Ministria e Punëve të Jashtëligjshme

Ish-komandantë të luftës, familjarë e të afërm të zyrtarëve të lartë të partive politike, PDK e LDK, janë emëruar kundërligjshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ) dhe nga aty janë bërë emërime në diplomaci.

Një hulumtim disajavësh i gazetës “Zëri” ka nxjerrë në shesh të palara të shumta dhe shkelje drastike të ligjeve me rastin e gradimeve të zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Gazeta “Zëri” ua ka adresuar një varg pyetjesh zyrtarëve të Ministrisë së Jashtme: Artan Behramit, zëdhënës në MPJ; Petrit Selimit, zëvendësministër i Punëve të Jashtme; sekretarit të përgjithshëm, Kreshnik Gashi; dhe Abelard Tahirit, këshilltar i ministrit të Jashtëm, Hashim Thaçi.

Por asnjë nga këta zyrtarë nuk kanë preferuar të përgjigjen në pyetjet që u janë parashtruar në lidhje me të gjeturat e hulumtimit.

Megjithatë, gazeta ka arritur të konfirmojë shkeljet drastike në rastin e gradimeve, por edhe të punësimeve në MPJ. Ish-komandanti i UÇK-së në Zonën Operative të Drenicës, Ajvaz Berisha, që gjatë luftës njihej me nofkën komandant “Tigri”, është punësuar në fillim të tetorit të këtij viti në Ministrinë e Jashtme që e udhëheq Hashim Thaçi, njëherësh zëvendëskryeministër i Kosovës. /Zëri/

Më Shumë

Theret me thikë një person në orët e vona të natës në Prizren

Një rasti i rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren, ku një person është therur me thikë. Sipas raportit...

Mot me diell, sot temperaturat deri në 29 gradë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa vranësira më të dendura...

Lajmet e Fundit