Home Blog Page 6985

Vdes Kushtrim Krasniqi

0

Kushtrim Krasniqi nga Damaneku i Malishevës nuk ka arritur t’i përballojë plagët që mori nga aksidenti me traktor të shtunën në mbrëmje.

Burime nga të afërmit e Kushtrimit, i kanë thëmë portalit “MalishevaPress” se Kushtrimi ka ndërruar jetë sot në ora 10:00 në QKUK..

Varrimi do të bëhet sot në fshatin e tij të lindjes/PrizrenPress.com/

Zemërimi i Perëndisë

0

Shkruan: Enver Sulaj 

Kur u zemërua perëndia
Pse e lejoi Adamin
të mbulonte mëkatin me gjethe

Ta linte lakuriq më mirë
që të mos mashtronte veten
as të tjerët
me moralin e tij

Veseli-Opozitës: Mos abuzoni me Kuvendin

0

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, nuk ka treguar nëse do të ftohet sërish sigurimi apo seanca do të mbahet në ndonjë sallë tjetër në rast se opozita vazhdon ta bllokojë edhe nesër punën e Kuvendit e ku parashihet të diskutohet miratimi i buxhetit për vitin e ardhshëm, 2016.
Veseli pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit ka treguar se përfaqësuesit e partive të koalicionit kanë shqetësimin e tyre për imazhin që po përcillet prej Kuvendit dhe kanë kërkuar sigurimin e kushteve për mbarëvajtjen e punës në Kuvend.

“Kisha kërku nga opozita të jenë më të sinqertë dhe të mos na abuzojnë sepse s’u kemi borxh”, tha kryeparlamentari, transmeton Gazeta Express.

Sipas tij, nënkryetarja nga radhët e VV’së, Aida Dërguti, gjatë mbledhjes ka pohuar se qëndrimi i opozitës është se vazhdon të mos pranojë asnjë lloj komunikimi.

“Përgjegjësia bie në opozitën”, tha Veseli.

Ndryshe, Kryesia e Kuvendit ka vendosur se nesër nga ora nëntë do të mblidhet Kuvendi i Kosovës me të vetmen pikë të rendit të ditës – Miratimi i Buxhetit për vitin 2016. /GazetaExpress

Valona Poniku kërkon ndihmë për shërim

0

Valona Poniku nga fshati Malësia e Vërrinit kërkon ndijhmë nga institucionet dhe njerëzit vullnet mirë. Ajo është nxënëse e Shkollës së Mesmë “Ymer Prizreni” në Prizren.

Letra e plotë e Vaona Ponikut

Vendosa që bashkë me miqtë e mi të ndaj këtë dhimbje.-Isha shumë evogël kur mësova që e kisha një sëmundje Skulioze. I dëgjoja prindërit e mi derisa bisedonin fshehtas meje , po thoja me vete , që pse thojnë që jam e sëmmurë,pasi unë nuk kisha filluar akoma të vëreja deformimin në trupin tim. Çdo ditë e më shumë që rritesha filloja të ndjeja dhimbje të shpines, por ,asnjëherë nuk mendoja që do vija deri në këtë pikë. Fillova të bëja vizita në çdo klinik që më jepej mundësia, por përgjigja ishte e njëjtë. Gati të gjithë mjekët duke ma gjuajtur dosjen me raporte mjekësore mbi tavolinë me thonin që” ky operim nuk bëhet as në Kosovë as në Shqipëri”. U ndjeva sikur gjithçka për mua mori fund, por fal nënës sime, e cila nuk hoqi dorë kurrë duke trokitur në dyer të ordinancave të mjekëve të ndryshëm, doli një mjek zemërmirë (Xhavit Gashi) i cili hulumtoi në disa spitale evropiane, dhe tha që ky operim bëhet jashtë vendit dhe ka shumë gjasa që ti të përmirësohesh. Duke shpresuar qe një ditë do të jam mirë, fluturova nga gëzimi , por, në një moment mu ndal buzëqeshja në fytyrë! Operimi im kushtonte shumë dhe nuk kishim mundësi për atë çmim që caktuan ata.

Më mbetën në mendje fjalët e fundit të komisionit gjatë kontrollit që bëra herën e fundit në Prishtinë ” Ti Valona, nëse nuk e bënë këtë operim, mund të përfundosh në karrocë të invalidëve”. U mërzita tejmase, por prap vazhdova jetën si gjithë të tjerët. Lotët e mi nuk kanë të ndalur, por mundohem mos ti shfaq para familjes time. Nuk kam dëshirë që karroca të mbetët shoqja ime e jetës. Unë me ndihmën e njerëzve të vullnetit të mirë dhe atyre që humanizmin e kanë në shpirt, shpresoj që do të realizohet operimi i domosdoshëm. Më zhgënjen dhe një fakt. Jam shumë e zhgënjyer nga Shteti im, Shteti në të cilin mendoja se do të bënte më shumë për fëmijet me sëmundje të rënda. Ai na zhgënjeu ,pasi që nga kjo Qeveri qe po e pres ndihmën e tyre bëjnë sikur nuk dëgjojnë. Bëjnë sikur nuk shohin , dhe mbyllin sytë para realitetit. Un nuk flas vetëm për veten time, por në emër të gjithë fëmijëve që kanë nevojë për ndihmë, që kjo Qeveri ti merr parasysh lutjet tona. Mos të na ndalin buzeqeshjën le tu mundësojnë luleve të freskëta që të lulëzojnë në Kosovën tonë të lirë.

Le të na ndalet ky lot ,kjo dhimbje që na është bërë ankth në shpirtat tanë. Çdo ditë i lutem Zotit dhe i falënderohem atij , pasi që akoma heci me këmbët e mia, por ju lutem të gjithë atyre që e lexojnë rrëfimin e jetës time mos të më keqkuptojnë, sepse në një farë mënyre doja ta ndaj këtë dhimbje që ma shkatrron shpirtin s’bashku me ju. Një ditë unë do mund ta mbaroj shkollën dhe të bëhem një njeri me vlera që do ta përkrah shtetin tim, do t’i përkrah fëmijët që kanë nevojë për ndihmë, prandaj ju përshëndes miq të mi, shok dhe shoqe te mia . Bashkëadhetar të fshatit tim, dhe të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë , më ndihmoni me aq sa keni mundësi, që unë Valona mos të mbes brenda katër mureve e lidhur në një karrocë , por le të më kthehët ajo buzëqeshje që e kam humbur tash e sa vite .Me respekt nga Valona , dhe ju faleminderit të gjithëve që u bërët pjesë e jetës time.
Numri i xhirollogarisë :Raiffeisen Bank: 1502031002317128
Për transer nga Diaspora Sëift Kodi: RBKOXKPR
(SMS ne Vala 55944 (1euro) )
/TVPZ/

Dy persona nga Prizreni, shpëtojnë nga gjuajtjet e gjahtarëve

0

Dy persona nga Prizreni janë ankuar se derisa kanë qenë duke peshkuar predhat e armeve kanë rënë afër tyre.
Sipas tyre, tre të dyshuar kanë shtënë disa herë me armë zjarri.

“Sipas viktimave predhat e armës kishin ardhur në drejtim të tyre. Njësiti policor ka shoqëruar tre të dyshuarit në stacionin policor dhe nga ata janë konfiskuar tri pushkë gjuetie dhe 17 fishekë të kalibrit 12 mm”, njofton Policia e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./PrizrenPress.com/

Opozita do të bllokojë edhe seancën e nesërme

0

Nesër nga ora nëntë do të mblidhet Kuvendi i Kosovës me të vetmen pikë të rendit të ditës – Miratimi i Buxhetit për vitin 2016.
Vendimin për këtë seancë plenare e mori Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e sotshme.

Ajo që ka votuar kundër që të ketë seancë nesër dhe të diskutohet miratimi i buxhetit, ishte nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, raporton Indeksonline.

Ndërkaq, Indeksonline merr vesh nga burime brenda opozitës, se kjo e fundit nuk do të lejoj as këtë herë mbajtjen e seancës.
Ata thonë se ende nuk kanë vendosur për mënyrën e bllokimit të seancës të së martës, por se ajo që është vendosur, është se opozita nuk do të lejoj mbajtjen e rregullt të seancës

Identiteti ynë në rrezik

0

Ilir Yzeiri

Atentatet e përgjakshme në Paris e kanë tronditur botën dhe kanë zgjuar gjithë paranojat, klishetë, krizën e rëndë të identitetit dhe kanë përhapur me shpejtësi vetëm një ndjesi- frikën duke e bërë planetin një hapësirë të paqetë, sepse asnjë cep i tij nuk është më i sigurt. Gjithnjë e më shumë po gjen vend arsyetimi se tani konflikti botëror ka zbritur brenda nesh dhe ai po instalohet me shpejtësi në përplasjen e “un-it” me “tjetrin” e ndryshëm për shkak të besimit, të ngjyrës së lëkurës apo të racës.

Nëse do të dëgjosh apo do të ndjekësh opinionet e mediave perëndimore, vëren se ksenofobia, ekstremizmi dhe radikalizmi i qarqeve europiane, po gjejnë justifikim për ta projektuar islamin dhe myslimanin si burim të së keqes, ndërsa pjesa e moderuar kërkon që Europa të mos bjerë në këtë grackë dhe se duhet të tregohet e kujdesshme që të ndajë terroristët fundamentalistë me frymëzim islam, nga myslimanët e zakonshëm.

Të gjithë kanë theksuar se në botë janë rreth dy miliardë myslimanë dhe askush nuk do të donte që të radikalizohej qëndrimi mes tyre dhe kristianëve. Të tjerë analistë vënë re se Europa dhe SHBA kanë dështuar në përpjekjet e tyre për t’u përballur me krizën e rëndë në Siri, Irak apo Lindjen e Mesme.

Po ashtu, paqja e ftohtë e Perëndimit me Rusinë e ka bërë skenën politike botërore më të brishtë. Ndërkaq, aksionet ushtarake në Afganistan ose në Irak nuk kanë sjellë përmirësim të skenës politike botërore, por e kanë përkeqësuar atë. Ish-kryeministri francez dhe ish-ministri i Jashtëm, Vilëpen, tha se ISIS është fëmija ynë, se ky formacion radikal u krijua nga perëndimorët për të luftuar Asadin.

I paqartë dhe në shumicën e herës në drejtim të kundërt me synimet e paqes në rajon, ka qenë angazhimi i Turqisë, e cila nën maskën e angazhimit kundër terrorit në Siri, ka sulmuar dhe ka dashur të lajë hesapet me kundërshtarët e saj historikë, kurdët. Avionët turq kanë bombarduar me furi ushtrinë kurde e cila stërvitet nga amerikanët dhe me ndihmën e aleatëve perëndimorë lufton kundër shtetit islamik.

Jashtë skenës së zgjidhjes së konfliktit ka mbetur Irani, por terrori përfshiu tash në fund edhe Libanin. Ndërkaq, Europa po vuan pasojat e një krize që nuk dihet se ku do ta ketë fundin. Vala e emigrantëve që ka pushtuar atë, në mënyrë paradoksale, e ka bërë Europën metaforë kontradiktore, nga njëra anë vend të shpresës për shumicën e myslimanëve që ikin nga lufta dhe, nga ana tjetër, shënjestër për terroristët islamikë.

Po shqiptarët ku janë?

Në këtë panoramë të komplikuar të gjeopolitikës botërore jemi përfshirë edhe ne shqiptarët. Për fat të keq, sapo shpërthen diku një konflikt, ndaj nesh zgjohen demonët e paragjykimeve dhe klisheve, të cilat na projektojnë me një identitet negativ. Faik Konica, por edhe të tjerë filozofë të Rilindjes shqiptare polemizonin fort që në fund të shekullit XIX me qendrat europiane të mendimit kur vinte puna për identitetin e shqiptarëve.

Që në numrin e parë të revistës së tij, “Albania”, Konica, në artikullin e tij në frëngjisht, polemizonte me një studiues frëng që botonte në një nga organet e njohura të kohës “Revue des deux mondes” një shkrim në të cilin shqiptarët i quante sllavë të jugut të myslimanizuar.

Kjo klishe e Europës ndaj nesh, pra indiferenca cinike e Europës për Ballkanin dhe veçanërisht për kulturën tonë, vazhdon edhe sot. Por, për hir të së vërtetës, sot, ringjalljen e këtyre klisheve po e ndihmojmë edhe ne. Shqiptarët në Ballkan, me mbështetjen e aleatëve të mëdhenj perëndimorë – SHBA-Europë – e zgjidhën problemin nacional ose atë që formulohej në fund të shekullit XIX si parimi i lirisë së popujve.

Ne sot jemi dy shtete në Ballkan, por nuk po arrijmë të krijojmë një identitet të vetëm. Fataliteti ynë si komb është se ne prodhojmë elita që nuk na ndihmojmë të eksportojmë identitetin tonë të vërtetë, atë që Pashko Vasa dhe rilindësit e mëdhenj e përcaktuan si “shqiptari”, që mbi të gjitha do të thotë harmoni mes njerëzve me besime të ndryshme.

Papa Françesku e zgjodhi Shqipërinë si vendin e parë që vizitoi në Ballkan dhe u entuziazmua nga ajo që gjeti këtu. Ai madje e promovoi këtë harmoni duke e shpallur vendin tonë si model të harmonisë fetare. Por ne nuk ditëm ta shfrytëzonim këtë rast, sepse elitat tona politike si në Shqipëri, si në Kosovë nuk kanë vizion për të punuar që identiteti ynë të mos komprometohet.

Para disa ditësh, dy kombëtaret e futbollit shqiptar, ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë, u ndeshën në Prishtinë. Ishte një festë e mrekullueshme e paqes dhe e epërsisë së identitetit tonë që është faktor pozitiv në Ballkan. Mirëpo, këtë ngjarje ne nuk ditëm ta përhapim ashtu siç duhet dhe ua lëmë të tjerëve që të na quajnë provokatorë.

Në gjithë këto vite pluralizëm, qoftë në Shqipëri, qoftë në Kosovë, elitat tona politike nuk kanë ditur të ngjallin shpresën, por i kanë bërë të dyja vendet hapësira trishtimi dhe vala e emigrantëve nga Shqipëria e Kosova shkon njësh me ata nga Siria apo vendet e tjera ku bëhet luftë duke na përzier edhe ne me paradigmën e emigrantëve myslimanë.

Të dyja elitat politike, si ajo në Kosovë si kjo në Shqipëri kanë hequr dorë nga ringritja kulturore e bashkëkombësve të tyre dhe i kanë dorëzuar ata në sallat e errëta të xhamive ku predikohet xhihad apo në salla të errëta ku ulërijnë këngëtarët banalë të turbofolkut. Identiteti ynë kulturor po zhbëhet përditë dhe shqiptarët në të dyja anët e kufirit po u dorëzohen impulseve orientale që kanë qenë fshehur në nënvetëdije. Ndërsa një pjesë e konsiderueshme të rinjsh identifikohet lehtë me islamin radikal duke na rreshtuar ne pa të drejtë me terroristët islamikë të Kalifit.

Vend pa përgjegjësi morale

Ky vend e ka humbur çdo shenjë të përgjegjësisë morale dhe intelektuale. Po e ilustroj me një shembull. Dita e premte ishte një ditë e zezë për të gjithë Europën dhe për botën mbarë. Serioziteti i një vendi manifestohet sidomos në median publike.

Të gjitha TV-të publike perëndimore i ndërprenë transmetimet dhe informonin publikun e tyre për tragjedinë, vetëm RTSH-ja shqiptare vazhdonte transmetimin e ndeshjeve sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Ditën tjetër, paradite, kur gjithë Europa ishte në zi, RTSH-ja shqiptare transmetonte një sfilatë mode me fëmijë dhe shfaqte vajza të vogla lyer me buzëkuq që sfilonin në një pasarelë.

Ky emision, që është një lloj nxitjeje e pedofilisë, nuk mund të transmetohej në ditë normale jo më në një ditë të zezë. Dhe për t’i vënë vulën, në mbrëmje po RTSH-ja jonë transmetonte këngë festivalesh. Një tmerr, një vend pa identitet, një vend pa asnjë shenjë.

Ndërsa spektakli i Kryeministrisë me ndriçimin trengjyrësh ishte thjesht një fasadë që nuk i shtonte asgjë kaosit identitar ku është zhytur ky vend. (Marrë nga Gazeta Shqip)

Opozita me manifestim kundër marrëveshjeve dhe kundër qeverisë

0

Subjektet opozitare kanë vendosur që më 28 nëntor 2015, në orën 14:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” të organizojnë manifestim kundër marrëveshjeve me Serbinë, demarkacionit me Malin e Zi dhe kundër Qeverisë së Kosovës.

Në komunikatën e subjekteve opozitare thuhet se në këtë manifestim do të shprehet masivisht, vullneti i qytetarëve të Kosovës për një shtet sovran e funksional, për një shoqëri të barabartë dhe jo të ndarë në baza etnike.

“Ka më shumë se dy muaj që subjektet opozitare, me vendosmëri të lartë, i kanë kundërshtuar në mënyrë aktive planet e Qeverisë së Kosovës për të instaluar në vendin tonë një republikë serbe dhe për t’ia falur Malit të Zi mbi 8000 hektarë të territorit tonë. Gjatë kësaj kohe ne morëm edhe mendimin e qytetarëve rreth këtyre marrëveshjeve. Gjithandej nëpër Kosovë organizuam tubime e takime me qytetarë, në të cilat, kundërshtimi i këtyre të fundit ndaj planeve të qeverisë ishte absolut. Ne organizuam njërin nga peticionet më të mëdha në Kosovë dhe mblodhëm 205, 254 nënshkrime”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, më tej thuhet se përballë protestave opozitare dhe mbi 205 mijë nënshkrimeve të qytetarëve, Qeveria e Kosovës u përgjigj me cinizëm, shpërfillje, përndjekje, arrestime, burgosje dhe dhunë policore.

“Ajo, po insiston t’i qëndrojë besnike Serbisë edhe pasi Serbia bëri çmos që përmes fushatës së saj raciste të na pengojë në UNESCO. Ajo po insiston në zbatimin e demarkacionit, edhe pse nuk ka ekspert të fushës që nuk ka treguar qartë se si Kosova humbë mbi 8000 hektarë nga kjo marrëveshje. Qeveria Mustafa-Thaçi, që premtoi 200 mijë vende pune, krejt çka na solli janë projektet që rrënojnë shtetin tonë dhe e ndajnë etnikisht atë, skandalet korruptive, uljen e zhvillimit ekonomik, ikjen e mbi 100 mijë qytetarëve, etj. Populli i Kosovës nuk mund të heshtë para një qeverie të tillë”, thuhet në komunikatën e partive opozitare.

Malisheva përgatitet për shënimin e 28 Nëntorit

0

Në kuadër të shënimit të festës së 28 Nëntorit, Komuna e Malishevës, planifikon të mbajë një varg aktivitetesh kulturore, sportive, si dhe pritet të bëhen edhe disa përurime, e në mesin e përurimeve, planifikohet të përurohen edhe dy shkolla të reja. Kështu u tha sot në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, të drejtuar nga Kryetari i Komunës, Ragip Begaj.

Bazuar në raportet e drejtorëve të drejtorive, gjatë këtij fund muaji, pritet të përurohen shkollat në fshatrat Shkozë dhe Carrallukë, ndërsa janë planifikuar edhe shumë aktivitete tjera, si mbledhja e Kuvendit të Komunës, pastaj aktivitetet kulturore dhe sportive.

Sa i përket fushës së investimeve, u tha se kjo ishte një javë e mirë, pasi janë realizuar disa projekte, ndërsa kanë filluar të realizohen edhe një varg projektesh tjera, kryesisht dy vjeçare, e në mesin e tyre edhe hapja e rrugës për njërën lagje të Carrallukës, që e lidhë këtë lagje me qendrën komunale, përderisa ishte edhe një kërkesë e kahershme e banorëve të kësaj lagjeje.

Sa i përket shëndetësisë, u bë e ditur se janë duke u zhvilluar vizitat sistematike, shëndetësore, nëpër shkollat e Komunës së Malishevës, nga ana e QKMF-së, ku deri më tani, këto vizita kanë përfunduar në 22 shkolla./PrizrenPress.com/

Mustafa: Fushata e Serbisë kundër Kosovës, ndikon në vazhdimin e dialogut

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në një intervistë për Anadolu Agency ka folur për krizën politike në vend me theks të veçantë për marrëveshjen e kontestuar për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, për fushatën agresive të Serbisë kundër pranimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim Kulturë dhe Shkencë (UNESCO) si dhe reflektimin që mund ta ketë kjo në vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd. Ai është ndalur edhe në marrëdhëniet e Kosovës me Maqedoninë, Turqinë dhe Bosnje e Hercegovinën.

Kryeministri Mustafa duke folur për fushatën agresive të Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat e ndryshme botërore, siç ndodhi së fundmi me UNESCO-në ku Kosova u krahasua me ISIS-in (sinonim për DAESH) tha se kjo padyshim do të ndikojë negativisht në vazhdimin e dialogut mes dy shteteve.

“Po gjithsesi se do të ndikojë përkundër dëshirës tonë të themi se dialogu do të vazhdojë sepse i njëjti nuk kontestohet dhe ne kemi interes që dialogu të vazhdojë. Kemi disa probleme që duhet ti zgjidhim përmes dialogut por Serbia po e keqpërdorë dialogun që të punojë kundër Kosovës duke tentuar ti bindë edhe disa shtete tjera të votojnë kundër anëtarësimit tonë në UNESCO duke u thirrur se ne duhet ti zgjidhim problemet me dialog” tha Mustafa për të shtuar se për fat të keq Serbia ka arritur të mobilizojë një numër të vendeve me përkrahje të Rusisë edhe disa vendeve tjera kryesisht siç thoi Mustafa jodemokratike, në mënyrë që të pamundësojë të arrihen dy të tretat e votave të nevojshme.

Për sa i përket krizës politike në Kosovë, më konkretisht për kërkesën e opozitës për tërheqje të nënshkrimeve për marrëveshjet e nënshkruara me ndërmjetësim ndërkombëtar,që kanë të bëjnë me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, Mustafa tha se arbitri kryesor në këtë çështje është gjykata Kushtetuese dhe se për të nuk mund të vendosin pushteti ose opozita.

“As njëra as tjetra nuk mund të tërhiqen sepse njëri është ligj i ratifikuar me dy të tretat e deputetëve dhe kjo është marrëveshje e akorduar me Serbinë me ndërmjetësimin e Brukselit e cila marrëveshje në fakt cakton vetëm parimet, por atë që ne kemi lënë si derë të hapur është që e njëjta të jepet për mendim në Gjykatën Kushtetuese e cila do tthotë fjalën e fundit nëse marrëveshja është në harmoni me Kushtetutën apo jo” tha Mustafa

Sa i përket demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, ai sqaroi se nuk bëhet fjalë për demarkacion klasik sepse vetëm është bërë shënimi i kufirit i cili është administruar nga Kosova nga viti 1974 e këndej, dhe me pakon e Ahtisarit është paraparë që kufiri të jetë ai që është trashëguar më 31 Dhjetor të vitit 1988 dhe detyrë e komisionit ka qenë që vetëm të vërtetojë se cila është ajo sipërfaqe që kufizohet me Malin e Zi e cila është administruar nga Kosova atëherë.

“Por çdo qytetar që ka argumente ligjore mund ta kontestojë këtë dhe ne pastaj jemi të gatshëm që t’ia prezantojmë palës malazeze por edhe Kuvendit tonë sepse marrëveshja akoma nuk është ratifikuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës” tha Mustafa.

I pyetur nëse ka ndonjë plan për kthimin e opozitës në Kuvend nëse gjykata Kushtetuese vlerëson se marrëveshjet janë në harmoni me Kushtetutën, Mustafa tha se opozita duhet të kthehet në parlament sepse nuk ka asnjë të drejtë që në mënyrë të dhunshme të pengoj punën e Kuvendit dhe se askush nuk ka të drejtë të pengojë punën e shumicës që ka votën e qytetarëve vetëm nga shkaku se pakica dëshiron të abuzojë dhe të pengojë Kuvendin.

“Nëse gjykata Kushtetuese konsideron se e njëjta është në harmoni me kushtetutën ne do të vazhdojmë më tutje dhe do të hapim mundësi që të hartohet statuti i Asociacionit i cili përsëri do ti dërgohet gjykatës kushtetuese. Nëse gjykata thotë se nuk është në harmoni ne nuk e zbatojmë atë” sqaroi Mustafa i cili përjashtoi mundësinë për zgjedhje të jashtëzakonshme sepse siç tha shumica ka mbi dy të tretat e Kuvendit dhe nuk kanë asnjë arsye për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Kosova e gatshme për mbledhje të përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë

Në raport me Maqedoninë, Mustafa foli paër akuzat nga çarqe të caktuara të cilat pas ngjarjeve të Kumanovës e akuzuan Kosovën për “eksport të terrorizmit”

Lidhur me këtë, kryeministri i Kosovës tha se nuk ka asnjë argument të eksportit të terrorizmit, sepse janë munduar maksimalisht që të bashkëpunojmë me të gjitha vendet fqinje për arsye se lufta kundër terrorizmit nuk është një luftë që mund ta bëjë vetëm një vend.

“ Neve na vjen keq për atë çfarë ka ndodh në Kumanovë, sepse janë humbur jetë njerëzish, janë shkatërruar pasuri dhe natyrisht se askush nuk do ta dëshironte atë. Mund të them se nuk ka ndikuar në raportet e Kosovës me Maqedoninë sepse ne kemi vazhduar të kemi marrëdhënie të mira me qeverinë e Maqeonisë, natyrisht duke respektuar në mënyrë reciproke njëra tjetrën” tha ai, ndërkaq sa i përket shtetasve të arrestuar kosovar tha se ambasada e Kosovës në Shkup ka qenë në vazhdimësi e kyçur prej ngjarjes e tutje.

“Ne nuk kemi bërë ndërhyrje tjera sepse do të ishte një ndërhyrje e jonë atje, por dëshirojmë që procesi (gjyçësor) të zhvillohet duke respektuar të gjitha kriteret e së drejtës ndërkombëtare dhe atë ne do ta kërkojmë në vazhdimësi” theksoi Mustafa.

Kryeministri Kosovar mes tjerash u ndal edhe tek mbledhja e përbashkët qeveritare Maqedoni-Kosovë, e cila një kohë të gjatë paralajmërohet.

“Nuk e kemi përcaktuar akoma në mënyrë të qartë se a do të bëhet takim i formateve të plotë të dy qeverive, apo të bëjmë takime të dy qeverive me ministritë të cilat do të kenë pastaj lidhje të marrëveshjeve. Ne kemi angazhuar njerëzit tanë që janë edhe pranë kabinetit tim edhe pranë ministrive që të harmonizojnë me ambasadën e Maqedonisë që është këtu edhe me qeverinë maqedonase”.

Turqia, investitor i madh në Kosovë

Në raport me Turqinë, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha se Turqia është një investitor goxha i madh në Kosovë.Ai marrëdhëniet mes dy shteteve i vlerësoi si tejet të mira.

“Turqia ka marrë pjesë edhe në privatizimin e pronave këtu si dhe në procedura të koncesionimit. Mban aeroportin dhe janë disa firma që bëjnë distribuimin e energjisë elektrike por ka pas prezencë të madhe edhe të industrisë ndërtimore të Turqisë në vendin tonë. Ne jemi të interesuar që këto të zhvillohen” thotë Mustafa ndërkohë që përmend bashkëpunimin kulturor mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Turqisë nga shkaku i prezencës së etnitetit turk në Kosovë ndërsa nuk ka munguar as bashkëpunimi ndërkomunal thotë ai që ka rezultuar me binjakëzime të komunave.

Etniteti Serb në BeH pengesë për heqjen e vizave ndaj Kosovës

Në intervistë për Anadolu Agency, kryeministri Mustafa potencoi edhe çyshtjen e vizave për shtetasit e Kosovës për hyrje në teritorin e Bosnje e Hercegovinës. Ai u shreh pesimist se kjo çyshtje mund të zgjidhet së shpejti.

“Do të ishte shumë normale që të mos ishte kështu dhe të ketë ndryshime por për fat të keq nuk shoh ndonjë mundësi që të ndodhin ndryshimet e shpejta sepse ndikimi i Serbisë përmes republikës Serbe edhe kanaleve të tjera është shumë i madh”.

Mustafa u shpreh se kosovarët dhe boshnjakët gjithmonë kanë pasur relacione të mira dhe është totalisht e pakuptimtë që Kosova të zbatojë regjim të vizave dhe kështu të pengohet bashkëpunimi ekonomik, kulturorë dhe lëvizja e njerëzve.

Ai pret që qeveria e Bosnjës e Hercegovinës të korrigjojë marrëdhëniet në këtë drejtim