Kuvendi e kryen për sivjet

Kuvendi i Kosovës ka mbyllur punimet për këtë vit, me seancën e fundit që deputetët e Pozitës kanë mbajtur në sallën alternative dhe me deputetët e Opozitës që nuk janë lejuar të hyjnë aty.

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka lexuar emrat e anëtarëve të rinj të Bordit të AKP’së, ndërsa deputetët kanë votuar për këtë renditje të anëtarëve, me 64 vota për, 6 kundër dhe 3 abstenime.

Për bordin e AKP-së, Kuvendi ka miratuar këtë anëtarësi të Bordit të ri të AKP-së: Petrit Gashin kryesues, Hasime Mazreku anëtare, Hamdi Jaha anëtar, Skender Komoni anëtar, Ismajl Januzi anëtar, Haxhi Arifi anëtar, Ranko Gjokiq anëtar dhe Bajram Zejnullahu anëtar.

Veseli ka shpallur të mbyllur punimet e seancave të Kuvendit të Kosovës për këtë vit, ndërsa ka uruar që vitin e ardhshëm të ketë seanca më të qeta.

Më Shumë

Recep Morina emërohet drejtor i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik të Mamushës

Recep  Morina është emëruar drejtor i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Mamushës. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Mamushës,...

Jurgen Uldedaj e mbron titullin e kampionit të botës, e rrah britanikun Nnmadi

Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj e ka mbrojtur titullin e kampionit të botës IBO duke e rrahur britanikun Austine Nnmadi. Edhe pse prisnim një fitore më...

Lajmet e Fundit