Home Blog Page 6925

Në rock koncertin e grupit “Gjurmët”, edhe Linda Lee Hopkins

0

Tashmë është paralajmëruar se në koncertin e 29 dhjetorit të rok grupit “Gjurmët”, që do të mbahet në Tiranë, do ti bashkëngjiten dhe shumë këngëtarë të mirënjohur nga Kosova dhe Shqipëria por edhe të ndërkombëtarë. Sipas këtij paralajmërimi, lë të kuptohet se ky do të jetë koncerti më i madh mbajtur së fundi në trojet shqiptare, duke pas parasysh përzgjedhjen e artistëve në këtë koncert.

Në Pallatin e Kongreseve do të ngjitet në skenë edhe Linda Lee Hopkins, Dritëro Nikci, Elina Duni, Bujar Berisha, Mc Kresha, Taste 2, Kastro Zizo, Zlatko Origjanski, Genc Salihu, Bojken Lako, Juliana Pasha, Vjoleta Zefi, Kamela Islamaj, Armaldo Kllogjeri, Alban Nimani, Xuxi, Dren Abazi, Andos, Oborri & Edona Vatoci, Donjeta Krasniqi, Rina Bilirdagu, Kori “Jordan Misja” dhe Grupi Plofonik. Koncerti do të përcillet nga orekstar simfonike e RTSH-së.

Dhjetë gratë më të fuqishme të trillit letrar

0

Nëse mendojmë për gratë që kanë pasur ndikim pozitiv dhe të qëndrueshëm në jetët tona e ndoshta jo vetëm për të fiksuarit e letërsisë, kuptojmë se shumë prej tyre janë të trilluar.

Për të gjithë rropamën e mungesës së karaktereve të forta femra në kulturën moderne, fatmirësisht ka disa vasha të pushtetshme dhe energjike që na kanë frymëzuar me fuqinë, vetëzbulimin dhe shkëlqimin e pabesueshëm gjatë viteve. Ju kemi sjellë dhjetë prej tyre, ato që mendojmë se jehojnë më thellë brenda nesh, por falë Zotit ka shumë zonja të tjera të forta në letërsi…

Xhejn Ejr, Xhejn Ejr

Një prej përfaqësimeve më të hershme të një personazhi femëror individualist, të zjarrtë dhe kompleks. Megjithëse vuan shumë, ajo gjithmonë mbështetet te vetja për t’i pasur këmbët në tokë. Ashtu siç ka shkruar edhe China Miéville, “Heroina e Charlotte Bronte-s lartësohet mbi ata përreth saj, moralisht, intelektualisht dhe estetikisht; ajo është krejt e admirueshme dhe imponuese. Kurrë e shtirur, pavarësisht atmosferës së saj gotike, ajo i heq një bisturi lëkurës së përditshmërisë.

Hermione Granger, Saga e“Harry Potter”-it

Në librat e Harry Potter-it, Hermione-a nis si një e gjithëdijshme e padurueshme, lulëzon në një bukuroshe inteligjente që nuk vuan nga të marrët (përveç Ron-it) dhe përfundon si ngjitësi që mban të gjithë operacionin në këmbë. Durimi dhe inteligjenca absolute ( shto edhe faktin që është e vetmja që ka lexuar Hogwarts: Një histori) i shpëton dy shokët e saj çdo herë dhe është e vetmja nga të tre që nuk thyhet nga krizat. Inteligjenca shpesh përkthehet në fuqi, por vetëm kur ushtrohet nga një dorë e qëndrueshme dhe Hermione-a rastis t’i ketë të dyja si edhe dhembshuri për më tepër. Kjo është lloji i vajzës që na duhet!

Gruaja e Bath-it, rrëfenjat e Canterbury-it

Chaucer –i nuk e kishte në plan ta bënte gruan e Bath-it personazh aq të madh, sa ç’e bëri në të vërtetë. Skicat e hershme tregojnë se roli i saj ishte planifikuar të ishte i vogël dhe më shumë njëpërmasor, por diku nëpër rreshta, Chaucer–i u dashurua me krijimin e tij femëror dhe prologu i saj përfundoi të ishte dyfish më i gjatë sesa rrëfenja e saj. Gruaja e Bath-it është e turpshme dhe epshore – por pas të gjitha anekdotave të pista, ajo ka ngritur argumentin për dominimin femëror dhe për të drejtën e gruas për të pasur kontroll mbi trupin e saj, duke përdorur aftësinë e saj të retorikës njëherazi për të nënvizuar dhe për të sulmuar traditat antifeministe të kohës. Nuk tingëllon edhe aq e dalë mode si për letërsi të shekullit të 14.

Katniss Everdeen, trilogjia “Lojërat e urisë”

Sigurisht Katniss na mërzit deri në fund me llomotitjet dhe ankesat e saj lidhur me djemtë, por çdo vajzë që shtie si ajo meriton një vend në këtë listë. Pa përmendur faktin se ajo i ka mbijetuar jo vetëm njërit po dy prej luftimeve deri në vdekje me 24 njerëz, një prej të cilëve ishte hartuar posaçërisht për ta vrarë ata. Sa për ta përmendur.

Hester Prynne, Letra e Scarlet-ës

Megjithëse Hester Prynne, e cila është dënuar nga fqinjët e saj puritanë se ka një fëmijë jashtë martese, ndonjëherë shihet si viktima, ajo ia del të mbijetojë me dinjitet dhe besim, që mendojmë se e bën atë shumë të pushtetshme. E kanë përshkruar si e para dhe më e rëndësishme protagoniste femër e letërsisë amerikane. Ajo është trupëzimi i kontradiktave të thella: E keqe dhe e bukur, e shenjtë dhe mëkatare, konvencionale dhe radikale. Ajo mund të shihet si përmbushja e letërsisë së Hawthorne–it se çfarë ndodh kur gratë thyejnë kufijtë kulturorë dhe fitojnë pushtet personal.

Éowyn, Trilogjia “Zotëria i Unazave”

Megjithëse romanet e Tolkien–it nuk njihen për protagonistet femërore, kush mund të jetë më e fuqishme se një grua që ka vrarë mbretin magjistar të Angmar–it? Një vashë e zellshme për të mbrojtur bashkëfshatarët, ajo maskohet si burrë për të ndjekur shokët e saj në betejë. Djemtë e këqij duhet të tregojnë kujdes nga deklaratat e llojit “Asnjë burrë i gjallë nuk më vret dot!” , kur janë duke luftuar me zonja.

Lyra Silvertongue, trilogjia “His Dark Materials”

Jo vetëm që është një pjesë instrumentale në një luftë kozmike letrare, e padisiplinuara dhe kokëforta Lyra, e cila është 12 vjeç në fillim të trilogjisë, mund të bëjë diçka që askush tjetër nuk mundet: të lexojë Alethiometrin, që i tregon asaj të vërtetën e së tashmes dhe së ardhmes. Ajo ua fiton zemrat njerëzve që e rrethojnë përmes bindjeve të saj të forta dhe fiton emrin “Gjuha e argjendtë”, pasi përdori mjeshtëritë e saj për të budallallosur ata më të aftët. Në fund të fundit, fjalët janë armët më të fuqishme nga të gjitha.

Janie Crawford, sytë e tyre po shihnin Zotin

Një grua e pavarur, fuqia e Janie-t qëndron tek aftësia e saj për të qëndruar e patundur, pavarësisht se çfarë jeta i hedh përpara dhe duke mbajtur dinjitetin lart. Ajo i sfidon konvencionet se kush duhet të dashurojë kë dhe se çfarë të çon drejt një jete të lumtur, përvojat e çojnë atë në një udhëtim drejt vetërealizimit akut.

Hua Mulan, Balada e Mulanit

Megjithëse mund ta njihni Mulanin më mirë nga filmi i Disney-t, ajo është imagjinuar fillimisht në poemën kineze të shekullit të 6–të “Balada e Mulanit” dhe qysh prej atëherë është interpretuar në forma të ndryshme letrare dhe joletrare. Ndryshe nga versioni i Disney-t, që shfaq që vajzë të re që përpiqet të bëhet ushtar, figura tradicionale është ajo e një vajze të fortë 17-vjeçare, eksperte e arteve marciale dhe e armëve – gjëra që ajo i lë mënjanë, sepse ishte shumë e mençur për të qenë plotësisht e lumtur me jetën e saj si endëse. Ajo shkon në luftë në vend të të atit, fiton kudo dhe kthehet në shtëpi në jetën e saj normale. Jo ndonjë gjë e madhe.

Lisbeth Salander, saga “ Vajza me tatuazh dragoi”

Protagonistja e fuqishme femërore e kohës është gjithashtu një nga gratë më të forta në listë. Një hacker e nivelit botëror me një memorie fotografike, ajo gjithashtu është e mbijetuar nga një fëmijëri abuzimesh, që e bën atë një heroinë të ashpër antisociale me një dell të dhunshëm. E karakterizuar nga shumë si një “engjëll hakmarrës feminist” brutaliteti i Lisbeth-it nuk ka asgjë për të dëshiruar- por me siguri që ajo e çon punën në fund. /Gazeta Shqip

Politika është argument i diskutimit

0

Ali Hertica

Aktorët politikë mund të marrin pjesë edhe në një këmbim të hapur dhe të ndershëm për mendime.Kjo vlen edhe për dy llojet e politikave që tani po zhvillohen në Kosovë për të krijuar politikë të përditëshëshme dhe krijuse.Flitet për rastet kur mendohet për një çështje,formohet një mendim për të parashtruar të tjerëve,dhe përpiqen se pikpamja e jote ka diqka të vërtetë në vetëveten e politikëbërjes.Njëkohësisht dëgjohen ato që thonë të tjerët,më qëllim që në qoftë se argumentet e tyre janë më të mira,të ndërrohet mendimi.

Kjo është një mënyrë e sjelljes që lidhet me politikën.Është e zakonshme të dëgjohësh,dhe të lehtë ta besosh,se politika ka pak të bëjë, ose aspak me diskutimin e qetë dhe serioz.Mirëpo ,këtu më tepër se kudo, duhet të rrish syhapur për të dalluar realitetin nga të thënat dhe përftyrimin për të.

Demokracia nuk është vetëm votim dhe tërheqje litari.Ajo është gjithashtu një sisitem që e bënë debatin një dukuri të përditshme.Debatet zhvillohen ngado,megjithëse pjesëmarrësit nuk dallohen gjithashtu për retorikën dhe aftësitë analitike,është e pamundur për ta që ta përmbajnë pyetjen ,,Pse mendohet kështu,,.

Politikanët demokratikë duhet t’i arsytojnë gjithmonë pikëpamjet e tyre.Për më tepër,ekziston një formë këmbimi i mendimeve ,të hapura dhe të ndershme ,ku edhe kjo mund të kishë ndodh me një nderëshmëri si debat filozofik në parlamentin e Kosovës në mes partive politike për mos ti ngulfatur proceset demokratike dhe jetën e qytatarëve të Kosovës.

Këto të gjitha janë një pjesë e politikës dhe lënë gjurmë në mënyrën e të mendurit të aktorëve të subjekteve politike.Shembuj përë këtë kemi nga idetë e filozofit Francez Zhak Zhan Rusosë, teoria matrialistike mbi shoqërin dhe historinë.Kur është qështja e njohurisë mbi mendimin e politikës ,kuptohet më mirë argumentet që përdoren në politikë,vëçenarishtë argumentet që përdorën për problemet e kushtetusë.Problemet kushtetuse tërhiqin vëmendjen e mendimtarëve pilitikë.

Në diskutimet ideologjike dhe politike dalin në formë të pastër të parimit dhe kushteve normative të politikës në qoftëse argumenti politikë i diskutimit është mbi normën e intelektualizmit ,ku zhvillohet në menyrë relative të lirë pa i përzirë synimet taktike dhe motivet e fshehura siqë i kem i nga liderët e partive politikë të politikës së Kosovës.

Kush po e kërkon shkarkimin e Isa Mustafës?

0

Elektorati i bashkuar Rugovian në Kosovë dhe Diasporë organizon peticion për largimin e kryetarit auktual, Isa Mustafa, nga kreu i LDK-së, thuhet në një njoftimin e Këshillit të iniciativës për Reformimin e LDK-së.

Sipas njoftimit, kërkohet shkarkimi i menjëhershëm i Isa Mustafës nga posti i kryetarit të LDK-së dhe prishja e koalicionit me PDK-në, raporton Indeksonline.

Lexoni njoftimin e plotë të Këshillit të Iniciativës për Reformimin e LDK-së:

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, elektorat besnik i LDK-së!
Ne, anëtarët dhe veprimtarët e LDK-së të viteve të 90-ta, nuk e kemi të lehtë të pajtohemi me realitetin e krijuar në partinë tonë pas vdekjes së liderit të saj, Dr. Ibrahim Rugova, sepse ne nuk jemi mësuar t’i themi të zezës e bardhë dhe anasjelltas, dhe as nuk mund t’i themi sot, as nesër dhe asnjëherë…!

Përkrahja jonë e vazhdueshme ndaj LDK-së, nuk ka qenë përkrahje ndaj një udhëheqësi të caktuar, nuk është sot dhe nuk do të jetë as në të ardhmen, sikurse që edhe kritikat nuk kanë të bëjnë kundër një individi të caktuar, por kundër një orientimi të gabuar politik. Pas shkuarjes në amshim të liderit historik, Ibrahim Rugova, LDK-ja nuk ka guxuar të personifikohet me udhëheqësin e partisë, për arsye se personaliteti i Rugovës është i pa zëvendësueshëm dhe i pa arritshëm për kë do qoftë.

Prandaj, fillimisht duhet nisur nga faktet, se kryetari aktual i LDK-së, si humbës serik i tri palë zgjedhjeve (dy herë të zgjedhjeve nacionale dhe një herë të atyre lokale) e ka humbur të drejtën politike dhe morale të udhëheqjes me subjektin tonë politik, LDK-në, simbolin e krenarisë sonë kombëtare, shtet formuese, të besës dhe shpresës shqiptare, e formuar dhe udhëhequr për 17 vite nga presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova.

Efektet e dëmeve politike të Isa Mustafës, janë shumëfish më të mëdha se sa ato ekonomike.
Pas ardhjes së tij në krye të LDK-së në vitin 2010-të përmes puçit politik, sa herë që e kërkonte nevoja LDK-ja e Isa Mustafës ratifikonte në Kuvend marrëveshjet e Hashim Thaçit me Daçiqin në Bruksel, siç ishte ajo e 19 prillit 2013, kumbar i së cilës u bë vetë Isa Mustafa me vënien e nënshkrimit të tij mbi atë marrëveshje, më 25 gusht të këtij viti në Bruksel. Kjo shënon kulmin e copëtimit territorial të vendit si dhe serbizimit të Kosovës përmes “Zajednicës”..!?

Nëse i analizojmë zhvillimet e ngjarjeve pas zgjedhjeve nacionale të 2010-s, atëherë Isa Mustafa na del përgjegjësi numër 1 i të këqijave më të mëdha që goditën vendin tonë, i cili më metoda perfide e ndihmoi dhe e mbajti në pushtet H. Thaçin dhe keq qeverisjen e PDK-së, si e keqja më e madhe për vendin në periudhën e pasluftës.

Ngjashëm, por akoma më keq, I. Mustafa veprojë edhe pas zgjedhjeve të 8 qershorit të vitit të kaluar, ku si humbës i zgjedhjeve, për t’i shpëtuar ndëshkimit të elektoratit të LDK-së, dy ditë pas zgjedhjeve do i manipulon dy partitë opozitare AAK-në dhe NISMA-në, e më vonë edhe VV-në, duke e formuar Bllokun opozitar pas zgjedhor “V-LAN”, përmes të cilit për afro gjashtë muaj e pamundësoi formimin e institucioneve shtetërore duke mbajtur shtetin tonë në ngërç të plotë.

Kur Gjykata kushtetuese e rrëzoi Isa Mustafën nga posti i kryeparlamentarit të zgjedhur nga “V-LAN-i”, ai e mori këtë si shkas për largimin nga ky bllok për ta shpëtuar sërish Hashim Thaçin, jo vetëm nga rënia nga pushteti, por edhe nga “vdekja” politike e tij, duke e rehabilituar në kundërshtim me vullnetin politik të tërë anëtarësisë së LDK-së.

Thënë troç, ardhja e Isa Mustafës në krye të ekzekutivit në mënyrë paradoksale (puçiste) e ka shndërruar atë në gogol të politikës kosovare! Tashmë e kanë të qartë edhe deputetët e LDK-së, se lideri i tyre është në pozicionin e gabuar politik. Ai nuk ka ardhur më qeverisë për të mirën e vendit, por për të mirën e Serbisë dhe interesave të Hashim Thaçit. Më një fjalë, është shndërruar në marionetë të PDK-së dhe SHIK-ut si dhe shërbimeve tjera antikombëtare.

Qeveria “Isa Mustafës – Thaçi 3” me veprimet e fundit ka dëshmuar se nuk është produkt i votës qytetare, por i krimit të organizuar, korrupsionit dhe kontrabandimit ndërkombëtar për finalizimin e bisedimeve të Brukselit në shërbim të interesave të Serbisë në Kosovë dhe rajon.

Gjendja e mjerueshme në skenën politike në Kosovë, sidomos ajo sociale dhe ekonomike, është një impuls shtesë për largimin sa më parë të I. M. nga pushteti për zhbllokimin e vendit nga uzurpatorët dhe debilët politik. Njëherit, Isa Mustafa mbetët ogurziu më i keq për të ardhmen politike të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), të cilën nga një parti e besës dhe shpresës së shqiptarëve për ndryshime pozitive e ka shndërruar në ngulfatëse të shprehjes dhe mendimit të lirë si dhe humbëse të shpresave të qytetarëve për një jetë më të mirë në këtë vend.

Zgjidhja më e mirë për shkatërruesit e shumëfishtë të LDK-së, do të ishte dorëheqja nga postet drejtuese në parti, të cilën e kanë marrë peng, veprime këto që do t’iu hapnin rrugë ndryshimeve pozitive brenda LDK-së, sikurse edhe iniciativa për shkarkimin e kryetarit ishte dasht të rrjedhë më herët nga degët dhe nëndegët e LDK-së. Mirëpo, mjerisht disa nga ato janë të marrura peng nga kreu i LDK-së, I. Mustafa. Si pasojë, kryesitë e degëve nuk guxojnë as të hapin gojën nga frika e humbjes së vendeve të tyre të punës.

Prandaj, ne elektorati besnik Rugovian, të cilët jetojmë në Kosovë dhe mërgatë, të nxitur nga patriotizmi dhe dashuria për atdhe, morëm këtë iniciativë shumë fisnike, që për hir të sakrificave dhe mundit që kemi investuar në forcimin e saj si dhe ruajtjen e trashëgimisë politike dhe kombëtare të presidentit Ibrahim Rugova, ta nënshkruajmë këtë peticion për shkarkimin e Isa Mustafës nga posti i kryetarit të LDK-së…!!!

Ky është momenti i fundit, për t’ia ndalur hovin të keqes së madhe në keqqeverisjen e vendit dhe marrjen peng të LDK-së, në veçanti.

Kërkesat tona urgjente që dalin nga ky peticion janë:

1). Shkarkimi i menjëhershëm i kryesisë së LDK-së bashkë me kryetarin Isa Mustafa,
2). Tërheqja e menjëhershme e LDK-së nga koalicioni qeverisës më PDK-në e H. Thaçit,
3). Fillimi i menjëhershëm i procesit të jashtëzakonshëm zgjedhor në LDK, duke filluar nga Aktivet, Nëndegët dhe Degët e LDK-së,
4). Formimi i komisioneve të reja zgjedhore nga anëtarësia e LDK-së;
5). Pjesëmarrja direkte në procesin zgjedhor e degëve të LDK-së në Diasporë, aktivistëve dhe veprimtarëve të devotshëm të LDK-së në mërgatë,
6). Mbajtja e Kuvendit të jashtëzakonshëm zgjedhor të LDK-së, nën drejtimin e kryesisë së re të punës deri në përfundimin e punimeve të kuvendit, nga i cili do të zgjidhet më pas Këshilli i Përgjithshëm, Kryesia si dhe organet tjera të reja të LDK-së…/

Kush po i djegë veturat e shtetit?!

0

Në janar të 2013-së ishin djegur tri vetura zyrtare. Ngjarja kishte ndodhur në Prishtinë në tri lagje të ndryshme brenda 20 minutave.

Njëra veturë që ishte djegur në atë kohë ishte parkuar në lagjen “Bregu i Diellit”, që ishte e Ministrisë së Infrastrukturës. Ndërsa vetura e dytë i takonte Ministrisë së Kulturës që ishte e parkuar të Xhamia e Llapit dhe e treta ndodhej në lagjen Ulpiana që ishte veturë e Agjencisë Kosovare për Produkte Medicinale.

Që nga atëherë nuk ishin zbuluar motivet e zjarrvënies së këtyre tri veturave dhe as nuk kishte të arrestuar.

Po ashtu më 26 tetor të këtij viti në orët e vona të natës ishin djegur tri vetura të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ku as për këtë rast nuk ka të dyshuar e as të arrestuar.

Më 12 të këtij muaji janë djegur katër vetura zyrtare për një periudhë 40 minutëshe në katër qytete të ndryshme të Kosovës.

“Rreth orës 22:50 ne rruga Ersen Mazreku, Prizren iu është vene zjarri veturës zyrtare Audi A4 me tabela 4Z-231-02 prone e Gjykatës se Apelit.
Rreth orës 23:05 ne parkingun e Gjykatës për Kundërvajtje në Pejë iu është vënë zjarri veturës Toyota me targa 4Z-160-02.
Rreth orës 00:03 ne parkingun e KK. Mitrovice iu është vene zjarri veturës zyrtare me tabela 3Z-156-06 prone e ATK-se.
Rreth orës 23:35 ne parkingun e Prokurorisë ne Gjilan iu është vene zjarri veturës zyrtare Reno Megane me tabela 4Z-138-03 prone e Prokurorisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, ku sqarohet djegia e katër veturave zyrtare.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë për Indeksonline se ende nuk ka të arrestuar për zjarrvënien e fundit të veturave në katër qytete që ndodhi.
Ai ka thënë se janë duke u hetuar shkaqe që kanë quar deri djegia e veturave.

Mirëpo sot gjatë ditës ka ardhur një komunikatë në adresë të medieve ku një grup i ashtuquajturi “Grupacioni i qytetarëve anonim” ka marr përgjegjësin për djegien e veturave të fundit.

“Kjo Qeveri kolaboracioniste me armikun, ka arrestuar dhe po e mban në burg të sigurisë së lartë Albin Kurtin dhe po i përndjek opozitën e po i burgos djemtë ma të mirë të kombit. Strukturat paralele që e kanë okupuar tokën e Kosovës, Qeveria nuk guxon me i luftu, kurse deputetët që po e mbrojnë atdheun me dinjitet po i ndjek sikur dikur regjimi jugosllav”, thuhet në këtë njoftim. /Indeksonline

Bust për Anton Çettën në Rrëshen të Mirditës

0

Humanisti me nam shqiptar, Anton Çetta do të kujtohet në Rrëshen të Mirditës. Për të është ngritur një bust në këtë qytet verior të Shqipërisë.
Ai është zbuluar dje, ndërsa ka marrë pjesë edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Aty ai ka thënë se iniciativa e këtij heroi për pajtimin e gjaqeve në Kosovë u ka paraprirë luftërave çlirimtare të shqiptarëve nga ish-Jugosllavia.

“Dje në Rrëshen të Mirditës u përurua busti i personalitetit të madh të pajtimit të popullit shqiptar të Kosovës, profesor Anton Çetta. I përgëzoj mirditorët për nderimin e kësaj figure të madhe shqiptare, kontributi i të cilit në pajtimin dhe mbylljen e hasmërive në mes të shqiptarëve, luajti rol të madh në përgatitjen për fillimin e luftërave të armatosura çlirimtare të shqiptarëve në viset e tyre në ish-Jugosllavi”, ka shkruar Ahmeti në Facebook, përcjell koha.net. “Prof. Anton Çetta është simboli i shuarjes së gjakmarrjes në mes të shqiptarëve andaj shpreh respektin tim për kontributin e madh të misionarit të paqes e të pajtimit të popullit shqiptar”, ka shtuar më tej ai.

VV: Edhe nesër do të ketë gaz lotsjellës në Kuvend

0

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi është shprehur se nesër do të ketë gaz lotsjellës dhe veprime të njejta për të penguar seancën e thirrur nga Kuvendi.

Çaushi në një konferencë për medie, ka thënë se nuk do të ketë normalitet pa tërheqjen e nënshkrimeve të marrëveshjeve.

“Kanë kaluar tre muaj nga marrëveshjet dhe e kemi të qartë se çfarë përmbajnë këto marrëveshje. Do ti kundërshtojmë patjetër edhe seancat. Nuk ka normalitet pa u tërheq marrëveshjet. Dhe për mënyrat e kundërshtimit do ti shohim”, ka deklaruar Çaushi, raporton “Zëri”.

Ndërkaq, në lidhje me lajmin se prapa djegies së veturave zyrtare qëndron “Vetëvendosje”, Çaushi ka thënë se ky lajm i cili është publikuar nëpër disa medie nuk është aspak i vërtetë dhe se “Vetëvendosje”, distancohet nga djegia e veturave zyrtare.

“Nuk ka asgjë të vërtetë për lajmet se aktivistët e opozitës kanë djeg disa vetura”, ka deklaruar Çaushi.

Kurse, aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Makolli është shprehur se është rrahur nga Policia pasi që e ka sulmuar me ngjyrë ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.

Ai ka thënë se është keqtrajtuar nga Policia edhe brenda stacionit policor duke shtuar se është rrahur nga Njësia Speciale e Mitrovicës.

Maqedonia shpalli konkursin për Çmimet Vjetore për Letërsi

0

Shoqata e Shkrimtarëve të Maqedonisë -SHSHM e shpalli konkursin për realizime më të suksesshme në art në vitin 2015.
Do të ndahen çmimet tradicionale “Aco Shopov” për poezi, “Stale Popov” për prozë, “Dimitar Mitrov” për kritikë dhe eseistikë, “Vanço Nikoleski” për libër për fëmijë dhe çmimin “Urat” për librin më të mirë të shkruar në njërën prej gjuhëve të nacionaliteteve të tjera.

Librat e publikuara në vitin vijues në SHSHM duhet të dorëzohen deri në fund të dhjetorit, ndërsa çmimet do të dorëzohen më 13 shkurt të vitit të ardhshëm, në solemnitetin me rastin e jubileut të themelimit të Shoqatës së shkrimtarëve të Maqedonisë.
Çmimet do t’i ndajnë juritë profesionale të përbëra prej 15 shkrimtarëve të shquar, kritikë dhe eseistë, anëtarë të SHSHM. / KultPlus.com

Yagcilar: Turqia me të drejtë rrëzoi aeroplanin rus

0

Ministri i Kosovës për Administratë Publike, Mahir Yagcilar, në lidhje me rrëzimin e avionit rus i cili shkeli hapësirën ajrore të Turqisë, tha se ka disa linja të qarta të kuqe, të cilat nuk duhet të tejkalohen. Sipas tij, çdo shtet duhet të veprojë duke marrë parasysh këto kufij.

Ai për Anadolu Agency deklaroi se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë janë mjaft të forta dhe se në periudhën e ardhshme ato edhe më tej do të vazhdojnë të forcohen.

Lidhur me rrëzimin e avionit rus, i cili shkeli hapësirën ajrore të Turqisë, ministri Yagcilar tha se sigurisht që Turqia ka të drejtë në këtë drejtim.

“Gjithashtu edhe ne e mbështesim Turqinë në këtë çështje. Ashtu si Republika e Turqisë na mbështet neve, edhe ne e mbështesim Turqinë. Duhet të mbështesim. Shpresojmë se këto çështje do të përfundojnë në mënyrë paqësore. Ne jemi në favor të paqes dhe qetësisë”, tha ministri kosovar, Mahir Yagcilar.

Sipas tij, çdo vend ka të drejtë të mbrojë veten. “Ka disa linja të qarta të kuqe, ato nuk duhet të tejkalohen. Çdo shtet duhet të veprojë duke marrë parasysh këto kufij”, tha ai.

Duke potencuar se Turqia gjithmonë ka promovuar paqen dhe miqësinë me të gjitha shtetet në rajon, Yagcilar shpreson se këto probleme do të tejkalohen në të ardhmen. “Edhe një herë dua të theksoj se Republika e Turqisë është në të drejtë”, thekson ministri Yagcilar.

Zafir Berisha: Po gjuajmë gaz lotsjellës për të mos pasur përleshje fizike në Parlament

0

Deputeti I Nismës, Zafir Berisha ka një shpjegim pse opozita po hedh gaz në Parlament. Sipas tij gazi është një mbrojtës I mirë që deputetët të mos përleshen fizikisht.

“Përdorimi i gazin lotsjellës nga opozita duke ngacmuar veten dhe kolegët e tyre vetëm e vetëm mos të ketë përplasje fizike, ka të bëjë edhe me prishjen e skenarëve që dëshironi të ndodhë ajo që po ndodhë në Parlamentin e Ukrainës”, ka shkruar Berisha në Facebook.