35.2 C
Prizren
E mërkurë, 23 Korrik, 2025
Home Blog Page 7028

Jeta seksuale nuk bisedohet me shoqet, por me partnerin

0

Përderisa nuk e keni të vështirë gjatë bisedave me shoqe të tregoni detajet e jetës suaj seksuale me të dashurin, merreni në konsideratë që të flisni edhe me të në lidhje me sjelljet e juaja në shtrat.

Fatkeqësisht, njerëzit preferojnë t’i ndajnë këto eksperienca më tepër me miq sesa me partnerët. Është mirë të jeni të lira që të ndani përvojat e juaja me shoqet, ashtu edhe e forconi shoqërinë, mirëpo personi me të cilin duhet të flisni është partneri me të cilin keni seks aktiv.

Ai të paktën mund të përmirësohet nëse e furnizoni me informata rreth preferencave tuaja. Komunikimi në shtrat është çelësi i orgazmave.

Të jeni të rehatshëm përderisa flisni për fantazitë seksuale dhe çfarë ju eksiton, është treguar se e forcon lidhjen, rrit epshin dhe përmirëson shëndetin tuaj. Të diskutoni me partnerin është shumë më mirë se të transmetoni gjithçka para mikeshave të cilat nuk mund të bëjnë asgjë nëse jeta juaj seksuale nuk ju kënaq.

Humbi 713 milionë lekë në kumar, por nuk pagoi kredinë

0

Telashet për Ardian Bitrajn nuk kanë të sosur. Vetëm pak muaj pas arrestimit për akuzën e vjedhjes së 713 mln lekëve nga arka e Bankës së Shqipërisë, një bankë e nivelit të dytë kërkon bllokimin e garanicsë së kredisë për një shumë prej 6.2 mln lekë të vejetra të marr kredi nga i pandehuri.

Kjo kredi, sipas bankës është marr në gusht të 2008 dhe kredimarrësi nuk i ka shlyer detyrimet, duke detyruar bankën në mars të këtij viti të kërkoi bllokimin e pronës së lënë garant raporton ABC.

Me kërkesë të bankës Gjykata ka lëshuar urdhërin bllokimit të pronës, që pritet të ekzekutohet nga përmbarimi.
Ardian Bitraj ndodhet në burg për vjedhjen e bankës, ku prokuroria ka kërkuar dënimin me 20 vjet burg.

Ndërron jetë At Kostandini, i fundit i etërve françeskanë

0

Ka mbyllur sytë në moshën 98-vjeçare, At’Konstantin Pistulli, i fundmi i brezit të etërve Françeskan të Shqipërisë të cilët për 50 vite me radhë provuan mbi kurrizin e tyre persekucionin komunist dhe përkundër shtypjes dhe vuajtjeve i qëndruan besnik fesë dhe atdheut.

At Aurel Gjerkaj Ministër Provincial i Françeskanëve të Shqipërisë shprehet se at Konstatini ka qenë frymëzuesi i dashurisë ndaj fesë dhe atdheut.

At’ Konstantin Pistulli ka shërbyer si meshtar në zonat e thella malore, por problemet shëndetësore bënë që në vitin 2005 ai të tërhiqej nga jeta aktive kushtuar Kishës për 74 vite radhazi.

Deri në vitin 1958 ai ka qënë Ministër Provincial i Franceskanevë. At Konstatin Pistulli lindi në Shkodër në tetor të vitit 1916 dhe në vitin 1941 u shugurua meshtar.

Nga regjimi komunist qe detyruar të punojë në koperativa dhe në punë të rënda.

Në kuvendin e Gjuhadolit kaloi vitet e fundit të jetës së tij, i sherbyem përzemërsisht prej fretenve e të afërmve të tij.

Ceremonitë mortore do vazhdojnë deri në ditën e hënë, ku edhe do bëhet mesha e varrimit nga nunci Apostolik Ramiro Molinar Ingles.

At Konstatin Pistulli do varroset në Kishën e Arrës së Madhe përkrah At Zef Pllumit.

Ramush Haradinaj i kënaqur me protestën e sotme

0

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit e protestës së sotme të cikën ai e quajti gjithëpopullore dhe masovike.

Mesazhi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Falënderoj të gjithë pjesëmarrësit e protestës së sotme gjithëpopullore të cilët masovikisht iu përgjigjen thirrjes për të protestuar dhe ngritur zërin qytetar kundër kapjes se shtetit nga pushteti.

Adresimi i kërkesave dhe simbolika e sotme përmes marshit protestues ishte demokratike, paqesore dhe civilizuese duke dëshmuar dhe fuqizuar edhe njëherë përcaktimin dhe përkushtimin tonë qe shtetin ta shkapim nga pushteti përmes mjeteve legjitime dhe demokratike.

Falënderoj mediat e huaja dhe vendore të cilat e përcollën marshin protestues dhe transmetuan zërin e qytetarëve kundër kapjes së shtetit. Poashtu, falënderoj edhe organet e rendit të cilat kontribuuan në mbarëvajtjen e qetë të kësaj proteste gjithëpopullore.

Qeveria i ka dy javë kohë që të reflektojë mbi kërkesat tona!

Ne nuk do të ndalemi deri në realizimin e kërkesave gjithëqytetare për dinjitet dhe shkapje të shtetit. RH

Pastrohet nga mbeturinat Kalaja e Prizrenit

0

Kalaja e qytetit të Prizrenit sot mori pamje krejt tjetër, pasi që mbeturinat në këtë pjesë u hoqën.

Një aktivitet të tillë e ka ndërmarrë iniciativa “Ta pastrojmë Kosovën”, në bashkëpunim me Departamentin e Trashëgimisë në Ministrinë e Kulturës, Drejtorinë e Shërbimeve Publike të Komunës së Prizrenit dhe shumë organizata e nxënës të shkollave fillore e të mesme.

Kjo fushatë ka për qëllim që të përçojë mesazhin në ditën botërore të trashëgimisë kulturore se si çdo monument tjetër kalaja e Prizrenit duhet të ruhet, dhe se janë vetë qytetarët ata që duhet ta mbrojnë atë.

Për pastrimin e kësaj pjese të qytetit kanë dalë sot edhe zyrtarë të komunës së Prizrenit.

Ky aktivitet, që ka filluar që nga fillimi i muajit prill, do të vazhdojë gjatë gjithë këtij muaji dhe do të përfundoj me 24 maj me një aksion të madh të përbashkët në të gjithë Kosovën.

Fatmir Limaj: Protesta ishte masive

0

Kryetari i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj, ka falënderuar të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen në protestë.

“Mirënjohje për të gjithë qytetarët, anëtarët e simpatizantët e NISMA-s për Kosovën, për pjesëmarrje sot në protestën e organizuar nga partitë opozitare, LVV, AAK dhe NISMA”.

“Kjo pjesëmarrje masive e qytetarëve në protestën paqësore dhe të dinjitetshme sot në kryeqytet, dëshmon më së miri se sa të pakënaqur dhe të shqetësuar janë njerëzit me këtë qeverisje dhe zhvillimet aktuale politike, ekonomike e sociale në Kosovë”.

“Ne si opozitë e bashkuar, sot dëshmuam se sovraniteti i Kosovës varet nga qytetarët e saj, ne duhet që ta mbrojmë shtetin, ne do ti japim kohë kësaj qeverie që të reflektoj gjatë javëve në vijim, për ndryshe, ne do të vazhdojmë më aktivitetin tonë, sepse ne nuk mund të mbështesim rrënimin e vendit tonë”.

“Qytetarët me pjesëmarrjen dhe marshin dinjitoz nuk lejuan realizimin e planit të qeverisë Thaçi/Mustafa për të shkaktuar dhunë gjatë protestës”.

“Ftoj koalicionin qeveritar që t’i merr seriozisht kërkesat e qytetarëve dhe shqetësimet e tyre dhe të mos tëntoj që nëpërmjet mediave qeveritare të minimizoj apo t’i ik shkaqëve të protestës masive paqësore, të organizuar sot në Prishtinë, nga partitë opozitare”./PrizrenPress.com/

Nderohet jeta dhe vepra e dëshmorit, Ismajl Kryeziu

0

Familjarë,invalid dhe veteran të UÇK-së dhe zyrtarët më të lartë komunal të Prizrenit,sot kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta lulesh në varrin e dëshmorit, Ismajl Kryeziu, në Landovicë dhe pranë shtatores së tij në lagjen Arbana.Me këtë rast,kryetari Muja e ka vlerësuar lartë sakrificën e dëshmorit për Lirinë e vendit. Kryetari i degës së OVL të UÇK-së në Prizren, Selim Krasniqi, tha se të flasësh për veprat e dëshmorit duhet shumë kohë , pasi Ismajl Kryeziu, theksoi kryetari Krasniqi, një jetë të tërë i’a kushtoi çështjes kombëtare deri në flijimin e tij.

Ndërkaq babai I dëshmorit,Isufi,tha se me krenari familja e kujton birin e saj të shtrenjtë të cilin ia fali atdheut dhe kërkoi që amaneti i dëshmorëve të jetësohet për një Kosovë të lirë demokratike dhe prosperuese. Ismajl Kryeziu ishtë zhdukur më 18 prill 1999, kur kishte ra në një pritë të forcave të armikut dhe ishte varrosur nga forcat serbe në varrezat e qytetit të Prizrenit.

Dëshmori Ismail Kryeziu ishte veprimtar i shquar i lëvizjeve të ndryshme që vepruan për çlirimin e trojeve shqiptare.Gjatë viteve 1988-90 ishte i angazhuar në organizimin e protestave qytetare kundër okupimit të Kosovës nga pushtuesi serb. Ishe veprimtar i KMDLNJ-së, themelues i Brigadës 125 të UÇK-së, koordinator i brigadave në Zonën Operative të Pashtrikut.Rivarrimi i tij ishte bërë me 18 mars të vitit 2009 në varrezat e dëshmorëve në Landovicë/TV Prizreni/

Policia lavdëron qytetarët për maturinë e treguar

0

Policia e Kosovës ka bërë një raport të mbarëvajtjes së protesës së sotme të opozitës, me ç’rast ka falënderuar qytetarët për maturinë dhe kulturën e treguar.

“Si vazhdimësi e njoftimit lidhur me protestën dhe mbarëvajtjen e saj, ju informojmë se rreth orës 14:00 protesta ka filluar në sheshin “Zahir Pajaziti” të Prishtinës, për të vazhduar më pastaj në drejtim te objekti i Gjykatës Kushtetuese, objekti i KEDS-it, objekti i Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) dhe para objektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në raportin e Policisë.

“Para objektit të Gjykatës Kushtetuese është mbajtur një fjalim nga ana e organizatorëve, dhe më pastaj nga disa protestues është realizuar një aksion simbolik ku është hedhur një lloj uji/ngjyre e zezë në drejtim të objektit të Gjykatës Kushtetuese”.

“Protestuesit pastaj kanë vazhduar në drejtim të objektit të KEDS-it, ku edhe aty është mbajtur një fjalim nga ana e organizatorëve, e po ashtu është realizuar një aksion simbolik, duke hedhur në tokë, duke dëmtuar/thyer orë matëse të rrymës, të sjella nga vet protestuesit”.

“Pas objektit të KEDS-it, protestuesit kanë vazhduar në drejtim të objektit të Radiotelevizionit të Kosovës, ku është mbajtur një fjalim dhe është vendosur një “autoparlant” (megafon) i modifikuar”.

“Më pastaj protestuesit kanë vazhduar në drejtim të sheshit “Skënderbeu”, para objektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ku janë mbajtur disa fjalime nga organizatorët dhe në shenjë simbolike është vendosur një pankartë”.

“Policia e Kosovës gjatë gjithë kohës, ashtu siç ka qenë e paraparë me planin policor, është kujdesur për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët dhe protestuesit, si dhe ri-orientimin e trafikut dhe krijimin e lëvizjes së lirë për të gjithë qytetarët”.

“Policia e Kosovës duke besuar në kulturën e lartë dhe maturin e treguar të qytetarëve, njëherit falënderon të gjithë qytetarët për sjellje të mirë dhe kalimit të protestës pa incidente”.

“Protesta ka përfunduar rreth orës 16:20 min, pa ndonjë incident i cili ndërlidhet me protestën, ku pjesëmarrës afërsisht kanë qenë 2.000-2.500”.

“Një person është shoqëruar për intervistim në stacion policor, pasi që i njëjti është gjetur në posedim të një mjeti të ftohtë thikë, rast ky i cili nuk ndërlidhet me protestën”.

Qeveria: Protestuesit demonstruan kulturë

0

Qeveria e Kosovës e ka dhënë një vlerësim për protestën, duke e çmuar kulturën e demonstruar nga protestuesit.

“Duke shprehur respektin për të drejtën e protestës, si mjet demokratik të shprehjes së shqetësimeve qytetare, Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson kulturën e demonstruar sot nga protestuesit në Prishtinë. Qeveria e Kosovës vlerëson, po ashtu, organet e rendit për përkushtimin e tyre për të siguruar kushte normale për protestuesit dhe për të siguruar objektet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e Qeverisë.

Epo moral ku je?

0

Shkruan: Jakup Krasniqi

Sot u protestua për shkapjën e shtetit, te institucioneve kushtetuese, te institucioneve publike, për pavarësinë e Sistemit të Drejtësisë.

Sot më shumë se kurrë u pa se cilat medie të “pavarura” financohen nga shteti i privatizuar nga krerët e partive private që po e keq qeverisin vendin?

Sot u pa se edhe “intelektualë” të “pavarur” dhe të gjithë ata që financohen nga shteti i kapur, sesi sulmojnë qytetarët protestues, në emër te një “pastërtie” false. Në ditë të tilla, është rasti që të shihet fytyra e se cilit mashtrues “më mirë në rrashtë se në pasqyrë”.

Te njëjtit, jo pak herë deri tani kanë folur e shkruar sesi është kapur shteti. Kur vjen koha që te protestojnë për shkapjën e tij, bëhen mburojë e shtetit të kapur?!

Këta njerëz me ketë “moral” për ku janë nisur?

Ndoshta janë nisur deri te donacionet e marra nga ish shefi apo shefat! Ky farë soji, janë armiqtë e ndryshimit, guximit qytetarë e të demokracisë. Këta janë argatët e vazhdimit të agonisë në Republikën e Kosovës. Të se paku mos të na përrallisinë nëpër gazeta a portale!

Epo, moral ku je? A nuk u ngopem me moralin e dyfishtë te intelektualit tonë, në medie apo universitet në 70 vjetet e fundit?! Aty ku duhet të përgatitet ardhmëria e këtij vendi?! Aty ku përgatiten vizionarët e shtetit.

O njerëz, sot është obligim qytetar, shkapja e shtetit nga Isa e Hashimi!