Home Blog Page 6924

Sërish gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës

0

Deputetët e Opozitës përsëri kanë hedhur gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Pas kësaj, kryetari i Veselit ka dhënë pauzë, duke kërkuar një takim me anëtarët e Kryesisë dhe kryetarët e grupeve parlamentare.

Limaj: Ky regjim vazhdon mos me reflektu

0

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, duke aluduar në pushtetin në Kosovë ka thënë se ky regjim vazhdon mos me reflektu.
“Ky regjim vazhdon mos me reflektu, ky regjim vazhdon me arrestu”, ka thënë Limaj.

Sipas tij, kjo është e pakapshme sidomos kur edhe nga Mali i Zi vijnë sinjale për gatishmëri për të negociuar (për demarkacionin). /Telegrafi/

Arrestohet Ismajl Kurteshi

0

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se sot rreth orës 8.45 është arrestuar deputeti i kësaj partie Ismajl Kurteshi.
“Ditët kur Kadri Veseli thërret për seancë të Kuvendit, janë shndërruar në ditë policore:
– Ora 08:45, Policia arreston, në shtëpinë e tij, deputetin Ismajl Kurteshi për ta dërguar në Gjykatë.
– Ora 09:00, Policët civilë mbikëqyrin vazhdimisht zyrat e grupeve parlamentare të opozitës.
– Ora 09:15, Policia nuk lejon deputetët e opozitës që të futen në Kuvendin e Kosovës, duke dashur që të kontrollojë ata detajisht. Një qeveri që me polici përpiqet të shtyp opozitën, është qeveri jolegjitime”, është shkruar në një postim të VV-së në Facebook.

Kurteshit iu ishte caktuar masa e burgut shtëpiak për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, por ky i fundit doli në manifestimin e fundit që Opozita organizoi në Gjilan, kësisoj duke thyer masën e caktuar nga Gjykata. /Telegrafi/

Kontroll i rreptë në Kuvend

0

Pothuaj dy orë pa fillimit të seancës plenare të kuvendit të Kosovës, deputetët kanë filluar të vijnë në hollin e tij.
Me ardhjen e hershme po prijnë sidomos deputetët e opozitës e bë veçanti ata të Vetëvendosjes.

Por të hershëm kanë qenë edhe pjesëtarët e sigurimit të Kuvendit.

Ata po kontrollojnë çdo cep të Kuvendit e edhe deputetët e tij.

Vetëvendosje ka paralajmëruar se do ta pengojë mbajtjen e seancës plenare e të Kuvendit e cila është paraparë të fillojë në orën 11.

Në ndërkohë po vazhdon mbajtja e mbledhjes së Kryesisë Kuvendit.

Në rrugët e Prishtinës nuk ka shumë kalimtarë.

Topalli dhe Ismaili në Kuvend

0

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes Faton Topalli dhe Fisnik ismaili janë në Kuvendin e Kosovës.
Ata të dy janë në arrest shtëpiak.

Të shtunën në protestën e opozitës kishte marrë pjesë edhe deputeti Ismail Kurteshi, raporton Koha.net.

Edhe ai është në arrest shtëpiak.

Zyrtarët lakmitarë të LDK-së, të nënshtruar ndaj SHIK-ut

0

Në përmbylljen e një viti të plotë të funksionimit të koalicionit PDK- LDK, pakënaqësitë me këtë koalicion joparimor po rriten edhe vetë brenda LDK-së, si partner në qeverisje.

Ky koalicion mendohet se është bërë në funksion të interesave të individëve dhe jo të elektoratit të partive politike dhe për këtë arsye kanë filluar lëvizje serioze brenda LDK-së, që në të ardhmen e afërt mund të ndikojnë në fillimin e dekompozimit serioz të këtij subjekti politik.

Lëvizje të reja në LDK po vijnë, e cila për shkak të synimit dhe lakmisë së kryetarit Mustafa, të mbetjes me çdo kusht në pushtet, që në fakt LDK-ja me këtë ambicie të individëve po e humb çdo cilësi të mirë, që i kishte mbetur nga koha e Rugovës, duke iu nënshtruar kështu ulët dhe krejtësisht përtokë SHIK-ut e PDK-së, shkruan Kosova Sot.

“Lëvizja e zyrtarëve në kohën e fundit nga subjektet politike të disa anëtarëve të tyre është një shenjë, e cila po rezulton në pakënaqësinë e politikëbërjes së partive të tyre. Rastet e fundit të reagimit të zyrtarëve të AAKsë në Podujevë dhe tani në Gjilan të LDK-së, japin sinjal se edhe vetë anëtarësia e çdo partie politike është vetëdijesuar dhe nuk dëshiron që të marrë njolla të këqija në historinë e kësaj faze të politikëbërjes”, shprehet Hertica. /Kosova Sot

Washingtoni Kosovës: Luftojeni korrupsionin!

0

Departamenti i Shtetit Amerikan (DASH) ka qëndrim të prerë lidhur me Kosovën, thotë se ajo duhet luftuar korrupsionin nga rrënjët, madje edhe nëse dikush është i përfshirë nga niveli i lartë duhet arrestuar dhe vuajtur dënimin në burg.

Kurse veprimet e opozitës i quan zhgënjyese. Hedhja e gazit në Parlament dhe veprimet në rrugë, djegien e veturave zyrtare dhe hedhjen e molotovit, e vlerësojnë prishje të rëndë të imazhit të vendit dhe komplikim të funksionimit të shtetit.

Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Zëri”, zyrtari i lartë i DASH-it, Tom Yadzdgerdi, ish- zëvendës i ambasadores Tina Kaidanow në Kosovë, tash përfaqësues i Byrosë për Çështje të Evropës Jug-Qendrore, tha se opozita ka të drejtë të kërkojë sqarime për marrëveshjet, por jo në këtë mënyrë që po shkatërron imazhin.

Kurse Qeveria po ashtu duhet të jetë më transparente me marrëveshjet e nënshkruara, në mënyrë që t’i qetësojë qytetarët e saj. Thotë se sekretari i Shtetit amerikan, John Kerry, erdhi në Kosovë për të dhënë mesazhe të qarta.

Ky zyrtar i lartë i DASH-it foli për pritshmëritë e Washingtonit nga Kosova, luftimin e korrupsionit, veprimet e opozitës, Asociacionin e Komunave Serbe, rolin e Beogradit, pasojat e emigrimit masiv të kosovarëve, Gjykatën Speciale, ekstremizmin fetar, etj. /Zëri

Opozita sërish bllokon seancën

0

Sot (e hënë), në orën 10:00, Kuvendi i Kosovës do ta mbajë seancën e radhës, në të cilën do të shqyrtohen 28 pika të rendit të ditës, mes të tjerash do të shqyrtohet në lexim të dytë edhe Projektligji për buxhetin e vitit 2016. Por, përfaqësuesit e tri partive opozitare, Lëvizjes Vetëvendosje!, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, kanë deklaruar për “Epokën e re” se nuk do të ndryshojnë qëndrim sa iu përket metodave që kanë përdorur deri më tani. Ata kanë thënë se nuk do ta lejojnë mbajtjen e seancës, pavarësisht se në këtë seancë do të shqyrtohet në lexim të dytë Projektligji për buxhetin e vitit 2016.

Zëvendëskryetarja e Komisionit për Buxhet dhe Financa nga radhët e PDK-së, deputetja Safete Hadërgjonaj, ka thënë për “Epokën e re” se pozita do ta gjejë mundësinë për ta kaluar buxhetin për vitin 2016, duke shprehur optimizëm se opozita këtë herë do të reflektojë pozitivisht.

“Ne do ta mbajmë seancën. Opozita do të kishte bërë mirë që më në fund të reflektojë pozitivisht, pasi veprimet të cilat janë duke ndodhur, edhe ajo e sheh se janë veprime jo në harmoni me ligjin dhe rregullat me të cilat veprojmë dhe punojmë aty”, ka thënë Hadërgjonaj, duke shtuar se nëse opozita vepron në mënyrë të njëjtë siç ka vepruar deri më tani, pozita do të bëjë përpjekje maksimale që ta mbajë seancën dhe ta miratojë në lexim të dytë Projektligjin për buxhetin e viti 2016.

“Shpresoj shumë se nuk do të ketë probleme të tilla siç ishin deri më tani, por nëse do të ketë, do të gjejmë mënyra për ta mbajtur seancën”, ka deklaruar Hadërgjonaj.

Frashër Krasniqi nga Lëvizja Vetëvendosje! ka thënë se deputetët opozitarë nuk do të lejojnë që Kuvendi ta aktrojë normalitetin, përderisa sovraniteti i Kosovës cenohet nga marrëveshjet e dëmshme të nënshkruara me Serbinë, nga “Zajednica” dhe nga tri marrëveshjet e tjera të 25 gushtit, si dhe nga marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi. Ai ka thënë se deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë për obligim ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit.

“Qeveria e Kosovës duhet sa më parë të tërhiqet nga marrëveshjet, ashtu që të mund të funksionojnë normalisht institucionet e Kosovës. Nëse Isa Mustafa në asnjë mënyrë nuk guxon të tërhiqet nga marrëveshjet, atëherë le t’i hedhë në referendum, ashtu që populli i Kosovës të vendosë për to. Nëse as referendumin nuk kanë guxim ta organizojnë, atëherë vendi duhet të shkojë në zgjedhje”, ka thënë Krasniqi.

Kurse Haki Shatri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka thënë se po të mos ishin problemet e tjera, ky subjekt politik nuk do të ishte sot kundër seancës, në të cilën do të shqyrtohet në lexim të dytë Projektligji për buxhetin e vitit 2016.

“Qëndrimi i Aleancës do të jetë i njëjtë. Ne s’kemi marrë pjesë në shqyrtimin e buxhetit dhe pozita e ka shqyrtuar buxhetin në mënyrë komode, pa opozitën. Po të kishte qenë gjendja normale, deputetët e AAK-së do të merrnin pjesë në seancë, ku do t’i jepnin vërejtjet dhe sugjerimet e tyre sa i përket buxhetit. Por meqë pozita nuk ka reaguar në kërkesat e opozitës, duke e mohuar çdo kërkesë tonën (opozitës), atëherë edhe ne jemi të gatshëm për të reaguar”, ka thënë Shatri, duke shtuar se i vetmi instrument që Qeveria e ka në dorë për t’i realizuar politikat e veta është buxheti. Ai ka thënë se në kushte normale opozita nuk pajtohet me atë buxhet.

I pyetur në rast se dështon të kalojë në lexim të dytë Projektligji për buxhetin e vitit 2016, a është e vetëdijshme opozita se Kosova rrezikon humbjen e 185 milionë eurove nga FMN-ja. Shatri ka thënë se ky është arsyetim i Qeverisë, vetëm për ta gjetur mënyrën e kalimit të buxhetit.

“Buxheti ka kohë për t’u miratuar. Janë edhe dy muaj pas vitit të ri, por këto janë arsyetime sa për ta tejkaluar buxhetin shpejt e shpejtë. Nëse i kanë 83 vota dhe nuk kanë gajle për ne, atëherë pse po na thërrasin”, ka deklaruar Shatri.

Po ashtu, edhe anëtari i Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike nga Nisma për Kosovën, Enver Hoti, ka thënë për “Epokën e re” se të gjitha përgjegjësitë për situatën e bllokuar në Kuvend i ka Qeveria.

“Ne nuk po e pengojmë seancën, por jemi duke i mbrojtur qëndrimet tona që janë në interes të republikës. Të gjitha përgjegjësitë i mban Qeveria, e cila ka krijuar këtë krizë politike për shkak të gabimeve të veta. Përgjegjësia bie mbi këtë Qeveri”, ka thënë Hoti.

Në rock koncertin e grupit “Gjurmët”, edhe Linda Lee Hopkins

0

Tashmë është paralajmëruar se në koncertin e 29 dhjetorit të rok grupit “Gjurmët”, që do të mbahet në Tiranë, do ti bashkëngjiten dhe shumë këngëtarë të mirënjohur nga Kosova dhe Shqipëria por edhe të ndërkombëtarë. Sipas këtij paralajmërimi, lë të kuptohet se ky do të jetë koncerti më i madh mbajtur së fundi në trojet shqiptare, duke pas parasysh përzgjedhjen e artistëve në këtë koncert.

Në Pallatin e Kongreseve do të ngjitet në skenë edhe Linda Lee Hopkins, Dritëro Nikci, Elina Duni, Bujar Berisha, Mc Kresha, Taste 2, Kastro Zizo, Zlatko Origjanski, Genc Salihu, Bojken Lako, Juliana Pasha, Vjoleta Zefi, Kamela Islamaj, Armaldo Kllogjeri, Alban Nimani, Xuxi, Dren Abazi, Andos, Oborri & Edona Vatoci, Donjeta Krasniqi, Rina Bilirdagu, Kori “Jordan Misja” dhe Grupi Plofonik. Koncerti do të përcillet nga orekstar simfonike e RTSH-së.

Dhjetë gratë më të fuqishme të trillit letrar

0

Nëse mendojmë për gratë që kanë pasur ndikim pozitiv dhe të qëndrueshëm në jetët tona e ndoshta jo vetëm për të fiksuarit e letërsisë, kuptojmë se shumë prej tyre janë të trilluar.

Për të gjithë rropamën e mungesës së karaktereve të forta femra në kulturën moderne, fatmirësisht ka disa vasha të pushtetshme dhe energjike që na kanë frymëzuar me fuqinë, vetëzbulimin dhe shkëlqimin e pabesueshëm gjatë viteve. Ju kemi sjellë dhjetë prej tyre, ato që mendojmë se jehojnë më thellë brenda nesh, por falë Zotit ka shumë zonja të tjera të forta në letërsi…

Xhejn Ejr, Xhejn Ejr

Një prej përfaqësimeve më të hershme të një personazhi femëror individualist, të zjarrtë dhe kompleks. Megjithëse vuan shumë, ajo gjithmonë mbështetet te vetja për t’i pasur këmbët në tokë. Ashtu siç ka shkruar edhe China Miéville, “Heroina e Charlotte Bronte-s lartësohet mbi ata përreth saj, moralisht, intelektualisht dhe estetikisht; ajo është krejt e admirueshme dhe imponuese. Kurrë e shtirur, pavarësisht atmosferës së saj gotike, ajo i heq një bisturi lëkurës së përditshmërisë.

Hermione Granger, Saga e“Harry Potter”-it

Në librat e Harry Potter-it, Hermione-a nis si një e gjithëdijshme e padurueshme, lulëzon në një bukuroshe inteligjente që nuk vuan nga të marrët (përveç Ron-it) dhe përfundon si ngjitësi që mban të gjithë operacionin në këmbë. Durimi dhe inteligjenca absolute ( shto edhe faktin që është e vetmja që ka lexuar Hogwarts: Një histori) i shpëton dy shokët e saj çdo herë dhe është e vetmja nga të tre që nuk thyhet nga krizat. Inteligjenca shpesh përkthehet në fuqi, por vetëm kur ushtrohet nga një dorë e qëndrueshme dhe Hermione-a rastis t’i ketë të dyja si edhe dhembshuri për më tepër. Kjo është lloji i vajzës që na duhet!

Gruaja e Bath-it, rrëfenjat e Canterbury-it

Chaucer –i nuk e kishte në plan ta bënte gruan e Bath-it personazh aq të madh, sa ç’e bëri në të vërtetë. Skicat e hershme tregojnë se roli i saj ishte planifikuar të ishte i vogël dhe më shumë njëpërmasor, por diku nëpër rreshta, Chaucer–i u dashurua me krijimin e tij femëror dhe prologu i saj përfundoi të ishte dyfish më i gjatë sesa rrëfenja e saj. Gruaja e Bath-it është e turpshme dhe epshore – por pas të gjitha anekdotave të pista, ajo ka ngritur argumentin për dominimin femëror dhe për të drejtën e gruas për të pasur kontroll mbi trupin e saj, duke përdorur aftësinë e saj të retorikës njëherazi për të nënvizuar dhe për të sulmuar traditat antifeministe të kohës. Nuk tingëllon edhe aq e dalë mode si për letërsi të shekullit të 14.

Katniss Everdeen, trilogjia “Lojërat e urisë”

Sigurisht Katniss na mërzit deri në fund me llomotitjet dhe ankesat e saj lidhur me djemtë, por çdo vajzë që shtie si ajo meriton një vend në këtë listë. Pa përmendur faktin se ajo i ka mbijetuar jo vetëm njërit po dy prej luftimeve deri në vdekje me 24 njerëz, një prej të cilëve ishte hartuar posaçërisht për ta vrarë ata. Sa për ta përmendur.

Hester Prynne, Letra e Scarlet-ës

Megjithëse Hester Prynne, e cila është dënuar nga fqinjët e saj puritanë se ka një fëmijë jashtë martese, ndonjëherë shihet si viktima, ajo ia del të mbijetojë me dinjitet dhe besim, që mendojmë se e bën atë shumë të pushtetshme. E kanë përshkruar si e para dhe më e rëndësishme protagoniste femër e letërsisë amerikane. Ajo është trupëzimi i kontradiktave të thella: E keqe dhe e bukur, e shenjtë dhe mëkatare, konvencionale dhe radikale. Ajo mund të shihet si përmbushja e letërsisë së Hawthorne–it se çfarë ndodh kur gratë thyejnë kufijtë kulturorë dhe fitojnë pushtet personal.

Éowyn, Trilogjia “Zotëria i Unazave”

Megjithëse romanet e Tolkien–it nuk njihen për protagonistet femërore, kush mund të jetë më e fuqishme se një grua që ka vrarë mbretin magjistar të Angmar–it? Një vashë e zellshme për të mbrojtur bashkëfshatarët, ajo maskohet si burrë për të ndjekur shokët e saj në betejë. Djemtë e këqij duhet të tregojnë kujdes nga deklaratat e llojit “Asnjë burrë i gjallë nuk më vret dot!” , kur janë duke luftuar me zonja.

Lyra Silvertongue, trilogjia “His Dark Materials”

Jo vetëm që është një pjesë instrumentale në një luftë kozmike letrare, e padisiplinuara dhe kokëforta Lyra, e cila është 12 vjeç në fillim të trilogjisë, mund të bëjë diçka që askush tjetër nuk mundet: të lexojë Alethiometrin, që i tregon asaj të vërtetën e së tashmes dhe së ardhmes. Ajo ua fiton zemrat njerëzve që e rrethojnë përmes bindjeve të saj të forta dhe fiton emrin “Gjuha e argjendtë”, pasi përdori mjeshtëritë e saj për të budallallosur ata më të aftët. Në fund të fundit, fjalët janë armët më të fuqishme nga të gjitha.

Janie Crawford, sytë e tyre po shihnin Zotin

Një grua e pavarur, fuqia e Janie-t qëndron tek aftësia e saj për të qëndruar e patundur, pavarësisht se çfarë jeta i hedh përpara dhe duke mbajtur dinjitetin lart. Ajo i sfidon konvencionet se kush duhet të dashurojë kë dhe se çfarë të çon drejt një jete të lumtur, përvojat e çojnë atë në një udhëtim drejt vetërealizimit akut.

Hua Mulan, Balada e Mulanit

Megjithëse mund ta njihni Mulanin më mirë nga filmi i Disney-t, ajo është imagjinuar fillimisht në poemën kineze të shekullit të 6–të “Balada e Mulanit” dhe qysh prej atëherë është interpretuar në forma të ndryshme letrare dhe joletrare. Ndryshe nga versioni i Disney-t, që shfaq që vajzë të re që përpiqet të bëhet ushtar, figura tradicionale është ajo e një vajze të fortë 17-vjeçare, eksperte e arteve marciale dhe e armëve – gjëra që ajo i lë mënjanë, sepse ishte shumë e mençur për të qenë plotësisht e lumtur me jetën e saj si endëse. Ajo shkon në luftë në vend të të atit, fiton kudo dhe kthehet në shtëpi në jetën e saj normale. Jo ndonjë gjë e madhe.

Lisbeth Salander, saga “ Vajza me tatuazh dragoi”

Protagonistja e fuqishme femërore e kohës është gjithashtu një nga gratë më të forta në listë. Një hacker e nivelit botëror me një memorie fotografike, ajo gjithashtu është e mbijetuar nga një fëmijëri abuzimesh, që e bën atë një heroinë të ashpër antisociale me një dell të dhunshëm. E karakterizuar nga shumë si një “engjëll hakmarrës feminist” brutaliteti i Lisbeth-it nuk ka asgjë për të dëshiruar- por me siguri që ajo e çon punën në fund. /Gazeta Shqip