30.8 C
Prizren
E diel, 27 Korrik, 2025
Home Blog Page 7022

Veseli: Të pagjeturit janë drama dhe dhimbja më e madhe e Kosovës

0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në tryezën e organizuar për të shënuar fillimin e “Javës për personat e pagjetur”, tha se të pagjeturit janë “drama dhe dhimbja” më e madhe e qytetarëve të Kosovës.

Ai tha se 16 vjet pas luftës, mos gjetja e 1650 personave, pengon perspektivën për të ecur përpara, por gjithashtu ndërhynë në raportet e fqinjësisë së mirë.

“Si institucione të Republikës së Kosovës, nuk kemi mundur të qëndrojmë duarkryq para situatave, kur edhe sot, 16 vite pas një periudhe të rënd të kaluar të popullit tonë, ende i kemi persona të zhdukur”.

“Edhe kjo ide e javës për personat e zhdukur të njerëzve tanë, të cilët edhe 16 vite më pas janë të pagjetur, është ide e cila për një qëllim kryesor, t’i shërojmë plagët e së kaluarës dhe të mendojmë për të ardhmen”.

“Kjo është një dramë e rëndë, është një plagë e shtetit tonë, e shoqërisë, e familjeve tona, e njerëzve që ende nuk i kanë gjetur të dashurit të tyre, gjë e cila realisht po na pengon perspektivën për të ecur përpara. Por në të njëjtën kohë, në raportet tona të fqinjësisë së mirë sepse Kosova e ka politikë që të ketë raporte të mira me fqinj përfshirë këtu edhe Serbinë”.

“16 vite pas lufte ne nuk e dimë ende fatin e 1650 personave, në mesin e tyre janë edhe 99 fëmijë”, tha Veseli.

Kryeparlamentari tha se qeveritë e Serbisë në vazhdimësi kanë bërë pengesa të ndryshme në procesin e gjetjes së të zhdukurve. Kjo gjë sipas tij është bërë “për të fshehur krimin”, pasi që ai thotë se fshehja e viktimave është bërë nga “struktura të organizuara shtetërore”.

Edhe një parti e re

0

Sot bëhet prezantimi publik i Partisë Demokratike të Unitetit – PDU, i cili do të mbahet në “Grand Hotel Prishtina” duke filluar nga ora 16:00.

Partia Demokratike e Unitetit e drejtuar nga Adam Uluri i kushton vëmendje të madhe të drejtave të njeriut, ekonomisë, artit, sportit, turizmit, mjedisit, gjelbërimit, pastërtisë, ruajtjes së vlerave shqiptare-evropiane.

Një përshëndetje mes Ramës dhe Vuçiç që flet shumë

0

Një përshëndetje mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut serb, Aleksandër Vuçiç, po qarkullon me shpejtësi në internet.

Dy liderët duken shumë miqësorë me njëri- tjetrin, larg atmosferës së krijuar mes tyre pas deklaratave të Edi Ramës për bashkim me Kosovën.

Komisioni Europian ka organizuar një samit me liderët e Ballkanit, për të diskutuar për mundësitë e zhvillimit ekonomik të këtij rajoni.

20 vjet burg Morsit për vrasjen e protestuesve

0

Një gjykatë në Egjipt e ka dënuar ish- presidentit Mohammed Morsi me 20 vite burg për vrasjen e protestuesve, gjatë kohës që ishte në pushtet.

Ky është verdikti i parë me të cilin po përballet që prej rrëzimit nga pushteti.

Morsi u rrëzua nga ushtria në korrik të vitit 2013 pas protestave masive në rrugë kundër regjimit të tij.

Morsi akuzohet se ka nxitur mbështetësit që të vrasin një gazetar dhe protestuesit e opozitës.

Katër skenarët nëse nuk votohet Gjykata Speciale

0

Kosova do të humbë shansin për anëtarësim të shpejtë në Bashkimin Evropian, por do të ketë edhe një sërë dëmesh të tjera, nëse nuk do të votojë në Kuvendin e saj formimin e Gjykatës Speciale, është thënë të martën, gjatë një tryeze me titullin “A duhet Kuvendi I Kosovës që të votojë Gjykatën Speciale”, raporton KOHA Ditore.

Katër skenarët më të këqij që do të mund të ndodhin, në rast se Kosova nuk e voton Gjykatës Speciale, janë se: së pari mandati i Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet e Luftës mund të vazhdohet; së dyti, raportet e SITF lidhur me krimet e kryera gjatë dhe pas luftës në Kosovë mund të referoheshin nga Këshilli I Sigurimit tek Gjykata Penale Ndërkombëtare; së treti, Këshilli i Sigurimit I KB-së do të përdorte Rezolutën 1244 si bazë për themelimin e një tribunali ndërkombëtar dhe një gjykatë e tillë do të mund të themelohej përmes koordinimit të Misionit të KB-së në Kosovë (UNIMIK) dhe BE-së, dhe në fund, Këshilli i Sigurimit I KB-së mund të përdorë kapitullin VII të kartës së KB për të krijuar një tribunal ndërkombëtar.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar ka thënë se me krijimin e dhomave speciale të kësaj Gjykate, do të qartësoheshin shumë gjëra dhe shumë dilema në lidhje me supozimet për krimet e kryera në të kaluarën. Duke iu referuar Raportit të Dik Marty-it, ai ka thënë se “ka ardhur koha që këto akuza kaq të rënda, të zbardhen”.

“5 mijë shqiptarë kërkuan azil në 10 ditë”

0

“Na dhanë 400 euro në dorë, morëm leje 6-mujore dhe na futën në kurs gjuhe”.

Ky është një titull në GSH, që i referohet një çifti nga Kukësi, që ka kërkuar azil në Gjermani.

Ata nuk kanë pyetur farë nëse u jepet azil apo jo, por kaq u mjafton për të braktisur varfërinë shqiptare.

Ndërkohë News24 raporton se dhjetëra familje tashmë e kanë zbrazur të gjithë Torovicën në Lezhë, në kërkim të një jete më të mirë në Perëndim.

Asnjë vend në BE nuk pranon më shumë emigrantë se Gjermania.

Por sa njerëz fitojnë azil?

Një në tre lejohet të qendrojë në Gjermani, thotë një eksperte, por shanset janë më të mëdha për sirianët apo irakianët.

Vendet e Ballkanit thuajse nuk kanë asnjë shans.

Megjithatë fluksi nuk ndalet.

Raportohet se tashmë nuk po lëshohen edhe certifikata, për të mos lejuar njerëzit që të marrin pasaporta për t’u larguar.

A e dëmton kështu qeveria lëvizjen e lirë?

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, thotë: “Jemi plotësisht të vendosur për të garantuar lëvizjen e lirë të qytetarëve, duke respektuar rregullat nga ne dhe ndërkombëtarët. Është e vërtetë se ka fluks. Kemi evidentuar edhe grupe që duan të përfitojnë dhe policia po heton për rrjete të mundshme. Ka disa procedime penale. Jemi në bashkëpunim intensiv me partnerët ndërkombëtarë për të garantuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe jo për qëllime joligjore, siç është azil-kërkimi i paligjshëm”.

Por ish- kryeministri Sali Berisha jep shifra tronditëse.

“Sirenave te alarmit qe vijne nga BE dhe vendet anetare per eksodin e shqiptareve kete pranvere, mjafton te rikujtoj ketu se nga 1700 kerkesa per azil qe ishin ne janar te ketij viti ne 10 ditet e para te prillit numeri u rrit ne 5 mije kerkesa, qeveria shqiptare iu pergjigjet me mohimin e direkt nga eksponente kryesore te saj te eksodit, çka indirekt perben nje nenvleftesim te qellimshem dhe inkurajim te fenomenit.

Madje perfaqesues te qeverise deklarojne keto dite pa pike pergjegjesie se kjo qe po ndodh nuk kercenon aspak vizat. Po keshtu, perfaqesues te saj ne media, per te justifikuar rritjen e paprecedente e te madhe te kerkesave per azil politik ne keto muaj, spekullojne me shifra duke cituar shifrat e shqiptareve qe kane marre leje qendrimi per bashkim familjar apo studime ne vitet e shkuara, praktika normale keto dhe ne perputhje te plote me ligjet e BE. Asnje nga personat qe ka marre leje qendrimi per bashkim familjar apo studime nuk ka kerkuar azil politik.

Ne vitin 2012 ka patur vetem 250 kerkesa per azil politik kundrejt 14 mije kerkesave ne vitin 2014. Madje ka informacione te besueshme se aktiviste dhe punonjes te “aleances se qelbesirave” ne nivel lokal nxisin thuhet per qellime elektorale apo ndofta dhe fitimi, direkt me mashtrime, largimin e njerezve drejt vendeve te BE. Keto dite qeveria flet per Vloren, Kukesin dhe fsheh me qellim Durresin, qe prej se paku 6 javeve eshte porta me kryesore e largimit te njerezve nga Shqiperia.

Mohimi i eksodit nga ana e qeverise, deklaratat se kjo qe po ndodhe nuk kercenon rikthimin e vizave, maskimi i shifrave te azilkerkuesve te kesaj pranvere me shifrat e lejeve te qendrimit per bashkimet familjare apo studime, nxitja me militante dhe punonjes te administrates lokale te njerezve per t’u larguar nga Shqiperia, injorimi i Durresit si porta kryesore e eksodit, te gjitha keto deshmojne se kjo qeveri inkurajon dhe mirepret eksodin per qellime sociale dhe elektorale!!” shkruan ai.

Lëpirësja prej penisi tërbon Heidi Klum

0

Heidi Klum është tërbuar nga një lëpirëse prej penisi.

Në fakt Klum, që moderon spektaklin e njohur “Germany’s Next Topmodel”, ka treguar foton e një konkurrenteje, 18- vjeçares Ajsa, duke lëpirë një lëpirëse prej penisi.

“Po ta vë në dukje. Nuk dua që të bëni të tilla broçkulla. Këtu po planifikoni të ardhmen”.

Konkurrentja austriake ishte e qetë. Ajo tha se i duket e pakuptimtë që t’i ndalohet kjo gjë.

Ajsa tha se do bëjë sërish foto provokuese, ndoshta jo kaq ekstreme.

Rreth 8 mijë ankesa për statusin e veteranit

0

Ankesat e atyre që po pretendojnë se u është bërë e padrejtë nga Komisioni për Njohjen e Statusit të Veteranit, Invalidit, Pjesëmarrësit apo të Internuarit të UÇK-së, pasi u është refuzuar statusi i veteranit, vazhdojnë të rritën.

Deri më tani në këtë Komision janë grumbulluar rreth 8 mijë ankesa, të cilat do të nisin të shqyrtohen posa të përfundoj afati për t’u ankuar.

Megjithatë, zyrtarët e këtij komisioni nuk japin afat se kur do të përfundojnë me shqyrtimin e ankesave në mënyrë që të dalin listat përfundimtare, duke thënë se posa të përfundoj afati i ankimimit do të fillojnë me shqyrtimin e tyre.

Kryetari i Komisionit për Njohjen e Statusit të Veteranit, Invalidit apo të Internuarit të UÇK-së, Agim Çeku tha për kp se deri më tani janë diku 16 për qind apo rreth 8 mijë aplikanë që kanë bërë ankesa, të cilët pretendojnë se u është bërë e padrejtë.

“Ne e kemi formuar komisionin e ankesave, kemi nxjerr rregulloren e punës, aprovuar dhe do të fillojmë menjëherë po sa të skadojë afati i dorëzimit të ankesa do të fillojë komisioni që të punojë. Do të përpiqemi sa më shpejt çdo ankesë ta trajtojmë në mënyrën e duhur, të ftojmë prapë ata që janë cekur si dëshmitarë, t’i ftojmë në biseda, t’i dëgjojë para komisionit, t’i zgjidhim këto ankesa në mënyrë që sa më shpejt të dalim me lista përfundimtare. Kështu që iu sigurojë që me seriozitetin me të madh do t’i trajtojmë këto ankesa…Deri tani janë rreth 8 mijë ankesa, por deri në fund llogarisim që do të jenë diku deri kah 10 mijë ankesa”, tha Çeku.

Mirëpo, ai nuk ka dhënë afate se kur mund të përfundojnë këto ankesa, sepse të gjithë ata akterë që janë përfshirë në këtë proces po bëjnë një punë voluminoze, derisa ka theksuar se ky proces nuk do të dështojë, pavarësisht se dikush punon për dështimin e tij.

Vildania, përshëndet e zhveshur nga banjo (Foto)

0

Modelja Vildane Zeneli po vazhdon me provokimet e saj nëpër rrjetet sociale

Vildane Zeneli ka postuar një foto derisa është duke bërë tush në banjo.

Modelja problematike, e njohur si njëra prej modelëve shqiptare të para që ka pozuar nudo poshtë fotos ka shkruar:

“Don’t mess ëith a bad bitCh!” (Mos përzini me lavirën e keqe).

Vildane Zeneli ne banjo

Poezia duhet të shërbejë si diplomaci kulturore

0

Në gjuhën shqipe, frënge, italiane, angleze e serbe janë lexuar dhjetë poezitë e kaligrafuara nga skulptori Besim Pllana, e që janë ekspozuar në Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së. Poezitë janë lexuar nga aktorët Anisa Ismajli dhe Beslim Muçaj, ndërsa poetët pjesëmarrës si Fahredin Shehu, Vjosa Maqedonci-Osmani dhe Myrvete Demiri kanë lexuar nga një poezi autoriale. Me këtë aktivitet ka nisur java kushtuar librit. Në mesin e dhjetë poezive të kaligrafuara është ekspozuar edhe ajo e Ali Podrimjes, Jacques Prévert, Azem Shkrelit, Walt Whitman-it e Maya Angelu.

Përzgjedhjen e poezive të kaligrafuara e ka bërë poetja Ilire Zajmi, e cila ka thënë se përzgjedhja e poezive nuk ka qenë një detyrë aspak e lehtë për të. Sipas saj, të përzgjedhësh 10 poezi që janë thesarë i letërsisë botërore natyrisht që është diçka shumë e vështirë. “Është dashur të respektohen disa kritere, të zgjidhen në gjuhën shqipe, serbe, turke, angleze, frënge, e italiane, mirëpo si përzgjedhëse e tyre jam munduar që të përcaktohem për majat e poezisë si asaj kosovare, ashtu edhe asaj botërore”, ka thënë Zajmi.

Violeta Hyseni Kelmendi, nga Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, derisa ka folur për aktivitet që do të zhvillohet për nder të Ditës së Librit ka thënë se kanë menduar që të mos bëjnë aktivitete vetëm më 23 prill, mos të shënojnë këtë ditë vetëm në një datë të caktuar, por gjatë gjithë javës të bëjmë aktivitete, të cilat promovojnë leximin, shkrimin dhe botimin e librave, poezive apo materialeve të tjera.

“Të martën dhe të mërkurën do të kemi një punëtori me fëmijë të shkollave fillore, të cilët do të trajnohen sesi të shkruajnë tregime të shkurtra dhe tregimet e tyre pastaj do të publikohen në një libër, të cilin ne do ta shpërndajmë falas për Ditën e Evropës”, ka thënë Hyseni Kelmendi, e cila ka treguar se i njëjti aktivitet do të zhvillohet edhe në Qendrën Informative Kulturore të Bashkimit Evropian në veri të Mitrovicës. “Një aktivitet tjetër, i cili do të organizohet të mërkurën ka për qëllim që të bëjë në njëfarë forme krahasimin mes librave elektronike dhe librave tradicionale”, ka thënë Violeta Hyseni Kelmendi, derisa ka treguar se aktivitetet do të mbyllen të premten me diskutimin për përkthimet letrare si diplomaci kulturore. Ajo ka thënë se librat janë shumë të rëndësishëm për të promovuar kulturën e kosovare edhe jashtë kufijve të Kosovës.

Ilire Zajmi, poete e cila njëherësh ka bërë përzgjedhjen e poezive të cilat janë ekspozuar, ka thënë se poezia nuk vlerësohet shumë dhe ky është një fakt që dihet botërisht, megjithëse, sipas saj, kohëve të fundit është bërë një kthim kah poezia, kah interesim sidomos nga ana e të rinjve, por megjithatë kujtoj se vlerësimet ende mungojnë. “Mungojnë vlerësime nga ana e kritikës, nga ana e vet letrarëve dhe ajo që është pak më kritike, që unë e llogaris, është se mungon leximi nga ana e poetëve. Ne vetë nuk i lexojmë poetët e tjetër. Ky është një defekt shumë i madh”, ka thënë Zajmi, teksa ka shtuar se niveli i poezisë është i mirë, është poezi bashkëkohore, moderne, e cila mund të krahasohet edhe me poezinë evropiane edhe me poezinë që kultivohet në vendet e tjera të botës. “Kur ka aktivitete si këto, e tërheqin vëmendjen kah arti, kah poezia, mirëpo ne nuk duhet të lejojmë që si shoqëri të na bie ndërmend për artin vetëm kur është Dita e Librit, 23 prilli, apo kur është Dita e Poezisë, 21 marsi”, është shprehur Ilire Zajmi, e cila është e mendimit se poezia duhet të shërbejë si zë i popullit, si diplomaci kulturore dhe të tregojë nivelin e kulturës sonë, që nuk po ndodh sot. /Zëri/