Home Blog Page 6940

Keqpërdorimi i parasë publike nga mafia e pushtetit të Prizrenit

0

Aferdita Morina-Biffar

Në asnjë vend të botes nuk ndodhë që një kryetar komune me sejmenët e tij të grabit kaq mizorisht dhe plaçkit kaq barbarisht paratë e popullit.

Keqpërdorimin e parasë publike, pushteti i Prizrenit ka kohe që e ka ngritur në sistem, vjedhjen dhe plaçkitjen e saj e ka bëre mënyrë jetese.

Këtu në Prizren, jo politikanët, por mafia e veshur me uniformën politike të pushtetit po qeverisë me neve.

Vetëm në nëntëmujorin e këtij viti pushteti yne i paskrupullt lokal paska shpenzuar mbi 50 mijë euro për udhëtimet brenda vendit dhe mbi 18 mijë euro për ato jashtë vendit.

Merreni me mend, 50 mije euro për udhëtime brenda një vendi që ka vetëm 10.887 km² !

Ndërsa për karburante për vetura nga buxheti i Prizrenit paskan dalë mbi 70 mijë euro.

Tani, ku është logjika e arsyetimit të zhvatjes se këtyre shumave të parave të taksapaguesve të Prizrenit?!

Nëse 70 mijë euro janë shpenzuar për karburante për vetura, atëherë ku paskan shkuar këto 50 mijë të tjerat që i paskan pozicionuar në buxhet si të dalura për udhëtime brenda vendit?

A nuk janë veturat mjetet e vetme me të cilat zyrtarët komunal të Prizrenit udhëtojnë nëpër Kosovën tonë të vogël, apo për ti rënë rreth e rrotull vendit kryetari me sejmenët e tij paskan perdorë helikopter i cili na i paska ngrënë edhe 50 mijë euro të tjera nga buxheti i komunës!?

Ky pushtet përveç që grabit djersën e prizrenasve, merr edhe guximin t’ua fyej inteligjencën e tyre duke shpikur pozicione të pakuptimta buxhetore, për ta arsyetuar zhvatjen dhe gllabërimin..

Shto këtu edhe shpenzimet marramendëse për mirëmbajtje të veturave pastaj për telefonata, furnizim me ushqim e pije si dhe dreka zyrtare del se, nëse këta pushtetarë të Prizrenit do të qeverisnin në një vend perëndimor, tani do të ishin që të gjithë para gjyqit dhe do të përfundonin prapa grilave. Sepse, jo vetëm që vjedhin e mashtrojnë, por edhe sepse aq paskrupullt e dëshmojnë me paturpësi vjedhjen e tyre.

Mjafton tu bëhet një rishikim pasurisë se tyre të shtuar qysh se erdhën në pushtet, shtëpitë e ndërtuara, pronat, udhëtimet, veturat super të shtrenjta, pronat e regjistruara në emër të familjarëve…etj etj… kur rroga e tyre nuk mundëson më shumë se të jetuarit një jetë normale dhe jo të shtojnë as një të mijtën e pasurisë që kanë shtuar, këto do të ishin dëshmi për çdo zyrë finance në Perëndim për hetim deri në palcë e rrënjë.

Është koha e fundit që kundër keqpërdorimit të pozitave zyrtare dhe zhvatjes së buxhetit, që është e keqja më e madhe që po i ndodhë këtij vendi, të bëhemi radikal si kundër një kanceri.

Ndryshe nuk ka shpëtim nga ajo!

Nëse kjo e keqe nuk luftohet që të shkulet me rrënjë, ajo do të na vras përgjithmonë dhe përfundimisht ka për ta shndërruar këtë vend në varr, ku askush nuk mund të jetoj dinjitetshëm.

Nëse instucionet kompetente nuk marrin masa urgjente për ti ndaluar keqpërdoruesit e parasë së shenjtë të popullit, atëherë Kosova lirisht të marri iniciativën për krijimin e çmimit më të lartë në vend “ Honoris Causa – për krim dhe zhvatje të parasë dhe pronës publike”…dhe këtu pushteti i Prizrenit do të përmbushte të gjitha parakushtet për ta gëzuar i pari këtë çmim!!!

35 vjetori i shpërbërjes së Led Zeppelin

0

35 vite më parë, në 1980, u shkri grupi muzikor britanik Led Zeppelin, një prej inovatorëve më të mëdhenj të rokut.

Vdekja e bateristit, John Bonham, preku edhe pjesëtarët e tjerë të grupit, të cilët njoftuan se nuk do të vazhdojnë më të luajnë pas ikjes së mikut të tyre.

Në Korrik të 2007, u njoftua zyrtarisht se grupi do të ribashkohej për një event të vetëm në Londër, çka solli një rekord botëror kërkesash për pjesëmarrje.

Në një klasifikim të revistës “Rolling Stone”, grupi britanik renditet në vendin e 14 ndër 100 muzikantët më të mëdhenj të të gjitha kohrave.

Ata kanë realizuar 9 albume dhe kanë shitur mbi 300 milionë disqe nga 1969 në 1982.

https://youtu.be/9Q7Vr3yQYWQ

LDK i jep përkrahje Mustafës për ta drejtuar qeverinë

0

Kryesia Qendrore e Lidhjes Demokratike të Kosovës, mbajti mbledhjen e rregullt, në të cilën kreu i saj, njëherësh kryeministër i Kosovës, Isa Mustafa, njoftoi për gjendjen aktuale dhe proceset e ardhshme të cilat e presin Kosovën. Kjo parti i dha përkrahje të plotë kryetarit Mustafa në drejtimin e Qeverisë.

“Kryesia Qendrore e LDK-së në emër të të gjithë anëtarësisë së partisë dhe strukturave të LDK-së, i dha përkrahje të plotë kryetarit Mustafa, në punën e suksesshme në drejtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe lidershipin e dëshmuar, që u vlerësua edhe nga sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Në mbledhjen e mbajtur dje, gjithashtu, u bisedua për aktivitetet nëpër degë, reformën e administratës, procesin zgjedhor në Forum Rinor dhe planifikimet për organizimin e përvjetorit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. /PrizrenPress.com

Bashkimi ballafaqohet me Trepçën

0

Xhiroja XII në Superligën e Kosovës në basketboll do të nis me ballafaqimin që do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 19:00 në palestrën e sportit “Sezai Surroi” në Prizren, ku Bashkimi është nikoqir i Trepçës nga Mitrovica.

Ndërkaq të dielën në program është përballja ndërmjet dy ekipeve të kryeqytetit, Sigal Prishtinës dhe Kerasan Prishtinës, e cila do të luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve duke filluar nga ora 18:00. Në anën tjetër Peja të hënën është mysafire e Golden Eagle Yllit. Ky takim do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00 në palestrën “13 Qershori” në Therandë.

E shtunë

Bashkimi – Trepça 19:00

E diel

Sigal Prishtina – Kerasan Prishtina 18:00

E hënë

Golden Eagle Ylli – Peja 18:00

Vllaznimi pushon

Tentim vetëvrasje në Prizren

0

Policia e Kosovës bën të ditur se një femër shqiptare në Prizren ka tentuar të vetëvritet duke përdorur sasi të tepruara të medikamenteve.

Viktima është dërguar për tretman mjekësorë. /PrizrenPress.com

Thaçi: Në shkurt unë president

0

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi mbetet i sigurt se do të ngjitet në krye të shtetit. Madje më shpejt se sa që është thënë më herët.

Thaçi, që aktualisht është numri dy në qeveri dhe ministër i Punëve të Jashtme, ka thënë se në pjesën e parë të muajit shkurt do të hyjnë në procesin e zgjedhjes së presidentit të ri. Madje, ka treguar se nuk do ketë zgjerim të koalicionit, e se zgjedhjet do të mbahen më 2018.

Sipas tij, nuk ka asnjë arsye që ky proces të shtyhet, apo edhe të ndryshohet marrëveshja me partnerin e koalicionit, e cila e parasheh Thaçin presidnet të Kosovës.

“PDK do ta respektojë në plotni marrëveshjen e arritur me LDK-në, në këtë drejtim ne do të punojmë për hapat tonë të mëtutjeshëm, do të respektojmë periudhat kohore kushtetuese dhe ligjore për zgjedhjen e presidentit, prandaj vleresojmë se në dyjavëshin e parë të muajit shkurt… Do të hyjmë në këtë proces të zgjedhjes së presidentit të Republikës së Kosovës. Nuk ka asnjë arsye që të kemi ndryshime, jemi partnerë serioz dhe kemi besim reciprok”, tha Thaçi në intervistën dhënë emisionit Monitor të RTK-së.

E duke folur për arrestimin e dy deputetëve të opozitës, Thaçi deklaroi se proceset politike duhet ndarë nga sistemi i drejtësisë.

“Askush nuk është mbi ligjin. Ne duhet të punojmë e të gjejmë format e komunikimit. Janë shumë gjëra që na bashkojnë dhe pak gjëra që na ndajnë si spektër politik”, ka thënë ai.

Thaçi u është përgjigjur edhe zërave se mund të ketë zgjerim të koalicionit apo edhe zgjedhje të parakohshme.

“Nuk ka arsye për zgjedhje dhe as për zgjerim të koalicionit, kam dëgju opinione për referendume e zgjedhje apo zgjerim të koalicionit. Koalicioni aktual ka 2/3 e votave, ka 89 deputetë kë një shumicë absolute. Zgjedhjet do të mbahen në vitin 2018”, tha Thaçi.

Përfundon i qetë manifestimi opozitar

0

Ka përfunduar protesta e opozitës e organizuar në Gjakovë. Ashtu edhe siç u paralamjërua, ishte e qetë dhe paqësor. Policia e Kosovës kishte parashikuar se do të mblidhen 5 mijë qytetarë, por ende nuk dihet numri i saktë i të pranishmëve. Para tyre mbajtën fjalime liderët e partive opozitare, duke përsëritur mesazhin kryesor: Marrëveshjet nuk kalojnë.

Manifestimi i opozitës filloi në ora 130:00 me fjalimin e kryetarit të AAK’së në Gjakovë, Ardian Gjini. Në fjalimin e tij ai ka thënë se asnjëherë në Gjakovë nuk ka parë më shumë njerëz në një manifestim.

“Unë këtu nuk po shoh vetëm përkrahës të opozitës, por edhe qytetarët të thjeshtë që po i kundërshtojnë marrëveshjet”.

Pas Gjinit, mbajti fjalim Driton Çaushi nga LVV dhe Fazli Hoxha nga Nisma për Kosovën. Me të përfunduar fjalimet kryetarët e këtyre degëve në Gjakovë, u ftuan liderët e partive opozitare.

I pari që mbajti fjalim ishte Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, i dyti ishte krytari i Lëvizjës Vetëvendosje, Visar Ymeri, kurse i fundit që mbajti fjalim ishte Ramush Haradainaj, kryetari i AAK-së.

Në fund, tre liderët thanë se manifestime do të ketë në qytetet kryesore të Kosovës për të kundërshtuar marrëveshjet.

………….

Nis manifestimi opozitar

Ndër të parët në tubimin e opozitës në Gjakovë ka ardhur kreu i AAK-së Ramush Haradinaj.

Kanë nisur të grumbullohen për manifetimin e sotëm në Gjakovë përkrahës të opozitës. Aty ka ardhur edhe kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, ndërsa është parë edhe vëllai i tij Dauti dhe deputetë të tjerë e qytetarë që mbështesin opozitarët.

Edhe Visar Ymeri e Fatmir Limaj janë në manifestim.

Opozitarët kanë zhvendosur protestat nëpër komuna duke nisur prej sot në Gjakovë.

Partitë opozitare janë duke kërkuar tërheqjen e nënshkrimeve të qeverisë nga marrëveshjet e 25 dhe 26 gushtit për Asociacionin e Komunave Serbe dhe përcaktimin e vijës kufitare me Malin e Zi të nënshkruara më 25 dhe 26 gusht në Bruksel e Vjenë.

Për këtë arsye deputetët e këtyre subjekteve po mundohen të pengojnë çdo seancë të sesionit vjeshtor të Kuvendit, duke përdorur në sallën e mbledhjeve gazin lotsjellës.

Deri tash pesë deputetë opozitarë janë arrestuar, dy prej tyre ndodhen në paraburgim e tre në arrest shtëpiak nën dyshimet për aktivizim ose posedim të lotsjellësit në Kuvend. /Kallxo.com

Haradinaj i bën thirrje Qeverisë: Lirojeni të burgosurit politikë

0

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se qytetarët i kanë thirrur që ti thonë jo marrëveshjeve të dëmshme të Kosovës. Ai ka thënë se Gjakovën e kanë zgjedh që t’i nisnin manifestimet sepse nga ky vend janë dhënë shumë mesazhe për Kosovën.

Haradinaj ka thënë se nuk do të lejojnë që pushteti ta ndajë vendin dhe të falë tokë.

“Kosova është e qytetarëve të saj, e të gjithëve, edhe e serbëve të Kosovës, por jo e Serbisë.Ju kemi thirrë sot, për një shtet unitar e jo për një Kosovë copa-copa.Jemi bashku sot kundër t’ligut e t’keqit. Ju themi atyre mos e rrezikoni shtetin me këto marrëveshje. Mos i burgosni deputetët”, tha ai.

Ai në këtë manifestim ka falendëruar qytetarët e Gjakovës ngase siç tha ai ky vend është që ka dhënë shumë ëpr Kosovën.

“Ne jemi evropian si popull, si traditë, si kulturë, ne kemi vlera të rralla me të cilat mburremi, ne jemi mik I përjetshëm I Amerikës. Ai që ka provuar me marrë me zor shqiptarit e dinë qysh është nda. Kurr nuk do të mund dikush ti merr shqiptarit diçka. Sa më shpejt të lirohen të burgorsurit politik”, ka thënë Haradinaj.

Ymeri: Gjakova po i thotë JO marrëveshjeve

0

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri tha se Gjakova ishte e para që i tha Jabllanovicit shporru dhe e para që është duke i thënë JO marrëveshjes për Zajdenicën dhe Demarkacionin.

“Gjakova i tha e para Jabllanovicit shporru dhe ai u shporr. Sot, Gjakova po i thotë jo marrëveshjeve dhe ato natyrisht nuk do të kalojnë”, ka thënë Ymeri.

Sipas Ymeri, Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi po mundohen ta heshtin opozitën dhe të frikësojnë qytetarët por një gjë e tillë nuk do të ndodh.

“Republika do të bëhet edhe pse po kundërshohet nga Isa dhe Hashimi”, ka shtuar ai.

“Kosova nuk duron që t’i falen tokat”

Në fund ai ka thënë se opozita do të organizojë manifestime të tjera në shumë qytetet, dhe në Prishtinë do të vendosin se Republika është e pavdekshme.

Limaj: Askush nuk do mund të na mbyllë gojën

0

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se me Gjakovën kanë nisur manifestimet nëpër Komunë, që sipas tij do të mbahen në tërë Kosovën. Limaj ka thënë se në këtë manifestim po i thuhet jo marrëveshjeve më Serbinë.

“Asgjë nuk do të na ndalë. Nuk do të ndalemi derisa ti thuhet jo marrëveshjeve të dëmshme më Serbinë. Nuk do të na mbyll gojën askush”, ka thënë Limaj.