyqësor i Kosovës ka mungesë të llogaridhënies dhe ballafaqohet me ndërhyrje politike, përderisa në fokus të vendit duhet të jenë edhe luftimi i korrupsionit të nivelit të lartë.

Kështu thuhet në Raportin e sivjetmë të Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën, i cili u publikua dje dhe jep kritika për institucionet e vendit për dështime në fusha të ndryshme.

Sipas këtij Raporti, vendi ka shënuar pak përparime në rrafshin ekonomik, duke e potencuar shkallën e lartë të papunësisë dhe rritjen ekonomike, e cila është më e ulëta në dhjetë vjetët e fundit.

Komisioni Evropian, po ashtu, ka qenë kritik ndaj vendimit të partive parlamentare në Kosovë për bllokimin e punës së Kuvendit, duke potencuar faktin se Kosova nuk ka kohë për të humbur.

Në anën tjetër, Kosova është vlerësuar se ka arritur progres me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit (MSA), votimin e amendamenteve kushtetuese për themelimin e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale dhe për zhvillimin e dialogut me Serbinë në Bruksel. /Zëri/

Më Shumë

Biblioteka e Prizrenit shënon 1 Qershorin me aktivitet festiv për fëmijë

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kopshti “Perspektiva”, në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit të Prizrenit, organizoi një aktivitet të...

Drejtoria e Arsimit në Prizren shpall konkursin për bursa për studentët

Drejtoria Komunale e Arsimit në Komunën e Prizrenit ka shpallur konkursin për ndarjen e bursave për studentët e kësaj komune për vitin akademik 2025/2026. Sipas...

Lajmet e Fundit