Home Blog Page 7006

Papa: Në kishë gjenden njerëz të dhënë pas parasë

0

“Në kishë ka njerëz që në vend që të shërbejnë, të mendojnë për të tjerët dhe për të hedhur bazat, përdorin kishën.” Kështu është shprehur Papa Françesku në meshën e radhës, të transmetuar dje nga Radioja e Vatikanit. “Janë ata që kapen dhe ngjiten pas parasë. Eh, sa priftërinj e peshkopë të tillë kemi parë! Është e trishtueshme apo jo?”, ka thënë Ati i Shenjtë. Sipas tij, shumë nga këta njerëz të kishës nuk ndjekin thirrjen e Krishtit: të shërbesh, t’u shërbesh të tjerëve, të mos ndalesh, të shkosh përtej dhe të harrosh vetveten.
Kur kisha është … afariste

“Kur kisha është e ftohtë, e mbyllur në vetvete e madje afariste në disa raste, nuk është në shërbim të të tjerëve. Përkundrazi, i shfrytëzon të tjerët”, ka thënë Papa. Ai i ka bërë thirrje Zotit që, “të na japë atë pjesë të nderit për të ecur përpara, duke hequr dorë nga komoditeti personal dhe që të na shpëtojë nga tundimet”. “Ekziston gjithmonë tundimi nga korrupsioni në jetën publike. Si në politikë ashtu edhe në fe. Është një tundim për të bërë marrëveshje me qeveritë. Mund të bëhen, por duhet të jenë transparente”, ka vijuar Papa. “Kisha duhet të përballet me të vërtetën dhe me dëshminë, dëshminë e varfërisë. Nëse një besimtar flet për varfërinë apo të pastrehët dhe ndërkohë bën një jetë prej faraoni, atëherë kjo nuk mund të pranohet”, ka shtuar Ati i Shenjtë.

Papa: Falje për të gjitha skandalet

Ndërsa së fundmi, Vatikani është përfshirë nga një valë e re skandalesh, ku rrëfimet e një murgeshe tronditën opinionin publik, pas akuzave për keqtrajtim, abuzim e shpërdorim të madh fondesh nga ana e një eksponenti të Vatikanit apo skandaleve të njëpasnjëshme që lidhen me çështjen e homoseksualëve apo të abuzimeve të pedofilisë, qysh në mes të tetorit, Ati i Shenjtë në fakt, pati kërkuar zyrtarisht e publikisht falje për të gjitha skandalet e konsumuara në Selinë e Shenjtë ose në ambientet nën juridiksionin e Vatikanit nëpër botë. “Në emër të kishës, unë ju kërkoj falje për skandalet që kanë ndodhur kohët e fundit në romë apo në Vatikan. Jezusi është realist dhe është e paevitueshme që të ketë skandale, por mjerë ai njeri që bëhet pjesë e këtyre skandaleve”. Kështu pati deklaruar Papa Françesku në mes të tetorit të këtij viti, para nisjes së audiencës së tij të përjavshme në Sheshin e Shën Pjetrit, veprim që u prit me duartrokitje nga dhjetëra mijë besimtarë të pranishëm. Papa në atë fjalim, nuk dha hollësi për skandalet, për të cilat ai kërkoi ndjesë. Sidoqoftë, më 3 tetor, duke i paraprirë mesazhit të Papës, një monsinjor polak, i cili punonte në zyrën doktrinale të Vatikanit që nga viti 2003, në një konferencë për shtyp pranoi hapur se ai ishte homoseksual dhe se kishte jetuar me një burrë për vite me radhë. Vatikani largoi nga detyra imzot Krzysztof Charamsa, një teolog, si dhe nga detyra e mësimdhënies në universitetet ipeshkvnore në Romë.

Papa: Falje edhe për protestantët

Një zëdhënës i Vatikanit tha se monsinjori polak bëri një deklaratë shumë të papërgjegjshme dhe se ajo synonte të bënte presion para hapjes së Sinodit dhe se në këtë mënyrë po ushtronte presion të panevojshëm ndaj mediave mbi debatin ipeshkvnor për çështjet në familje. Pasi ai u shkarkua, Charamsa në disa intervista për mediat italiane dhe spanjolle kritikoi rregullat e kishës. Me faljen e tij Papa gjithashtu do i jetë referuar një skandali me sfond prostitucioni që mori mbulim të gjerë në mediat italiane në lidhje me një urdhër të priftërinjve që të kandidojnë në famulli. Që prej zgjedhjes së tij në vitin 2013, Papa ka kërkuar falje për abuzimin seksual të fëmijëve nga ana e klerit dhe për trajtimin e kishës së protestantëve.

Ngushëllime për Sefer Rexhajn

0

Me rastin e vdekjes së anëtarit të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega në Prizren,të ndjerit Sefer Rexhaj, Dega e LDK-së në Prizren dhe nëndega e këtij subjekti politik në Korishë, sot në selinë e këtij subjekti politik kanë organizuar pritje për ngushëllime.Qytetarë të shumtë me këtë rast kanë ngushëlluar drejtuesit e LDK-së , me rastin e ndarjes nga jeta të zyrtarit të lartë të kësaj partie.

Agim Muçaj, anëtar i Kryesisë së Degës dhe njëkohësisht kryetar i nëndegës së LDK-së në Korishë, tha se ne si subjekt politik së bashku me familjarët , bashkëfshatarët dhe zyrtarë të partisë jemi përkujdesur që varrimi i të ndjerit dhe organizimi i sotëm të shkojë në mënyrë dinjitoze, sepse i ndjeri me veprimtarinë e tij e ka merituar një gjë të tillë. Zyrtari Muçaj, tha më tej, se ndarja nga jeta e Sefer Rexhajt, është një humbje e thellë jo vetëm për familjen, por edhe për bashkëpunëtorët dhe LDK-në, sepse vijoi ai, kemi humbur një njeri që me vepra konkrete në shërbim të interesave shoqërore dhe kombëtare, asgjë nuk ka kursyer nga vetja e tij.

I ndjeri Sefer Rexhaj, kishte ndërruar jetë në moshën 52. vjeçare në Spitalin e Shkupit, pas një sëmundje të shkurtër, ndërsa ceremonia e varrimit në vendlindjen tij në fshatin Korishë, ishte bërë ditën e hënë…/TV Prizreni/

Opozita në Prizren, kërkon seancë të jashtëzakonshme

0

Partitë opozitare në Prizren kanë marrë iniciativë, që të thrrasin një seancë të jashtëzakonshme në Kuvend, për të diskutuar rreth arrestimeve të fundit në Drejtorinë e Arsimit.

LDK-ja ka konfirmuar se vendimi është marrë pas takimit të të gjitha partive opozitare

“Në takimin e Kryetarit të Degës së LDK-së Haxhi Avdyli me asamblistët e LDK-së është përkrahur iniciativa për mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen javën e ardhshme të mbledhjes së jashtëzakonshme të Asamblesë komunale ku do diskutohej situata aktuale ne sektorin e arsimit në Prizren, pas arrestimeve të fundit”, njofton LDK-ja.

“Kjo iniciativë është përkrahur edhe nga tërë spektri i partive opozitare, pas takimeve të përbashkëta që kanë mbajtur këto ditë dhe për hapa të mëtutjeshëm do ketë koordinim opozitar“./PrizrenPress.com/

‘Mjeshtër i Madh’ i humorit

0

Aktori i madh i humorit durrsak, Muharrem Hoxha është nderuar nga Presidenti i Republikës me titullin “Mjeshër i Madh”, në një ceremoni që ka mbledhur bashkë emra të njohur të artit dhe kulturës në vend.

Me mbi 80 role te spikatura, që kanë përcjellë plot humor, situata e mesazhe të rëndësishme për publikun, dhe 30 vjet në skenë, Hoxha e ka renditur emrin e tij në pararojën e varietesë durrsake e shqiptare.

Presidenti Bujar Nishani vlerësoi kontributin e aktorit të njohur gjerësisht si Rrema i Durrësit dhe u ndal te kënaqësia e të qenit në Durrës, qytetin simbol të qytetarisë, emancipimit dhe zhvillimit të shoqërisë.

Presidenti shprehu mirënjohjen dhe respektin e institucionit që drejton për artistët dhe rolin e tyre në mbajtjen gjallë të vlerave në kohë të vështira.

I emocionuar, por pa lënë mënjanë humorin, Muharrem Hoxha u gjunjëzua para publikut dhe shprehu mirënjohje për këtë nderim që i vjen së bashku me daljen në pension.

Një buqetë e bukur me këngë dhe humor nga Muharrem Hoxha dhe emra të tjerë të mëdhenj të muzikës dhe humorit shqiptar pasuan ceremoninë e dorëzimit të titullit, që vjen si një kurorë e bukur në kokën e aktorit pas një sërë vlerësimesh e titujsh të tjerë të marrë gjatë karrierës së tij 30-vjeçare. /TCh

Drita Millaku paralajmëron arrestimin edhe të dy drejtorëve të ‘Qeverisë Muja’

0

Kuvendarja e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren, Drita Millaku ka paralajmëruar arrestimin edhe të dy drejtorëve të “Qeverisë Muja”.

Ajo thotë se ka informacione se dy drejtorë janë duke u hetuar, ndonëse nuk i tregon emrat e tyre.

“Priten të arrestohen edhe dy drejtorë; njëri për tjetërsim të pronës, kurse tjetri për lidhje të kontratave në dëm të Komunës”, shkruan Millaku në Facebook.

“Kjo qeveri ka vetëm një të mirë dhe ajo është hyrja në librin e Genisit për prodhim të kriminalitetit”.

Drejtori i Arsimit Nexhat Çoçaj, javën e kaluar është arrestuar bashkë me pesë zyrtarë të tjerë të kësaj drejtorie. Kuvendarja Millaku thotë se këtij numri shumë shpejt pritet t’i shtohen edhe dy drejtorë të tjerë./PrizrenPress.com/

Ndotje masive në Durrës: Një sasi karburanti hidhet në det

0

Një sasi e madhe karburanti është hedhur në bregdetin e Durrësit, denoncojnë banorët.

Ndotja ka ndodhur në sektorët ‘Hekurudha’ dhe ‘Apollonia’ në bregdet.

Dyshimet e para është se një anije ka bërë pastrimin dhe ka hedhur karburantin në det.

Banorët shprehen të shqetësuar nga kjo situatë.

“Sasia e karburantit në det është e madhe. Ndihet vetëm era e naftës”, thonë ata.

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka është nisur urgjentisht drejt këtij qyteti. /Mapo

Në Britani dënohen shqiptarët trafikantë kokaine (Video)

0

Një shqiptarë pronar i një lokali të njohur nate në Kardif së bashku me 4 anëtarë të një grupi kriminal të përfshirë në shitjen e kokainës, me vlerë 1 milion stërlina janë gjetur fajtor nga gjykata “Newport Crown Court” në Uells.

Sipas portalit “Wales Online” në krye të këtij grupi kriminal ishte Fatos Hasa, pronar i lokalit “Lab 22”, të cilit iu kapën 3 kg kokainë dhe 7 kg Kanabis.

50 oficerë policie morën pjesë në operacionin e koduar “Operation Bounty” në Mars dhe Prill 2015 për arrestimin e këtij grupi kriminal.

Fatos Hasës 32 vjeç iu sekuestruan në llogarinë bankare 147,000 stërlina.

Gjatë procesit gjyqësor ai pranoi akuzat për konspiracion në mbajtjen dhe shitjen e lëndeve narkotike dhe u dënua me 8 vite burg.

Anëtarët e tjerë të këtij grupi kriminal do të merrnin këto dënime:

Lorenc Hasa 68 muaj burg;
Naldi Metaj 68 muaj burg;
Dardan Merdhoqi 34 muaj burg;
Sharif Omar 40 muaj burg.

Një i vdekur në një aksident në Prizren

0

Në një aksident trafiku në qytetin e Prizrenit, në orët e hershme të mëngjesit, ka humbur jetën një qytetar.

Kjo ka ndodhur pasi një autobus ka goditur nga prapa një traktor, ndërsa bashkëudhëtari i traktoristit nga plagët e marra ka humbur jetën.

Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar Zëdhënësi i policisë rajonale në Prizren, Hazir Berisha.

“Sot në orën 06:05 në lagjen Bajram Curr ka ndodhur një aksident trafiku”.

“Në të kanë qenë të përfshirë një autobus dhe një traktor. Një pasagjer i traktoristit ka humbur jetën nga lëndimet e marra”.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e policisë, prokurori i shtetit dhe një ekspert i komunikacionit”.

Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO i merituar

0

Ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro, theksoi sot në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO’s në Paris, se anëtarësimi i Kosovës në UNESCO është i merituar.

Gjatë fjalës së saj, ajo tha se kultura nuk njeh kufij administrativë.

“Të bashkohemi të gjithë së bashku të promovojmë paqen”, tha Kumbaro.

Më 21 tetor, Bordi Ekzekutiv i UNESCO’s përkrahu kërkesën e Shqipërisë dhe i rekomandoi Konferencës së Përgjithshme futjen e çështjes së pranimit të Kosovës në këtë organizatë në axhendë.

Sesioni i 38-të i Konferencës së Përgjithshme të UNESCO’s nisi të martën, 3 nëntor 2015, në Paris dhe do të zgjasë dy javë. Në mesin e shumë çështjeve do të konsiderohet është edhe rekomandimi i Bordit Ekzekutiv të UNESCO’s për pranimin e Kosovës në këtë organizatë. Konferenca e Përgjithshme ka 195 anëtarë, nga të cilët 111 e kanë njohur Kosovën, e 84 jo, dhe rekomandimit i duhen dy të tretat e votave për të kaluar.

Në prag të votimit në Asamblenë e Përgjithshme të UNESCO’s për anëtarësimin e Kosovës në agjencinë e OKB’së janë shtuar zërat në përkrahje të Kosovës, ndërsa Serbia në anën tjetër zhvillon një fushatë të gjerë diplomatike institucionale kundër synimeve të Kosovës për anëtarësim.

Opozita: Thirrja e seancës do ta përkeqësojë gjendjen në vend!

0

Partitë opozitare janë shprehur të pakënaqura me vendimin e Kryesisë së Kuvendit, për thirrje të seancës pa prani të zyrtarëve opozitarë. Sipas përfaqësuesve të opozitës, një vendim i tillë është i paligjshëm dhe si i tillë do t’i thellojë edhe më shumë problemet.

Anëtari i Kryesisë së AAK-së dhe njëherësh drejtor i Marrëdhënieve me Publikun, Muharrem Nitaj ka shprehur dyshime nëse do të këtë seancë, për shkak se sipas tij, ata nuk kanë marrë asnjë ftesë zyrtare. Ai ka theksuar se nëse koalicioni ka vendosur të ketë seancë, kjo sipas tij është gabim.

“Nuk e di se si është thirrë mbledhja e Kuvendit, por nëse është thirrur duke përjashtuar deputetët e opozitës, ajo është kundërshtim me Rregulloren e Punës së Kuvendit dhe si e tillë është klandestine”, tha Nitaj për Gazetën Blic.

Po ashtu ai vlerëson se vendime të tilla nuk merren në asnjë vend në rruzull, duke shprehur bindje se informacioni për thirrje të seancës është i pavërtetë, raporton gazetablic.com

“ Nuk ka një vend në rruzull ku mbledhjet e parlamenteve caktohen vetëm për një pjesë të deputetëve. Unë po besoj se ky informacion nuk është saktë, sepse ndryshe nuk ta kap logjika”, tha ai.

Edhe sekretari i NISMA-s Billall Sherifi shprehet i çuditur me vendimin e Kryesisë për seancë pa marrëveshje me opozitën. Ai këtë gjë e sheh si të gabuar.

“Mendoj se është gabim të thirren seancat e rregullta të Kuvendit të Kosovës”, tha Sherifi për Gazetën Blic.

Thirrja e seancës në një situatë të tillë do ta përkeqësoj gjendjen, vlerëson Sherifi.

“Kjo paraqet sjellje arrogante dhe si e tillë nuk i kontribuon zgjidhjes së problemeve, përkundrazi vetëm sa do t’ thellojë ato. Përderisa marrëveshjet të jenë në fuqi edhe qëndrimi i opozitës do të mbetet i pandryshuar”, tha Bilall Sherifi.

Në anën tjetër, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci ka thënë se të martën do të ketë seancë, derisa ka ftuar opozitën që të jetë pjesë e saj.

Madje, sipas tij, nuk ka asnjë arsye më që opozita ta bllokojë punën e Kuvendit.

“Opozita më nuk ka asnjë arsye që ta bllokoj Kuvendin. Presidentja e venditm, Atifete Jahjaga e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për Asociacionin e Komunave Serbe, dhe më opozita s’ka pse ta bllokoj Kuvendin”, ka thënë për Gazetën Blic, shefi i deputetëve të PDK-së. /Blic