Home Blog Page 6915

VV dorëzon 80 kallëzime penale për ndërhyrjet e Policisë

0

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje do të dorëzojnë rreth 80 Kallëzime Penale kundër intervenimit të Policisë së Kosovës në zyrat e subjektit më 28 nëntor.

“Ato kanë të bëjnë me intervenimin e Policisë së Kosovës në zyrat e kësaj partie, kur arrestoi ish liderin e saj e deputetin Albin Kurti, i cili ishte ani pse kishte urdhërarrest, ishte paraqitur në Manifestimin e opozitës kundër Marrëveshjeve me Serbinë e me Malin e Zi, për Asociacionin e Komunave me shumicës serbe, përkatësisht demarkacionin”, është thënë në njoftimin paraprak të VV-së.

Opozita: Më 9 janar, fundi i Qeverisë ‘Mustafa’

0

Partitë opozitare po përgatiten që protesta e paralajmëruar për 9 janar të vitit të ardhshëm të jetë më masivja, me ç’rast, sipas tyre, do të përfundojë edhe qeverisja e Isa Mustafës, njësoj siç i përfundoi pas protestave të këtij fillimviti edhe ish-ministrit për Komunitete dhe Kthim, Aleksandër Jabllanoviq.

Më 9 janar 2016, tri partitë opozitare, Lëvizja “Vetëvendosje”, AAK dhe “Nisma për Kosovën”, kanë paralajmëruar organizimin e një proteste gjithëpopullore për të kundërshtuar marrëveshjet me Serbinë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe atë për Demarkacionin me Malin e Zi.

Opozitës këto ditë i janë shtuar shpresat se një numër i madh i qytetarëve do t’i përgjigjen ftesës së tyre për të protestuar, të cilët janë të pakënaqur me këtë koalicion qeverisës jo vetëm për shkak të këtyre marrëveshjeve të dëmshme për vendin, por edhe tashmë kur u konfirmua se nuk do të ketë liberalizim të vizave për Kosovën nga Bashkimi Evropian, ndonëse në anën tjetër, Serbia është shpërblyer me fillimin e negociatave me BE-në. /Zëri

Hoxhaj: Thaçi president, PDK me lider të ri (Video)

0

Mund të ketë vota kundër, por Hashim Thaçi do të bëhet president në muajt e parë të vitit të ardhshëm.

Këtë bindje e ka bashkëpartiaku i tij, Enver Hoxhaj, që aktualisht është në pozitën e nënkryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Në emisionin ‘Politikë’ me Sejdi Demirin, Hoxhaj ka deklaruar se ardhja e Thaçit në krye të shtetit do ta mbush Presidencën me lidership, për sa kohë që PDK-në do ta shtyjë në zgjedhje të një lideri të ri.

Hoxhaj beson se Partia Demokratike ka mjaft figura që mund të jenë liderë, por personalisht ka mohuar ta ketë synim postin e kryetarit të kësaj partie. /Tribuna Channel

Begaj: Të gjitha luftërat bëhen për tokë, qeveritarët tanë po falin

0

Kryetari i Malishevës Ragip Begaj, sot në manifestimin për Republikën, tha se të gjitha luftërat bëhen për tokë.

“Lufta nuk është bë asnjëherë për njerëz, por është bërë për tokë, ndërsa qeveritarët tonë po ja falin 9 mijë hektarë Malit të Zi”, tha Begaj, raporton Kallxo.com.

Opozita e bashkuar në Malishevë: Bac nuk u kry!

0

(E plotësuar) Liderët e opozitës, Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, kanë deklaruar në Malishevë se manifestimet që po mbahen kundër Asociacionit për komunat serbe dhe demarkacionit me Malin e Zi janë për të kundërshtuar Serbinë në Kosovë dhe ata të cilët duan ta sjellin atë këtu.

Duke iu drejtuar pjesëmarrësve që janë mbledhur në sheshin “Adem Jashari” në këtë qytezë, kryetari i Nismës tha se janë këtu për të njoftuar qytetarët me rrezikun që kanoset vendi me këto dy marrëveshje.

“Ne nuk po bëjmë kërkesa partiake por kërkesa për të ndalë Serbinë që të kthehet në Kosovë. Tash është koha t’i thuhet jo kësaj se më pas do të jetë vonë”, tha Limaj.

Ndërsa kryetari i VV-së, Visar Ymeri tha se janë mbledhur në këtë shesh për të treguar se “Baci Adem nuk u kry, nuk u kry se po donë që Serbinë ta kthejnë në Kosovë.

“Të gjithë qytetarët i thonë Jo këtyre marrëveshjeve por Thaçi dhe Mustafa po i thonë Po, pasi që ata thonë se kështu po thotë Vuçiqi”, tha Ymeri.

Ndërsa lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se Kosova e do lirinë për të gjithë edhe për pakicat, por jo për që Serbia të kthehet në Kosovë.

Ai tha se ka kaluar koha kur janë dhënë tokat e Kosovës për Ballkanin.

“Kosova nuk do t’i jap askujt toka dhe këto dy marrëveshje nuk kalojnë”, tha Haradinaj në Malishevë. /lajmi.net

Nis manifestimi i opozitës në Malishevë

Tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje!, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës( AAK) dhe Nisma për Kosovën ka nisur manifestimin në qytetin e Malishevës  për të kundërshtuar dy marrëveshjet, Asociacioni i komunave serbe dhe demarkacioni i kufirit me Malin e Zi.

Në këtë manifestim po marrin pjesë tre liderët e opozitës, Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj.

Opozita ka mbajtur edhe një ditë më parë manifestim në Pejë në kundërshtim të këtyre dy marrëveshjeve.

Malisheve-maifestimi i opozites

Prizreni, një ndër qytetet më të lashta të Evropës juglindore (Video)

0

Qyteti i Prizrenit, i cili gjendet në pjesën jugperëndimore të Kosovës, në bazë të të dhënave arkeologjike, është një ndër qytetet më të vjetra të Evropës juglindore e më gjerë.

Të dhënat arkeologjike lënë të kuptojnë se ky territor ishte i banuar që nga antika ku njihej me emrin Theranda, në gjeografinë në shekullin e dytë para Krishtit.

E në këtë trevë banonte një popullsi dardane.

Në shekullin V para Krishtit, përmendet emri Peterzen.

Në vitin 1919, qyteti i Prizrenit ishte seli e Ipeshkvisë Bizantine.

Gjatë shekullit XII deri në shekullin XIV, në këto treva u vendosën prestarët e popullsisë sllave.

Në kohën e sundimit të mbretërve Dushan dhe Urosh, Prizreni herë pas here ishte selia e mbretërisë së tyre.

Për më shumë, ndiqeni kronikën të përgatitur nga “Zëri”, për historinë e qytetit të lashtë të Prizrenit.

Kuvendi e kryen për sivjet

0

Kuvendi i Kosovës ka mbyllur punimet për këtë vit, me seancën e fundit që deputetët e Pozitës kanë mbajtur në sallën alternative dhe me deputetët e Opozitës që nuk janë lejuar të hyjnë aty.

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka lexuar emrat e anëtarëve të rinj të Bordit të AKP’së, ndërsa deputetët kanë votuar për këtë renditje të anëtarëve, me 64 vota për, 6 kundër dhe 3 abstenime.

Për bordin e AKP-së, Kuvendi ka miratuar këtë anëtarësi të Bordit të ri të AKP-së: Petrit Gashin kryesues, Hasime Mazreku anëtare, Hamdi Jaha anëtar, Skender Komoni anëtar, Ismajl Januzi anëtar, Haxhi Arifi anëtar, Ranko Gjokiq anëtar dhe Bajram Zejnullahu anëtar.

Veseli ka shpallur të mbyllur punimet e seancave të Kuvendit të Kosovës për këtë vit, ndërsa ka uruar që vitin e ardhshëm të ketë seanca më të qeta.

Thaçi: BE po fyen kosovarët

0

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar edhe një herë për vonesat që i bëhen Kosovës për liberalizimin e vizave, duke e quajtur provokim nga lidershipi në Bruksel – të cilët, sipas tij, duhet t’i japin fund trajtimit diskriminues ndaj Kosovës.

Në seancën e Kuvendit, ai ka deklaruar se Kosova ka 111 njohje dhe është anëtarësuar në shumë organizata ndërkombëtare.

“Jemi shumë mirënjohës ndaj BE-së për nënshkrimin e MSA-së”.

“Por, dua të them me përgjegjësinë më të lartë, sepse kemi kemi punuar për gjithë këto vite, që na takon e drejta të trajtohemi si europianë”.

Thaçi ka shtuar se këto vonesa të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën janë një provokim i rëndë dhe mungesë e vullnetit politik të lidershipit në Bruksel.

“Institucionet qëndrore dhe lokale kanë implementuar të gjitha kriteret e kërkuara. Është marrëzi të shtyhet ky proces, qoftë edhe për disa ditë, lere më për disa javë”.

“Qytetarët dhe institucionet janë lodhur me premtime shterpe. Këto vonesa janë të padrejta për Kosovën, por në të njëjtën kohë mund të nxisin reagime dhe përsëri të mbetemi fajtorë”.

“Mosnxjerrja e raportit të Kosovës për liberalizmin e vizave është fyerje direkte që u bëhet qytetarëve të Kosovës. Qytetarët kanë të drejtë ta ngrisin zërin e protestës për këtë vonesë”, ka deklaruar Thaçi.

Presidentja: Ju lutem, lini armiqësitë

0

Presidentja Atifete Jahjaga, në fjalën e saj para deputetëve në Kuvendin e Kosovës, ka konstatuar se vendi ndodhet në krizë të thellë politike dhe i ka lutur të gjithë që t’i kthehen dialogut dhe ta gjejnë konsensusin për të ecur tutje.

“Po ju drejtohem në njërin prej momenteve më kritike të demokracisë tonë parlamentare”, ka thënë Jahjaga, në fillim të fjalimit të saj vjetor.

Ajo ka rikujtuar se zgjidhja e vetme e krizës politike është dialogu, ndërsa ka bërë të qartë se forcën e argumentit nuk mund ta mundë gazi lotsjellës.

“Pareshtur i kam takuar individualisht dhe kolektivisht përfaqësuesit për të kërkuar dialog dhe çdo herë kërkesa ime është refuzuar apo kushtëzuar”.

“Forcën e argumentit nuk mund ta zëvendësojë gazi lotsjellës, por as demokracinë nuk mund ta reduktojmë në numra”.

“Kosova është më e rëndësishme se secili prej nesh. Qytetarët e Kosovës nuk na kanë borxh të sillemi kështu, duke sfiduar rendin dhe ligjin”.

“Qytetarët u bënë spektatorë të një dhunë të paparë. U sfiduan rënd rendi dhe ligji”.

Jahjaga ka deklaruar se ka ndjerë shqetësimin e qytetarëve lidhur me dy marrëveshjet e fundit me Serbinë dhe Malin e Zi dhe ka reaguar duke dërguar Asociacionin në Kushtetuese, kurse për Demarkacionin ka propozuar komision gjithëpërfshirës.

“Duhet besuar institucioneve që vetë i kemi krijuar”, ka thënë Jagjaha.

Dy persona rrahin tre të tjerë në Prizren, arrestohen

0

Në rrugën “Remzi Ademi” në qytetin e Prizrenit janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta tre meshkuj tjerë duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Policia bën të ditur se të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor dhe më pas janë liruar në kurim shtëpiak.

Me vendim të Prokurorit të dyshuari janë dërguar në mbajtje. /PrizrePress.com