21.6 C
Prizren
E martë, 29 Korrik, 2025
Home Blog Page 7020

Sot Dita Ndërkombëtare e Librit

0

Dita ndërkombëtar e Librit dhe të drejtave autoriale që është përzgjedhur të jetë 23 prilli, është një datë me kuptim simbolik për letërsinë botërore. Me këtë datë të vitit 1616, lidhet vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore: Shekspirit në Angli dhe Miguel de Servantes në Spanjë.

I pari konsiderohet si shkrimtari më i madh i të gjitha kohëve dhe vendeve, ndërsa i dyti është autori i veprës më të përkthyer në botë. Kjo datë lidh edhe autorë tjerë në ditën e lindjes a vdekjes së tyre: Inca Garcilaso de la Vega, Maurice Druon, Halldór Kiljan Laxness, Vladimir Nabokov, Josep Pla dhe Manuel Mejia Vallejo.

Kjo datë shënohet në botë që nga viti 2003, ndërsa është pazgjedhur në vitin 1995 me qëllim të kontribuojë në mbarë botë për të drejtat e autorit duke inkurajuar të gjithë, e në veçanti të rinjtë për të zbuluar kënaqësinë e leximit.

Kjo datë është edhe një thirrje për të rritur respektin për kontributet e pazëvendësueshme të autorëve dhe librit në progresin social dhe kulturor të njerëzimit.

Suksesi i librit dhe i të drejtës autoriale varet kryesisht në mbështetjen që duhet marrë nga të gjitha palët e interesuara ku hyjnë autorët e librit, botuesit, mësuesit, bibliotekistët, institucionet publike dhe private, OJQ-të dhe mediat, të cilat mobilizohen në çdo vend.

Duke qenë një nga mjetet më të vjetra të komunikimit dhe shpërndarjes, jo vetëm libri që ka ndikim shpirtërore, arsimore dhe kulturore, por ai përfshin edhe aspektet ligjore ekonomike të tregtisë botuese.

Dita botërore e librit dhe të drejtës autoriale këtë vit shënohet edhe në Kosovë në bashkëpunimin e organizatave të shoqërisë civile që mbështesin kulturën.

Kjo ditë është një mundësi për të nisur një fushatë të gjerë dhe të qëndrueshme për ngritjen e vetëdijes, duke synuar të mbështesë veprimin e akterëve lokalë dhe institucioneve në favor të librit dhe të leximit. Ajo bazohet në një qasje pjesëmarrëse dhe në partneritet me profesionistë, akterët politikë dhe përfituesit që nënkuptohet në nivel kombëtar dhe rajonal.

Thaçi sot në Slloveni

0

Me ftesë të homologut të tij slloven, zëvendëskryeministri i parë, Hashim Thaçi, njëherësh edhe ministër i Jashtëm i Republikës së Kosovës do të marrë pjesë në samitin e Bërdos në Slloveni, ku do të takohen ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor, së bashku me ministrin e Jashtëm të Francës, Gjermanisë, Austrisë dhe atë të Italisë.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Punëve të Jashtme, në samitin vjetor të Bërdos do të diskutohet për perspektivën evropiane të shteteve të rajonit, në mënyrë që të rrisin reformat e nevojshme politike, socio-ekonomike e institucionale për integrim sa më të shpejt në BE.

“Shqetësimet e përbashkëta lidhur me stabilitetin e sigurinë e Evropës dhe perspektivat mjedisore do të jenë gjithashtu objekt i diskutimeve të ministrave të jashtëm. Por, pjesë e diskutimeve sikurse edhe në samitet e tjera, do të jetë edhe lufta e përbashkët kundër terrorizmit dhe radikalizmit fetar, rrjeti infrastrukturor i rajonit dhe rinia e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftim.

Zoe Kravitz, vajza e Lenit debuton topless në ekran(Foto)

0

Artin e ka në gjak, falë geneve të babait Lenny Kravitz dhe të mamasë Lisa Bonet.

Kështu që karriera kinematografike për Zoe Kravitz ka ardhur thuajse spontanisht.

Ajo nuk ka aspak komplekse, duke qenë se në filmin “The Road Ëithin” ka dalë tërësisht e zhveshur.

Një skenë provokuese ku Zoe e ngre fanellën përballë një “vrojtuesi” i cili po përpiqej të kundronte një çast intimiteti të vajzës.

Zoe Kravitz2

Taksi përplas policin rrugor

0

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë.

Një automjet taksi ka përplasur një efektiv të policisë rrugore pranë zonës së stadiumit “Dinamo”.

Polici në momentin e përplasjes po lëvizte me motorin e tij.

Ai u dërgua menjëherë në spital, por mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Tomë Gashi avokat i Ramadan Mujës

0

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja ka ndërruar avokatin mbrojtës për gjykimin që do të mbahet në qershor në Gjykatën e Apelit. Ai ka zgjedhur avokatin Tomë Gashin për të mbrojtur në “betejën e ardhshme” të drejtësisë.

Burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se Ramadan Muja dëshiron që të përfaqësohet në mënyrë më të mirë në Gjykatën e Apelit.

“Muja në Gjykatën e Apelit do të përfaqësohet nga avokati Tomë Gashi”, tregon burimi për “PrizrenPress”.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, vitin e kaluar është dënuar 2 vjet burgim me kusht që ai të mos kryejë vepra të tjera penale gjatë 3 vjetëve të ardhshëm.

Ai është akuzuar nga EULEX-i për keqpërdorim të detyrës zyrtare bashkë me pesë zyrtarët komunalë. Mujës po ashtu i është ndaluar ushtrimi i funksioneve publike në kohëzgjatje prej 30 muajsh. Edhe pesë zyrtarët e tjerë ishin dënuar me kusht

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja në gjykimin e shkallës së parë është mbrojtur nga avokati Ruzhdi Berisha.

“Nuk jam në dijeni se ka angazhuar avokat tjetër. Unë nuk kam informacione për këtë”, ka thënë avokati Berisha për “PrizrenPress”.

Zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha tha se nuk ka informacion se kryetari Muja ka ndërruar avokatin mbrojtës.

“Jo, nuk di gjë. Sot isha me Mujën nuk më tha asgjë”, ka thënë Berisha.

Avokati Tomë Gashi, ndërkaq nuk ka mohuar, por as pohuar se do të jetë mbrojtës i Ramadan Mujës në gjykimin që do të mbahet në qershor të këtij viti në Gjykatën e Apelit.

“Kontakto ma mirë me Mujën. Kur të fletë ai, flasë edhe unë”, ka thënë shkurt Gashi për PrizrenPress.

Në muajin qershor do të rikthehet në gjykatë kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja.

Gjykata e Apelit më në fund ka arritur të caktonte nisjen e shqyrtimit të ankesës së mbrojtjes së Mujës, që e kishin bërë për vendimin e shkallës së parë./PrizrenPress.com/

PDK-ja po tenton të lajthitë drejtësin më Ramadan Mujën dhe Minir Krasniqin

0

Kuvendari i Lëvizjes Vetëvendosje! Arbër Rexhaj vlerëson se Ramadan Muja po bënë çka është e mundur të mbajë postin e kryetarit të Prizrenit.

“Tash se fundi, ai së bashku me nomenklaturën e korruptuar të qeverisjes lokale po mundohet të lajthitë sistemin e mbrapshte të drejtësisë”, shkruan ai në Facebook.

“Me çdo kusht po mundohet që lëndën e tij ta rikthejë në rigjykim”.

“Dega e PDK-së ka autorizuar avokatin tjetër mbrojtës, T. Gashin për tërë drejtorët e dënuar përfshirë kryetarin e degës së PDK-së Minir Krasniqin dhe vartësinë e tij, Ramadan Mujën”.

“PDK nuk do zgjedhje në Prizren. Këtë pozicion po mundohet ta fuqizojë se tepërmi për ta mbajtur padrejtësisht pushtetin”.

“Prandaj, duhet një organizim me një diskurs më të gjerë shoqërore për çkapjen e Komunës”/PrizrenPress.com/

UPZ nderon amerikanen Ellejn Berkovic me “Honoris Causa”

0

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ramë Vataj në ceremoninë solemne mbajtur më 22 prill 2015 i ka dorëzuar titullin, Doktor Nderi “Dr. honoris causa” shtetases amerikane, Dr. Ellejn Berkovic, për kontributin e rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve njerëzore në mbështetjen dhe konsolidimin e paqes, në Kosovë dhe me gjerë.

Pjesëmarrës në këtë ceremoni madhështore ishin mysafirë nga KFOR-i amerikan, MASHT-i, FSK-ja, përfaqësues të pushteteve lokale në komunat e regjionit të Prizrenit, përfaqësues të institucioneve të drejtësisë në komunën e Prizrenit, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të komuniteteve fetare, etj.

Rektori Vataj me këtë rast shprehi mirënjohjen dhe falënderim për Dr. Ellejn Berkovic për kontributin e dhënë sa ka shërbyer në Kosovë dhe theksoi se anëtarët e Senatit të UPZ-së kanë pas nderin dhe kënaqësinë që të ndajnë këtë çmim për të duke e njohur kontributin e madh të sajë për vendin tonë.Ky titull nderi për një qytetare të thjeshtë amerikane, por me vlera të larta, Rektori Vataj tha se është një shenjë falënderimi dhe nderimi për të gjithë popullin amerikan për mbështetjen e popullit të Kosovës në rrethanat më të vështira dhe në veçanti për ushtarët amerikan që kanë dhënë kontributin vendimtar për çlirimin e Kosovës dhe konsolidimin e paqes në këtë vend që kishte vuajtur për një kohë të gjatë nga robëria.

Ndërkaq, Dr. Ellejn Berkovic theksoi se ndihet e nderuar që pranon këtë titull në Kosovë, nga Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren. Ajo tha se ka një ndjenjë të veçantë për popullin mikpritës të Kosovës, ku spikati se “shoqërinë që ka në Kosovë, i konsideron si pjesëtar të familjes”, pasi që me ta ka kaluar jashtëzakonisht mirë sa ka shërbyer në Kosovë. “Njerëzit nga Kosova më kanë hapur zemrën, dhe për këtë nuk i harroj kurrë”, theksoi ajo e emocionuar, që nuk mund t’i ndalte as lotët.Gjeneral Brigade Enver Cikaqi, e lexoi jetëshkrimin e sajë, në cilësinë e laudatorit(falënderuesit).

Ellejna, shkollimin themelor dhe atë të lartë e ka mbaruar në Universitetin e Pitsburgut në drejtimin e mjekësisë, në fushën e stomatologjisë. Në Universitetin e Pitsburgut, si asistente dhe dentiste shërbeu për shumë vite. Që nga mosha katërmbëdhjetë vjeçare ajo vullnetarisht ka dhënë kontribut në shumë fusha të ndryshme profesionale, ushtarake dhe njerëzore.Në Universitetin e Prishtinës ka ligjëruar nga viti 2007 deri në vitin 2011. Gjatë këtyre viteve është shquar me pjesëmarrje aktive në aktivitet të ndryshme, si në konferenca shkencore dhe simpoziume të ndryshme me motivacion profesional dhe të ndërtimit dhe konsolidimit të paqes në Republikën e Kosovës.

Shkolla “Ardhmëria” në Landovicë, pa ujë

0

Shkolla fillore “ Ardhmëria” në Landovicë po përballet me mungesë të ujit. Kushtet e pastërtisë në këtë shkollë janë të rënda.

Drejtori i shkollës, Islam Thaçi, thotë se gjatë ditës së sotme edhe ekipi i mjekëve të QKMF-së është duke kryer vizita sistematike të nxënësve dhe “jemi detyruar që më bidona të sigurojmë ujë”

“Për shqetësimin e mungesës së ujit dhe të ndotjes së tij, është e informuar DKA në Prizren si dhe KRU “ Hidroregjioni Jugor”. Kemi kërkuar që të marrin masa të menjëhershme në zgjidhjen e këtij problemi”, tregon ai.

Të shqetësuar për këtë çështje janë edhe nxënësit e shkollës. Rinora Morina dhe Festina Gashi, thonë se mungesa e ujit dhe ndotja e tij na shkakton telashe të mëdha gjatë kohës së vijimit të mësimeve.

Ndërkaq, drejtori i DKA-së në Prizren Nexhat Çoçaj, thotë se nuk është në dijeni për këtë shqetësim të drejtuesve dhe nxënësve të kësaj shkolle.

Zyrtarët e KRU “ Hidroregjioni jugor”, thanë se mungesa e shpeshtë e ujit në shkollën e Landovicës është si rrjedhojë e reduktimeve të energjisë elektrike në sistemin e pompimit, për shkak të punimeve që është duke i realizuar KEDS-i në rregullimin e linjës interkonjektive Kosovë – Shqipëri, dhe sipas këtyre zyrtarëve kjo çështje pritet të zgjidhet sa më parë që është e mundur. /TV Prizreni/

Seks me para në Prizren

0

Dy ferma dhe një mashkull janë arrestuar për ushtrim të prostitucionit në Prizren.

“Janë arrestua njëra shqiptare dhe tjetra turke shtetase të Kosovës, nën dyshimin se të njëjtat merren me prostitucion. Me vendim të prokurorit të njëjtat janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.

Ndërkaq, në rastin e dytë është arrestuar një mashkull i cili dyshohet se për përfitime materiale ka mbajtur dy femra nën kontroll.

“Është arrestuar i dyshuari nën dyshimin se i njëjti, për përfitime personale, ka mbajtur dy viktimat femra nën kontroll, duke iu ofruar pagesa me qëllim të shfrytëzimit seksual si dhe u ka aranzhuar takime me persona tjerë”. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./PrizrenPress.com/

Haradinaj: Nuk e votojmë Gjykatën Speciale

0

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka ripërsëritur qëndrimin e partisë së tij nuk do ta votojë Gjykatën Speciale.

“Ne kemi qëndrim politik. Nuk e votojmë Gjykatën Speciale”, ka deklaruar Haradinaj.

Kundër themelimit të Speciales, janë deklaruar edhe Lëvizja Vetëvendosje si dhe Nisma për Kosovën.

Ndërkohë, AAK kur ishte vendosur të themelohej kjo gjykatë kishte votuar pro dhe kishte pasur qëndrim pro këtij institucioni.

Edhe gjatë kohës së bllokadës politike, Ramush Haradinaj si i nominuar për Kryeministër kishte thënë se do ta përkrahin Gjykatës Speciale.