Home Blog Page 6978

Shtyhet seanca për Limajn

0

Seanca për Fatmir Limajn është shtyrë për datën 26 nëntor, me arsyetimin se njëri nga të pandehurit kishte rast vdekje në familje.

Në këtë seancë ishte planifikuar që të lexohej aktakuza e ngritur si “e konsoliduar”, si rezultat i bashkimit të dy rasteve mbi të cilat janë zhvilluar hetimet, që ndryshe njihen edhe si MTPT1 dhe MTPT 2, pjesë e së cilës është edhe lideri i NISMA-së, deputeti Fatmir Limaj, që për kohën kur akuzohet drejtonte këtë ministri.

Vetëvendosje!: Përndjekja e opozitës të ndalet menjëherë

0

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj arrestimit të deputetes së AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi si dhe bastisjes së banesës së Albin Kurtit dhe Albulena Haxhiut.

Vetëvendosje thekson se Policia po i përgjigjet urdhrave policore të Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit, të cilët janë të gatshëm të shndërrojnë Kosovën në shtet policor, vetëm të mos heqin dorë nga pushteti i tyre dhe nga marrëveshjet që kanë bërë me Serbinë.

“Deputetja Kadaj – Bujupi duhet liruar menjëherë dhe përndjekja ndaj opozitës duhet të përfundojë. Ne nuk do të ndalemi pa u tërhequr marrëveshjet me Serbinë, pavarësisht sa larg është i gatshëm të shkojë pushteti, në mbrojtje të ‘Zajednicës’”, thuhet në reagimin e VV-së.

Policia ia mësynë edhe shtëpisë së deputetes Albulena Haxhiu

0

Njësitet speciale të Policisë së Kosovës për momentin ndodhen edhe para shtëpisë së deputetes së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiut.

Ndërkohë nuk dihet nëse Haxhiu ndodhej në shtëpi.

Policia te shtepia e Albulena Haxhiut1

Bastiset banesa e Albin Kurtit (Foto)

0

Njësitet e Plicisë kanë rrethuar godinën ku banon Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, me familjen e tij të ngushtë, ndërsa janë bllokuar edhe hyrje-daljet e rrugës që lidhin me banesën e Kurtit.

Burime të KosovaPress nga VV kanë deklaruar se Albin Kurti në momentin e bastisjes së shtëpisë së tij nuk ndodhej aty.

Më poshtë mund t’i shihni disa fotografi se si duket banesa e Albin Kurtit, pas largimit të Policisë.

Policia pasi ka kryer bastisjen e banesës është rikthyer për kontroll pasi janë gjuajtur me molla nga katet tjera të banesave.

Bastiset banesa e Albin Kurtit Bastiset banesa e Albin Kurtit1

AAK: Donika u arrestua me urdhër të politikës

0

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës njoftoi se sot në orët e hershme të mëngjesit, forca të mëdha policore kanë arrestuar deputeten e AAK-së, Donika Kadaj, në dalje të shtëpisë së saj.

AAK i bën thirrje organeve të rendit dhe drejtësisë, që të mos shndërrohen në vegla të pushtetit duke zbatuar urdhra politike të të korruptuarve dhe kriminelëve institucional: Mustafës, Thaçit dhe Veselit.

“AAK së bashku me opozitën është e vendosur të mos lejojë kalimin e dy marrëveshjeve: Asociacionin dhe Demarkacionin, përkundër shantazheve të pushtetit të korruptuar dhe kriminal, i cili është vënë në tërësi në funksion kundër interesave të shtetit duke cenuar rendin kushtetues dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagim e AAK-së.

AAK kërkon lirimin sa më parë të deputetes, Donika Kadaj!

Arrestohet Donika Kadaj-Bujupi

0

Policia e Kosovës ka arrestuar deputeten e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, e cila raportohet të jetë dërguar në Prokurorinë Themelore të Pallatit të Drejtësisë.

Ramadan Muja injoron opozitën

0

Kryetari i Prizrenit Ramadan Muja ka injoruar sot opozitën. Ai nuk ka marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme, të thirrur nga opozita për të diskutuar rreth gjendjes në arsim.

Kuvendari i LDK-së Haziz Hodaj ka kritikuar Mujën për mospjesëmarrje në Kuvend.

“ Është dashur që Muja të jetë në seancë”, ka thënë Hodaj.
Ndërkaq, kryesuesi i Kuvendit, Kujtim Gashi ka thënë se kryetari i Komunës Ramadan Muja nuk është i obliguar që të marrë pjesë në Kuvend.

“Nuk është i obliguar të merr pjesë në seancë”, ka thënë Gashi.
Kuvendi i Prizrenit, sot ka mbajtur seancën e jashtëzakonshme për gjendjen në arsim. Opozita ka akuzuar pushtetin për degradim të arsimit.

Edhe pse ishte paralajmëruar miratimi i një deklarate, që do të detyronte kryetarin Ramadan Mujën që të shkarkonte nga posti i drejtorit të Arsimit, Nexhat Cocajn, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Kuvendari i PDK-së Gëzim Duraj ka thënë se kuvendarët nuk mund t’i emërojnë e as shkarkojnë drejtorët.

“Emërimet e shkarkimet janë të rregulluara me ligj”, ka thënë Duraj./PrizrenPress.com/

Mytaher Haskuka akuzon Hashim THaçin

0

Deputeti i Vetëvendosjes, Mytaher Haskuka, përmes një postim në rrejtin social Facerbo,k ka akuzuar ministrin e jashtëm dhe njëherit zv kryeminstrin, Hashim Thçin se ka privatizuar shtetin e Kosovës sa që qeverinë e njejtëson me shtetin.

Ky është reafim i plotë i Haskukës:

H.Thaci qaq shumë ka privatizu shtetin sa që thotë që qeveria është shteti.
Pra ai barazon pushtetin me shtetin. Njëjtë si bën Putini në Rusi, Kim Jong -un në Korenë Veriore, gjenerali Sisi në Egjipt…

Franca mobilizon 115 mijë policë, valë sulmesh mbi pozicionet e ISIS

0

Ashtu siç pritej, avionët bombardues francezë kanë intensifikuar sulmet ajrore në vendndodhjet e Shtetit Islamik në Raka. Bëhet fjalë për sulmin e dytë brenda dy ditëve në veri të Sirisë. Ministria franceze e Mbrojtjes përmes një komunikate, bëri me dije se janë shkatërruar një qendër trajnimi dhe një qendër komande e ISIS. Sulmet janë kryer në koordinim me forcat amerikane, vijon Ministria, çka vërteton përforcimin e mardhënieve mes dy vendeve pas masakrës së 13 nëntorit në Paris.

Këto zhvillime përkojnë me vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Xhon Kerri në Paris. Kerri tha se përplasja me militantët e Shtetit Islamik nuk është përplasje kundër qytetërimit, dhe se ata janë “përbindësha psikopatë”. Nga ana e saj Franca ka mobilizuar 115 mijë policë, xhandarë dhe ushtarë pas sulmeve terroriste në Paris, gjatë të cilave humbën jetën 129 persona. Ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve tha se “ky mobilizim mbulon të gjithë territorin e vendit dhe do t’i garantojë mbrojtje popullit francez”.

Koalicionit të sulmeve në Raka i është bashkuar edhe Moska. Ministri rus i Mbrojtjes Sergey Shoigu deklaroi se avionët rusë kanë sulmuar gjithashtu epiqendrën e ISIS në Raka, në bashkëpunim me forcat franceze.

Ndërkohë e përditshmja franceze “Le Monde” raporton se autoritetet franceze kanë identifikuar me shumë mundësi njërin prej xhihadistëve të videos ku ISIS merr përsipër aktin terrorist. Ai është Fabien Clain, 36 vjeç me origjinë nga Tuluza. Sipas inteligjencës franceze, Clain konsiderohet si një prej themeluesve të një grupimi xhihadist. Ai është dënuar me 5 vite burg në vitin 2009, më pas u nis për në Irak ku u bashkua me këtë grupim.

Brenda Francës nga e hëna deri tani janë kryer mbi 180 operacione, në shenjestër të cilave kanë qënë personat e dyshuar si militantë islamikë.

Tv Klan

Çajtorja si institucion

0

Shkruan: Ditar Kabashi

“Menta” nuk është vetëm një lloj çaji. Njëherësh, me këtë emër njihet edhe një çajtore e spikatur në qendër të Prizrenit. Verës rrihet jashtë, përskaj mureve të xhamisë “Sinan Pasha”, e dimrit brenda, afër stufës.

Në fakt, një çajtore tjetër është në fokus të këtij shkrimi. Fjala është për “Ziko”, me lokacion në lagjen Dragoman, në rrugën që të çon për në Kurillë, pjesën më atraktive të qytetit për nga çajtoret. Fillimisht duhet të pohoj se ky shkrim nuk përmban kurrfarë qëllimi të marketingut.

Këto nuk janë vetëm ambiente ku konsumohet çaji apo salepi; ato gjithashtu janë vendtakim i banorëve të shumë lagjeve. Aty përcillet “Kurtlar Vadisi” bashkërisht, e sa për ndeshjet futbollistike as që ka nevojë të flitet. I vetmi tym që mund të haset aty është ai i duhanit (kur janë të sigurt se nuk kontrollon inspeksioni). Bile të sharat në gjendje emocionale bëhen në shumës, shpeshherë në diatezën pësore (sa për ilustrim: jo “ma hangsh”, po “na e hangsh”). Pra, ka një shpirt solidar ai komunitet. Qëndrimi kolektiv konsiston shpeshherë të jetë homogjen: të gjithë janë pro Pollatit, ta zëmë. Divergjenca është vetëm te skuadrat e zemrës, rëndom ekipet turke kur ato luajnë kundër njëra-tjetrës.

Nuk mungojnë as debatet politike. Myshteriu i rregullt i çajtoreve në qytetin tim është i kalitur që me një dorë të mbajë filxhanin për t’i shijuar gllënjkat e kafesë, me dorën tjetër të hedhë zarin në lojën “sheshbesh”, dhe të njëjtën kohë të analizojë gjeo-politikat globale dhe refleksionin e tyre në Kosovën tonë të vogël. Kjo domethënë se çajtorja është goxha njëfarë institucioni ku brumoset mendimi bashkëkohor aksiomatik i shoqërisë. Ndërlidhjet e temave shpeshherë të befasojnë; nga fitoret e Erdoganit deri te bllokada institucionale e Kuvendit të Kosovës. Më një fjalë, aty kuvendohet.

Duke i marrë në konsideratë të gjitha trajtimet që bëhen në çajtoret e Prizrenit dhe përfundimet që dalin pas bisedave që zakonisht zgjasin deri sa të ngopen së luajturi shah, letra apo diç tjetër, del silogjizmi se të brengosurit e vërtetë për këtë shtet janë po këta qytetarë. De facto, këta dhe na përfaqësuakan denjësisht duke i ngritur si çështje debati brengat tona të përditshme. Pra, këta janë deputetët tanë që s’paskëshim ditur t’i votojmë më parë. Këta e ruajnë integritetin e njëri-tjetrit, e shumta është që mund të bëjnë hile në lojë. Por jo më shumë.
Mirëpo, çajtoret kanë një disavantazh: janë të vogla për nga hapësira. Prandaj e përmenda çajtoren “Ziko”. Është dykatëshe dhe, me tahmin, mund t’i zërë diku mbi 80 persona, pra aq sa të jetë kompatibil me mazhorancën parlamentare në Kosovë. Besoj që do të ishte më komode të vinin aty për seanca.
Kështu mendova deri sa m’u kujtua se Kuvendi i Republikës duhet ta ketë selinë në kryeqytet. Pra, kurrgjë nga kjo punë. Për më tepër nuk besoj që pronari i kësaj çajtoreje ka në plan të hapë një të tillë edhe në Prishtinë. Po edhe në e haptë, ç’e do, kur natyra e çajtores është harmonia mes njerëzve dhe vullneti i mirë. Rrjedhimisht, deputetët e zgjedhur për Kuvend nuk mund të jenë klientë të saj.
Edicionet e lajmeve i përcolla, tash po dal n’çajtore.