Home Blog Page 6977

Prizren: Arrestohet personi që vodhi 22 mijë euro

0

Pas një pune mbi njëvjeçare, hetuesit rajonalë kanë arritur ta përfundojnë një rast të vjedhjes së rëndë i cili kishte ndodhur ne ambientet e kompanisë “Transcomerce” me datën 02 gusht 2014 ne fshatin Restelicë të Dragashit.

Hetuesit dhe krim teknikët që kishin kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes thonë se kishin kuptuar se ishte kryer vjedhje e rëndë nga një arkë metalike me ç’rast ishin vjedhur para rreth 22 mijë euro.

I dyshuari, për t’i nxjerr paratë nga arka kishte përdor një fleks me të cilin e kishte prerë arkën dhe të njëjtin e kishte lënë në vendin e ngjarjes së bashku me pesë pllaka për prerje të metalit.

Po ashtu ishin lënë dhe dy parë dorëza të punës dhe për fat të mirë një kupon fiskal i cili tregonte se fleksi dhe dorëzat ishin blerë në Qendrën Tregtare “ETC” në Prizren.

Pas gjetjes së kësaj prove, hetuesit kanë kërkuar pamjet nga kamerat e sigurisë në “ETC” duke e barazuar kohën dhe arkën ku ishte lëshuar kuponi fiskal me ç ‘rast është identifikuar i dyshuari R. Th. nga Caparci i Prizrenit së bashku me një dëshmitar. I dyshuari tanimë me urdhër të prokurorit të shtetit po mbahet nën masën e arrestit policor.

NISMA: Shteti policor po legjitimohet nga koalicioni qeverisës

0

NISMA për Kosovën konsideron se arrestimi i deputetes së opozitës, Donika Kadaj-Bujupi, dhe bastisja e banesave të dy deputetëve tjerë të opozitës, Albin Kurtit dhe Albulena Haxhiut, nga policia e Kosovës, me direktiva të Mustafës dhe Thaçit, tregon më së miri se ky koalicion për interesa të ngushta është i gatshëm të shkaktoj dëme shumë të mëdha për vendin.

“Këto veprime të koalicionit qeverisës, që po përdorin policinë, për të krijuara situata të cilat po e përkeqësojnë gjendjen në vend, edhe ashtu të rëndë, jep të kupton se kjo qeverisje më shumë ka vullnet ta shndërroj Kosovën në shtet policor së sa të heqin dorë nga marrëveshjet që kanë bërë me Serbinë dhe atë për demarkacionin me Malin e Zi”, thuhet në reagimin e NISMA-s.

Në këtë drejtim, NISMA kërkon lirimin e menjëhershëm të deputetes, Donika Kadaj-Bujupi, dhe stopimin e përndjekjes ndaj deputetëve tjerë të opozitës së bashkuar.

Ja kënd e krahason me jashtëqitje Zafir Berisha!

0

Zafir Berisha në një prononcim për InfoKosova eksplodon me fjalë të rënda për Thaçin dhe Mustafën, deri në jashtëqitje.
Më poshtë mund ta lexoni prononcimin e Zafir Berishës:

Jashtëqitja a e sistemit komunist/titiste në Kosove filloi të kundërmoj dhe është bërë me “helmues” se gazi lotsjellës i opozitës i cili u përdor për mbrojtjen e sovranitetit të vendit që po vihet në pikëpyetje nga qeveritarë të shitur e të shantazhuar.

Pas deklaratave dhe kërcënimeve të stilit komunist që bënë dje Isa edhe Hashimi, banditë dhe hajna ordinerë pa tru që fshihen nën petkun e policisë në oborrin e Kuvendit filluan zbatimin e direktivave duke përdorur forcën kundër deputetëve të Kuvendit të Republikës.

Rrahman Morina dhe Ali Shukriu i ditëve të sotme duhet ta dinë se arrestimet dhe bastisjet e torturat e familjeve te atyre që mendojnë ndryshe… nuk do të japin rezultat siç nuk kanë as në të kaluarën.

Këto injorantë dhe mbështetësit e tyre duhet ta dinë se mbrojtja e ligjshmërisë dhe Kushtetutës të vendit qe u fitua me shumë gjak e sakrificë do të mbrohet me çdo çmim dhe ku jashtëqitja e sistemit komunisto/titist do të marrë dënimin e merituar.

Çmimi letrar i Panairit të Tetovës, për autorin Lulzim Tafa

0

Panairi i Librit në Tetovë hapi për herë të 14 dyert e veta për botues dhe shtëpi botuese nga Maqedonia dhe rajoni. Në këtë eveniment kulturor apo festë të librit marrin pjesë shtëpi botuese me botimet e tyre më të reja të vitit 2015.

Për dallim nga ky vit Panairit të Librit iu shtua edhe një aktivitet e ky është çmimi për letërsi që mban emrin e poetit tetovar Ramadan Sinani. Juria nën drejtimin e poetit tetovar Saljadin Salihu vendosi që ky çmim ti jepet poetit nga Kosova Lulzim Tafa.

Aktivitetin e shpalli të hapur kryetarja e komunës së Tetovës – Teuta Arifi e cila tha se do e mbështesë librin me aq sa mundet.

Lulzim Tafa, u lind më 1970 në Lipjan, Republika e Kosovës. Studimet themelore dhe pasuniversitare i ka përfunduar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, kurse studimet e doktoratës i ka përfunduar në Fakultetin Juridik të Universitetit publik të Sarajevës.

Ka botuar edhe shtatë përmbledhje me poezi. Autor i shumë poezive, prozës, dramës, kritikës letrare. Poezitë e tij janë të përkthyera në disa gjuhë të botës dhe të përfshira në disa antologji.

Librat e tij më të njohur janë:

1. “Gjaku nuk bëhet ujë” përmbledhje me poezi, Rilindja, Prishtinë 1993
2. “Metaforë e pikëlluar” përmbledhje me poezi,Rilindja, Prishtinë 1995
3. “Planeti Babiloni” Poezi e dramatizuar,Rilindja, Prishtinë 1997
4. “Vdekja çon fjalë” Përmbledhje me poezi, Prishtinë, 1998
5. “I kam edhe dy fjalë” Përmbledhje me poezi, Faik Konica, Prishtinë 2012
6. “Shtini n’dhe këto fjalë”Përmbledhje me poezi, Faik Konica, Prishtinë 2015

Disa nga librat e botuar në gjuhë të huaja janë: “Traumausstellung” në gjuhën gjermane, “Terrible songs” në gjuhën angleze në New York, ”Under manen sover tiderna” në gjuhën suedeze, ”Expozitie de vise” në gjuhën rumune, “La theorie de l’explication des reves”, në gjuhën frenge, “Vraziji Posao” gjuhën boshnjake, “La cronica di una santa Guerra” në gjuhën italiane, etj.Jeton në Prishtinë ku dhe është rektor I Universitetit AAB. /KultPlus.com

Tritol për herë të dytë makinës së ish-kreut të komunës

0

I vihet eksploziv mjetit të ish-kreut të komunës Baz në Mat.

Lënda plasëse tritol mësohet se ishte vendosur në krahun e djathtë të shoferit, por ka shpërthyer vetëm ndezësi.

Mësohet se ka qenë vetë ish-kreu i komunës që konstatoi lëndën plasëse para se të hipte në makinën e tij, që e kishte të parkuar përpara pallatit.

Menjëherë ai lajmëroi policinë për rastin dhe në vendin e ngjarjes mbërritën forcat xheniere, që bënë të mundur çaktivizimin e lëndës plasëse.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Kjo është hera e dytë që ish-kryetarit të komunës Baz në Mat i vendoset eksploziv./Ora

Besa Luzha: #JoDiktaturës

0

Drejtoresha e Fondacionit gjerman Friderich Ebert Stiftundg, Besa Luzha, me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka reaguar ndaj arrestimeve të deputetëve të opozitës.

“Diktatura e shumicës megjithatë nuk nënkupton që shteti të sillet si diktator. Arrestimet politike nuk i kontribuojnë zgjidhjes, përkundrazi e thellojnë atë.?#?JoDiktaturës”, ka shkruar Luzha në Facebook.

Hollande mban takim emergjence

0

Presidenti francez, François Hollande, është duke mbajtur një takim emergjence në Élysée Palace – Pallati Elysee, së bashku me kryeministrin Manuel Valls, ministrin e brendshëm Bernard Cazeneuve, ministrin e mbrojtjes Jean-Yves Le Drian, ministri i jashtëm Laurent Fabius dhe ministri i Drejtësisë, Christiane Taubira, raporton The Guardian.

Vajza e Donikës, rrëfen momentin e arrestimit

0

Policia e Kosovës, e ka arrestuar sot në mëngjes, deputeten e AAK-së, Donika Kadaj – Bujupi në shtëpinë e saj.

Vajza e Donika Kadaj – Bujupi, Doruntina, ka rrëfyer se si është arrestuar e ëma e saj.

“Ishte ora 8:30 e mëngjesit, kur policia me maska dhe armë duke bërtitur, kanë kërkuar nga ne që të dalim jashtë dhe e kanë marr mamin. Gjatë aksionit, dera nuk është thyer, ajo ka qenë e hapur. Në ato momente krejt familja e ngushtë kemi qenë në banesë. Policia i ka bërtitur edhe gjyshes dhe i ka thënë me dal jashtë”, ka thënë vajza e Donikës, e cila ishte para Pallatit të Drejtësisë.

Përveç Donika Kadaj – Bujupi, policia është në kërkim edhe të Albin Kurtiti, Ismail Kurteshit dhe Albulena Haxhiut, për të cilët mbrëmë është lëshuar një fletarrest. /Gazeta Tribuna

Alma ndien keqardhje për arrestimin e Donikës!

0

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alma Lama, thotë se ndjenë keqardhje për arrestimin e Deputetes Donika Kadaj Bujupi.

Por, ajo thekson se do të donte që opozita të tregohej më e arsyeshme e të mos sfidonte shtetin dhe rendin si dhe kolegët me gazin lotsjellës.

“Është përjetim i rendë kur lexon lajmin se është arrestuar kolegia ime deputete, znj Donika Kadaj, më të cilën më lidh një bashkëpunim i gjatë dhe i vlefshëm sidomos përsa iu përket te drejtave te grave. Sinqerisht do të doja që gjerat të mos shkonim deri këtu, ku disa deputetë të bëhen subjekt i policisë e ne t’i shohim kolegët tanë në pranga. Do të doja që opozita të tregohej më e arsyeshme, të mos sfidonte shtetin dhe rendin, të mos na sfidonte as ne si kolegë me gazin lotsjellës. Jam e bindur që Donika se shpejti do t’i bashkohet punës se Kuvendit”,(sic) ka shkruar Lama në Facebook.

Isufi: Deputetët të mos arrestohen, ndryshe do të thellohet kriza në vend

0

Para ndërtesës së Pallatit të Drejtësisë ku po mbahet deputetja Donika Kadaj Bujupi, janë kolegët e saj nga AAK.

Ahmet Isufi u tha gazetarëve se ky është një veprim i pastër politikë, dhe se ata janë aty për ta përkrahur deputeten.

Në rast të arrestimit të deputetëve të tjerë dhe mbajtjes së tyre, Isufi la të kuptohet se kriza në vend do të thellohet ngase do të mblidhen në protesta, duke e kujtuar rastin e fundit të arrestimit të Albin Kurtit.