Home Blog Page 7009

Përkujtohen Xhelal Hajda dhe Selajdin Mullabazi

0

Me homazhe dhe akademi solemne sot u përkujtua 17 vjetori i rënies së heronjve Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mici nga komuna e Rahovecit dhe dëshmorëve Bektesh Haliti, Nezir Ymeri dhe Hamdi Hajrizi nga komuna e Vushtrrisë, të cilët ranë heroikisht me datën 06.11.1998, mbi fshatin Opterushë të komunës së Rahovecit.

Të pranishëm në homazhet e bëra të vendi i rënies dhe në akademinë e organizuar nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Rahovecit morën pjese përveç kryetarit Idriz Vehapi dhe stafit të tij, familjarë, bashkëluftëtarë të dëshmorëve dhe shumë qytetarë të Rahovecit me rrethinë.

Kryetari Vehapi, me këtë rast, tha se lufta në këto anë bëhej në shumë fronte. I gjithë populli ishte në luftë. Pos përpjekjeve të mëdha për të mbrojtur popullatën civile nga dëbimet dhe masakrat e papara dhe me çnjerëzoret, në këto zona ushtarët kishin për obligim të pritnin dhe përcillnin ushtarët e zonave tjera në përpjekje për të sjellë armë në zonat e tyre. Por edhe për të përcjellë ushtarët e plagosur.

Në emër të OVL-së, dega në Rahovec, ka folur kryetari Vajdin Berisha, si dhe drejtoresha e shkollës së mesme “Xhelal Hajda-Toni”.

Në fund të akademisë, nxënësit e shkollës së mesme “Xhelal Hajda-Toni, kishin përgatitur një program kulturoro-artistik.

Limaj: BE po shpërblen ata që bënë gjenocid në rajon

0

Kryetari i Nisma-s për Kosovën, Fatmir Limaj ka deklaruar se përfaqësuesit e BE-së e kanë të lehtë të japin mesazhe në Kosovë, pasi që është vend që është përcaktuar për integrimin evropian, por edhe Evropa duhet ta ketë parasysh këtë dhe mos të lejojë që Kosova të vazhdojë të jetë e izoluar.

Ai duke komentuar mesazhin e Komisionerit të Bashkimit Evropian për Politikë Evropian të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn, para deputetëve të Kosovës, ka thënë për kp se është një konsensus nacional drejt integrimit tonë Evropian.

“Edhe Evropa duhet ta sheh këtë sepse Kosova nuk e ka merituar të qëndrojë deri më tani e izoluar dhe ajo meriton një qasje krejt tjetër nga ajo që është bërë deri më tani, të paktën të krahasohet me vendet e rajonit. Fatkeqësisht nganjëherë po shpërblehen ata të cilët kanë kryer gjenocid dhe terror në këtë regjion duke shkatërruar regjionin dhesi shpesh-herë kjo bënë llogari tek vendet që kanë qenë viktimë siç është Kosova”, ka thënë Limaj.

Vjedhje ari në Reçan të Suharekës

0

Në një shtëpi të fshatit Reçan të Suharekës është vjedhur një sasi e arit në vlerë prej 1960 euro.

“Raportohet se të dyshuarit e panjohur nga shtëpia e pabanuar pronë e viktimës,kanë vjedhur gjësende të ndryshme si dhe ari në vlerë të përgjithshme prej 1960 euro”, njofton Policia e Kosovës .

Thaçi: Nuk ka shtyrje, UNESCO voton të hënën për Kosovën

0

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, njëherësh Ministri për Punë të Jashtme, Hashim Thaçi, nga Parisi ka konfirmuar se tentativa e Serbisë që votimi për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO nga Asambleja e Përgjithshme të shtyhet deri më 13 nëntor ka dështuar.

Përmes llogarisë së tij në rrjetin social Facebook, Thaçi ka shkruar se votimi për Kosovën në UNESCO do të bëhet këtë të hënë, duke e quajtur vendimin si një fitore të vogël procedurale për Kosovën.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Thaçit:

Edhe një fitore e vogël por e rëndësishme procedurale sot në UNESCO. Tentativa serbe që votimi të shtyhet me 13 nëntor, kur edhe shumë shtete e lëshojnë Parisin, nuk pati sukses. Votimi u konfirmua për të hënën. /Telegrafi/

Hahn: Dhuna nuk ka vend në një shtet demokratik

0

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Politikë Evropian të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn u ka thënë deputetëve se MSA-ja nuk mund t’i rregullojë marrëdhëniet e brendshme të Kosovës por këto duhet t’i zgjidhni vet, duke respektuar institucionet dhe ligjet e Kosovës.

Ai duke iu drejtuar deputetëve të Kosovës, tha se MSA është një hap kryesor në rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian por sfida tjetër është zbatimi i saj që ka të bëjë me të gjithë, duke nis nga institucionet, bizneset dhe shoqëria civile.

Hahn shtoi se Kosova duhet të zbatojë marrëveshjet me Serbinë dhe Kosova nuk fiton shumë nga dialogu por mund të humb shumë nëse nuk merr pjesë në këtë dialog.

Ai tha se duhet të ketë respekt për institucionet që janë krijuar me votën e lirë.

“Opsesioni dhe dhuna nuk kanë vend në një shtet demokratik. Ata që kanë opsesionin kanë humbur argumentet. Të përzgjedhurit e qytetarëve mund të shprehin dhe të votojnë në Kuvend, respekti për principet demokratike do të thotë se ky kuvend do të luaj rolin e vet por vetëm me mjete demokratike”, tha ai.

VV, me mesazh për Hahn: Marrëveshjet e padrejta nuk do të kalojnë

0

Pankarta të njëjta si ato që nxjerri Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës gjatë fjalimit të presidentit austriak Fischer Heinz, janë shfaqur edhe sot gjatë fjalimit të komisionarit Johannes Hahn.

Kësaj radhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje i kanë shfaqur komisionarit Hahn një pyetje: “A është ndarja etnike vlerë e BE-së?”, duke pretenduar në krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Në tjetrën pankartë Vetëvendosje i ka kujtuar edhe Hahn-it se vendosja e tyre për ta ndalë marrëveshjen do të vazhdojë.

“Marrëveshjet e padrejta nuk do të kalojnë”, është mbishkrimi i pankartës.

Gjermania përshpejton procesin e azilit

0

Gjermania ka shpalosur planet për të përshpejtuar procesin e azilit, pasi koalicioni qeverisës ka zgjidhur mosmarrëveshjet në lidhje me këtë çështje.

Kancelarja Angela Merkel ka thënë se vendi i saj do të krijojë pesë qendra të veçanta për azilkërkues që vlerësohet se kanë pak shanse për të qëndruar.

Këto qendra do të përfshijnë migrantët që vijnë nga vende që cilësohen të sigurta dhe ata që refuzojnë të bashkëpunojnë.

Demokristianët e Merkelit dhe partnerët e vegjël të koalcionit janë grindur disa javë për këtë çështje.

Gjermania pret së paku 800,000 azilkërkues këtë vit.

Të enjten, Komisioni Evrpian ka thënë se tre milionë migrantë pritet të arrijnë në Evropë në periudhën 2015-2017.

Në Evropë këtë vit kanë arritur rreth 760,000 migrantë, shumica nga Siria, Afganistani, Iraku dhe Afrika.

Kush digjet një herë, zjarrin nuk e  prek

0

 

Islam Krasniqi

Politikat ditore të Serbisë po na rikthejnë kohën mbrapa, kohën kur regjimi famëkeq i Milloshoviqit shpifte  për popllin Shqiptar të Kosovës, duke i quajtur terrorist edhe fëmijët në bark të nënave.  Ç’është e gjithë kjo fushat kundër shtetit tonë që e benë shteti serb, vërtet ata kanë harruar se tërë Kosovën e kanë djegur, shkatërruar, e mundohen të na etiketojnë edhe neve në krimet e tyre vetëm e vetëm që Republika e Kosovës të mos pranohet në UNESKO.

Po këta lider ishin ata që bënin pjesë në regjimin e Milloshoviqit, dhe bashkëpjesëmarrës në krimin e tij, andaj edhe ne s’bën të presim mirë nga ta asgjë.

Qeveria e  Serbisë  po praktikon procedurat e njëjta siç po i përdor në luginë për  largimin e banorëve  shqiptar, atë po e përdor edhe në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, ku i ka larguar gjithë shqiptaret nga shtëpitë e tyre, dikë me para e diku me  forcë dhe po e mbush me serb të kolonizuar ashtu siç e  mbushi që nga Molla e  Kuqe,  sepse pako e Ahtisaarit ju ka siguruar  standarde të dhjetëfishta, dhe pse të mos vinë ata ku mund të jetojnë si lodra.

Është për tu çuditur si nuk reagon qeveria e Kosovës, apo ndoshta edhe  ja  kanë friken ministrave serb në qeverinë tonë apo listës serbe, nga  kush po frikohen liderët tanë, kur  i shohin të gjitha këto parregullsi pse  heshtin ?

Duhet shefi i qeveris së Kosovës të merr masa ndaj këtyre ministrave që paguhen nga djersa jonë dhe  lobojnë e shpifin kundër shtetit tonë. Ne po e shohim se edhe nëpër organet e drejtësisë shqiptarët po janë të nëpërkëmbur nga EULEX-i, ku Çlirimtarët torturohen nëpër prokurori të EULEX-it me akuza të Serbisë, e kriminelët e vërtet serb shëtitën tê lirë.

E lexova rastin për z. Sami Lushtakun dhe Radovan Radiq janë ngarkuar me përgjegjësi të vrasjes vetëm nga një dëshmitar. Por, në rastin e Lushtakut, Gjykata i ka besuar një dëshmie kundërthënëse, e në atë të vrasjes së policit Enver Zymberi nuk e ka marrë parasysh një dëshmi që e ka cilësuar të mangët”.  E gjithë kjo bëhet sepse jeni shumë të ngutshëm ndaj ndërkombëtarëve dhe armiq ndaj vetvetes. Liderët tanë duhet të bashkohen, ti lanë inatet politike me një anë dhe të punojnë për popull sa nuk është bërë vonë, sepse çdo ditë e humbur është shumë për ne.

Ne jemi djegur një herë, duhet të bëjmë kujdes, koha na ka mësuar se në tavolinë s’kemi qenë të mirë dhe mund të djegemi përsëri. “Albert Einsteinka ka thënë:  Çmenduria, thotë ai, është, të bësh çdo herë të njëjtën gjë duke pritur rezultat tjetër”, a  nuk është çmenduri kjo, ku çdo herë provojnë dialogin me Serbin dhe rezultatet janë të njëjta vetëm në dëm të Republikës së Kosovës, çdo ditë ata  na  quajnë kriminel dhe  bëjnë fushat kundër nesh, e ne ulemi me ta në tavolinë dhe  bisedojmë.

Bashkimi Evropian po na  imponon që të mbajmë ministra nga minoriteti serb të cilët i raportojnë qeverisë së Serbisë, nuk e njohin shtetin tonë. Cila rrugë është zgjedhja e duhur, të nisim rrugën e revolucionit apo të rrimë të heshtur dhe të shpresojmë nga  Zoti së një ditë do të behët mirë.

Populli nuk duhet gjykuar, por duhet rizgjuar dhe ri ndërgjegjësuar, sepse Kushtetuta e shkruar nga ndërkombëtarët, e aprovuar  nga  ne, nuk e një të drejtën themelore të popullit “referendumin”, që populli të vendos vetë. Një popull që e  harron të kaluarën e vetë, ai popull është i detyruar ta përsërit atë.

Fatkeqësia ruse, Obama s’e përjashton terrorizmin

0

Shtëpia e Bardhë ka thënë se nuk e përjashton mundësinë e “përfshirjes terroriste” në rrëzimin e aeroplanit rus, të shtunën e kaluar, në Egjipt.

Kryeministri britanik, David Cameron, ka thënë po ashtu se ka gjasa të mëdha që tragjedia është shkaktuar nga një “bombë terroriste”.

Rusia ka reaguar me zemërim ndaj këtyre deklaratave, duke thënë se ato janë vetëm spekulime.

Avioni rus është rrëzuar në Gadishullin Sinai, duke shkaktuar vdekjen e të 224 njerëzve në bord.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se mundësia e sulmit terrorist duhet të merret “shumë seriozisht”.

“Mendoj se ka mundësi që të ketë pasur bombë në bord dhe ne po e marrim këtë shumë seriozisht”, ka thënë Obama për radion Kiro, degë e CBS-it.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, u ka thënë gazetarëve se SHBA-ja nuk e ka përcaktuar shkakun, porse nuk e përjashton rolin potencial të terrorizmit në tragjedi.

Gazi mustardë është përdorur në Siri

0

Gazi mustardë është përdorur gjatë luftimeve në Siri këtë verë, por nuk është e qartë se nga kush, ka thënë Organizata për Parandalimin e Armëve Kimike.

Gazi vdekjeprurës, i cili është ndaluar globalisht në vitin 1925, është përdorur në qytetin Marea, në provincën Alepo, më 21 gusht, derisa rebelët sirianë kanë luftuar militantët e Shtetit Islamik.

“Është hera e parë që kemi konfirmuar përdorimin e gazit mustardë në Siri”, ka thënë Organizata për Parandalimin e Armëve Kimike.

Grupet e ndihmës kanë thënë po ashtu se dhjetëra njerëz janë prekur nga gazi mustardë në Marea.