Home Blog Page 6986

Nëna vret vajzën dymuajshe, e fut në mikrovalë

0

Një grua në Kaliforni është shpallur fajtore për vrasjen e vajzës së saj dymuajshe, pasi e kishte vendosur atë në një mikrovalë për pesë minuta. Ka Yang, 34 vjeç, u dënua për vrasje të shkallës së parë dhe sulm mbi fëmijën, që ishte dhe vajza e saj Mirabelle Thao­Lo, në shtëpinë e tyre në Sacramento më 17 mars, 2011.

Trupi gjykuesi hodhi poshtë argumentin se Yang kishte pasur një krizë epilepsie kur e vendosi vajzën e saj në mikrovalë. Prokurorët argumentuan se Yang kishte gënjyer fillimisht hetuesit rreth vdekjes së Mirabelle­s, para se ata të zbulonin një biberon brenda në mikrovalë.

Vajza e vogël kishte pësuar djegie në 60 për qind të trupit të saj, duke përfshirë edhe djegie nga rrezatimi në organet e saj të brendshme. Prokurorët thanë se ajo kishte qëndruar në mikrovalë dy e gjysmë deri në pesë minuta.

Hilmi Jashari denoncon Gjykatën Kushtetuese

0

Kosova është i vetmi vend ku Gjykata Kushtetuese nuk i përfillë vendimet e institucioneve tjera. Kjo Gjykatë nuk po e liron objektin në qendër të Prishtinës i dedikuar për Avokatin e Popullit. Ndërkohë, këtij institucioni, Shteti ia ka ndërtuar objektin në periferi të Prishtinës, në lagjen Hajvali, i njohur si “Pallati i Drejtësisë”. Atje, ndërtesa është e gatshme, por udhëheqja e Kushtetueses, pa dhënë ndonjë arsyetim, s’po akomodohet në objektin e saj.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ka treguar se paguajnë mbi pesë mijë euro qera, ndërkohë, objekti i dedikuar për këtë institucion mbetet në shfrytëzim nga Gjykata Kushtetuese.

“Akomodimi i institucioneve publike është kompetencë e Ministrisë së Administratës Publike. Është një vendim i nxjerr në vitin 2012, i cili e obligon Gjykatën Kushtetuese për të dalë në Pallatin e Drejtësisë. Ndërsa, institucionin e Avokatit të Popullit, prej këtij objekti që është privat, duhet të vendoset në objektin ku është aktualisht Gjykata Kushtetuese. Ky vendim ende nuk është zbatuar”, ka thënë Avokati i Popullit Hilmi Jashari në një intervistë për Gazetën Express.

Jashari ka treguar se i është drejtuar edhe Kryeministrit për këtë problem por ende s’ka asnjë lëvizje për lirimin e objektit.

“Për këta katër muaj kemi paguar më tepër se 20 mijë euro qera”, ka shtuar ai.

Avokati Jashari ka thënë se ka vend për hetime nga Prokuroria e Shtetit për shkak se në mënyrë të paarsyeshme po detyrohen të paguajnë qera.

“Çdo para e taksapaguesve e harxhuar në mënyrë jo të drejtë bartë përgjegjësi në vete”, ka shtuar ai.

Në këtë intervistë Avokati i Popullit flet edhe për sistemin e drejtësisë; drejtësinë selektive; kompetencat e reja të avokatit të popullit; të drejtat e LGBT’së; shaminë nëpër shkolla etj. /Gazeta Express

Sulmet në Paris: Kërkime masive për Salah Abdeslamin

0

Kërkime masive janë duke u zhvilluar për anëtarët e mbijetuar të grupit islamist, i cili ka vrarë 132 persona, të premten në Paris.

Policia ka identifikuar Salah Abdeslamin, 26 vjeç, si të dyshuar kryesor.

Ai thuhet se ka marrë me qira një makinë Volkswagen Polo, e cila është përdorur nga sulmuesit. Makina është gjetur pranë një salle të koncerteve në Paris, e cila ka qenë cak i sulmeve.

Të shtunën, Abdeslam ka qenë në një automjet, i cili është ndaluar nga policia pranë kufirit me Belgjikën, kanë thënë zyrtarët.

Ai raportohet se është marrë në pyetje, është kontrolluar dhe është lejuar të largohet së bashku me dy persona të tjerë që kanë qenë në makinë.

Policia e ka përshkruar Abdeslamin si të rrezikshëm dhe ka paralajmëruar njerëzit që t’i mos afrohen.

Sipas zyrtarëve, ai është njëri nga tre vëllezërit që kanë jetuar në Belgjikë, por që kanë pasur lidhje me sulmet në Francë.

Njëri nga ta, Brahim Abdeslam, 31 vjeç, thuhet se ka qenë sulmuesi që ka hedhur veten në erë në Bulveradin Voltaire, në Paris.

Vëllai i tretë, Mohammed, është arrestuar në Bruksel pasi është kthyer nga Parisi dhe mbetet në paraburgim.

Policia belge ka thënë se ka arrestuar shtatë persona të dyshuar.

Njëri nga sulmuesit që ka hedhur veten në erë pranë stadionit të sporteve në Paris, ka jetuar po ashtu në Belgjikë. Ai është identifikuar në media si Bilal Hadfi, 20 vjeç.

Ministri i Brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuve, ka thënë se sulmet e 13 nëntorit në Paris janë përgatitur “nga një grup i individëve në Belgjikë”, të cilët “kanë përfituar nga bashkëpunëtorët në Francë”.

Kryeministri belg, Charles Michel, ka thënë se autoritetet do të bastisin lagjen Molenbeek të Brukselit, e cila ka reputacionin e një strehe për xhihadistë.

Një tjetër sulmues i identifikuar i Parisit është Omar Ismail Mostefai, 29 vjeç, i cili ka hedhur veten në erë në sallen e koncerteve Bataclan.

Ai ka pasur dosje penale dhe inteligjenca e Francës e ka cilësuar si ekstremist të mundshëm islamik, i cili mund të ketë kaluar kohë në Siri.

Autoritetet janë duke analizuar edhe origjinën e një pasaporte siriane, e cila është gjetur pranë stadiumit në Paris. Personi në pasaportë thuhet se ka arritur në Greqi dhe se ka kërkuar azil në Serbi.

Një pasaportë egjiptiane që është gjetur po ashtu pranë stadiumit, mendohet se ka qenë e një viktime dhe jo e ndonjë sulmuesi.

Franca është sot në ditën e tretë dhe të fundit të zisë kombëtare. Gjendja e jashtëzakonshme, e cila është shpallur nga presidenti Francois Hollande, mbetet në fuqi. Mijëra policë dhe ushtarë mbeten gjithashtu në rrugët e Parisit. /REL

Përfundon Panairi i Librit në Tiranë, jepen çmimet

0

Ka përfunduar në kryeqytetin shqiptar Panairi i Librit, që sivjet shënoi edicionin e 18-të. Në këtë panair pesë ditor në Tiranë u prezantuan 100 shtëpi botuese, vendëse e të huaja.

Në përfundim të kësaj ngjarjeje juria e sivjetme e panairit, në përbërje të Diana Kastratit, Lili Sulajt, Alfred Lelajt dhe Gëzim Qendros, dha edhe çmimet.

Çmimi për autorin më të mirë të vitit 2015 i takoi shkrimtarit Parid Teferiçi, për vëllimin me poezi “Largësi ideale”, çmimi për përkthimin më të mirë iu dha shkrimtares Mira Meksi për shqipërimin e romanit “Identiteti” të autorit Milan Kundera, çmimi për letërsinë për fëmijë i ka shkuar autorit Shkëlzen Zalli për librin “Kurora me banane” dhe çmimi “Fan Noli”, që u dha me rastin e 50-vjetorit të vdekjes së këtij krijuesi dhe veprimtari të njohur, ka shkuar për përkthyesin Shpëtim Çuçka me motivacionin “Për një punë dhjetëra vjeçare, plot pasion e seriozitet të rrallë profesional, për talentin e veçantë për prurjen në një shqipe të pasur të shumë autorëve dhe veprave nga gjuhë klasike e moderne”.

Tema e sivjetme e panairit ishte “E ardhmja e librit digjital në Shqipëri”.

Shoqata e Botueseve Shqiptarë organizon Panairin e Tiranës që nga viti 1998, panair që njihet si aktiviteti më i madh vjetor për librin, duke shënuar rritje nga viti në vit.

Në gërmimet në Serbi sot merr pjesë edhe pala kosovare

0

Të hënën pritet të fillojnë gërmimet në Jalovishte të Serbisë, në një lokacion ku dyshohet se gjendet një varrezë masive me trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë, të cilët forcat serbe i bartën në Serbi.

Në këtë lokacion ku pritet të kryhen punimet vlerësuese dyshohet për 200 trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës.

Siç është njoftuar opinioni, aty filluan gërmimet vetëm nga pala serbe, ndërsa pas reagimit të palës kosovare u vendos që edhe ajo të jetë prezent nga e hëna.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaLive, kryetari i Komisionit qeveritar për persona të pagjetur, Prenk Gjetaj.

“Nga dita e hënë të jemi atje dhe do të përcaktojmë edhe ekipet me pjesëmarrësit tonë”, ka thënë shkurt Gjetaj.

Vendimi që të marrë pjesë në gërmime edhe pala kosovare është marrë të premten në takimin që ka zhvilluar Komisioni qeveritar për persona të pagjetur me delegacionin e Serbisë ku të dy grupet punuese me ndërmjetësimin e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar kanë biseduar për hapat e mëtutjeshëm sa i përket gërmimeve në Serbi.

Rikujtojmë se pala serbe kishte paralajmëruar se do në nis gërmimet në lokacionin e quajtur Jalovishte në Serbi pa pa prezencën e palës kosovare me arsyetimin se më nuk është i ndjeri akademiku Pajazit Nushi, i cili ka qenë pjesë e Grupit punues për persona të pagjetur.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i palës kosovare duke thënë se çdo gërmim vlerësues pa palën kosovare për ta është i papranueshëm.

Për këtë shqetësim e kishin ngritur zërin edhe familjarët e të zhdukurve duke konsideruar se Komisioni qeveritar për të pagjeturit duhet të bëjë përpjekje dhe të insistoj që me çdo kusht të jetë aty.

Sipas të dhënave që ka KosovaLive ende figurojnë të zhdukur rreth 1.600 persona fati i të cilëve nuk është zbardhur edhe 16 vite pas luftës./KosovaLive

Rrëfehet pianisti i “Imagine”

0

Pas sulmeve terroriste në Paris, një pianist misterioz mahniti qytetarët e pikëlluar që ishin tubuar afër skenës ku një natë më parë kishte ndodhur masakra e tmerrshme – në Sallën e Koncerteve “Bataclan”, teksa po interpretonte dhimbshëm “Imagine” të John Lennon.

Ky artist tashmë është zbuluar. Është Davide Martello.

Ai ka folur për The Guardian se si u frymëzua ta luante klasiken e vitit 1971 për masën që po mbante zi, pas tragjedisë që e kishte goditur zemrën e Francës – ku mbetën 129 të vrarë.

Martello, një gjerman 34 vjeç, që performon me pseudonimin Klavierkunst, ishte në një pub në Gjermani duke e parë ndeshjen Gjermani vs Francë që po luhej në Stade de France – gjatë së cilës u dëgjuan dy eksplodimet e kamikazëve – kur vendosi të udhëtonte drejt Parisit, një udhëtim ky që i zgjati shtatë orë me veturë.

“E dija që duhej të bëja diçka. Doja të isha atje, të përpiqesha që t’i ngushëlloja njerëzit dhe t’ua jepja një shenjë shprese”, ka thënë Martello, shkruan Politiko.net.

Ai shkoi në skenën e terrorit me biçikletë, u ul në piano, luajti melodinë para masës së shtangur, emocionoi veten dhe gjithë të tjerët, u çua në këmbë dhe u largua.

Martello, bashkë me pianon e tij që e bart me biçikletë, ka performuar edhe herë të tjera pas sulmeve terroriste. Njësoj kishte bërë edhe para zyrave të Charlie Hebdo në Paris – kur u goditën në janar nga terrorizmi.

“Nuk mund t’i ngjallë njerëzit, por mund t’i frymëzoj me muzikë. Kur njerëzit janë të frymëzuar, atëherë mund të bëjnë çdo gjë. Prandaj, e luajta ‘Imagine’. Po i shkoja në fund melodisë, por s’mund të vazhdoja më. Ishte tepër emocionale”, ka rrëfyer ai.

Martello tashmë është kthyer në Gjermani, i lodhur nga udhëtimi i gjatë, ndërsa ka premtuar se do të performojë edhe në vendet tjera që i ka goditur terrorizmi.
Nga shtëpia, pastaj ka lënë këtë mesazh në llogarinë e tij në Facebook.

“Parisi është qytet i dashurisë. Përgjithmonë… Nëse vazhdon kjo çmenduri me terrorizmin dhe frikën, jeta në Europë më s’ka kuptim. Religjionet luftojnë me bomba në emër të Zotit, unë luftoj me pianon time në emër të Paqes”.

https://youtu.be/ynsq5ms9lvI

Ferri im në Bataclan

0

Britaniku rrëfen kasaphanën në rock-koncertin e Parisit: Isha i qëlluar dy herë dhe zvarritesha mes trupash, teksa luftoja për jetë.

Mark Backwell, 50 vjeç, ishte goditur në shpatull dhe kyçin e dorës së majtë teksa po zvarritej këmbadoras – në tentim për t’i shpëtuar breshërisë së plumbave të shkrepur nga terroristët në Paris.

Me plagët që i kullonin gjak, kishte arritur të dilte nga Salla e Koncerteve “Bataclan” ndërkohë që xhihadistët po masakronin 87 veta që atë natë kishin zgjedhur të kënaqeshin me muzikën rock të bendit Eagles Death Metal.

Marku, që është një punëtor spitali nga perëndimi i Londrës, ka treguar për të përditshmen britanike The Sun tmerrin e përjetuar, rrëfim të cilin e sjell Politiko.net.

“Të shtënat nuk pushonin. Isha me aq shumë fat. Lavdi Zotit, kam qenë në pjesën e përparme, pranë podiumit. Sikur të kisha qenë më mbrapa, do të isha i vdekur”.

Ai kishte shkuar në koncert me disa miq francezë dhe kishe zënë vend në afërsi të skenës.

Bendi amerikan po shkonte drejt fundit të performancës kur terroristët nisën ta përplasin përtoke secilin që lëvizte brenda sallës me kapacitet prej 1.500 vetash.

“Ishte natë e këndshme. Po pinim birra”.

“Gjashtë prej nesh planifikonim që të nesërmen të shkonim edhe në Lille, për ta ndjekur një tjetër koncert të tyre, e pastaj të ktheheshim në shtëpi të shtunën”.

“Dëgjova një krismë që u duk si fishekzjarr, por që u përcoll tutje me britma femrash. Bendi ndali muzikën”.

“Të gjithë rreth meje filluan të shtriheshin në tokë. Teksa po shtrihesha edhe vetë, kuptova që ishin të shtëna armësh. Isha në konfuzion të plotë dhe nuk mund ta besoja çfarë po ndodhte”.

“Ndodhi tepër shpejt – crack, crack, crack, crack”.

“Po përpiqesha ta qetësoja veten, por kokën e kisha lëmsh”.

“Kishte një dalje afër podiumit, ndoshta 10-15 hapa larg. Dhjetëra veta po përpiqeshin të shkonin andej duke u zvarritur – pa u hetuar që po lëviznin. Iu bashkova atyre, por ishte ecje para tepër e ngadaltë”.

“Në një çast, dikush më kapi për këmbësh dhe ma pamundësoi lëvizjen. Nuk guxoja t’i bërtisja, që të më lëshonte, sepse do ta kisha tërhequr vëmendjen dhe do të bëhesha shënjestër e plumbave”.

“Aq shumë po provonin të shkonin drejt daljes saqë largimi bëhej pothuajse i pamundur. E të shtënat po vinin drejt nesh. Ishte ferr”.

“Në një moment, ia hodha sytë ballkonit. Mendova që aty s’do të kishte ndonjë të armatosur, pasi njerëzit ende ishin në këmbë atje. Por, kuptova se ishin persona të armatosur, të veshur me të zeza, që mbanin automatikë. Njëri kishte flokë të zeza dhe mjekër të zezë, dukej i ri. Shkrepte në turmën e mbledhur në pjesën e prapme të sallës. Pastaj, pashë një tjetër si ai – i cili po shtinte drejt njerëzve në ballkon”.

“M’u liruan këmbët që m’i kishin zënë dhe fillova të zvarritem sërish”.

“E ndjeva që diçka ma goditi shpinën. Isha qëlluar në shpatull. E kuptova menjëherë këtë, sepse çfarë mund të ishte tjetër pos plumb? Thashë me vete – kaq e pata, mora fund”.

“Për fat, plumbi nuk më depërtoi në thellësi, kështu që munda të lëviz më tej”.

“Në këtë pikë, isha i tmerruar nga frika. Personat e armatosur ishin para dhe prapa. Vazhdova të zvarritesha. Por, përnjëherë ndjeva që një tjetër plumb më qëlloi në kyçin e dorës së majtë”.

“E shihja sa afër daljes isha. Isha afruar tepër. Ngjitur me derën, ndodhej trupi i një djali të ri. Nuk besoj që ishte gjallë. Gjaku ia kishte mbuluar fytyrën dhe nuk lëvizte. Kishte edhe të tjerë trupa, nuk e di sa. Isha i koncentruar vetëm si të shpëtoja vetë, gjë që mund të tingëllojë egoiste, por çfarë mund të bëja tjetër?”.

“Më kishin mbetur vetëm edhe dy hapa që t’i bëja, në mënyrë që të arrija te dera. Të shtënat ende vazhdonin. I dhashë edhe disa të shtyra vetes, duke kaluar sipër tyre”.

“Nuk di për sa kohë i kam bërë ata dy hapa, duke shkuar zvarrë. Ndoshta një minutë, ndoshta pesë. Dukej si pafundësi. Por, kurrë s’jam ndjerë më i çliruar sesa kur kam arritur aty”.

“Zbrita në një rrugicë prapa dhe fillova të vrapoj. Atëherë pashë një njeri të armatosur, por vura re që nuk po shtinte dhe kuptova që ishte polic. Shyqyr Zotit, polic ishte”.

“Përfundova në një dyqan aty afër – vërtet nuk e di si – dhe qëndrova aty i fshehur për dy orë. Më rridhte gjak pa pushim. Një grua që s’e njihja, e cila quhej Katie, m’i shtrëngonte plagët me duar”.

“Pastaj, erdhën mjekët’.

Katër nga shokët e Markut, po ashtu, janë plagosur, por pritjet janë që do të mbijetojnë, ndërsa nëna e njërit prej tyre ka vdekur.

Duke folur nga Spitali George Pompidou, Marku e thotë edhe këtë fjali.

“Dikush atje lart u kujdes për mua. Megjithatë, ndjehem tmerrësisht keq për ata që nuk ia dolën. Ende i dëgjoj krismat e armëve dhe britmat e njerëzve”. /Politiko.net

Drejtësia nuk prek pushtetarët dhe oligarkët e inkriminuar

0

Zbatimi i drejtësisë me dy standarde është kthyer në normë dhe procedurë normale. Mijëra raste të qytetarëve të thjeshtë, apo mijëra raste që kanë të bëjnë me jetën dhe shëndetin e qytetarëve zvarriten, ndërsa raste të tjera, ku janë përfshirë politikanë, familjarë të tyre, gjyqtarë e prokurorë apo edhe familjarë të tyre, procedohen në kohë rekord dhe për më tepër gjithçka vendoset në favor të tyre. Hetimet në rastin e grurit kancoregjen, hetimet në rastin e privatizimit të Fabrikës së Amortizatorëve apo edhe për shumë privatizime të tjera po zvarriten, ndërsa raste të zyrtarëve të lartë apo familjarëve të tyre, nëse organet hetuese arrijnë të manipulojnë provat i procedojnë në kohë rekord, apo kur kanë provat dhe nuk arrijnë t’i zhdukin, i lënë deri në parashkrim.

Analisti Florim Zeqa thotë se në rastet ku preken interesat e bizneseve të pushtetarëve, hetimet ndërpriten ose prolongohen në kohë të pacaktuar.

“Në rastet ku preken interesat e bizneseve të pushtetarëve, siç ishte rasti i importimit të grurit për kafshë nga Serbia, hetimet ndërpriten ose prolongohen në kohë të pacaktuar. Gruri i destinuar për kafshë, i hedhur në treg për njerëzit, klasifikohet si një krim i rëndë dhe i dyfishtë. Përpos që rrezikon shëndetin e qytetarëve, i shkakton dëme ekonomike vendit, për shkak të produktit të evazionit fiskal”, është shprehur analisti Florim Zeqa. /Kosova Sot

Phillips: Evropa ka dështuar me Kosovën

0

Kosova jo vetëm se është vonuar në ndërtimin e një shteti me prosperitet, por edhe është kthyer prapa.

Fatkeqësisht angazhimi i udhëheqësve të shtetit të saj, është i ndikuar nga qëllimet e ambicieve personale të vetëpasurimit.Korrupsioni dhe aktivitetet kriminale kanë lulëzuar.

Kështu thotë për “Zërin”, ish-këshilltari i OKB-së dhe i Departamentit Amerikan të Shtetit, David Phillips.

Autori i librit “Çlirimi i Kosovës” dhe bashkëpunëtori i ngushtë i ambasadorit Richard Hollbrook kritikon Evropën për politikat e gabuara të saj ndaj Kosovës.

Ai thotë sendarja etno-territoriale e Kosovës është projekt i Millosheviqit, dhe para këtij presioni nuk guxon të bjerë Kosova.

Sipas tij, e vetmja përfituese e bisedimeve Prishtinë – Beograd, është Serbia. Si një parakusht për dialog, BE-ja duhet t’i japë Kosovës liberalizimin e vizave dhe jo ta shpërblejë krejt në fund të procesit.

”Liberalizimi i vizave duhet të jetë një parakusht për angazhimin në negociata politike me Serbinë”, deklaron Phillips. /Zëri

Rrokulliset një veturë në Prevallë (Foto)

0

Një aksident ka ndodhur sot në Prevallë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:30.

Megjithëse shihet se vetura ka pësuar një rrokullisje, aksidenti ka kaluar pa viktima.