10.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Presidentja: Ju lutem, lini armiqësitë

Presidentja Atifete Jahjaga, në fjalën e saj para deputetëve në Kuvendin e Kosovës, ka konstatuar se vendi ndodhet në krizë të thellë politike dhe i ka lutur të gjithë që t’i kthehen dialogut dhe ta gjejnë konsensusin për të ecur tutje.

“Po ju drejtohem në njërin prej momenteve më kritike të demokracisë tonë parlamentare”, ka thënë Jahjaga, në fillim të fjalimit të saj vjetor.

Ajo ka rikujtuar se zgjidhja e vetme e krizës politike është dialogu, ndërsa ka bërë të qartë se forcën e argumentit nuk mund ta mundë gazi lotsjellës.

“Pareshtur i kam takuar individualisht dhe kolektivisht përfaqësuesit për të kërkuar dialog dhe çdo herë kërkesa ime është refuzuar apo kushtëzuar”.

“Forcën e argumentit nuk mund ta zëvendësojë gazi lotsjellës, por as demokracinë nuk mund ta reduktojmë në numra”.

“Kosova është më e rëndësishme se secili prej nesh. Qytetarët e Kosovës nuk na kanë borxh të sillemi kështu, duke sfiduar rendin dhe ligjin”.

“Qytetarët u bënë spektatorë të një dhunë të paparë. U sfiduan rënd rendi dhe ligji”.

Jahjaga ka deklaruar se ka ndjerë shqetësimin e qytetarëve lidhur me dy marrëveshjet e fundit me Serbinë dhe Malin e Zi dhe ka reaguar duke dërguar Asociacionin në Kushtetuese, kurse për Demarkacionin ka propozuar komision gjithëpërfshirës.

“Duhet besuar institucioneve që vetë i kemi krijuar”, ka thënë Jagjaha.

Më Shumë

Moti sot me diell dhe vranësira

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës pritet të shtohen, ku ka mundësi të sjellin ndonjë reshje të...

Paralajmërimet e SBAShK-ut për grevë, Nagavci kërkon maturi

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci, ka kërkuar nga SBAShK-u të jenë të matur në deklarimet e tyre për protestë...

Lajmet e Fundit