Home Blog Page 7003

“Virgjëria” e kosovareve

0

Publikimi i raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ku mes tjerash konstatohet se cila është mosha e femrave të virgjëra në Kosovë, ka nxitur debat të ashpër.

Vetë pyetësori, ku direkt kërkon nga vajzat që t’i përgjigjen pyetjes nëse janë apo jo të virgjëra, pa marrë parasysh qëllimin e anketës, është vlerësuar si “përdhunim i dinjitetit” të femrave dhe e papranueshme nga një institucion që s’ka të bëjë me hulumtime shkencore.

Ky publikim, i financuar nga UNICEF-i, ka konstatuar me përqindje se nga 15 deri në moshën 24-vjeçare gati qind për qind e femrave nuk kanë kryer asnjëherë marrëdhënie seksuale.

Këto statistika, që u nxorën nga pyetjet e drejtpërdrejta që u janë bërë të rinjve e të rejave kosovarë nëpërmjet një pyetësori, kanë ngjallur debat.

Ka sociologë të cilët mendojnë se të dhënat e tilla në çdo fushë që ka të bëjë me jetën sociale janë të mirëseardhura, por të tjerët kanë shprehur dyshimet rreth metodologjisë së anketimit dhe kanë konsideruar se studime apo anketa të tilla mund të kërkoheshin nga Instituti i Shëndetit Publik.

Por prapë vetëpyetja direkte e parashtruar në pyetësor se “a je apo jo e virgjër” ka nxitur reagim të ashpër.

Fuqishëm kundër mënyrës së pyetësorit është shprehur aktivistja për të Drejtat e Grave, Igballe Rugova.

Ajo ka thënë se pyetjet e tilla direkte cenojnë intimitetin dhe se nxjerrin të dhëna të pasakta. Rugova ka thënë se për këtë do të kërkojë sqarime shtesë nga UNICEF-i. /Zëri

Opozita paralajmëron eskalim të situatës

0

Pas disa ditësh armëpushimi, ata priten të kthehen në pozicionet e tyre barrikadues këtë javë.

Të hënën (sot) pritet të mblidhet Kryesia e Kuvendit për të vendosur nëse të enjten apo të premten do të jetë seanca e radhës.

Por, opozita është e bindur se nuk do të ketë seancë. Të paktën ata kanë thënë se do të bëjnë gjithçka që të pamundësojnë një gjë të tillë.

Pozicionet e tyre për tërheqjen e nënshkrimeve në marrëveshjet për Asociacionin dhe Demarkacionin nuk kanë lëvizur.

Madje, këtë herë thuhet se ekziston edhe mundësia e eskalimit të situatës.

Këtë gjë opozitarët nuk përtojnë ta potencojnë sa herë që flasin rreth seancave të Kuvendit.

Zëdhënësi nga Lëvizja “Vetëvendosje”, Frashër Krasniqi, ka thënë se përpjekja e kryetarit të Kuvendit për të organizuar seancë të rregullt do të shkojë huq edhe këtë herë.

“Ne do të pengojmë çdo seancë parlamentare, të cilën do ta organizojë Qeveria e Kosovës. Nuk do të lejojmë që të mbahen seancat e rregullta parlamentare deri në tërheqjen e nënshkrimeve të marrëveshjeve të arritura në Bruksel, si të dëmshme për Kosovën”, ka thënë Krasniqi për gazetën “Zëri”.

Kosova e meriton të jetë anëtare e UNESCO-s

0

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami beson se vendimi përfundimtar do të jetë në favor të Kosovës.

Ai ka thënë për ‘Epokën e re’ se presin përkrahje nga ato vende që e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, por edhe nga vendet tjera.

“Anëtarësimi ynë në UNESCO nuk është fitore kundër të tjerëve, por e drejtë e patjetërsueshme e jona për mbështetje dhe emancipim në aspektin arsimor, shkencor dhe kulturor”, ka thënë Bajrami.

Sot vendimi për Kosovën në UNESCO

0

Dita e sotme është vendimtare për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Në ora 11:30 në Paris, ku po i zhvillon punimet Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s, në rend dite është caktuar votimi për pranimin e Kosovës në këtë organizatë.

UNESCO ka 195 anëtarë, ndërsa për ta siguruar anëtarësimin në këtë organizatë Kosova duhet të sigurojë 2/3 e votave të anëtarëve të pranishëm në sallë.

Serbia në periudhën e kaluar ka zhvilluar një fushatë të ashpër kundër Kosovës, me “argumente” se në periudhën e kaluar, prej se forcat e saj pushtuese u dëbuan nga vendi me ndihmën e NATO-s, janë shkatërruar objekte të “trashëgimisë kulturore serbe”.

Pala kosovare dhe aleatët e saj, në radhë të parë SHBA-të, por edhe Shqipëria, Gjermania e të tjerë, kanë synuar gjatë kësaj periudhe të bindin shtetet se Kosova meriton të anëtarësohet në këtë organizatë, duke dhënë garanci për mbrojtjen e manastireve të Kishës Ortodokse serbe.

Demokracisë në Kosovë kullë e fildishtë

0

Mr.Ali Hertica

Jo rrallë shoh një studiues i cili paraqet rezultatet e punës së tij jashtë kullës së fildishtë, të shkencës, të detyruar për të justifikuar. Relevanca e afateve kohore të çështjes së pretenduar akademik .

Shkencëtarët të cilët angazhohen me demokracinë sot, per të shpëtuar të paktën këtë pyetje të ngutshme. Nuk është e vështirë një letër në mëngjes, një debat parlamentar ose një parti familjare, ku (kriza), nuk është në axhendën politike, politikanë të cilët përbuzin zgjedhësit e tyre. Jeni ne bilanc te ri te pushtetit në parlamentin e Kosovës dhe qeveria e pakicës e parë që nga viti s’mbahet mend ndryshimi i simptomit te kësaj krize ose vetëm dritë në fund të tunelit . Është demokracia parlamentare në njëzet e shekullit të parë të globalizimit si një sistem politik.

Nëse diçka është e diskutueshme në ekipin tonë interdisiplinare e dhjetë shkencëtarëve politikë, historianë dhe filozofë të cilët kanë punuar në tre vitet e fundit në projektin e hulumtimit “repertorë të Demokracisë” mbi idealet ndryshimin demokratik, praktikat dhe institucionet ,atëherë ajo është se “demokracia” është nga ekstrakt definicion dogmatik të vërtetave. Në çdo sistem të zgjedhësve dhe të zgjedhurëve janë repertorë disa idealist demokratik dhe konform krah për krah , tensionet dhe dallimet në mes të repertorëve janë të mbuluara zakonisht me mantelin ,,’e’ demokracisë.,, Vetëm kur këto kontradikta janë bërë eksplicite, nuk është një krizë e demokracisë. Kjo është (latent) prania e repertorë të tjerë në të njëjtën kohë ofron një zgjidhje të parë të reagimit dhe rregullime. Ndonjëherë duke kërkuar për një mënyrë për të dalë nga kriza fokusohet në traditën e vet kombëtare demokratike, por po aq shpesh, nevoja për përtëritje dhe një pushim me këtë traditë si justifikim për besimet e tjera të praktikave demokratike.

Jo vetëm format konkrete të demokracisë, por edhe idealet e mëdha duket se subjekt për të ndryshuar. Njerëzit e ulur në agora e polisi grek ende luan një rol në konceptimin tonë ideal i demokracisë. Ky idealizim është në origjinën fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë, kur nuk është bërë bujë për faktin se gratë e politikës nuk kishte nga vota e tyre të etikës vet demokratik dhe se njerëzit kishin për të provuar, sepse ata mund të marrin pjesë në pjesën demokratike një pasuri të caktuar Vendimin. Në greqisht termi “idiotes” referuar qytetarëve të cilët nuk janë në zyra publike e mbushur dhe qëndruan larg nga asambleja. Analistët pesimist me një farë ekzagjerimi në përfundimin se “idiotes” e sot janë ata që tregojnë angazhimin politik. Ata flasin për një “demokraci spektatorëve”, ku duan të dëgjojnë zërin e qytetarëve të tyre, por gjithashtu të doja të mbajtur politikën në gjatësinë e krahut.

Pavarësisht nga kjo, idealet e qytetarëve grekë deliberating votimi i tyre arrijnë rezultate të menjëhershme në vendimmarrjen politike, në mënyrë për të ardhur në të gjithë Evropën. Kohët e fundit përsëri gjithashtu të bashkësive politike, të cilat janë shumë të mëdha për të mbledhur në një katror qytetarët të marrin vendimet vetë. Një tjetër zhvillim i kohëve të fundit është se partitë margjinale dhe amatoreske populiste në shumicën e rasteve janë të zëvendësohet ose të bëhen pjesëmarrëse të ashpra dhe të plotë në lojë politike – në arenën parlamentare dhe më gjerë. Pyetjet e përjetshme në lidhje populizmit dha atyre një rëndësi të re: Sa kohë mund të një politikani në politikën e Prishtinës vetem si një i huaj i besueshëm? Sa kohë është ideale populiste e një vullneti popullor mishëruar nga udhëheqës politik që të bashkohen me nevojën urgjente mësipërme të qytetarëve për të marrë pjesë në politikë flasin veten? Nëse është e vërtetë, siç është argumentuar më lart, se “demokracia” ka krizat e veta krijuese dhe rregullisht ridefinon vetveten, e njëjta gjë është e vërtetë për të kundërtën: “anti-ose un-demokratike”. Ajo që është e zhurmshme dhe shqetësuse, të cilat, shteti kishte për të vepruar në interes të “demokracisë” ishte e vështirë në vitet gjashtëdhjetë një pishtari i demokracisë së vërtetë, që durimi të ishte edhe përtej dritaret e dyqaneve.

Thaçi: Serbia, me fushatë raciste ndaj Kosovës

0

Pak orë para se Asambleja e Përgjithshme e UNESCO-së të votojë për kërkesën e Kosovës për anëtarësim, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur optimist se vendi ynë do të marr mbështetje për të fituar ulësen në këtë mekanizëm të OKB-së.

Në një interviste dhënë në Paris, Radio Televizionit Dukagjini, ai ka thënë se Serbia po bën fushatë agresive dhe raciste për ta penguar pranimin e Kosovës në këtë organizatë.

“Qëndrimet e Serbisë në raport me anëtarësimin e Kosovës janë edhe kundër Rezolutës 1244; edhe kundër marrëveshjes së arritur në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve; edhe kundër frymës evropiane të asaj marrëveshje; edhe kundër fqinjësisë së mirë ndërmjet dy vendeve tona. Është një deklaratë tepër e ulët, një deklaratë agresive, një qëndrim racist i Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës. Kjo ka ngjallur më shumë kundër reagime ndaj Serbisë sesa ndonjë qëndrim kundër Kosovës”, ka thënë mes tjerash Thaçi

Sipas ministrit të Jashtëm, Kosova së bashku me vendet perëndimore po punojnë me të gjitha vendet skeptike që ato të votojnë pro anëtarësimit të vendit tonë.

Asambleja e Përgjithshme e UNESC-së do të votojë, zyrtarisht, të hënën prej orës 11:30. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Tupeci i halleve të shumta

0

Mehmet Çoçaj: Shumica e banorëve merren me zanatin e bukëpjekësit

Kryetari i fshatit shprehet se një mori kërkesash i ka paraqitur para organeve komunale dhe janë në pritje që ato të merren parasysh

Fshati Tpec aktualisht i ka 83 shtëpi dhe ajo që e brengos këtë fshat vazhdon të mbetet ende infrastruktura e papërfunduar. Kryetari i fshatit, Mehmet Çoçaj, u shpreh për gazetën se ankesat e fshatit i ka paraqitur para organeve komunale.

“Janë tri kërkesa primare. Ende nuk ka asnjë llambë të ndriçimit publik, e që shumë i duhet këtij fshati, sepse janë mbi 30 shtëpi që nuk kanë banorë të përhershëm dhe ndriçimi publik është mbrojte për këto shtëpi. Kanalizimi ka mbetur i përgjysmuar, sepse janë një numër i konsideruar i shtëpive të Tupecit që s’kanë mundur të kyçen në këtë kanalizim. Kurse kërkesa e tretë është se kemi disa rrugica që kanë mbetur pa u shtruar me kubëza. Kjo na krijon moskuptim ndër veti”, pohon ai.

Numër i vogël i nxënësve

Çoçaj shprehet për tradita të lashta të hasjanëve, edhe pse Tupeci gjeografikisht nuk i përket Hasit, por është i banuar me hasjanë. Ai shprehet se Tupeci gjeografikisht është këtej Drinit të Bardhë dhe i përket Përdrinisë. Sipas tij, fshati ka katër klasa të nxënësve në ciklin e ulët, për shkak të numrit të vogël në nxënësve këtu nga klasa e parë deri në të pestën janë klasë të kombinuara. Shton se pjesa tjetër shkon në shkollën e fshatit Gjonaj. “Tupecasit profesion të vetëm pothuajse e kanë zanatin e bukëpjekësit”, tregon Çoçaj, duke shtuar se me këtë mbiemër janë pothuajse 90 për qind e fshatarëve. Kryetari i fshatit thotë se problem e kanë edhe emërtimin e rrugëve, duke thënë se kanë dërguar./kosova sot/

Pajtonxhiu i Prizrenit, i dashuruar në kuaj

0

Kadri Palla u gëzohet shumë dasmave gjatë verës

74-vjeçari nga Prizreni, Kadri Palla, thotë se pajtonin e ka trashëguar nga gjyshi i tij, Rexhepi, i cili para 80 vjetësh merrej me këtë zanat. Ai nuk ka intervenuar në këtë pajton për të ruajtur kujtimet e babait dhe gjyshit, i cili është i ndërtuar nga hekuri italian dhe druri i arrës së Shkodrës

Në sheshin “Shatërvan” të Prizrenit po bëhen tetë dekada që funksionin pajtoni i Kadri Pallës, të cilin zanat e ka trashëguar nga babai i tij. Palla shprehet ky pajton dikur ka bartur oficerë e komunarë të sistemeve të ndryshme nga shtëpia deri në punë, apo zotërinj nga shtëpia e vetë deri te mysafirët. Kadri Palla shprehet për “Kosova Sot” se me këtë punë është marrë gjyshi i tij Rexhep Palla, pastaj babai i tij, Ramizi, dhe vetë Kadri Palla, i cili tani është 74-vjeçar. Ai shprehet se ky pajton është kujtim nga gjyshi i tij, Rexhepi, i cili është i vjetër hiq më pak se 80 vjet. Shton se nuk kanë intervenuar asgjë në të, por e kanë ruajtur ashtu siç është, pasi është ndërtuar me hekur italian dhe dru arre të Shkodrës.“Gjyshi im Rexhepi i kishte shëtitur zotërinjtë e këtij qyteti atëherë edhe komunarët i ka marrë nga shtëpia dhe i kanë dërguar deri në punë. Kurse, po kështu me këtë pajton atëherë edhe oficerët janë shëtitur. Por, edhe babai im, Ramizi, po me këtë pajton e ka nxjerrë bukën e gojës”, shprehet Kadri Palla.

Dikur Prizreni i kishte 8 pajtonxhinj

Kadri Palla thotë se ai e bën këtë punë me plot dëshirë, qoftë për të ruajtur kujtimin e të baballarëve të tij, por edhe mundohet të nxjerrë një pagë të vogël. Ai shprehet se tani ka filluar interesimi i njerëzve të shëtisin me pajton dhe thotë se gjatë stinës së verës fiton goxha mirë. “Më shumë këtë e bëj për traditë, në shenjë kujtimi të gjyshit dhe babait tim, por tash edhe po arrij të mbaj familjen me këtë punë”, shprehet ai. Dikur kanë qenë tetë familje që janë marrë me pajton. Ishin të njohura familja e Ali Shipkovicës, ajo e Eqrem Burdo-së e të tjera. “Por, ato tashmë e kanë lënë dhe nuk e kanë vazhduar këtë traditë. Ne si familje e vazhduam këtë për faktin se kemi një dashuri të veçantë për kuajt. Kali i mirë është shenjë e vjetër e familjes sonë. Nuk fitohet shumë, sepse kalin duhet ruajtur mirë me tagji. Duhet në ditë që të ushqehet me pesë kilogram misër”, shprehet plaku Kadri Palla. Ai thotë se sipas traditës një familje që ka një kali të mirë në shtëpi është sikurse të kishte dhjetë burra./kosova sot/

Ishte…

0

Shkruan: Naser Bresa
Qielli mbulon kalter
Toka reflekton gri
Gjethet asimetrikisht shperndajn mesazhe zhbirese
Rrokulliset mendimi ndryshe
… Vere,
Mendime t’cakerdisura
Baraspeshe e c’nivelizuar
Skut me skut coptuar
Arsyeshem per debiluat
… Vjeshte
Lekundjet e gjetheve drejt bazikes
Shterpojne zgjimin vigjilent
Asfiksojne muskulaturen trunore
Rrisin kenderthenje mbrenda lloji
…Dimri
Me se miri mbulon bora
Siperfaqesisht izoluar
Mbrendesi thellesisht e fermentuar
…Pranvera
Brumi ishte i pa nxen
Cfare produkti do biskoj
Catall apo shartoj
Me se miri kete e din
Ata qe tharmin perzine …

Mustafa në vizitë zyrtare në Lituani

0

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Lituani, me ftesë të homologut të tij lituanez, Algirdas Butkeviçius.
Gjatë qëndrimit në Vilnius, kryeministri Mustafa, i shoqëruar nga ministrat Arban Abrashi dhe Mahir Yagcilar, do të zhvillojë takime me kryeministrin e Butkeviçius, anëtarë të kabinetit qeveritar si dhe personalitete të tjera në Lituani.

Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu, do të zhvillojë takime të ndara me kryetaren e Parlamentit të Lituanisë, Loreta Grauzhiniene, dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Lituanisë, Linas Linkeviçius, njofton Zyra e Kryeministrit, raporton lajmi.net.

Gjatë takimeve të kryeministrit Isa Mustafa me udhëheqësit e shtetit të Lituanisë, do të bisedohet për fuqizimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, si dhe përkrahjen e Lituanisë për proceset integruese evropiane të Kosovës, si dhe tema të tjera të interesit të përbashkët./lajmi.net