Home Blog Page 7005

A gënjeu kandidati për president?

0

Mjegulla është hequr befas rreth të ardhmes politike të Ben Carsonit, kandidat në garën republikane se kush do ta përfaqësojë partinë në zgjedhjet presidenciale amerikane, i akuzuar se ka gënjyer rreth rinisë së tij të dhunshme dhe rreth një oferte të marrë nga një shkollë prestigjioze ushtarake.

Kandidati zezak, neurokirurg në pension, i cili është i barabartë me miliarderin,Donald Trump, në sondazhe, thotë se është viktimë e një gjahu shtrigash dhe insiston në averzionin ndaj gënjeshtrës, të cilën e konsideron “mëkat”.

Ai kishte thënë se si 17-vjeçar i është propozuar një bursë studimesh nga Akademia e “West Point”-it, se kjo ofertë i është bërë nga një gjeneral i bërë i famshëm në luftën e Vietnamit, porse kishte zgjedhur studimet për mjekësi.

Këtë deklaratë është përpjekur ta përgënjeshtrojë portali “Politico”, i cili ka thënë se institucioni s’ka ruajtur asnjë gjurmë për pranimin e z.Carson, as ndonjë kandidaturë të tij. Mirëpo, ekipi i fushatës ka thënë se kandidati asnjëherë nuk i ka thënë këto fjalë.

Edhe “CNN”-ja ka hulumtuar rreth fëmijërisë së dhunshme të republikanit, siç ka theksuar vetë ky, por s’ka gjetur asnjë gjurmë rreth historive të treguara nga ai.

Ja nga cilat shtete varet anëtarësimi i Kosovës në UNESCO

0

Shteti më i ri evropian, Kosova, mori dritën jeshile nga Këshilli Ekzekutiv i UNESCO me 21.10.2015, për t’u shqyrtuar mundësia e anëtarësimit të saj në UNESCO. Në votimin e nesërm që pritet të mbahet në Paris Kosova duhet të marrë 130 vota pro, për të qenë anëtare me të drejta të plota.
Por sa është mundësia të ndodh kjo, kur dihet se Kosovën e kanë njohur 108 shtete, pasi 3 prej tyre e kanë kontestuar, Uganda, Nigeria dhe Sao Tome?! Bile Nigeria votoi kundër Kosovës edhe në Këshillin Ekzekutiv, ndërsa Uganda abstenoi.

Në politikë shpesh gjërat bëhen të menduara dhe mbase Kosova me aleatët e saj strategjik, SHBA dhe disa shtete të BE-së, kanë gjetur votat e 130 shteteve, përderisa e çuan çështjen deri në këtë pikë. Të njejtën gjë tani do mundohet edhe Serbia me aleatin Rus.

Sa u takon vendeve që botërisht janë kundër njohjes së Kosovës dhe ku pritet vota kundër në OKB janë plot 45 shtete: Angola Argjentina, Brazili, Kina, Kuba, Etiopia, Ekuadori, India, Meksika, Maroko, Namibia, Nigeria (që dëshmoi se nuk njeh Kosovën), Rusia, Spanja, Armenia, Belorusia, Bolivia, Bosnja, Kamboxha, Kongo, Qiproja, Gjeorgjia, Xhamajka, Kazakistani, Kirgistani, Laosi, Moldavia, Nikaragua, Filipinet, Romania, Ruanda, Serbia, Sejçelet, Singapuri, Slovakia, Afrika e Jugut, Shri Lanka, Siria, Taxhikistani, Turkmenistani, Uzbekistani, Uruguai, Venecuela, Vietnami, Greqia. Vendet me të zeza votuan kundër edhe në Këshillin Ekzekutiv të UNESCO.

Këtu mund të ketë një shpresë të vogël te Afrika e Jugut, Rumania dhe Greqia, pasi kjo e fundit ka premtuar që të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, por me siguri për në UNESCO Kisha Greke do ta undërshtonte rëndë.

Andaj nga 195 vota, 45 do të quheshin të humbura, 108 i marrim si vota pro, ata që kanë njohur Kosovën de fakto dhe de jure (këtu duhet pasur kujdes me Japoninë, Korenë e Jugut, Malavi, Egjipti të cilët abstenuan në Këshillin e UNESCO edhe pse kanë njohur pavarësinë e Kosovës).

Pra nga 108 vende që do “votonin” pro Kosovës dhe 45 që do “votonin” kundër Kosovës, shtetet që janë mes njohjes dhe mosnjohjes janë 42 shtete. Këtu duhet të lobohet më së tepërmi, veçanërisht ndaj shteteve që kanë njoftuar njohjen e Kosovës në të ardhmen e afërt si Bahamasi, Bangladeshi, Sao Tome, Guinea Ekuatoriale, Eritrea, Kenia, Libani, Madagaskari, Mauritius, si dhe vendet që nuk janë shprehur me tone negative ndaj pavarësisë si Botcvana, Zimbabve, Zambia, Kameruni, Cape Verdi, Mongolia, Suriname, Saint Vincent, Uganda, Trinidad Tabaco, Paraguaji , Iraku dhe Mozambiku.

Edhe shtetet tjera të cilat nuk përmendet,20, mund të diskutohet deri në fund për mundësine e votës pro, pasi kanë qenë indiferent të pozicionohen në favor të Serbisë dhe Kosovës.

Serbisë i duhen edhe 21 vota tjera të sigurta, për të arritur në 61 vota kundër, ndërsa Kosovës i duhen edhe 22 vota pro. Andaj “përballja” duket e barabartë dhe do fitojë ai i cili i ka bërë më mirë matematikat më parë, por edhe nuk rresht së lobuari edhe çastet e fundit.

Eqrem Kryeziu: Fjalori i Nexhat Dacit, sikur i Ivica Daçiçit

0

Ish- anëtar i Kryesisë së LDK-së Eqrem Kryeziu, fjalorin e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci e ka krahasuar me atë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç.

“Cilësim i Dacit ishte i bukur, daçist”, thotë Kryeziu për “PrizrenPress”.

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci në emisionin “Komitetit” të gazetës “Express”, ka fyer rënd Eqrem Kryeziun, duke e quajtur “bandit” dhe “Karaxhiq”

Sipas tij, Eqrem Kryeziu bashkë me Naim Jerliun, pa paralajmërim kishin shkuar për të takuar në Parlamentin e Kosovës.

“Banditi i Prizrenit më tha se kemi ardhur për të komunikuar që ta nënshkruash dorëheqjen dhe me e pru në parti. Kush? Unë me nënshkruar dorëheqjen, jashtë !”,ka treguar Daci.

Ish- anëtar i Kryesisë së LDK-së Eqrem Kryeziu,pranon se ia kërkuar dorëheqjen Nexhat Dacit.

“Po, unë ia kam kërkuar dorëheqjen”,tregon Kryeziu .

Ai mohon se është përzë nga Daci nga zyra e Parlamentit.

“Jo,nuk është e vërtet”,tregon ai. /PrizrenPress.com/

Demokracia, në rrezik nga soji i pushtetarëve të papërgjegjshëm

0

Në Kosovë demokracia është e rrezikuar në masë të madhe nga këta pushtetarë të papërgjegjshëm, të cilët e kanë gojën plot demokraci në publik, por e në praktikë veprojnë në të kundërtën. Në fakt, në një vend ku nuk sundon ligji, por sundojnë mafio-oligarkët e politikës dhe të mafio-bizneseve, është shtet me paligjshmëri dhe anarki.

Kur pushtetarët nuk i zbatojnë ligjet, nuk ka drejtësi për qytetarët. Në këtë rrafsh, me të drejtë shtrohet pyetja se a është luftuar për një shtet për ta kapur pushtetarët, apo për një shtet të barabartë për të gjithë qytetarët, që askush të mos jetë mbi ligjin. Faik Krasniqi, politolog, mendon se Kosova prej pasluftës është në anarki totale, ku sundojnë të ‘’fortët’’ e politikës dhe parapolitikës. “Më mirë të them mafio-oligarkët e politikës dhe të biznesit, që kanë zaptuar çdo segment shtetëror, madje edhe jetën e çdo qytetari të këtij vendi.

Këta banditë dhe kriminelë të politikës dhe parapolitikës e kanë kapur drejtësinë, në mënyrë që të mbulojnë çdo rast të korrupsionit dhe krimit të organizuar, siç i kanë mbuluar me qindra e mijëra raste të tjera, të zyrtarëve të lartë  të politikës dhe parapolitikës, respektivisht partive në pushtet. Dhe, të gjitha ligjet i bëjnë sipas interesave të klaneve të caktuara partiake dhe oligarkëve të politikës dhe të biznesit, në mënyrë që të vazhdojnë krimin e tyre ekonomik dhe politik, përmes pushtetit që ushtrohet nëpërmes një kornize të caktuar, të improvizuar ligjore”, thotë ai..

7 të huaj nisen drejt Sirisë, arrestohen në Turqi

0

Dy francezë dhe pesë indonezianë janë arrestuar në jug të Turqisë për shkak të dyshimeve se kanë dashur që të shkojnë në Siri, që t’i bashkohet shtetit islamik, ISIS.

Ata janë arrestuar në vazhdën e operacioneve antiterroriste të policisë turke në një hotel në provincën jugore Adana dhe të dyshuarit do të largohen jashtë vendit.

Policia turke vazhdimisht po bën përpjekje të ndalë ekstremistët që të kalojnë në Siri ndërsa javët e kaluara ka arrestuar dhjetëra njerëz për shkak të dyshimeve se kanë lidhje me ISIS-in.

Siç transmetojnë mediat turke autoritetet të enjten kanë arrestuar 10 marokenë dhe një sirian që nga Kazablanka kanë arritur me aeroplan në Stamboll me qëllim që të kalojnë nga territori turk në Siri.

Turqia deri më tani ka deportuar më shumë se 2 mijë të huaj që kishin lidhje me terrorizmin.

Batalioni “Atlantiku” kërkon që t’iu mirret statusi i veteranit dy personave

0

Ushtarët shqiptaro-amerikanë të Batalionit “Atlantiku” të UÇK-së kanë shkruar një letër publike përmes së cilës u drejtohen institucioneve dhe shoqatave relevante në Kosovë, duke kërkuar që dy personave t’u hiqet statusi i veteranit meqë nuk kanë qenë pjesëtarë të këtij batalioni.

Në letrën e Batalionit “Atlantiku” të UÇK-së kërrkohet nga Komisioni për verifikimin e statusit të veteranit, Qeveria dhe organet e shtetit që t’u heqin titullin e pamerituar të veteranit dhe të fillohet procedura gjyqësore për mashtrim dhe vjedhje të nderit ushtarak kundër Naim S. Dedushajt dhe Adem A. Krasniqit, transmeton Telegrafi.

Lexojeni të plotë letrën publike të Batalionit “Atlantiku” të UÇK-së:

Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Z. Isa Mustafa

Komisionit Qeveritar për konstatimin, njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit, pjesëtarit apo të internuarit të UÇK-së, Gjeneralit Agim Çeku

Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Z. Haki Demolli
Organizatës së Veteranëve të UÇK-së

Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së

Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së

Çdo popull i trajton me respekt dhe ligj luftëtarët e tij duke ua njohur të drejtat që ushtarët i meritojnë. Shteti i Kosovës, për shkak se u desh të rindërtohej nga rrënojat e luftës, vonoi dhënien e të drejtave të dëshmorëve, invalidëve dhe luftëtarëve më shumë se çdo shtet tjetër në botë.

Megjithatë, këtë vit Komisioni Qeveritar i posaçëm për këtë çështje publikoj listat preliminare të luftëtarëve që kualifikohen për statutin e dëshmorit, invalidit, veteranit, pjesëmarrësit dhe të internuarit të luftës së UÇK-së dhe ky veprim na gëzoi edhe ne luftëtarëve shqiptaro-amerikanë, që përmes Batalionit “Atlantiku” ju bashkuam UÇK-së në betejat kundër pushtuesve serbo-jugosllav.

Në bashkëpunim me Zyrën Diplomatike të Kosovës në New York ne kryem të gjitha procedurat e aplikimit për t’ ju nënshtruar verifikimit dhe aprovimit të Komisionit. Duke mos qenë shumë në numër, ne besuam se kjo procedurë do të kalonte thjeshtë dhe shpejt. Por, fatkeqësisht, edhe ndër shqiptarët e Amerikës dolën disa që aplikuan për të përfituar një statut që nuk meritojnë.

Si luftëtarë të Batalionit “Atlantiku” ne e njohim secilin nga Amerika që ka marrë pjesë në luftime dhe e dimë kush ka kontribuuar, kush është plagosur dhe kush ka rënë dëshmor për atdheun. Mund të ketë edhe të tjerë, porse ne kemi zbuluar dy persona të cilëve u është dhënë statusi i veteranit ndonëse ata nuk kanë qenë me ne në luftë dhe nuk kanë dhënë kontribut që të meritojnë statutin e veteranit të UÇK-së. Këta dy shqiptaro-amerikanë janë Naim S. Dedushaj dhe Adem A. Krasniqi.

E thërrasim Komisionin, Qeverinë dhe organet e shtetit që t’u heqin titullin e pamerituar të veteranit këtyre personave dhe kërkojmë që të fillohet procedura gjyqësore për mashtrim dhe vjedhje të nderit ushtarak kundër Naim S. Dedushajt dhe Adem A. Krasniqit.

Është e turpshme dhe kriminale për secilin që nuk ka marrë pjesë në luftë të kërkojë të trajtohet njëjtë si luftëtarët dhe luftëtaret e UÇK-së, prandaj kërkojmë nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës që të propozojnë dhe miratojnë “Ligjin e Nderit Ushtarak” siç e ka Amerika “The Stolen Valor Act”, sipas të cilit nëse një person vjedh apo mashtron me merita dhe medalje luftarako-ushtarake, atëherë personi dënohet me gjobë dhe/ose me burg.

Naim S. Dedushaj dhe Adem A. Krasniqi janë dy persona të cilët i kemi identifikuar si mashtrues dhe veteranë të rrejshëm të UÇK-së, por kërkojmë nga Komisioni dhe të gjithë të adresuarit në këtë letër që t’u marrin titullin e dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit, pjesëtarit apo të internuarit të UÇK-së të gjithë atyre që gënjejnë dhe kanë vepruar si Naim S. Dedushaj dhe Adem A. Krasniqi.

Ju faleminderit dhe me respekt,

Kryesia e Shoqatës “Atlantiku”

New York
4 nëntor 2015

Terrorizimi nga burrat

0

Nuk kishte mbushur të 40-at kur për herë të parë B.M. u shtri në spital me kurriz të thyer, si pasojë e dhunës nga bashkëshorti.
Sipas deklaratës së saj, një kopje të së cilës e posedon edhe gazeta “Zëri”, dhuna ndaj kësaj gruaje është ushtruar gjatë dhjetë vjetëve të fundit sistematikisht, ku dhe shihet se ka vuajtur tmerrësisht në aspektin shëndetësor.

Megjithëse rasti është adresuar edhe në Polici dhe më pas edhe në gjykatë, bashkëshorti i saj nuk është dënuar me burgim, përkundrazi ajo është detyruar e papërkrahje nga familja të kthehet tek dhunuesi dhe të jetojë ende aty, ku dhuna ndaj saj vazhdon të ushtrohet edhe tash. B.M., nënë e disa fëmijëve, rrëfen se dhuna ndaj saj ka filluar në ditën e tretë të martesës.

“Jam martuar në moshën 17-vjeçare nga qyteti në fshat. Problemi ka filluar ditën e tretë të martesës, kur bashkëshorti ka filluar të më fyejë dhe të ushtrojë dhunë fizike edhe në prani të tjerëve”, thotë ajo, duke shtuar se dhuna është rritur pas luftës, kur edhe shpenzimet ekonomike filluan të rriten për shkak të shkollimit të fëmijëve. /zeri/

Qeveria “nuk lodhet” për peticionin

0

Peticioni kundër Marrëveshjes për Asociacionin dhe asaj për Demarkacionin, i nënshkruar nga mbi 203 mijë qytetarë, së shpejti do t’u dorëzohet institucioneve vendore dhe ambasadave më me ndikim në vend.

Kjo është bërë e ditur nga subjektet opozitare në vend, të cilat e kanë organizuar këtë peticion.

Megjithatë ende nuk dihet nëse ky peticion do të merret parasysh nga Qeveria, e cila as pas katër ditë pritjeje të gazetës “Zëri” për përgjigje rreth kësaj çështjeje nuk ka dhënë asnjë qëndrim.

Zëdhënësi i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Frashër Krasniqi, ka thënë se në ditët në vijim do të vendoset përfundimisht se cilave institucione do t’iu dërgohet ky peticion.

“Ne aktualisht jemi në fazën e skanimit dhe fotokopjimit të peticionit. Kjo merr pak kohë ngase janë rreth 20,000 fletë që përmbajnë nënshkrime. Pas kësaj faze do të vendosim së bashku të gjitha subjektet opozitare se ku saktësisht do ta dërgojmë. Sidoqoftë, këtë do ta bëjmë publike në momentin që do ta nisim peticionin”, ka deklaruar Krasniqi. /zeri/

Urdhëraresti për deputetët dhe diskriminimi i qytetarëve tjerë të Kosovës

0

Mr. Gent GJINI
Në këto ngjarje të fundit, që po ndodhin përveq situatave politike, dhe kuazave per politike, pozitë opozitë dhe kaosin ne parlamant, respeketivisht dhuna që është përdorur me mjete, të përdorimit gazjelotësjellës, dhe të mjeteve të tjera te rezikshme, me gotë qelqi, bëjnë që padyshim të inkruadohet edhe drejtesia, respektivisht prokuroria e shtetit për të investeguar, deputetët, që kanë përdorur këto mjete të rrezikshme, për jetën njerzëve

Nga teoria dhe praktikat shtetërore, jemi koshient se drejtësia, e ka segmentin e vet të ndarjes së strukturës intitucionale shtetëreore, pra funskionon si mëvetesi e pavarur, nga shtyllat tjera të shtetit, si te qeverisë ashtu edhe të parlamentit, konkretisht politikës dhe duhet të jenë larg ndikimeve, që mund të ju vinë nga bartës tjerë, të politikës, sepse vet sistemi i drejtëisisë është objektive, dhe punon në kuadër të ligjit, dhe nuk ndikohet nga palët, dhe që kauza e tyre është të bin rend dhe ligj, dhe mbrojtjen e rendin qytetar dhe liritë e tyre

Edhe pse dimë që Prokuroria, dhe policia, kanë bere hapat që ndaj deputetëve qe të ju lëshohen, thirjet në instucionet e drejtësisë për intervistigim dhe, dhënies se deklaratave te tyre, rreth përdorimit të dhunës me mjetete e sanksionuara penale, ata ato thirje iu janë shmangur dhe kanë treguar neglizhencën, dhe për më tepër atyre thirjeve ju kanë dhënë konotacion politik, dhe duke mos arsyetuar mungesën, apo mos ardhjen e tyre në instucione të hetuesisë

K ëtu tani krijohen anatgonizmat, dhe kompromiset, edhe me institucionet e drejtëisise, të cilët që thashë më parë janë të pavarur dhe ata kanë të drejtë, te hetojnë qdo njeri që dyshohet për nje vepër penale pra, kete cilesi e ka qdo qytetar që mund, edhe te mos jete ai i inkriminuar në ndonjë vepër konkrete, por absurditeti ndodhë që këta deputet qe janë thirur tek institucionet ekziston dyshimi i bazuar, në prova se kanë kryer veper penale, dhe me ato mjete inkriminuese, që i parasheh kodi penal i Kosovës dhe tani këta dalin të jenë, kushtimisht e them me të fortë, se ligji dhe mbi ligjin

Këtu fajet janë të ndara edhe ne sistemin e institucioneve te drejtëisise, dhe ajo duhet te refleketoj dhe duhet ti zbatojë komptencat e saja ligjore, dhe te mos luaj standarde të dyfishta, me qytetar dhe të krijoj precedante të rezikshme, për qytetarët dhe sigurinë juridke të tyre, pse, sepse per cdo qytetar kur dyshohen të kenë kryer veprer penale, atyre iu leshohet thirja dhe me pastaj, ne rast mungese apo shmangie të qëllimshme, atyre padyshim do të ju lëshohet urdher aresti, si mase me represive qe ata dhunshem të vinë ne organet e hetuesise, apo të drejteisisë

Por kure është pyetja tek deputetët, pozitë apo opozitë, ata nuk ju përgjigjen thirjeve dhe ju shmangen pa arsye, dhe bejne ofendime ndaj këtyre organeve te pavarura, dhe tani ndaj këtyre të mos lëshohet urdheraresti si masë e domosdoshme, që duhet ti i sjellin para drejtëisise vetëm e vetëm, për ndoshta edhe për inteverstim, kjo tregon dobësine dhe mosgatishemërin ligjore, që këto organe të zbajtojnë rend dhe ligj, për gjithë qytetaret të barabartë. Dhe padyshim që edhe këtu me pastaj do të reflektoj edhe besueshmeria qytetare, rreth mekanizmave për rend dhe ligj, dhe kjo krijon precedante të rrezikshme për qytetarët, të cilët po të krahasojmë këto situata, për qdo qytetar do të thote se këto organe nuk janë ato që zbatojnë rendin dhe ligjin dhe hetojnë veprat penale, por veprojnë se siq ju teket apo ndoshta këtu edhe mund të mos përjashtohet edhe ndikimi i bartësve poltik, për mos arestim të tyre
Pra pamarë parasysh, që ndoshta edhe politika apo ndonje ministër, mund të mos urdhëroj që të mos lëshohet urdhërarresti ndaj tyre,që mund të jetë edhe politike, kjo ndoshta tregon, per mosgatishmërin e këtyre organeve, edhe ndikimin nga jashtë, që mund të ju vie, dhe kjo përsëri reflkekton në punën e prokurorisë dhe policisë

Ky mos zbatim i këtij urdhëraresti ,e them me përgjegjësin profesionale që jamë si jurist, dhe që kam pasur rastin të punoj rreth këtyre shkresave, bënë që qytetetarët të tjerë të i diskiriminojmë, dhe të mos zbatohet ligji i barabartë për të gjithë, kurë edhe urdhëaresti që tani më i ka të gjitha, kushte ligjore për të lëshuar, dhe të për tu zbatuar, por që ajo nuk zbatohet dhe krijon jo siguri juridke, dhe antagonizma në shoqëri, ne elita politike që kanë parat e mbushura pra deputetët, dhe në shoqëritë klasore. Që ndoshta qytetarët tjerë edhe për ndonjë vepër fare të lehtë, pa ndonjë rëndësie të veqantë, ndaj tyre zbatohen masat më represive, si thijra, urdheraresti, e deri te paraburgimi, kështu siq po veprohet kjo tregon, që ka edhe shumë punë për tu bërë lidhur me zbatimin e rendit dhe ligjit, dhe para se gjithash kurë gjithë qytetarët duhet te jenë të barabarte para ligit.

Kuvendi i Prizrenit dhe vendimet e tij

0

Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha

Kosova e dërrmuar nga pushteti i administrimit ushtarak do të arrijë në Kuvendin e Prizrenit, që është mbajtur më 8-10 korrik 1945 në qytetin e Prizrenit. Ky kuvend duhet theksuar se nuk ishte as i pari e as i fundit, i cili solli vendime që Kosova të aneksohej nga Serbia e Jugosllavia. Aneksimi nga kjo njësi federale kishte filluar qysh më herët, ndërsa nga ky Kuvend pushtetarët jugosllavë kërkonin formalisht vetëm një “verdikt të popullit”.

Në shkurt të vitit 1945, në KQ të Partisë Komuniste Jugosllave, është organizuar një mbledhje, në të cilën, përveç debateve të tjera, është folur edhe për Kosovën dhe statusin e ardhshëm të saj. Nga e tërë kjo doli se zgjidhja më e mirë dhe më e drejtë ishte: “Kosova e Metohija t’i bashkohen Shqipërisë, kurse Shqipëria të hyjë në federatën jugosllave por, meqenëse rrethanat ndërkombëtare nuk ishin të favorshme për një hap të tillë, Kosova e Metohija duhet t’i bashkohen Serbisë”. Kishte edhe aso propozime që Kosova t’i takojë vetëm Malit të Zi, ngaqë kishin një “histori të ngjashme” dhe një mentalitet të përafërt me shqiptarët.
Në dokumentet e Kuvendit Antifashist të Çlirimit Kombëtar të Serbisë, që u mbajt më 7-9 prill të vitit 1945 në Beograd, thuhej se nga Kosova merrnin pjesë si mysafirë: Dushan Mugosha dhe Mehmet Hoxha, të cilët në seancë kishin diskutuar dhe sipas dokumentit thuhej se kishin shprehur “dëshirën” në emër të popullit të Kosovës, që “Kosova të jetë nën Serbinë federale”.

Nga këto diskutime që u bënë në Beograd, mund të konkludohet se Kosova iu bashkua Serbisë në mënyrë arbitrare, në bazë të diskutimeve që u bënë nga dy mysafirë, e dihej në bazë të dokumenteve, se Kosova dhe populli i saj asnjëherë nuk diskutuan, nuk u pyetën dhe nuk votuan që ajo të ngelë në kuadrin e Serbisë Federale.

Për të qenë “çdo gjë në rregull dhe e ligjshme”, Serbisë dhe Jugosllavisë iu nevojit edhe ana formale për ta marrë “pëlqimin e popullit në një Kuvend”, sado formal që të jetë, meqë para opinionit të gjerë donte ta justifikonte tradhtinë e menduar me aq dinakëri. Kjo gjendje e saj u legjitimua më 10 korrik 1945, në Kuvendin që në popull më tepër njihej si Kuvendi i Prizrenit.

“Kuvendi i Prizrenit” ishte një tubim i një trupi jo të zgjedhur nga populli dhe në të kanë marrë pjesë 137 delegatë dhe të ftuar të tjerë, nga të cilët vetëm 32 ishin shqiptarë. Në të nuk kishin marrë pjesë përfaqësuesit e Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Shqipërisë dhe të aleatëve të tjerë të luftës, që do të ishin garantë se, pas përfundimit të luftës, çështja e Kosovës do të zgjidhej në bazë të dëshirës dhe vullnetit të lirë të popullsisë shumicë. Siç dihej, në këtë tubim u miratua Rezoluta, që në një mënyrë mund të quhej dokumenti i parë zyrtar që legjitimoi aneksimin e saj nga Serbia. Po citoj: “Kuvendi Popullor Krahinor i Kosovës dhe i Rrafshit të Dukagjinit deklaron, unanimisht, se popullsia e kësaj Krahine, si edhe të gjithë popujt e Jugosllavisë, nuk e kanë pranuar copëtimin e Krahinës së vet, që kanë bërë okupatorët, as copëtimin e Jugosllavisë, dhe shfaq dëshirën e tërë popullsisë së Krahinës, që kjo t’i bashkohet Serbisë Federale si pjesë përbërëse e saj…”.
Sipas të dhënave, thuhej se rreth rezolutës dhe përmbajtjes së saj nuk u hap ndonjë debat. Shumë pak delegatë diskutuan në mbledhje. Ata që ishin dhe shprehen pakënaqësinë dhe kundërshtimin e bashkimit me Serbinë, më vonë, patën pasoja të mëdha. Ata u përcollën nga organet e OZN-së, më vonë të UDB-së, u arrestuan, u dënuan me vite të shumta burgu. Bile, disa nga ata, edhe u likuiduan fizikisht.

Më 8-10 korrik 1945 Kosova edhe zyrtarisht do të aneksohej nga Serbia. Me aprovimin e Rezolutës nga Kuvendi Federativ, më 23 korrik 1945, dhe nga ai serb, më 1 shtator 1945, çështja e Kosovës do të konsiderohej si çështje e mbyllur. Pavarësisht se gjatë luftës ishin marrë shumë vendime dhe ishin bërë shumë marrëveshje për vetëvendosjen sipas vullnetit të popullit ato, më vonë, jo vetëm që nuk u respektuan, por në mënyrën më të vrazhdë u shkelën dhe u quajtën vendime armiqësore.

Një zgjidhje e tillë e çështjes “me dëshirë të vet popullsisë së Kosovës” ishte kundër logjikës së karakterit objektiv të strukturës kombëtare të Kosovës dhe të hapësirës së gjerë e, me vazhdimësi të shumicës etnike shqiptare në Ballkan. Kjo jo vetëm se nuk mbyllte historikisht problemin e Kosovës dhe atë shqiptar, por e rihapte këtë çështje në mënyrë virtuale në kontekst të ri historik. E tërë kjo që pasoi, ndikoi që forcat nacionaliste në Kosovë të reagojnë ashpër për vendimet që solli kuvendi në mënyrë arbitrare.

Aneksimi i Kosovës nga Serbia do të shohim më vonë se ishte vetëm një pjesë e padrejtësive që u bëheshin shqiptarëve në Jugosllavinë komuniste, sepse çështja e Kosovës nuk ishte krejt çështja shqiptare. Padrejtësinë që i bëhej popullit shqiptar në Jugosllavi e rëndonte edhe më tepër copëtimi i trevave, në të cilat shqiptarët ishin popullatë e vetme apo shumicë dërrmuese në tri republika jugosllave: si në Republikën e Serbisë, të Maqedonisë dhe të Malit të Zi. Kosova jo vetëm që u shkëput nga trungu amë, por asaj iu shkoqën jo vetëm trevat e banuara kryekëput ose kryesisht me popullatën shqiptare në Maqedoninë Veri-Perëndimore dhe në Mal të Zi, por edhe Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, në të cilat shqiptarët ishin shumicë dërrmuese.
Në mbarim të vitit 1945, menjëherë pas mbarimit të luftës, të gjitha problemet, ë lidheshin me Kosovën dhe të ardhmen e saj, u shtruan dhe u tentuan të zgjidhen në kuadër të Jugosllavisë së Titos. Gjatë luftës udhëheqësit e PKJ-së kishin premtuar, ishte folur e shkruar se pas saj (luftës) do të respektohet Deklarata e Moskës, Karta e Atlantikut, Deklarata e Teheranit, Letra e Titos e botuar në gazetën “Proleter”, Rezoluta e Bujanit e shumë dokumente të tjera me rëndësi historike.

Në Jugosllavi, në fund të luftës, deklarohej se kriteri kombëtar do të vihej në themel të ndarjes territoriale dhe administrative të vendit. Por, pas përfundimit të saj, këto kritere për pushtetin jugosllav nuk ekzistonin dhe, si të tilla, nuk u morën parasysh.

Aneksimi i Kosovës në Serbinë Federale shënon manovrimin më dinak sllavo-komunist dhe fillimin e një tragjedie të re për shqiptarët këndej kufirit. Shqiptarët e Kosovës, edhe përkundër sakrificave të mëdha që bënë në luftën antifashiste, nuk përfituan nga rasti në përmbushjen e ëndrrës së tyre të çlirimit kombëtar. Ata, pas legalizimit të ripushtimit në Kuvendin e Prizrenit, u detyruan të ndiqnin një politikë më ndryshe dhe më të pranuar në kohë e hapësirë. Se lufta për çlirim dhe për të ardhmen e tyre kombëtare nuk do të pushojë, natyrisht me forma të reja, të imponuar nga situatat e krijuara.

Ato forca nacionaliste dhe ata patriotë, që kishin luftuar gjatë tërë kohës për një Shqipëri etnike, pas kësaj që ndodhi, vendosën që në mënyrë të organizuar, legalisht, por edhe ilegalisht të luftojnë dhe të veprojnë për bashkimin e tokave shqiptare. Ata u detyruan t’i kërkonin përkrahjen, mbështetjen dhe bashkëpunimin e forcave demokratike në vendet perëndimore. Ilegalja shqiptare, duke e parë se tokat shqiptare po rrëshqitnin në prehrin sllav, filluan organizimet për t’iu kundërvënë qëllimeve gllabëruese të tyre. U formuan shumë organizata patriotike shqiptare, e që manifestoheshin sidomos pas vitit 1944 dhe në fillim të vitit 1945. Në këto vite nga populli i okupuar formohen organizatat më të fuqishme nacionaliste siç ishin: Lëvizja Nacional Demokratike Shqiptare, Besa Kombëtare, Organizata nr. 2 dhe Këshilli i të Dymbëdhjetëve e disa të tjera më pak të njohura.

Pas aneksimit të Kosovës për popullin shqiptar filloi një etapë e errët, një kalvar i vërtetë. Filluan përsëri masakrat masive mbi popullatën e pafajshme dhe likuidoheshin patriotët dhe intelektualët e paktë. Në Drenicë, në Gjilan, në Ferizaj dhe në shumë vende të tjera të Kosovës bëhej gjenocid i vërtetë. Fundja, të gjitha masakrat që ua bënë shqiptarëve ishin të legalizuara nga organet shtetërore, që si bazë u shërbenin “Naçertania” e Garashaninit, elaboratet e I. Andriqit, I. Vukotiqit, të Vasa Çubrilloviqit, të cilat vazhduan të zbatohen me përpikëri si dhe projekte të tjera gjenocidale të mëvonshme.

Dhe krejt në fund, duhet theksuar se viti 1945 tek populli shqiptar do të kujtohet si viti më i përgjakshëm në historinë e Kosovës, sepse do të pushkatohen disa dhjetëra mijëra veta, shumë të tjerë do të zhduken pa gjurmë, mbi 30 mijë do të futen në burgje dhe do të vendosen në kampe, qindra mijëra të tjerë do të marrin botën në sy e shumë të tjerë do të vriten jashtë Kosovës. Të gjitha këto do të bëhen nën maskën e njëfarë “Vëllazërim-bashkimit” iluzor dhe të tëra këto padrejtësi krijuan tek shqiptarët pakënaqësi dhe nën këtë trysni të vazhdueshme në mënyrë të organizuar, populli shqiptar artikuloi qëllimet e kërkesat e veta parësore e supreme të cilat kishin: Çlirimin e Kosovës dhe bashkimin me shtetin amë – Shqipërinë.

(Kumtesë shkencore e lexuar në konferencën “Ripushtimi jugosllav i viseve shqiptare dhe Lufta e Drenicës 1944/45”, organizuar nga Instituti i Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë, 30 tetor 2015)