18.6 C
Prizren
E martë, 29 Korrik, 2025
Home Blog Page 7021

Kumbaro: Met Bega, monument i humorit shqiptar

0

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, pas homazheve për Met Begën, aktori i famshëm që ndërroi jetë ditën e martë, tha se vendi ka humbur një monument të humorit.

“Met Bega i dha shpresë dhe arsye për të buzëqeshur publikut në një kohë që ishte e vështirë ta bëje këtë”, u shpreh ministrja.

“Është një humbje e madhe për skenën shqiptare”, shtoi Kumbaro.

Met Bega vuante prej vitesh nga sëmundja e Parkinsonit dhe i kishte munguar skenës vendase prej disa vitesh, që nga shfaqja e tij e fundit në “Met Bega Show“.

Në karrierën e tij të gjatë 40-vjeçare, Met Bega ka luajtur një sërë rolesh në Estradën e Tiranës, por edhe në filma artistikë me personazhe që kanë mbetur në kujtesën kolektive si “Dy herë mat“, “Tela për violinë“, “Stolat në park“ apo “Edhe ashtu, edhe kështu“./TCH/

PS me 42 parti në zgjedhje, PD me 17

0

Pas largimit të Nard Ndokës nga koalicioni i djathtë, tashmë Partia Socialiste do të tërheqë një “tren” me 42 parti.

“Trenit” i është bashkuar edhe Paskal Milo i PDS, që ka marrë një zëvendësministër dhe një drejtori.

Ndërkohë PBDNJ do dalë e vetme në zgjedhje.

Në koalicion me PS janë Ilir Meta i LSI, Shpëtim Idrizi i PDIU, Bamir Topi i FRD, Nard Ndoka i PDK, Kurt Kola i Partisë Rruga e Lirisë, Mark Frroku i Partisë Kristiandemokrate, Spartak Ngjela i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Gjergj Koja i Partisë Socialiste të Moderuar dhe Petro Koçi i Partisë Socialiste të Vërtetë.

Në koalicion janë edhe dy parti komuniste, ajo e Qemal Cicollarit dhe Preng Çunit.

Në koalicion sheh edhe partitë e Dritan Brokës, Ervin Metes (G99), Gaqo Apostolit apo edhe Aleancën Arbnore të Gjet Ndojt.

Ndërkohë PD ka në koalicion disa nga aleatët tradicionalë si PR, PAA e Lufter Xhuvelit, PLL, PBK, PBKD apo edhe partinë e Dash Shehit./Mapo/

Kerry: Çështja e Qipros kërkon zgjidhje ndërkombëtare

0

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka thënë të martën se ndarja e Qipros kërkon me ngulm një zgjidhje ndërkombëtare, ndërsa progresi në bisedimet për paqe është i mundshëm këtë vit.

Gjatë takimit me ministrin e jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu në Departamentin e Shtetit në Uashington, Kerry ka thënë se “ne besojmë që palët mund të arrijnë progres të vërtetë dhe të qëndrueshëm gjatë këtij viti”.

Qipro është ndarë pas okupimit ushtarak turk në vitin 1974, e cila e shtypi grushtshtetin grek.

Deri më tash, vetëm Turqia e ka njohur republikën e Qipros turke, ndërsa komuniteti ndërkombëtar e njeh si legjitime vetëm Qeverinë në Nikozi.

Gjendet Lurian Ymeri

0

Lurian Ymeri, nga Prizreni, i cili rezultonte si person i zhdukur nga data 13. Prill e këtij viti, është gjetur shëndoshë e mirë në shtetin fqinj të Maqedonisë.

Një gjë të tillë na e konfirmoi sot zv/komandanti i policisë rajonale të Prizrenit, toger Avdi Kryeziu, gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.

Përveç së është gjetur i gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore, Kryeziu nuk dha detaje të tjera. /Tv Prizreni/

Prostituta me SIDA ‘punonte’ prej 5 vitesh

0

Një prostitutë 50- vjeçare, e prekur nga SIDA, kishte pesë vite që ushtronte aktivitetin në Sarandë.

N.S. aktualisht ndodhet në burgun 325 në Tiranë. Ajo është arrestuar gushtin e shkuar, por vetëm tani ka mësuar se është e prekur nga SIDA, pasi është shtruar në spital.

Panorama ka publikuar edhe epikrizën e saj. Ajo vuan edhe nga sifilizi.

Lajmi ka shkaktuar tronditje në Sarandë, ku ajo ushtronte aktivitetin prej pesë vitesh. Së fundmi ajo shfrytëzonte edhe dy vajza të reja.

Ndërkohë Panorama raporton se ajo ishte e njohur, sidomos nga shoferët e taksive.

Gruaja nuk e di se nga e ka marrë sëmundjen.

Nëna e tre fëmijëve merrte 5 mijë lekë të vjetra për një seancë seksuale.

Shqiptarja ofron seks me pagesë

0

Një vajzë shqiptare është përfshirë në rrjetin grek të seksit me pagesë, duke ofruar trupin e saj për meshkuj që duan të shuajnë epshet me femra që nuk i njohin.

Vajza është 20- vjeçare, quhet Mikaela, ose të paktën ky është emri që ajo ka publikuar dhe jeton në Greqi. Mikaela ka publikuar foto të saj.

Vajza shqiptare, që shfaqet me pamje të censuruar te sytë për të mos u identifikuar gjerësisht, përmes një njoftimi fton të gjithë meshkujt që janë të interesuar se do të gjendet në Selanik prej datës 17 prill 2015 dhe deri më datë 16 maj 2015.

“Dëshiron diçka të njomë, të freskët që të të rinojë? Jam Mikaela, jam shqiptare dhe vij pranë teje kudo që të ndodhesh në Selanik”./Tetova Sot/

Bobbi Kristina nuk është zgjuar nga koma

0

Familja e këngëtares së ndjerë, Whitney Houston­-it, thotë se Bobby Brown dhe motra e tij, Tina, janë gabuar në lidhje zgjimin nga koma të Bobbi Kristina Brown, vajzës së divës së muzikës, e cila ndodhet në komë prej gati 3 muaj.

Burime pranë familjes Houston kanë thënë për “TMZ” se ata nuk e dinë se ku Bobby Brown e mori vesh se 21-­vjeçarja është zgjuar dhe as pse motra e tij Tina ka thënë se ajo nuk mbahet në jetë me aparatura.

“Ajo është në të njëjtën gjendje si ishte kur shkoi në spital”, tha një burim për “TMZ”, duke shtuar se ka një reagim “minimal”, një dridhje të lehtë të syrit, por vetëm kaq. Vajza e Whitney Houston mbahet në jetë me aparatura që prej 31 janarit, pasi ajo u gjet pa ndjenja në vaskën e shtëpisë së saj në Atlanta.

Një ditë më parë ish-bashkëshorti i Whitney Houston, Bobby Brown, deklaroi se vajza e tij ishte zgjuar nga koma, ndërsa këtë gjë e pohoi edhe motra e tij, Tina, e cila u ktheu përgjigje fansave të shumtë që e uronin për lajmin e mirë. Në fund duhet cekur se mjekët thanë se nuk e dinë saktësisht kur gjendja e saj do të përmirësohet, apo edhe nëse do të përmirësohet ndonjëherë.

Seks? Vetëm pas takimit të katërt

0

Të gjithë në fillimet e një lidhje të re janë në “ankth”, pasi brenda vetes së tyre kërkojnë të lënë “shijen” më të mirë për njëri – tjetrin. Lidhur me këtë temë në SHBA, revista “Elle” ka publikuar një artikull ku shkruhet: “Ja sa herë duhet të dilni me “shokun” tuaj përpara se të bëni seks”.

Në këtë artikull këshillohet që daljet e para mes një çifti të ri, të mos jenë darkave dhe orëve të vona, pasi vetvetiu nuk mund të rezistosh për diçka më shumë.

Studimi i publikuar në “Elle” ka përfshirë 11 mijë njerëz. Burra dhe gra nga 24 qytete të ndryshme nëpër botë. Në këtë studim rezulton se 53 për qind e takimeve të para përfundojnë me puthje, 20 për qind në një eksperiencë të re seksi, ndërsa 17 për qind mund të mbeten miq.

Megjithatë pyetja themelore vazhdon të mbetet kjo: Duhet të ndjekim rregullat në dashuri, apo të veprojmë sponanisht?

Miley një këngë për ndarjen me Patrick?

0

Nuk ka vendosur që të mbajë “zi” për ndarjen e saj me Patrick Schwarzenegger apo të qendrojë e shtrirë në shtrat për orë të tëra. Menjëherë këngëtarja Cyrus i është rikthyer fuqishëm muzikës.

22– vjeçarja Miley Cyrus ka ndarë për miqtë në llogarinë Instagram një foto ku ndodhet në një studio regjistrimi.

Një tjetër burim ka konfirmuar për “people.com” se ndarja e tyre daton pothuajse 5 muaj më parë.

Gjykata në Prizren, për tre muaj zgjidh 10557 lëndë

0

Në bazë të raportit të tremujorit të parë të këtij viti përfshirë periudhën (1 janar2015 – 31 mars 2015), Gjykata Themelore në Prizren, së bashku me degët e saj në Suharekë dhe Dragash ka zgjidhur gjithsej 10557 lëndë.

“Lëndët e pranuara në Gjykatën Themelore në Prizren si dhe degët e saj në Suharekë dhe Dragash në këtë tremujor të parë të këtij viti janë gjithsej 12876 lëndë ku përfshihen lëndët nga të gjitha lëmit”, ka njoftuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore Prizrenit, Afërdita Kicaj.

“Sa i përket dokumenteve të ndryshme si certifikata (që nuk janë në hetime) vulave apostile etj. Gjykata Themelore e Prizrenit ka lëshuar rrethe 3406 dokumente”.

“Vlen të theksohet se numër më i madh i lëndëve të kryera i përkasin Divizionit të Kundërvajtjes me 7378, falë angazhimit të gjyqtarëve dhe stafit administrativ të Gjykatës Themelore në Prizren, policisë në Prizren në realizimin e zbatimit të urdhëresave të Gjykatës”.

Me ndërmarrjen e aksionit nga Policia e Kosovës, për të zbatuar urdhëresat e Gjykatës Themelore të Prizrenit, ka sjellë rezultatet e ekzekutimit të dënimeve me burg dhe gjobë.

“Gjatë tre mujorit të parë të vitit 2015 janë ekzekutuar 81 lëndë të ekzekutimit të dënimit me burg dhe 237 lëndë të ekzekutimit të dënimit me gjobë”, thotë Kicaj.

“Departamenti për Krime të Rënda: Penale – lëndë të pranuara janë 53 të kryera janë 75;
Departamenti i Përgjithshëm: Penale – lëndë të pranuara janë 1271 të kryera 618;
Civile – lëndë të pranuara janë 533 të kryera 508;
E. civile – lëndë të pranuara janë 978 të kryera 782”.

Kicaj, thotë se në këtë tremujor të parë sukses më të madh ka pasur Departamenti për Krime të Rënda.

“Jemi në rrugë të mbarë në pakësimin e lëndëve të strategjisë, falë angazhimit të gjyqtarëve, stafit administrativ si dhe institucioneve tjera, është zvogëluar dukshëm numri i përgjithshëm i këtyre lëndëve”, thotë Kicaj.

“Vlen të theksohet se në këtë sukses ka ndikuar edhe greva e gjyqtarëve (1 mujor) – suksesi do të ishte edhe më i lartë”. /PrizrenPress.com/