Zafir Berisha: Kosova në top- listën e vendeve më të korruptuara

Tani, po duket qartë se partitë politike dhe pushteti i Kosovës kërkonin transferin e plotë të kompetencave nga ndërkombëtarët te vendorët që t’i shfrytëzojnë ato për pasurim të paligjshëm privat, e jo për të mirën e shtetit dhe perspektivën e integrimeve evropiane. Se ky ishte qëllimi i kërkesës së transferit, vërtetohet edhe me gjendjen në të cilën këta politikanë e sollën Kosovën deri sot”, tha analisti Isa Mulaj për “Kosova Sot”

Kryeministri Isa Mustafa, një- soj sikurse edhe paraardhësi i tij Hashim Thaçi, po vazhdon t’i mbajë me shpresë të kotë qytetarët e Kosovës për liberalizimin e vizave, ndërsa vendi mbetet i izoluari i Ballkanit. Mustafa, edhe në mbledhjen e fundit të Qeverisë, tha se beson shumë që në fund të këtij viti Kosovën do ta gjejmë me datën për liberalizimin e vizave. Mirëpo, përfaqësues të subjekteve politike në opozitë dhe analistë të pavarur nuk e besojnë as këtë premtim të radhës të kryeministrit, pasi ky mund të jetë vetëm një zotim mashtrues për blerje të paqes sociale, përballë dështimeve që po e përcjellin këtë Qeveri. Vlerësohet se shkaktarë të këtij izolimi janë interesat personale e grupore të kësaj politike, ato që po e dështojnë shtetin dhe po e shkatërrojnë atë për interesa pushtetare, klanore dhe oligarkike të mafies së sistemuar në kapjen e shtetit.

“Kjo klasë politike institucionale e ka dëmtuar seriozisht dhe tepër rëndë imazhin e vendit, aq sa na duhen dekada që ta përmirësojmë këtë imazh. Janë të gjitha raportet e deritanishme ndërkombëtare që flasin për Kosovën e që e fokusojnë në vazhdimësi ekzistencën dhe thellimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisjes së shtetit, duke qenë Kosova në top- listën e vendeve më të korruptuara dhe më të dështuara në sundimin e ligjit”, tha deputeti Zafir Berisha, nga subjekti politik “Nisma” për Kosovën../Kosova Sot/

Më Shumë

Sekuestrohen rreth 8 kg ari dhe argjend në Prizren, në vlerë mbi 460 mijë euro

Prokuroria Themelore në Prizren, në koordinim me Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, si dhe në bashkëpunim me Doganën...

Nënshkruhet marrëveshja për dislokimin e rezervuarit në Kalanë e Prizrenit

Ministria e Kulturës dhe Turizmit, Ministria e Ekonomisë dhe Hidroregjioni Jugor kanë nënshkruar një marrëveshje tripalëshe për realizimin e projektit kapital “Dislokimi i rezervuarit...

Lajmet e Fundit