Radiohead gati

Radiohead e ka përfunduar incizimin e albumit më të ri. Kitaristi Jonny Greenwood e konfirmon këtë lajm të gëzueshëm.

Radiohead e ka kaluar muajin shtator brenda në studio, duke punuar në albumin e tyre më të ri, të nëntin me radhë.

Duket se sesionet e tyre ka kulmuar suksesshëm, pasi që kitaristi Jonny Greenwood i ka deklaruar një radioje ruse se bendi tashmë e ka përfunduar incizimin.

“E kemi përfunduar incizimin e albumit të ri, por po vazhdojmë ta rishikojmë punën që kemi bërë”.

“Shpresojmë që do të jetë gati së shpejti, e pastaj do të planifikojmë turneun për vitin e ardhshëm”, ka thënë Greenwood.

Lajmi për albumin e ri Radiohead nuk është fort befasues, marrë parasysh deklaratat e mëhershme të daullexhiut Phil Selway – i cili pat përmendur vjeshtën si kohën kur ata shpresonin ta kryenin atë.

Pak dihet për përmbajtjen.

Selway pat lënë të nëkuptohej mundësia e një bashkëpunimi të jashtëm, gjë që – nëse ndodh – do të ishte hera e parë për Radiohead. Greenwood, ndërkaq, ka thënë se “Lift”, kënga që daton prej vitit 1996, mund të jetë në këtë album. /Politiko.net

Më Shumë

Në Prizren shënohet Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Kulturor

Në ambientet e Muzeut Arkeologjik në Prizren është shënuar Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Kulturor – 21 Maji, në një aktivitet të organizuar nga Këshilli...

Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës dhe kandidatit për kryeministër, Ardian Gjini

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Malishevë ka marrë përkrahje për subjektin që...

Lajmet e Fundit