6.4 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026
Home Blog Page 6940

Zafir Berisha: Kosova në top- listën e vendeve më të korruptuara

0

Tani, po duket qartë se partitë politike dhe pushteti i Kosovës kërkonin transferin e plotë të kompetencave nga ndërkombëtarët te vendorët që t’i shfrytëzojnë ato për pasurim të paligjshëm privat, e jo për të mirën e shtetit dhe perspektivën e integrimeve evropiane. Se ky ishte qëllimi i kërkesës së transferit, vërtetohet edhe me gjendjen në të cilën këta politikanë e sollën Kosovën deri sot”, tha analisti Isa Mulaj për “Kosova Sot”

Kryeministri Isa Mustafa, një- soj sikurse edhe paraardhësi i tij Hashim Thaçi, po vazhdon t’i mbajë me shpresë të kotë qytetarët e Kosovës për liberalizimin e vizave, ndërsa vendi mbetet i izoluari i Ballkanit. Mustafa, edhe në mbledhjen e fundit të Qeverisë, tha se beson shumë që në fund të këtij viti Kosovën do ta gjejmë me datën për liberalizimin e vizave. Mirëpo, përfaqësues të subjekteve politike në opozitë dhe analistë të pavarur nuk e besojnë as këtë premtim të radhës të kryeministrit, pasi ky mund të jetë vetëm një zotim mashtrues për blerje të paqes sociale, përballë dështimeve që po e përcjellin këtë Qeveri. Vlerësohet se shkaktarë të këtij izolimi janë interesat personale e grupore të kësaj politike, ato që po e dështojnë shtetin dhe po e shkatërrojnë atë për interesa pushtetare, klanore dhe oligarkike të mafies së sistemuar në kapjen e shtetit.

“Kjo klasë politike institucionale e ka dëmtuar seriozisht dhe tepër rëndë imazhin e vendit, aq sa na duhen dekada që ta përmirësojmë këtë imazh. Janë të gjitha raportet e deritanishme ndërkombëtare që flasin për Kosovën e që e fokusojnë në vazhdimësi ekzistencën dhe thellimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisjes së shtetit, duke qenë Kosova në top- listën e vendeve më të korruptuara dhe më të dështuara në sundimin e ligjit”, tha deputeti Zafir Berisha, nga subjekti politik “Nisma” për Kosovën../Kosova Sot/

Dështimi i madh i ekonomistit Mustafa

0

Analistët dhe opozita komentojnë performancën kryeministrore

Akademiku nuk la gjurmë fare në zhvillimin e vendit

Të gjitha këto veprime të Isa Mustafës, me përkeqësimin e gjendjes në sferën ekonomike dhe me vazhdimin e monopoleve nga oligarkët mafiozë që e kanë kapur shtetin, po tregojnë se Isa Mustafa nuk ka lidhje se si qeveriset shteti. Kjo pasi që koha dhe praktika po tregojnë se të gjitha dikasteret ekonomike në vendin tonë kanë dështuar”, u shpreh deputeti Lahi Brahimaj

Lidershipi i profesorit të ekonomisë dhe akademikut Isa Mustafa i ka zhgënjyer tej mase analistët, deputetë të Kuvendit të Kosovës, por edhe përfaqësues të odave ekonomike dhe të Asociacionit të bizneseve. Ata thonë se kanë pritur shumë më tepër nga lideri i LDK-së. Sipas analistëve, me një ekonomist të mirëfilltë në krye vendi do të kishte dukshëm një qasje më të mirë se si do të zhvillohet.

Ndërkohë, që sipas tyre Isa Mustafa ka lejuar vazhdimin e monopoleve nga kompanitë e oligarkëve që janë të lidhur me pushtetin. Deputeti Lahi Brahimaj tha se, edhe pse deputet opozitar, ka pritur shumë më tepër nga kryeministri Isa Mustafa, pasi në krye të Qeverisë erdhi një ekonomist, i cili e ka marrë edhe gradën e akademikut. “Qeverisja e Isa Mustafës doli të jetë qeverisje e një ‘amkademiku’ dhe jo një qeverisje e një akademiku”, theksoi ai. Brahimaj thotë se Qeveria e Isa Mustafës i ka zhgënjyer madje edhe ata të partisë së tij, pra elektoratin më fanatik të LDKsë…/kosova sot/

Kryetari dhe kryesia e Kuvendit, në krahun e pushtetit korruptiv

0

Shqetësimet e opozitës nuk merren parasysh

Analistët besojnë se bashkësia ndërkombëtare, e cila ka mbështetur marrëveshjet e 25 gushtit, nuk dëshiron të rrezikojë, por mbështet Qeverinë aktuale, duke dënuar veprimet e opozitës

Paaftësia e kreut të Kuvendit për të menaxhuar si duhet seancat, pas veprimeve të opozitës, ka nxitur edhe reagime të ambasadave në Prishtinë. Deputetë të pozitës dhe analistë politikë konsiderojnë se vazhdimi i tejzgjatur i bllokimit të punës së Kuvendit të Kosovës dhe dështimi i kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, për të siguruar kushte normale pune, i ka marrë sinjalet më serioze të deritanishme të faktorit ndërkombëtar se është gati të ndërmjetësojë për zgjidhjen e krizës, duke parë se tensionet po shtohen dhe nuk ka as dialog mes grupeve kundërshtare politike. Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, thotë se sinjalet dhe mesazhet e ndërkombëtareve janë shumë të qarta.

“Ata duan situatë stabile dhe ecje normale në proceset e rëndësishme, të cilat i ka Kosova përpara. Ata po ashtu janë shumë të qartë në mesazhet e tyre se duan që të funksionojë Kuvendi dhe institucionet e Kosovës. E vlerësoj se çështja e Asociacionit të komunave me shumice serbe është problematike, por vështirë e revokueshme, për shkak se ajo është bërë me presion ndërkombëtar dhe ata nuk do të lejojnë kthim prapa”, tha deputeti Salihaj për “Kosova Sot”…

Opozitarët nuk i binden Prokurorisë, priten urdhërarreste

0

Prokuroria e Shtetit kërcënon të pandehurit e opozitës, se nëse nuk paraqiten në Polici apo Prokurori, gjyqtari i procedurës paraprake do të lëshojë urdhërarrest. Deputetët e opozitës që hodhën gazin lotsjellës në Kuvend thanë se nuk do t’i përgjigjen Prokurorisë

Prokuroria e Shtetit do të lëshojë urdhërarrest për deputetin e “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, Faton Topalli, deputeten Albulena Haxhiu, si dhe deputeten e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, të cilët hodhën gaz lotsjellës në dy seancat e fundit në Kuvendin e Kosovës. Fletarrestimi vlen nëse këta deputetë nuk do t’i përgjigjen ftesës së Prokurorisë për të dalë para organeve të sigurisë. Deputetët e opozitës, ndërkaq, po refuzojnë të paraqiten në Polici apo para Prokurorisë, duke i quajtur këto institucione të varura nga politika dhe në mbështetje të krimit.

Vendosmërisht nga këto dy parti, të premten është deklaruar se nuk do t’i dorëzohen Prokurorisë. Mirëpo, nga Prokuroria e Shtetit bëjnë të ditur se do të ketë një afat deri kur do të priten deputetët që hodhën gazin lotsjellës të deklarohen në Polici dhe Prokurori. Dhe pas këtij afati ata do të arrestohen…/zeri/

Kryeministrit i ishte thyer passwordi në FB

0

Krahas problemeve që po ka me Opozitën, Kryeministri Isa Mustafa telashe të mëdha po ka edhe me rrjetin social, Facebook.
Ai mbrëmë ka postuar një akuzë të rëndë në drejtim të Ramush Haradinajt. Por, më vonë e fshiu.

Ndërsa, nga Kabineti i Kryeministrit kanë treguar se faqës së Isa Mustafës në Facebook i është thyer passwordi.

Ndërkohë, Sokol Havolli, shef i Kabinetit të Kryeministrit Isa Mustafa, në një postim të tij ka thënë se: “Sot gjatë gjithë ditës është sulmuar faqja e kryeministrit Isa Mustafa edhe nga hackerë edhe nga llogari të falsifikuara”.

Dy postime i është dashur t‘i fshijë kryeministri Isa Mustafa nga profili i tij në Facebook. Sipas tij, në të dyja kjo është bërë për shkak se llogaria e tij është keqpërdorur.

Mustafa mohon postimin e tij për Radoniqin

0

Pak minuta pasi ka postuar një reagim ndaj Ramush Haradinajt, në të cilin ia kishte përmendur “Liqenin e Radoniqit” liderit të AAK-së, kryeministri Isa Mustafa e ka fshirë atë.

“Pak më parë më është dashur ta fshijë një postim në llogarinë time Facebook, të postuar pa kontrollin tim”, ka shkruar Mustafa.

Përplasen Isa e Ramushi

0

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kanë shndërruar polemika mes tyre në Facebook.

Isa Mustafa ka reaguar pas deklaratave të Ramush Haradinajt – i cili, duke folur në emër të popullit, ka deklaruar se do ta arrestojnë Kryeministrin, nëse do të arrestohen deputetët opozitarë që kanë hedhuer gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Kryeministri, në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ia ka përmendur liderit të AAK-së “Liqenin e Radoniqit”.

“Ramushi e paska dhënë një deklaratë të fortë në Interaktiv: ‘Nëse arrestohen deputetët, populli do ta arrestoj Isa Mustafën”… ndoshta në Liqenin e Radoniqit. Populli thotë se atje ka te burgosur të ‘popullit’…”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Isa Mustafa-postimi ne fb

Kurse, lideri i AAK-së është kundërpërgjigjur menjëherë, po ashtu me një postim në Facebook.

“More Isë, për Radoniqin Tribunali i Hagës i ka gjetë fajtorët dhe ata janë gjeneralët serbë Gjorgjeviq e Llazareviq, të cilët mund t’i kesh njohur e bashkëpunuar me ta, sepse që të dy kanë shërbyer në Prishtinë.
Kështu e ka jeta, të gjithë diktatorët e kanë të njëjtin fat, të njëtin fund!”, ka shkruar Ramush Haradinaj.

Suharekë: “Shtëpia e pleqve” ndërron destinim (Video)

0

Një objekt në Komunën e Suharekës i cili ishte dedikuar për t’u bërë shtëpi për të moshuarit, tani nuk është më i tillë.

Komuna ja dha për shfrytëzim një organizate joqeveritare, të cilët po duan që ta shndërrojnë atë në qendër për persona me aftësi të kufizuara.

Problemi qëndron se Ministria e Punës dhe Mirëqenjes sociale nuk ka dhënë leje.

Ndërkohë drejtoresha e OJQ-së në fjalë, Ganimete Bajraktari e cila vazhdimisht po provon të tërheq fonde nga vendet europiane për këtë qendër, pos problemeve me Ministrinë, ka edhe një tjetër hall.

Dikush po e dëmton objektin, duke vjedhur gjërat e metalta që janë në të, duke shkatërruar mure dhe pjesë të tjera të ndërtimit. /Klan Kosova

Radiohead gati

0

Radiohead e ka përfunduar incizimin e albumit më të ri. Kitaristi Jonny Greenwood e konfirmon këtë lajm të gëzueshëm.

Radiohead e ka kaluar muajin shtator brenda në studio, duke punuar në albumin e tyre më të ri, të nëntin me radhë.

Duket se sesionet e tyre ka kulmuar suksesshëm, pasi që kitaristi Jonny Greenwood i ka deklaruar një radioje ruse se bendi tashmë e ka përfunduar incizimin.

“E kemi përfunduar incizimin e albumit të ri, por po vazhdojmë ta rishikojmë punën që kemi bërë”.

“Shpresojmë që do të jetë gati së shpejti, e pastaj do të planifikojmë turneun për vitin e ardhshëm”, ka thënë Greenwood.

Lajmi për albumin e ri Radiohead nuk është fort befasues, marrë parasysh deklaratat e mëhershme të daullexhiut Phil Selway – i cili pat përmendur vjeshtën si kohën kur ata shpresonin ta kryenin atë.

Pak dihet për përmbajtjen.

Selway pat lënë të nëkuptohej mundësia e një bashkëpunimi të jashtëm, gjë që – nëse ndodh – do të ishte hera e parë për Radiohead. Greenwood, ndërkaq, ka thënë se “Lift”, kënga që daton prej vitit 1996, mund të jetë në këtë album. /Politiko.net

Vezë, patate dhe qepë

0

Ben Andoni

Më në fund është gjetur një mënyrë proteste origjinale. Pra, vetëm pasi u lodhëm me të shara, ofendime dhe mllefin virtual. Fermerët, këtë herë, nuk kanë zgjedhur t’i ankohen kryeministrit në fushatë elektorale, apo kandidatit për kryeministër, por direkt atyre që bëjnë ligjet e shtetit shqiptar e mu në shtëpinë e tyre. Për të trokitur në vëmendjen e tyre s’kanë përdorur taktin apo vezët si në Kosovë, por patatet dhe qepët për t’i kujtuar se fermerët e Qarkut të Korçës, njërës prej krenarive të bujqësisë sonë, prodhimet me të cilat mbajnë familjet po ju kalben në fushë.Irritimi i tyre është zgjidhur shpejt, sepse forcat e rendit nuk i kanë lënë t’ua fëlliqin makinat e shtrenjta ligjvënësve shqiptarë. Por, njerëzve kudo, kjo protestë e vogël i ka kujtuar, sesi trajtohet një nga fushat me të cilën shqiptarët kanë mbrujtur ekzistencën e tyre.

Shqipëria, konsiderohet realisht si vend bujqësor por pa bujqësi. Që pas Ligjit 7501, ajo jo vetëm se ka ngritur më kokën në këtë fushë, por e ka përcjellë në vuajtje dhe në telashe pa fund. Fillimisht, Ligji 7501 si baza e të gjitha problemeve deri më tash, që me parcelizimin ka bërë bllokimin dhe kaosin e tregut të tokës. Që e bashkuar edhe me shkatërrimin e sistemit të kullimit, të shkaktojë prej përmbytjeve të sotme dhe deri në mungesën e vaditjes dhe sherret e pafundme mes fshatarëve, që kullojnë shpesh gjak në vend të ujit të jetës.

Por se mos vetëm kjo. Në vend nuk ekziston më ai Instituti i Farërave, që prodhonte dhe patentonte farërat shqiptare, duke krijuar varietetet e ndryshme që përputheshin me klimën dhe zonat e veçanta, kurse kontrolli i farërave që importohen, asnjëherë s’është i sigurt siç ndodh rëndom në vendet normale të Evropës. Jo shumë vite të shkuara kujtojmë se në Mat dolën fusha të tëra me misër të degjeneruar, që do të thoshte se familje të tëra s’do kishin sasinë e duhur që u duhej për mbijetesën e atij viti. Dhe, sërish s’mbaron këtu, pasi TVSh dhe gjithçka që fermerët paguajnë për plehrat dhe makineritë, ua kanë bërë më të vështirë të përditshmen, kurse sistemi bankar e shikon bujqësinë e Shqipërisë si një fushë me risk të lartë në kredidhënie. Specialistët shtojnë dhe mungesën prej shtetit të fondeve të garancisë për fermerët që t’i kompensojë me një pjesë të interesit.

Ndaj, protesta e zbehtë e këtyre njerëzve, u kujtoi sot të gjithëve sesa vuajnë këta njerëz të mbijetojnë, por edhe sesi i shpërfillin, derisa monopolet të vazhdojnë e të sjellin të qetë prodhimet e huaja, kurse prodhimet e fermerëve shqiptarëve të kalben fushave. Ja pse ato patate dhe qepë mbi makinat e deputetëve na kujtuan se çfarë po i bëjmë vetes, me të papërgjegjshmit që na drejtojnë edhe në bujqësi.