Home Blog Page 6941

Mustafa: Ejani të bisedojmë, marrëveshjet nuk mund të anulohen

0

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa pas refuzimit të ftesës nga opozita ka thënë se kjo çështje nuk është e mbyllur dhe ende ekziston mundësia të bisedojnë dhe të bëjnë zgjidhje.

Mustafa pas një vizite që bëri në QKUK, ka thënë secdo njëri nga ata duhet të niset se a po i kontribuojnë qetësisë së qytetarëve.

“Unë kam dhënë iniciativën time në mënyrë që të kalohet kjo situatë dhe unë mendoj se kjo çështje nuk është e mbyllur dhe ekziston mundësia të ulemi të bëjmë zgjidhje”, ka thënë ai.

Mustafa shtoi se për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, është shprehur edhe një herë i bindur se është kryere me përgjegjësi, por pasi që opozita nuk është e kënaqur, ai ka ftuar edhe një herë këta të fundit që të bëhet një komision ndërkombëtar.

“Asnjë metër katror nuk e lëshoj unë si kryeministër, kështu që nuk ka arsye askush të thotë heq nënshkrimin pa argumente. Ajo duhet të vërtetohet dhe kjo bëhet përmes një komisioni ndërkombëtar dhe të tregojnë”, ka thënë ai.

Kriminelët e luftës heronj të Serbisë

0

Nga Jakup Krasniqi

Lirimi i Vladimir Lazareviq-it, i dënuar në Hagë për krime lufte, është liruar dhe pritur në Serbi si hero. Kjo është dëshmia më e mirë sesa të thella janë në “Serbinë e re” rrënjët e krimit e të gjenocidit që ka ushtruar regjimi serb në Kosovë.

Ky rast do të duhej t’ju fliste diçka qeveritarëve tanë, të cilët janë në gjendje t’i qërojnë hesapet me opozitën e bashkuar, e cila është vërë në mbrojtje të interesit kombëtar e shtetëror të vendit.
Qeveritaret tanë duhet ta nxjerrin mësimin e duhur, nga zyrtari i lartë i Serbisë i cili hynë në Kosovë sa herë të dojë e pa ia prishur timin e duhanit. Ja çka thotë Vulini për lirimin e Vladimir Lazareviq-it, të cilin dje e priti në aeroportin e Nishit, të dënuarin e Hagës, gjeneralin Vladimir Lazareviç, ai tha se:

“është krenar se Lazareviq më në fund është i lirë, ngase ai luftoi me heroizëm për vendin e tij”, transmeton KosovaPress. “Ai u mirëprit nga shteti siç duhej të bëhej, Serbia nuk është më një vend që heq dorë nga heronjtë e saj, ky është një vend që krenohet me gjeneralët e tij”, tha Vulin për Televizionin “Pink”.

Kjo do të thotë se Serbia nuk duhet të heq dorë nga krimi e gjenocidi që e ushtruan në Kroaci, B e H e në Kosovë, për çka ishte i dënuar Lazareviq-i. Kjo është dëshmi se ajo as që donë t’i normalizoj marrëdhëniet me Kosovën, me viktimën e saj të fundit.

Ndërsa Kosova duhet të heq dorë nga lufta e saj e lavdishme dhe heronjtë e saj. Kështu është kur në qeverisjen e vendit, qeverisinë ata që jo vetëm që nuk ndjejnë obligim që t’i mbrojnë frytet e luftës çlirimtare, por përkundrazi, ata në mënyrë më të pa pafytyrë i akuzojnë, madje edhe nga përfaqësues të popullit në institucionet e shtetit?!

A duhet t’i thërrasin mendjes qeveritarët tanë?

Unë them Po! E JU?

Ka ndërruar jetë aktori Robert Veranda

0

Aktori Robert Veranda, i cili ka luajtur Frank Lopez në “Scarface”, ka vdekur.

Veranda, vdiq në shtëpinë e tij në pasditen e së premtës.

Gruaja e tij, Audrey ka thënë për TMZ se ai ishte duke luftuar me Alzheimer në 5 vitet e fundit. Ajo tha se gjërat morën një kthesë drastike, pastaj vdiq papritmas dhe në mënyrë paqësorë në shtëpi.

Audrey tha se ajo dhe vajza e tyre Cynthia ishin pranë shtratit të Robertit, kur ai ndërroi jetë.

Çifti ishin të martuar për 33 vite.

Oscars 2016: ‘Amy’ prin listën për dokumentarë

0

Dokumentarët “Going Clear: Scientology and the Prison of Belief” dhe “Amy” janë kandidatët kryesorë për t’u nominuar për “Oscars 2016”.

“Amy”, një dokumentar kontroversial për Amy Winehouse, është një hap më afër që të nominohet për “Oscar”.

“The Academy of Motion Pictures Arts and Sciences” shpalli listën e shkurtër të 15 filmave dokumentarë që do të konsiderohet për nominim në “Oscars”.

Këtë vit konkurrenca në kategorinë dokumentarëve është shumë e fortë, ku kanë konkurruar 124 filma. Lista e ngushtë u përcaktua nga një raund paraprak i votimit dhe anëtarët tani do të zgjedhin pesë kandidatë për në listën e shkurtër.

Emërimet do të shpallet më 14 janar, një muaj para ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Oscars”, më 28 shkurt. “Amy” ka marrë një furi të komenteve nga kritikët. Robbie Collin tha se në dokumentar shihet “rritja e lavdishme dhe të thyen zemrën rënia me mallëngjim që është dokumentuar” në film. Dokumentari i Asif Kapadia është kritikuar edhe nga babai i Winehouse, Mitch Winehouse, i cili tha se fokusi në betejën e vajzës së tij me drogë ishte “lëndues”.

Dokumentari i Alex Gibeny “Going Clear: Scientology and the Prison of Belief”, ka marrë shumë vëmendjen e medieve gjatë këtij viti dhe është një tjetër kandidat potencial për tu nominuar për “Oscars”. “The secretive Church of Scientology” i ka kushtuar një shumë të pabesueshme të burimeve për të parandaluar shfaqjen e dokumentarit. Filmi është i bazuar kryesisht në librin e gazetarit Lawrence Wright dhe paraqet kreun aktual të kishës David Miscavige në një dritë veçanërisht të pafavorshme.

Fituesit e mëparshëm “Oscars” janë të përfaqësuara në listë të rëndë. Michael Moore, i cili fitoi në vitin 2002 me dokumentarin “Bowling for Columbine”, mund të marrë një tjetër nominim për “Where to Invade Next”, që heton politikën e jashtme amerikane.

Një dokumentar mbi jetën e aktivistit Malala Yousafzai po kështu mund të bëhet pjesë e listës së shkurtë “Oscars”. David Guggenheim, i cili ka marrë një “Oskar” në vitin 2006 për “An Inconvenient Truth”, është gjithashtu në listën e ngushtë me “He Named Me Malala”, rreth aktivistes së re nga Pakistani, Malala Yousafzai.

Lisa e plotë e dokumentarëve që synojnë “Oscars 2016” përbëhet nga: “Amy i Asif Kapadia”, “Best of Enemies” nga Morgan Neville dhe Robert Gordon, “Cartel Land” me regji të Matthew Heineman, pastaj “Going Clear: Scientology and the Prison of Belief”, nga regjisori Alex Gibeny, “He Named Me Malala”, nga David Guggenheim, “Heart of a Dog” me regji të Laurie Anderson, “The Hunting Ground” i Kirby Dick, “Listen to Me Marlon” nga Stevan Riley, “The Look of Silence” i Joshua Oppenheimer, “Meru” me regji të Jimmy Chin dhe Elizabeth Chai Vasarhelyi, po kështu edhe “3 1/2 Minutes, Ten Bullets” i Marc Silver, “We Come as Friends” nga Hubert Sauper, “What Happened, Miss Simone?” i Liz Garbus, “Where to Invade Next”, me regji të Michael Moore, si dhe “Winter on Fire: Ukraine’s Fight for Freedom” prej Evgeny Afineevsky.

Jahjaga: S’mund të lejojmë që dialogu të imponohet me dhunë

0

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka deklaruar se nuk mund të lejohet që dialogu të imponohet me dhunë dhe demokracia të sfidohet çdo ditë.

Jahjaga këto komente i bëri gjatë konferencës së pestë vjetore Gjyqësore, duke i komentuar zhvillimet e fundit politike mes Pushtetit dhe Opozitës.

Ndërsa duke folur për sistemin gjyqësor, ajo tha se një shtet ligjor, bëhet me njerëz profesionist që nuk lejojnë që askush të jetë mbi ligjin preferenca.

“Qytetarët tanë kërkojnë më shumë nga ne, ata kërkojnë një drejtësi të pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe institucioneve dhe ne duhet ta kthejmë besimin e qytetarëve tonë në sistemin e drejtësisë, duke bërë reforma dhe duke mos u ndikuar nga asnjë forcë politike, kemi forcë të luftojmë korrupsionin sepse askush nuk duhet të jetë mbi ligjin“, ka thënë ajo.

Ajo u ndal edhe te përkrahja e Kosovës në luftën ndaj terrorizmit, ku janë arrestuar disa persona të dyshuar, megjithatë shtoi se kjo luftë nuk përfundon këtu dhe ne duhet të jemi më efektiv në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

“Kosova kurrë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë vatër e terrorizmit, duke prishur harmonizimin fetar”, ka thënë ajo.

Dialogu s’duhet të kushtëzohet

0

Diplomati shqiptar Lisen Bashkurti ka thënë se pozita dhe opozita duhet të dialogojnë, por në këtë proces nuk duhet të ketë kushtëzime.

Në një intervistë për “Epokën e re”, Bashkurti ka bërë me dije se as mazhoranca nuk mund të diktojë kushte për imponimin e marrëveshjeve e as opozita nuk mund të diktojë kushte për rrëzimin paraprak të tyre. Ai ka thënë se nëse palët hyjnë me kushte paraprake ultimative dhe përjashtimore, atëherë dialogu do të ishte i panevojshëm.

“Të dyja palët kryesore të politikës së Kosovës, mazhoranca dhe opozita, lypset t’i rikthehen dialogut dhe vetëm dialogut”, ka thënë Bashkurti.

Diplomati Bashkurti ka shtuar se është koha që politika në Kosovë t’i lexojë mirë dhe t’i respektojë në mënyrë rigoroze mesazhet e sekretarit amerikan John Kerry. Për të dyja marrëveshjet, të cilat po i kundërshton opozita, Bashkurti e ka fajësuar edhe diplomacinë e BE-së, e cila, sipas tij, ka qëndruar pasive në këtë proces. Ai ka thënë se marrëveshja për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe kërkon zgjidhje tjetër.

“Janë pesë arsye themelore që bëjnë të domosdoshme rinegocimin e kësaj marrëveshje”, ka deklaruar Bashkurti, duke shtuar se edhe marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi i ka të gjitha mundësitë për ta rinegociuar.

Intelektualët nga Shqipëria, me peticion kundërshtojnë marrëveshjet dhe kërkojnë lirimin e Albin Kurtit

0

Një peticion me nënshkrimet e 73 intelektualëve, pedagogëve, artistëve e studentëve, nga Shqipëria, në të cilën bëhet thirrje për lirimin e deputetit të Vetëvendosjes Albin Kurti, dhe kundërshtohet krijimi i Asociacioni i Komunave me shumicë serbe dhe demarkacioni me Malin e Zi, u është dërguar medieve.

Kjo është letra e plotë e tyre, bashkë me të nënshkruarit:

Ne qytetarë të Tiranës, intelektualë, pedagogë, artistë, studentë, me besimin se vullneti i popullit do të frymojë politikat kombëtare, shprehim sot mbështetjen e plotë për luftën dhe përpjekjet e qytetarëve të Kosovës për forcimin e shtetit në luftë të papajtueshme me çdo shfaqje të autoritarizmit dhe të korruptimit të institucioneve.

Sot ne deklarohemi kundër Marrëveshjeve për Zajednicën me Serbinë dhe Demarkacionin me Malin e Zi, të nënshkruara nga Qeveria e Kosovës, të cilat cenojnë integritetin territorial dhe dëmtojnë interesat kombëtare të shqiptarëve. Arrestimi i Albin Kurtit në 28 Nëntor, ditën e shenjtë të Pavarësisë, kujton kohët më të errëta të sundimit serb kur patriotët dhe rinia e Kosovës dhunoheshin dhe burgoseshin për çështje kombëtare.

Ne gjykojmë se, në kuadrin e një bashkëpunimi luajal mes Qeverisë së Tiranës dhe asaj të Prishtinës, dhe mbi bazën e Marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet tyre, do të shmangeshin veprime të cilat cenojnë jo vetëm interesin kombëtar, por në një vështrim afatgjatë, paqen dhe stabilitetin në Rajon. Albin Kurti dhe të gjithë të Burgosurit Politikë duhet të lirohen një orë e më parë, sepse ata kanë dalë në mbrojtje të Republikës dhe aspiratave Kombëtare.

Tiranë, 3 dhjetor 2015

Nënshkruesit

1. Pëllumb Xhufi
2. Moikom Zeqo
3. Brizida Gjikondi
4. Krenar Zejno
5. Kujtim Çashku
6. Enis Sulstarova
7. Abdi Baleta
8. Iliada Korçari
9. Elvis Hoxha
10. Gjergj Zefi
11. Etleva Nallbani
12. Ksenofon Krisafi
13. Rudina Xhunga
14. Muntaz Dhrami
15. Sokol Shameti
16. Artur Zheji
17. Bora Ylli
18. Lutfi Dervishi
19. Anastas Kostandini
20. Ermira Qosja
21. Artan Shabani
22. Behar Gjoka
23. Alba Malltezi
24. Klement Kolaneci
25. Alment Muho
26. Olsi Lelaj
27. Beti Njuma
28. Saimir Shpuza
29. Arben Bajo
30. Sofokli Meksi
31. Nadire Buzo
32. Gjergji Gjuraj
33. Mandeta Minxhozi
34. Ardian Isufi
35. Ilir Yzeiri
36. Tefta Spirollari
37. Vlash Prifti
38. Dritan Sulçebe
39. Ina Kasimati
40. Klejd Këlliçi
41. Marin Mema
42. Arlind Qorri
43. Anika Dokle
44. Ledian Rusta
45. Enida Bozheku
46. Blendi Çeka
47. Keti Banushi
48. Lulzim Alushaj
49. Gentian Xhenga
50. Bashkim Rodoni
51. Blerta Lazebeu
52. Erion Kristo
53. Eda Elbasani
54. Lura Demiri
55. Pavio Gjini
56. Albana Rista
57. Aleksandër Josifi
58. Evi Veliu
59. Junilda Karameta
60. Agim Janina
61. Genti Gjikola
62. Ketiana Klosi
63. Genc Shehu
64. Haxhi Kalluci
65. Flutura Baleta
66. Hasan Matjani
67. Edvin Pacara
68. Liridona Hoxha
69. Xhenis Gjini
70. Gentian Aliaj
71. Armando Zamaj
72. Ermir Hoxha
73. Denis Muka

Opozita fillon manifestimet “Për Republikën”, sot në Gjakovë

0

Kundërshtimet e opozitës përveç në kryeqendër do të zhvendosen edhe në qendrat tjera të Kosovës.

Tri partitë opozitare Lëvizja Vetëvendosje!, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma për Kosovën, të cilët po kundërshtojnë nënshkrimin e marrëveshjeve për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe demarkacionin me Malin e Zi, do të manifestojnë sot (e shtunë) kundër marrëveshjeve në Gjakovë, duke filluar nga ora 13:00.

Manifestimi “Për Republikën”, do të mbahet në sheshin “Nënë Tereza”, të qytetit të Gjakovës, ku pritet të flasin Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj.

Ky është manifestimi i dytë i përbashkët i partive opozitare, pas atij të 28 nëntorit në Prishtinë. Megjithëse pas manifestimit në Prishtinë pasuan arrestimet e deputetit Albin Kurti dhe rreth 100 aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, pas një aksioni që ndërmori Policia e Kosovës, në selinë e Vetëvendose!-s në kryeqytet.

Rrecaj: S’ka asnjë provë kundër Fatmir Limajt, procesi është politik

0

I ftuar në “Ballë për Ballë” sonte ishte avokati mbrojtës i Fatmir Limaj, Tahir Rrecaj.

Me të është diskutuar në lidhje me akuzat për rastin “MTPT”.

Rrecaj është shprehur se nuk ka prova që do ta dënonin Limajn për këto akuza.

“Prokurori nuk ka paraqitur asnjë provë që Limaj i ka kryer këto vepra për të cilat akuzohet”.

“Gjithsej janë hetuar 50 tenderë e tani si objekt shqyrtimi janë 6 tenderë”.

Avokati mbrojtës i Limajt është shprehur se jo vetëm ekspertët shqiptarë, por edhe ata të huaj nuk kanë hasur në asnjë parregullsi.

“As ekspertët ndërkombëtarë nuk kanë arritur të gjejnë asnjë shkelje të vetme lidhur me tenderët”.

Rrecaj tha se mesazhet telefonike të paraqitura si provë janë të falsifikuara.

“Ne pretendojmë se sms-ët janë të falsifikuar”.

“Kemi kërkuar që të bëhet verifikimi i tyre, sepse ato sms janë shkruar në një letër të bardhë A4, dhe ne kemi kërkuar zyrtarisht nga PTK Vala t’i analizojnë dhe nga ata është konstatuar se përmbajtja e mesazheve nuk përputhet, që do të thotë se ata sms janë të falsifikuar”.

Rrecaj më pas tha se ky proces ndaj klientit të tij nuk është i drejtë.

“Është proces politik sepse ka filluar në vitin 2010 me një pompozitet të paparë”.

“Në fillim është pretenduar se Limaj ka keqpërdorur 80 milionë euro”.

“Tani akuza ka ardhë për një shumë prej 250 mijë euro dhe prapë nuk ka asnjë provë”.

Ai u shpreh se prapa këtij procesi mund të qëndrojë ndonjë person i fuqishëm.

“Me mënyrën se si është filluar hetimi kundër Limajt dhe si është paraqitur në opinion tregon se ky është një gjykim politik e mbrapa këtij rasti qëndron një person shumë i rëndësishëm. Por, unë nuk mund të paragjykoj se kush mund të jetë”.

Nëse Limaj shpallet fajtor, Rrecaj është shprehur se dënimi mund të jetë shumë i lartë.

“Nëse shpallet fajtor, dënimi mund të jetë minimm nga 6 deri në 20 vjet”.

Avokati tha se nuk ka asnjë dyshim që Limaj do të shpallet i pafajshëm.

“Unë besoj fuqishëm vetëm nga aspekti profesional e jo vetëm pse jam avokat i tij, por me vlerësimet e mia, se Limaj do të lirohet nga çdo akuzë”. /Klan Kosova

Molliqaj: Qeveria rrëzohet vitin e ardhshëm (Video)

0

Duhet të kalohen disa dyer e disa oborre të fshatit Beleg të Deqanit për të arritur tek Sekretari Organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj.

Zyrtari i lartë i partisë është duke u ruajtur të mos u bie në dorë policëve dhe shpreson që do qëndrojë larg burgut deri në realizimin e kauzës së opozitës për rrëzimin e pushtetit dhe anulimin e marrëveshjeve për Asociacionin e Komunave Serbe dhe Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Pasi ka kryer ceremoninë e varrimit të gjyshes, Molliqaj pranoi të flasë për KALLXO.com në intervistën e parë të tij pas protestave të cilat ia dhanë atij ilegalitetin.

Shkak për këtë u bë momenti kur Molliqaj u pa gjatë protestës duke e larguar nga vetura zyrtare një këshilltar qeveritar,para se vetura të demolohej.

Në nisje të intervistës Molliqaj lë të nënkuptohet se nuk u ka rënë pishman fjalëve të tij para Kuvendit të Kosovës ku kishte deklaruar “o të gjithë në burg, o do lirohen të gjithë”.

“Në përpjekjen tonë për t’u çliruar nga mendësia politike që shteti i Kosovës të ndërtohet nga koncesionet dhe dialogu me Serbinë dhe për t’u çliruar nga bandat kriminale të Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit, kjo përpjekje do jetë ose të gjithë në liri, ose të gjithë në burg”, thotë Molliqaj.

Ditët e fundit Dardan Molliqaj thotë se ishte në Deçan, për të mobilizuar qytetarë për manifestimin e nesërm në Gjakovë, të organizuar nga opozita.

“Kam qenë nji kohë, këto dy-tri ditë në Dukagjin në mobilizimin e qytetarëve para manifestimit”, tha ai.

I pyetur pse nuk po del publikisht në aktivitetet e Vetëvendosjes, Molliqaj thotë që nuk ka asnjë thirrje prej policisë, por nuk është i gatshëm të kidnapohet, siç ai shprehet nga bandat kriminale.

“Unë nuk kam ftesë prej policisë as në shtëpi e as në zyre. Unë si çdo aktivist i Vetëvendosjes jam duke e bërë aktivitetin tim, por jam duke u kujdesur për shkak se nuk jam gati e ua lehtësu kidnapimin politik këtyre bandave kriminale. Kontributi i secilit aktivist është më i madh në liri se në burg”, thotë ai.

E me këto aktivitete kundërshtuese, Molliqaj po e sheh fundin e pushtetit aktual.

“Jo më larg se vitin e ardhshëm pushteti ka me u ndërru”, thotë Molliqaj.

Por, pse nuk ishte Dardan Molliqaj prezent në manifestimin e 28 Nëntorit?

“Unë do të jem në aktivitete, por jo në të gjitha. E për 28 Nëntor kam mungu sepse është vlerësu që është më e rëndësishme që atë ditë mos me qenë aty. Kam qenë nëpër komuna në mobilizim. E rëndësishme ka qenë që unë mos me u arrestu”, rrëfen Molliqaj.

Ai tregon për një nivel organizimi në Vetëvendosje ku sipas tij diskutohen edhe pjesëmarrja ose jo e dikujt në protesta. Për mos-pjesëmarrjen e tij më 28 Nëntor, Molliqaj thotë se ka vendosur kryesia dhe grupi parlamentar i VV-së.

Sipas tij, qëllimi i këtyre vendimeve është ruajtja e forcave dhe masivizimi i aktiviteteve.

“Qëllimi i organizatës tonë është qysh me i rujt forcat sa ma shumë. Qëllimi jonë është me i masivizu aktivitetet tona, me e goditë këtë pushtet kriminal dhe një ditë me e rrëzu komplet. E unë jam i bindun që kjo do të ndodhë”, thotë Molliqaj.

Duke folur për deklaratat e fundi të ndërkombëtarëve, Molliqaj është i bindur se tashmë është dëshmuar se vlerësimet e Vetëvendosjes kanë dalë të drejta.

Molliqaj ka folur edhe për paraqitjen e Albin Kurtit në protestën e 28 nëntorit duke i vënë kapak fjalëve se paraqitja e Kurtit ishte e planifikuar.

“Liderët opozitarë kanë qenë të njoftuar për fjalimin e Kurtit dhe është bërë në koordinim. Nuk ka qysh me pas çarje. Çdo tradhti e secilit prej neve në këtë proces përveç se është tradhti ndaj Kosovës, është edhe tradhti ndaj vetes”, thotë Molliqaj.

Ai parashikon edhe arrestime tjera të deputetëve.

“Unë mendoj qe ka me pas ende deputetë të arrestuar… Po sigurisht që do të ketë gaz, protesta e arrestime”, thitë ai.

Herën e fundit kur policia hyri në selinë e Vetëvendosjes për ta arrestuar Kurtin, nga aty doli me gjësende tjera e material të përdorur në protesta, përfshirë edhe bombola gazi lotsjellës.

Molliqaj thotë se nuk është asgjë befasuese ajo që gjeti policia.

“Ne kemi gjuajt gaz lotsjellës, ne kemi gjuajt sfera me ngjyrë në eskortën e kryeministrit Mustafa, kemi gjuajt Molotov nuk është asgjë. Ka pasur edhe miell sepse ka qenë e paraparë që pas aksionit me ve, ta gjujmë kryeministrin me miell”, thotë ai.

Ai flet edhe për aktivitetin e nesërm në Gjakovë, në të cilin thotë se nuk do të marrë pjesë.

Ai thotë se sado që nuk u përmbahet “urdhrave politikë” për t’iu dorëzuar policisë, dënimet e komunikacionit i paguan.

“Unë e asnjë aktivist i Vetëvendosjes nuk kemi asnjë rast tjetër të hapur të shkeljes së ligjeve, përveç aktiviteteve publike. Edhe dënimet e komunikacionit të gjithë i paguajmë”, thotë ai. /Kallxo.com