Home Blog Page 7010

Mustafa president, Thaçi kryeministër

0

Hashim Thaçi mund të rikthehet shumë shpejt në “kolltukun” e kryeministrit, duke ia lëshuar postin e premtuar të presidentit shefit të tij në Qeveri, Isa Mustafës.

Kjo është rokada e mundshme që po potencohet për dy pozitat kryesore të shtetit, pas zhvillimeve të fundit në Kuvendit e Kosovës, ku partitë opozitare po i kundërshtojnë fuqishëm marrëveshjet e fundit me Serbinë dhe Malin e Zi.

Në prill të vitit 2016 presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, do t’i skadojë mandati i saj pesëvjeçar, përderisa sipas marrëveshjes për bashkëqeverisje mes PDK-së dhe LDK-së, pas skadimit të mandatit të presidentes, pozitën e saj do ta zërë Hashim Thaçi.

Megjithatë, drejtimi i Qeverisë dhe zbatimi i obligimeve ndërkombëtare, përfshirë formimin e Asociacionit, Gjykatës Speciale, po duket një mision i vështirë për Isa Mustafën, marrë parasysh ofensivën e opozitës në drejtim të tij.

Prandaj, pozita e presidentit po shihet si zgjidhje më e pranueshme në këtë situatë për Mustafën e madje edhe për vetë Thaçin që të mos mbetet me kompetenca ceremoniale..

Berisha: Nëntori, muaji i protestave

0

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha ka deklaruar se ende nuk dihet data e saktë e mbajtjes së protestës që është paralajmëruar nga partitë opozitare.

“Nuk është caktuar ende data, pasi nuk është mbledhur opozita. Besoj që brenda këtij muaji do të ketë, marr parasysh rrethanat që janë krijuar e ku Qeveria po i bën dëm Kosovës. Pak rëndësi ka data. Do të kalojmë në një fazë tjetër bashkë me qytetarët për të mirën e Kosovës”, ka thënë Berisha në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel.

Sipas tij, opozita protestat vazhdimisht i ka thirrur paqësore dhe njëjtë pritet të ndodhë edhe në protestat që pritet të mbahet në muajin nëntor.

Berisha mendon se Kryesia e Kuvendit dhe kryetari, Kadri Veseli, e dinë mirë që nuk ka kushte për ta thirrur seancën e re pasi, sipas tij, do të paraqiste tensionim të situatës.

Ai tha se qëllimi kryesor është që ta ndalojnë mbajtjen e seancës dhe kështu do ta ndalojnë edhe punën e Qeverisë.

Deputeti Berisha ka folur edhe për Gjykatën Kushtetuese, për të cilën ka thënë se tani e ka momentin vendimtar që ta kthejë besimin e humbur të qytetarët. /Gazeta Tribuna/

Cili kryeministër shqiptar vdiq nga mbidoza e kokainës?

0

Gazetari Roland Qafoku ka botuar së fundmi një libër historik me 33 kryeministrat, nga Ismail Qemali deri te Edi Rama.

Mes tyre është edhe kryeministri i pestë i shtetit shqiptar, Iljaz Vrioni, i cili dyshohet se vdiq nga mbidoza e kokainës. Ja çfarë shkruhet në libër për Vrionin
“Historitë e tejkalimit të alkoolit me Iljaz Vrionin ishin kthyer në histori normale në Tiranën e atyre viteve. Pietro Kuaroni përshkruan këtë gjendje: “Ai pinte gotë pas gote, pothuaj me gërnje dhe pas pak fytyra e tij u bë baltë, goja iu var, qepallat plumb, ai ishte krejtësisht i dehur. E tillë ishte drama e Iljaz Beut: pija mbyllte brenda tek ai një lloj tërbimi. Dhe ai e duronte keq alkoolin, kalonte orë të tëra duke përsëritur të njëjtat gjëra me atë këmbënguljen ngacmuese të të dehurve: e pamundur të merrje leje për të dalë, biseda kthehej në një kalvar”, transmeton lapsi.al.

E gjitha kjo u ngjante krizave: ai pinte ditë të tëra pa ndërprerje. Fillonte sërish në mëngjes për t’iu dorëzuar ekseseve të pasdarkes në mbrëmje. Pastaj, befas, bëhej esëll, rrinte dy apo tri ditë mbyllur në shtëpi ku e dëgjonim të grindej. Shërohej si nga një sëmundje: përsëri i qartë, i gëzuar, simpatik, gjer në rifillimin e afërt. Por transferimi i Iljaz Vrionit në Paris në detyrën e ministrit kishte edhe një gjë më shumë.

Historiani amerikan, Bernd Fisher, e çon më tej degradimin me mbidozat të ish-kryeministrit. Sipas tij, jo vetëm alkooli, por edhe kokaina ishin ato që i dhanë një goditje në zemër Iljaz Vrionit. Asgjë nuk mundën të bënin mjekët e spitalit “Sain Clus” në Paris për ta rikthyer në jetë. Ai vdiq më 17 mars 1938”- shkruan Qafoku në librin “Historia e 33 kryeministrave të Shqipërisë”.

Opozita njofton se do marrë pjesë në seancë, por me aksione

0

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri në një prononcim për RTK-në, tha se do të marrin pjesë nesër në seancën e Kuvendit të Kosovës, por paralajmëroi edhe aksion nga ana e tyre.

Ai tha se njëjtë siç kanë vepruar në seancën e kaluar kur ishte mysafir në seancë presidenti Austriak që ybuluan disa afishe me mbishkrime, ashtu do të veprojnë edhe nesër ku i pranishëm do të jetë, Komisioneri i Bashkimit Evropianë për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, Johanes Hahn

Prokuroria zgjeron hetimet për të arrestuarit në ujësjellësin e Prizrenit

0

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka nxjerrë aktvendim për zgjerimin e hetimeve kundër tre të pandehurve, të cilët u arrestuan për dyshime në përfitime të kundërligjshme të dobisë pasurore.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Prokurorisë, ku sqarohet më gjerësisht për secilin të pandehur:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për krime të rënda, ka nxjerrë aktvendim për zgjerimin e hetimeve kundër të pandehurve, H. G., F. B., I. R.

I pandehuri H.G., prej muajit mars 2013 e deri në muajin maj të vitit 2015, në cilësinë e personit zyrtar – inkasantit në kompaninë e ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” me seli në Prizren, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, përvetëson pasurinë e cila i është besuar për shkak të detyrës së tij. I pandehuri nuk i ka dorëzuar të hollat e inkasuara për 816 konsumatorë në vlerë prej 20.512.89 euro, të cilën shumë të parave e ka përvetësuar. Me këtë i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale, përvetësimi në detyrë nga neni 425 paragrafi 2 i KP-së.

I pandehuri i dytë, F. B., gjatë periudhës kohore prej vitit 2012 e deri në vitin 2015, në cilësi të personit zyrtar – inkasantit në kompaninë e ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” me seli në Prizren, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, përvetëson pasurinë e cila i është besuar për shkak të detyrës së tij. I pandehuri nuk i ka dorëzuar tërë shumën e inkasuar si inkasant që i mbledh pagesat nga qytetarët sipas faturave për ujin e shpenzuar të faturuar nga “Hidroregjioni Jugor”, edhe atë nuk i dorëzon të hollat e inkasuara në vlerë prej 976.80 euro. Me këtë pandehuri ka kryer veprën penale, përvetësimi në detyrë nga neni 425 paragrafi 1 i KP-së.

Po ashtu, edhe i pandehuri I. R., gjatë viteve 2012-2015, në cilësi të personit zyrtar – kontrolluesit në kompaninë e ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” me seli në Prizren, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, përvetëson pasurinë e cila i është besuar për shkak të detyrës së tij. Prej secilit konsumator i ka marrë nga 58 euro, shumë kjo prej 2.958 euro të cilën e ka përvetësuar, çka do të thotë se me këtë ai ka kryer veprën penale përvetësimi në detyrë nga neni 425 paragrafi 1 i KP-së.

Hetimet kundër të pandehurve sipas aktvendimit të nxjerrë nga Prokurori i Shtetit, fillojnë prej datës 05 nëntor 2015.
Prokurori i Shtetit, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore, Departamenti i Krimeve të Rënda, tek gjyqtari i procedurës paraprake në Prizren, në bazë të dispozitës së nenit 164 paragrafi 7, neni 165 paragrafi 2 të KPP-së.

Vrasja e Remzi Hoxhës, ja përgjigjja e Fatos Klosit për Sali Berishën

0

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ish-kryetarit të SHISH-it, Fatos Klosi, lidhur me akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha se ka zhdukur dosjen e Remzi Hoxhës.

Sipas Klosit, në SHISH kanë qenë zhdukur dosjet për Remzi Hoxhën pasi ai u mbeti në dorë.

“Kur bëhen punë të pista, gjëja e parë që zhduken janë dosjet. Ata i kanë zhdukur. Kanë pasur dosje më parë, por pasi u mbeti në dorë i zhdukën. S’kemi gjetur asnjë dosje”, deklaroi Klosi, i pyetur nga JavaNews.

Ai i bën një pyetje të drejtpërdrejtë Berishës lidhur me këtë akuzë: “Përse shtatë ish-punonjës të SHIK-ut, pasi u mbeti në dorë Hoxha, i pajisi me pasaportë diplomatike dhe i nisi në Angli?”.

“Do doja shumë të dija përgjigjen e kësaj pyetje”, deklaroi Klosi për JavaNews.

Gjatë seancës së sotme, nga foltorja e Kuvendit, ish kryeministri Sali Berisha i ka dhënë përgjigje pyetjes së bërë nga deputeti socialist Erjon Braçe për zhdukjen e Remzi Hoxhës.

Berisha ka deklaruar se nuk ia kishte dëgjuar kurrë emrin Remzi Hoxhës dhe për herë të parë për të i kishte treguar Adem Demaçi, ndërkohë që ka akuzuar direkt ish kreun e SHISH-it, Fatos Klosin për zhdukjen e dosjes së Hoxhës.

Banorët e Kukësit kundër vendosjes së taksës për rrugën e Kombit

0

Banorët e Kukësit kundërshtojnë të paguajnë taksën që do të vendoset nga Qeveria për rrugën e Kombit pasi ata kanë paguar njëherë taksat për të.

Sipas tyre, Kukësi është zona me papunësinë më të lartë, me varfërinë më të madhe dhe me numrin më të madh të emigrimit ekonomik drejt Perëndimit, ndaj një taksë më shumë do t’i dëmtonte ata.

Nga fillimi i vitit të ardhshëm rruga e Kombit do të jetë me pagesë, për shkak se Qeveria ka vendosur t’ia jap me koncesion një firme private për mirëmbajtjen dhe ndërtimin e plotë të rrugës.

Ndërkohë, ende nuk është përcaktuar tarifa ekzakte e tarifës por sipas Ministrisë së Transporteve për çdo makinë vlera mund të jetë 5 euro ndërsa për banorët e zonës mund të ketë lehtësira./ shqiptarja

Enver Hoti: Opozita nesër me surpriza

0

Deputeti i NISMA-s për Kosovën, Enver Hoti, ka thënë se opozita e bashkuar kosovare në krye me Lëvizjen Vetëvendsje, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA-n, do të jenë të pranishëm në seancën parlamentare të Kuvendit, ku do të mbajë fjalim edhe Komisioneri i Bashkimit Europian për zgjerim, Johannes Hahn.

Hoti ka thënë në Info Magazine në Klan Kosova, se edhe kësaj radhe opozita mund të vijë me surpriza në sallën e kuvendit, por jo me gaz lotsjellës.

“Opozita do të marrë pjesë në seancë, edhe sigurisht që do të jetë aty prezent. Surpriza mund të ketë, aty mund të shihet nesër, e gaz nuk do të ketë sepse s’ka arsye. Qëndrimi i opozitës është i qartë, e ne do të reagojmë e do të pengojmë të gjitha seancat, sepse nuk ka asnjë arsye që opozita ta ndryshojë kursin e qëndrimeve”, është deklaruar Hoti.

Për dhjetë muaj 105 të vdekur në aksidente

0

Vetëm gjatë dhjetë muajve të këtij viti në rrugët e Kosovës, kanë humbur jetën 105 persona në aksidente në komunikacion rrugor.

Shkaktarët kryesor i shkaktimit të aksidenteve në trafik përveç faktorit rrugë është edhe vozitja shoferëve nën ndikim të alkoolit.

Numri i aksidenteve në komunikacion është bërë shqetësuese edhe për qytetarët e Kosovës. Ata kanë thënë se më shumë njerëz po humbin në aksidente se sa në situata tjera.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha tha se numri i aksidenteve në komunikacion dhe i njerëzve që kanë humbur jetë në këto aksidente vazhdon të jetë shqetësuese. Ai tha se në periudhën janar-tetor të këtij viti janë shkaktuar 93 aksidente, ndërsa në po të njëjtën periudhë kohore kanë mbetur të vdekur 105 persona.

Ligjëruesi i lëndës së drejtës në komunikacion në Kolegjin “Tempulli”, Muhamed Krasniqi tha se numri i të vdekurve në aksidentet rrugore, është një gjendje alarmante e cila kërkon që të merren masa të menjëhershme. Ai tha se për këtë nuk është fajtor vetëm Policia e Kosovës, por fajëson pjesëmarrësit në komunikacion të cilët nuk respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit.

Gjithashtu ai tha se më shqetësuese janë aksidentet në mjedise urbane të shkaktuar nga tejkalimi i shpejtësisë, e që në asnjë mënyrë sipas Krasniqit nuk mund të kuptohet tejkalimi i shpejtësisë në rrugët e qytetit.

Përveç faktorit njeri, automjeteve dhe rrugëve, shkaktarë tjerë të cilët ndikojnë në shkaktimin e aksidenteve sipas Hoxhës janë edhe përdorimi i shpeshtë i telefonave mobil, vozitja nën ndikimin e alkoolit si dhe nën ndikim të lodhjes apo gjumit.

Aksidentet rrugore janë bërë shqetësuese edhe për qytetarët e Kosovës. Fadil Kryeziu për KosovaPress tha se nga aksidentet në trafik po vdesin më shumë njerëz se sa në situata të tjera.

Por Kryeziu thotë se janë faktorë të shumtë të cilët po shkaktojnë aksidente, duke theksuar edhe shkollën e patentë shoferëve ku edhe edukohen shoferët e rinj.

Qytetari tjetër, Arben Bytyqi, ka apeluar tek vozitësit që të kenë më shuam kujdes, pasi se sic tha ai për KosovaPress, shumica nga vozitësit janë nën ndikim e alkoolit. Ai thotë që duhet të ketë edhe kontroola më të shpeshta të policisë rrugore.

Policia komunikacionit rrugor vetëm për këta dhjetë muaj ka shqiptuar 260 mijë e 527 gjoba në trafik, masë kjo që sipas PK, sa do pak ndikon që shoferët të jenë më të kujdesshëm gjatë ngasjes së veturës.

Erdogan i jep fjalën Thaçit

0

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka dhënë fjalën zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi për përkrahjen e tij në rrugën e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.
Thaçi ka thënë se tani po niset në Paris optimist për votimin ndaj Kosovës.

Ja postimi i Thaçit në Facebook:

Sapo përfundova takimin me Presidentin e Republikës së Turqisë, z. Recep Tayyip Erdo?an. Biseduam për raportet e shkëlqyera në mes shtetit turk dhe atij kosovar, për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit për procesin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. E falënderova Presidentin Erdo?an për mbështetjen e tij dhe të Turqisë për shtetin e Kosovës dhe popullin e saj. Në vazhdën e angazhimit tonë për UNESCO, tash po nisem për në Paris. (sic) /Telegrafi/