Home Blog Page 6983

Sprej e gaz lotsjellës në Kuvend

0

Opozita e Kuvendit të Kosovës sapo ka nisur senaca, janë nisur drejt foltores së Kuvendit.
Ata janë penguar nga sigurimi i këtij institucioni.

Kryetari i Kuvendit, ka apeluar opozitën që ta lejojë vazhdimin e seancës, derisa ka kërkuar nga ata që të deklarohen nëse dojnë ta vazhdojnë seancën ose jo.

Ata nuk kanë dhënë afat për përgjigje, duke hedh kështu sprej drejt ministrave.

Vetëvendosje mobilizohet për protestë

0

Përderisa Lëvizja Vetëvendosje me aktivistët e saj po vazhdojnë me mobilizim për të dal para Kuvendit që nga ora 09:00 në kohën kur pritet të mbahet seanca, Policia e Kosovës bënë të ditur se ka marr të gjitha masat dhe se në atë pjesë askush nuk mund të kaloj.

Sipas Policisë kjo është për shkak të vizitës së Mbretit të Jordanisë në Kosovë.

Ata thonë se me qëllim që kjo vizitë të realizohet sipas planifikimeve operacionale policore, do të ketë edhe mbyllje të përkohshme të sheshit dhe të disa rrugëve.

“Nesër më 17.11.2015, duke filluar nga ora 08:00 deri 14:00, sheshi “Ibrahim Rugova” në Prishtinë do të jetë i mbyllur për qarkullim, si dhe do të ketë ndërprerje të përkohshme të disa akseve rrugore përgjatë kohës së kalimit të eskortës së mbretit të Jordanisë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ndryshe, Vetëvendosje që nga mesdita e ditës së djeshme janë mobilizuar duke bërë thirrje në mënyra të ndryshme tek militantët e opozitës, pra edhe të subjekteve tjera opozitare që të mblidhen në orën 09:00 para Kuvendit.

A do të shkarkohet drejtori i Arsimit në Prizren ?

0

Kuvendi Komunal i Prizrenit, diskuton sot për gjendjen në arsim.

Në rendi të ditës do të jetë shqyrtimi i situatës së arsimit, si dhe miratimi i një deklarate me të cilin kërkohet nga kryetari i Komunës Ramadan Muja, shkarkimi i drejtorit të Drejtorisë së Arsimit Nexhat Çoçajt.

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) në Prizren, ndërkaq është ndarë në dysh rreth shkarkimit të drejtorit të Drejtorisë së Arsimit Nexhat Çoçajt. Një pjesë e kuvendarëve të këtij subjekti politik janë pro shkarkimit, ndërkaq një pjesë tjetër kundër shkarkimit të tij.

Drejtori i Arsimit në Prizren Nexhat Çoçaj, bashkë me pesë zyrtarë të tjerë dy javë më parë u patën arrestuar nën dyshimin se kanë keqpërdorë detyrën zyrtare.
Gjykata Themelore në Prizren ndaj Çoçajt pat marr vendim për paraburgimin e Çoçajt dhe arrestin shtëpiak të të tjerëve.

Ndërkaq, një kolegj i Gjykatës së Apelit të Kosovës, pas një jave ka aprovuar pjesërisht ankesat e mbrojtësve të të pandehurve, duke e ndryshuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prizren të datës 03 nëntor duke i ndërprerë paraburgimin Drejtorit të Arsimit në Komunën e Prizrenit, Nexhat Çoçajt.
Kolegji vendosi që të pandehurit Çoçaj t’i ndërpritet paraburgimi dhe e njëjta masë t’i zëvendësohet me atë të ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar, deri me 02.12.2015.

Vendim i njëjtë u mor edhe për personat e tjerë, të cilëve u ishte shqiptuar masa e arrestit shtëpiak.

Të gjithë zyrtarët e Drejtorisë së Arsimit në Prizren, po dyshohen nga ana e Prokurorisë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 par.1 dhe 2 nënpar.2.1 dhe 2.2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës, del se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit janë kryes të veprës penale për të cilën edhe dyshohen./PrizrenPress.com/

Nëntoka në sulm kundër peticionit me 200 mijë nënshkrime

0

Qeveritarët në panik mundohen ta njollosin vullnetin qytetar

“Spekulimet e Hashim Thaçit, se një qytetar nënshkroi 600 herë peticionin, bazohen në përvojën e partisë së tij në Drenicë, ku votojnë edhe të vdekurit dhe ata që ende nuk kanë lindur, diçka që diplomatët dhe vëzhguesit e huaj e emërtuan si vjedhje industriale të votave”, tha analisti Isa Mulaj për “Kosova Sot”

Deklarimi skandaloz i zëvendëskryeministrit të Kosovës dhe kreut të PDK-së, Hashim Thaçi, se Peticioni kundër Marrëveshjeve për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, nuk është i besueshëm pasi, sipas tij, ka raste kur një qytetar është nënshkruar deri në 600 herë, nga opozita, analistët politikë dhe njohësit e fushës së legjislacionit, konsiderohet si një përpjekje nëntokës së udhëhequr nga ministri i Jashtëm e ish-shefi i SHIK-ut, Kadri Veseli, që ta poshtërojnë e ta zhvlerë- sojnë Peticionin e nënshkruar nga më shumë se 200 mijë qytetarë, të organizuar nga opozita e bashkuar.

Vënia në pikëpyetje e besueshmërisë së këtij Peticioni, gjithashtu konsiderohet si një tregues i frikës së madhe që i ka hyrë koalicionit qeverisës që dita-ditës po dëshmohet se e ka humbur besimin dhe legjitimitetin për të qeverisur.

“Qeveria në vend të rishqyrtimit të marrëveshjeve tepër të dëmshme për vendin po mundohet ta tejkalojë situatën duke i rritur masat e sigurisë brenda Kuvendit. E ky është gabimi që Qeveria po e bën në panik”, tha deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje!” Ismail Kurteshi…/kosova sot/

Ky është skenari i koalicionit PDK- LDK për seancën

0

Partnerët e koalicionit PDK dhe LDK kanë përgatatitur edhe planin B, për seancën e sotme të Kuvendit, ku pritet të diskutohet për buxhetin.
Burime të Gazetës Blic brenda koalicionit kanë thënë se nëse opozita do ta pengojë mbajtjen e seancës përmes gazit lotsjellës apo në forma të tjera, atëherë ata e kanë menduar deri në detaje realizimin e seancës në një sallë të improvizuar.

“Do të veprohet ngjashëm sikurse herën e kaluar. Pra, nëse opozita do të përdor mjete për bllokimin e seancës së Kuvendit, atëherë koalicioni e ka edhe planin B. Pra, do ta mbajë seancën në sallën e improvizuar në byfe”, ka thënë ky burim.

Ky burim i ka thënë Gazetës Blic se, deputetët e opozitës nuk do të provojnë ta pengojnë seancën në sallën e improvizuar të Kuvendit, për shkak se mund të eskaloj në perleshje fizike ndërmjet dy taborëve.

Ndërkohë, edhe nga partitë opozitare i kanë thënë Gazetës Blic se nuk do të lejojnë mbajtjen e seancës në sallën ku zakonisht mbahen seancat. Ndërkohë, që ky deputet i opozitës, ka theksuar se ata nuk do të pengojnë mbajtjen e seancës në sallë të improvizuar.

“Mbajtja e seancës në sallë të improvuzar është e jashtligjshme për ne. Ata seanca mund të mbajnë ku të duan, mirëpo ato janë anti ligjore”, ka thënë ky burim.

Në anën tjetër, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli u ka bërë thirrje deputetëve opozitarë që të mos abuzojnë me Kuvendin.

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Vetëvendosjes, Aida Dërguti thotë se nesër, kur pritet të mbahet seanca e Kuvendit për miratimin e Buxhetit të Kosovës për vitin 2016, do ta ndalin me çdo kusht.

Në një intervistë në Rrokum TV ajo tha se do të përdorin të gjitha mjetet në dispozicion për të penguar seancën.

“Nesër do t’i përdorim të gjitha mjetet në dispozicion për ta penguar seancën. Kryesia e Kuvendit sot me një kërkesë të mbi 80 deputetëve vendosi që t’i shtojë masat e sigurisë gjatë seancave duke futur policë në sallë. Nëse eskalon situata, përgjegjësinë e merr pozita. Ata e kanë shumicën por nuk munden që me çdo kusht të ja imponojnë opozitës qëndrimet e tyre. Do të tërhiqen nënshkrimet nga marrëveshjet, ose do të bie Qeveria”, tha ajo.

Ministria e Punëve të Jashtëligjshme

0

Ish-komandantë të luftës, familjarë e të afërm të zyrtarëve të lartë të partive politike, PDK e LDK, janë emëruar kundërligjshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ) dhe nga aty janë bërë emërime në diplomaci.

Një hulumtim disajavësh i gazetës “Zëri” ka nxjerrë në shesh të palara të shumta dhe shkelje drastike të ligjeve me rastin e gradimeve të zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Gazeta “Zëri” ua ka adresuar një varg pyetjesh zyrtarëve të Ministrisë së Jashtme: Artan Behramit, zëdhënës në MPJ; Petrit Selimit, zëvendësministër i Punëve të Jashtme; sekretarit të përgjithshëm, Kreshnik Gashi; dhe Abelard Tahirit, këshilltar i ministrit të Jashtëm, Hashim Thaçi.

Por asnjë nga këta zyrtarë nuk kanë preferuar të përgjigjen në pyetjet që u janë parashtruar në lidhje me të gjeturat e hulumtimit.

Megjithatë, gazeta ka arritur të konfirmojë shkeljet drastike në rastin e gradimeve, por edhe të punësimeve në MPJ. Ish-komandanti i UÇK-së në Zonën Operative të Drenicës, Ajvaz Berisha, që gjatë luftës njihej me nofkën komandant “Tigri”, është punësuar në fillim të tetorit të këtij viti në Ministrinë e Jashtme që e udhëheq Hashim Thaçi, njëherësh zëvendëskryeministër i Kosovës. /Zëri/

Delawie: Provokim është dhuna

0

Ambasadori amerikan Greg Delawie ka reaguar ndaj opozitës në Kosovë, e cila ka vlerësuar se thirrja e seancës së jashtëzakonshme për nesër në orën 9:00, është “provokim”.

Delawie, vlerëson, se në fakt, provokim është dhuna e përdorur në Kuvend.

“Përdorimi i dhunës për të penguar Kuvendin – anëtarët e së cilit janë zgjedhur nga shumica e popullit të Kosovës – është provokimi i vërtetë”, ka thënë Delaëie në një postim në profilin e tij zyrtar në Twitter.

Partitë opozitare, sot kanë dalë në konferencë për media, me të mësuar se nesër do të ketë seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.

Ata thonë se nuk do të lejojnë seancë normale të Kuvendit, duke e cilësuar si “provokim” hapin e mbajtjes së seancës.

Gjendet Edisona nga Malisheva

0

Pas njoftimit të dhënë për zhdukjen e vajzës 12 vjeçare nga Banja, Edisona Binishi, familja ka njoftuar për gjetjen e saj.

“Familja Binishi, i falënderon të gjitha mediet-portalet, për dhënien e informatës dhe kontributin e tyre, për gjetjen e vajzës”, thuhet në njoftimin për media të Komunës së Malishevës.

Gjetjen e vajzës e ka konfirmuar edhe babai i saj, Bashkim Binishi, për KTV-në, sikurse edhe Policia e Kosovës. /PrizrenPress.com

Pse e zgjodhi opozita 28 Nëntorin për ‘manifestim’ kundër Qeverisë?

0

E kanë paralajmëruar si protestë masive tash e dy muaj, por partitë opozitare kanë vendosur që shprehjen e pakënaqësive kundër qeverisë dhe marrëveshjeve me Serbinë ta bëjnë me ‘manifestim publik’ në Ditën e Flamurit.

Por, pse pikërisht më 28 Nëntor?

Zyra për informim e Vetëvendosjes, tregon simbolikën e manifestimit në këtë datë.

“28 Nëntori, para së gjithash simbolizon përpjekjen kombëtare shqiptare për pavarësi dhe për shtet të lirë e të barabartë me shtetet e tjera. Pra kjo datë, më shumë se sa festë, shënjon përpjekje për liri dhe mospajtim me projektet e dëmshme të të tjerëve për vendin tonë. Pothuajse njësoj me para 100 vjetësh, Kosovës po i cenohet copëtimi nga disa anë. Në njërën anë përmes “Zajednicës” rreth 1/3 e territorit po vihet nën kontroll të Serbisë, kurse në anën tjetër përmes demarkacionit me Malin e Zi, këtij shteti po i falen mbi 8000 hektarë të territorit të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e tyre dhënë KALLXO.com

Edhe pse opozita nuk ka kursyer asnjë formë të kundërshtimit për dy muaj, ku nuk ka përjashtuar as dhunën, këtë herë ata premtojnë paqe.

Sipas Frashër Krasniqit, zëdhënës në Vetëvendosje, ky do të jetë manifestim paqësor. Opozita kësaj radhe nuk do të përdorë dhunën në shprehjen e pakënaqësive.

“Ky manifestim do të jetë paqësor dhe do të jetë thjeshtë shprehje e vullnetit të qytetarëve kundër marrëveshjeve me Serbinë dhe demarkacionit”, thotë ai.

Por a beson opozita që mbi 200 mije qytetarët që kanë nënshkruar peticioni do t’i bashkohen këtij manifestimi?

“Ky do të jetë një manifestim paqësor, por jashtëzakonisht masiv”, thotë Krasniqi.

“Në takimet e që kemi zhvilluar gjatë dy javëve të fundit, me qytetarë dhe me strukturat tona, kemi vërejtur që gatishmëria e njerëzve për të marrë pjesë në shprehje të pakënaqësisë, është shumë e madhe. Ky manifestim do t’i mbledh të gjithë të pakënaqurit me marrëveshjet me Serbinë dhe demarkacionin me Malin e Zi, dhe së bashku do ta shprehim vullnetin tonë kundër këtyre marrëveshjeve”, tha Krasniqi.

Protesta do të fillojë në orën 14:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”. Por “ky nuk është as organizimi i parë dhe as nuk do të jetë i fundit në kundërshtimin e këtyre projekteve të dëmshme”, përfundon Krasniqi. /Kallxo.com

Tetova hap Panairin e Librit

0

Menjëherë pas mbylljes së Panairit të Librit në Tiranë, një tjetër qytet shqiptar hap një panair të ngjashëm.

Në Tetovë të Maqedonisë në Panairin e Librit 2015, mes datave 17 e 21 nëntor do të promovohen libra nga botues të huaj e vendor.

Nëpërmjet një kumtese për media Shoqata e Botuesve Shqiptarë në Maqedoni, njofton se edhe ky edicion, i katërmbëdhjeti me radhë i librit shqip, do të mbahet në Qendrën e Kulturës së këtij qyteti.