Home Blog Page 7027

Fjalët e fundit

0

Këto ishin fjalët e fundit që shkrimtarët e mëdhenj – Chekhov, Kafka, Voltaire, Huxley, Gëte, Tolstoy, Allan Poe – i thanë para vdekjes.

1. Anton Chekhov në shtratin e vdekjes kërkoi morfinë dhe shampanjë. “Ka kaluar shumë kohë qëkur kam pirë shampanjë për herë të fundit”- ishin fjalët e fundit që tha.

2.“Tani, miku im, nuk është koha e përshtatshme për të bërë armiq”- ishin këto fjalët e fundit të Voltaire, thënë priftit që i kërkoi të hiqte dorë nga Satanai.

3. Franz Kafka: Më vrit, ndryshe je vrasës! Fjalët e fundit të Kafkës i drejtoheshin mjekut të tij, i cili nuk donte t’i bënte një mbidozë vdekjeprurëse morfine. Kafka vuante nga tuberkulozi dhe nuk mund të fliste ditët e fundit të jetës.

4. Aldous Huxley, autori i librit të mirënjohur “Më e mira e botëve”, para se të vdiste i kërkoi së shoqes t’i jepte një dozë LSD – një lloj droge e njohur për efektet psikologjike – në mënyrë që të ikte nga kjo botë në gjendjen mendore që dëshironte vetë.

5. Fjalët e fundit të Gëtes ishin: Më shumë dritë! Natën para se të vdiste, shkrimtari i njohur gjerman kishte diskutuar me nusen e djalit mbi fenomenin optik.

6. Jane Austen, e pyetur nga e motra se çfarë dëshironte pak para fundit, Austen tha: “Nuk dua asgjë përveçse të vdes.”

6. J.M. Barrie: Nuk mund të fle! Para se të vdiste, Barrie i dha spitalit të Londrës të drejtat e kryeveprës së tij, “Piter Pan”. Ky spital vazhdon edhe sot e kësaj ditë të përfitojë nga trashëgimia.

7. Hunter S. Thompson, para se të vriste veten, shkroi në letër: Qetësohu, nuk do të dhembë!

8. “Zot, ndihmoje shpirtin tim të shkretë!”- ishin fjalët e fundit të Edgar Allan Poe. Vdekja e tij ishte e mistershme dhe ende nuk ka të dhëna se çfarë i ndodhi në ditët e fundit të jetës.

9. Tolstoy në fund të jetës e braktisi shtëpinë dhe u mundua të jetonte mes njerëzve. Fjalët e fundit para se të ndërronte jetë: “Dua shumë gjëra, i dua të gjithë njerëzit”.

10. Emily Dickinson: “Duhet të shkoj, mjegulla po shtohet”- ishin fjalët e fundit të saj, që kishte zënë shtratin për 7 muaj para se të ndërronte jetë.

11. Eugene O’Neill: “E dija! I lindur në një dhomë hoteli dhe si për dreq po vdes në një dhomë hoteli”. O’Neill vdiq nga pneumonia, pasi kishte vuajtur edhe nga Parkinsoni, çka e kishte bërë të paaftë për të shkruar për vite të tërë.

Fischer, deputetëve të Kosovës: Respektoni shtetin ligjor

0

Presidenti i Republikës së Austrisë, Heinz Fischer në një seancë solemne iu ka drejtuar deputetëve të Kosovës, duke i porositur që ta respektojnë kushtetutën dhe shtetin ligjor. Kurse, sa i përket integrimit të Kosovës, ai tha se nuk duhet vënë data por duhet të krijohet rruga.

Fischer tha se BE është një familje e madhe dhe objektivat janë që edhe shtetet e Ballkanit të përfshihen në sfidën e refugjatëve.

Ai ka premtuar se Austria do ta vazhdojë me përkrahjen e zhvillimit ekonomik të Kosovës.

“Interesi nacional i vendit është që për hir të shtetit të veprohet në funksionim me një zë të përbashkët. Apeloj tek ju për një pluralizëm. Asnjë demokraci nuk është përfekte. Unë mendoj se demokracisë i bëjmë një shërbim të mirë kur kemi një bazë të mirë ekonomike”, ka thënë ai.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ndërkaq, ka deklaruar se prezenca e Fischer në Kuvendin e Kosovës shpreh më së miri përkrahjen e Austrisë ndaj Kosovës.

“Lidhjet e shumëfishta me vendin tuaj për neve paraqesin një vlerë të veçantë të cilën do ta vazhdojmë edhe në të ardhmen”, ka thënë Veseli.

Inspektorët komunal të Suharekës pengohen në detyrë

0

Në fshatin Shirokë të Suharekës, janë ofenduar dhe penguar disa inspektorë komunal derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare në një objekt afarist.

“Derisa inspektorët komunal ishin në kryerje të detyrës zyrtare në një objekt afarist janë penguar dhe ofenduar nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pronar i lokalit”, thuhet në raportin e Policisë.

Po ashtu në raport thuhet se nuk ka të arrestuar.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com

Opozita me pankarta në Kuvend – dy mesazhe për presidentin austriak

0

Deputetët e opozitës të cilët po marrin pjesë në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për nder të presidentit austriak Heinz Fischer po mbajnë pankarta në duar.

Në njërën nga pankartat e mbajtura nga deputetë të Opozitës janë të shkruara në gjuhën angleze me mbishkrimin “Ndal mohimit të hegjemonizmit serb”.

Ndërkaq në tjetrën shkruan: “Ruajeni shpinën, zotëri President. Gënjeshtarët e korruptuar janë prapa teje”.

Dy aksidente në Prizren, pesë të lënduar

0

Pesë persona janë lënduar në dy aksidente që kanë ndodhë në Prizren.

Sipas policisë, një person duke lëvizur me veturën Opel Corsa duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës humb kontrollin mbi veturën me ç’rast del jashtë rrugës.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar ngasësi dhe tre pasagjerë të cilët kanë pranuar tretmanin mjekësor.

Aksidenti tjetër ka ndodhë në fshatin Prevallë, ku një person me veturë ka rënë në lumë në thellësi prej 10 metra. Si pasojë e aksidentit ngasësi i veturës pëson lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. /PrizrenPress.com

“Peshqve” të mëdhenj nuk iu hyjnë “therrat” në këmbë

0

Një numër jo i vogël i rasteve të inkriminuara, ku janë përshirë zyrtarë të lartë, si nga niveli qendror ashtu edhe nga ai lokal, kanë zënë myk në sirtarët e prokurorisë dhe për pjesën më të madhe të tyre gjasat janë që të mos zbardhen kurrë.

Hetimet në rastin e privatizimit të Fabrikës së Amortizatorëve, apo edhe në shumë privatizime të tjera, në rastin e skandalit të grurit kancerogjen, në rastin e Fondit të tre-përqindëshit, në rastin e Fondit “Vendlindja thërret”, e në shumë raste të tjera, kanë njohur zvarritje, madje në disa prej tyre nuk po punohet fare.

Profesor Muhamet Kelmendi këtë situatë e lidh me emërimin në drejtësi të njerëzve të politikës.

“Çështja e hetimit të zyrtarëve të lartë dhe dhënies së dënimit meritor, konform ligjeve, të cilat ekzistojnë në fuqi në Kosovë, është një çështje e cila ka çaluar që 16 vjet, që nga momenti i çlirimit të Kosovës e deri më sot, për shkak se çështja e ndjekjes, hetimit dhe procedurës së mëtejshme ndaj këtyre personave është çështje e politizuar skajshmërisht dhe natyrisht këta faktorë apo subjektet që janë kompetente për të hetuar dhe për të dhënë dënimin më tutje janë nën kontrollin përfundimtar të forcave politike shtetërore”, ka theksuar ai.

Sipas tij, kuptohet që në këtë drejtim pastaj nuk kemi hetime, analiza të kësaj çështje, dhe nuk kemi as dënime konform ligjeve të cilat janë në fuqi.

“Këtu duhet të përmendim disa veprimtari, të cilat janë të domosdoshme të hetohen. Është fjala për tre-përqindëshin, ku udhëheqës i tij ka qenë Bujar Bukoshi, për fondin “Vendlindja thërret”, për rastin e Goleshit, për rastin e Aeroportit të Prishtinës, për çështjen “Bektel-Enka”, për rrugën në drejtim të Morinës, për shumë veprimtari, të cilat janë kryer në mënyrë të pandërprerë që 10 apo 15 vjet, për të cilat flitet në popull që janë veprimtari kriminale, pra për krim të organizuar dhe që askush nuk është përgjigjur. Fakt është se këtu kemi të bëjmë me keqpërdorime nga pozita shtetërore të nivelit më të lartë dhe natyrisht si të tilla është e kuptueshme pse hetimet mbesin në fillim apo nuk shkojnë më tutje fare. Por, edhe nëse shkojnë më tutje nga gjykata shpallen të pafajshëm ose rastet lihen në sirtarët e gjykatës me 10 apo 15 vjet, derisa vjetërsohet në tërësi”, është shprehur Kelmendi. /Kosova Sot

Plani i opozitës për bllokimin e Kuvendit

0

Kthimi i opozitës në seancën e sotme plenare nuk nënkupton se gjërat po vihen në binarë, pasi që tri partitë opozitare kanë hartuar një plan operativ edhe më të rrezikshëm se ai i gazit lotsjellës për paralizimin e Kuvendit.

Opozita synon që të hënën t’i bllokojë hyrjet e Kuvendit të Kosovës me simpatizantët e tyre të zjarrtë, që t’ua pamundësojë deputetëve të koalicionit të futen brenda në Parlament, shkruan Zëri.

E nëse kjo praktikë nuk jep rezultatet konkrete, atëherë alternativa mbetet sërish “kallja” nga brenda e Kuvendit me gaz lotsjellës dhe gjësende të tjera, të konsideruara “demokratike”.

Blloku opozitar shprehet i vendosur se do të përdorë të gjitha mjetet për ta stopuar punën e legjislativit, në shenjë kundërshtimi të marrëveshjeve të arritura për Asociacionin e Komunave Serbe dhe Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi. /Zëri

Pritet pezullimi i marrëveshjes për Asociacionin?

0

Dërgimi i Marrëveshjes për Asociacionin në Gjykatën Kushtetuese, nga ana e Presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga, do të pezullojë marrëveshjen për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Kjo do të bëhet me kërkesë të Presidentes e cila do të kërkojë masë të përkohshme.

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka shpalosur sot vendimin e saj për t’a dërguar marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, të arritur gjatë muajit gusht në Bruksel nga pala kosovare dhe ajo serbe, për të parë nëse ajo është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Vendimi për ta dërguar marrëveshjen në Gjykatë vjen pas takimeve të Jahjagës me partitë në pushtet dhe ato opozitare. Por, plani i saj është hedhur poshtë nga opozita e cila ka kërkuar tërheqjen e menjëhershme të nënshkrimit nga Marrëveshja me Serbinë.

Sido që të jetë Jahjaga sot ka shpalosur planin e saj për ta dërguar këtë cështje në Gjykatën Kushtetuese.

“Në takime të ndara, të cilat i kam pasur me kryeministrin e vendit dhe me zëvendëskryeministrin, edhe me liderët e opozitës, kam propozuar që në kuadër të kompetencave të mia kushtetuese t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar përputhshmërinë e parimeve të asociacionit me kushtetutën e Republikës së Kosovës. Ky propozim i imi është përshëndetur dhe unë do t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Jahjaga.

Burime të Gazetës Express bëjnë të ditur se Jahjaga do të kërkojë masë të përkohshme për pezullimin e marrëveshjes.

“Presidentja pritet të kërkojë masë të përkohshme që nënkupton pezullimin e marrëveshjes deri në përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese”, kanë thënë burime të gazetës.

Mbetet të shihet nëse opozita do të heq dorë nga bllokimi i seancave deri në përgjigjen e Gjykatës.

Hasan Hasani i kërkon falje Drita Millakut

0

Drejtori i Shërbimeve Publike komunale, Hasan Hasani, i ka kërkuar falje publike këshilltares së Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, në Gjykatën Themelore në Prizren. Pas kërkimfaljes është mbyllur edhe gjykimi për padinë që kishte bërë Millaku .

“Jemi pajtuar sepse nuk jemi armiq” ka konfirmuar Hasni për KD.

Vdekje e dyshimtë në Dragash

0

Një person është gjetur pa shenja jete në Dragash.

”Në rrethana të panjohura viktima mashkull K/Boshnjak është gjetur pa shenja jete i shtrirë në skaj të rrugës”, njofton Policia e Kosovës.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes”.

“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./PrizrenPress.com/