19.5 C
Prizren
E shtunë, 19 Korrik, 2025
Home Blog Page 7038

Rrugëtim në varret e Naim Frashërit

0

Valter Gjoni

Viti jubilar i 115-vjetorit të vdekjes

9 prill 1940, 75-vjetori i rivarrimit nga pushtuesit italian

Varrimi i parë, 20 tetor 1900

Varrimi i parë, 20 tetor 1900
Varrimi i parë, 20 tetor 1900
Varreza “MerdivenKoj” në Stamboll, pranë kësaj teqeje ka qenë varri i Naim Frashërit.

“Atje tutje, në rrëzë të sipërfaqes ku bashkohen ca rrape, me një varr të mermertë, ka një gur të stolisur me një mbishkrim turçe. Njëri prej gurëve të varrit ka ikur nga vendi dhe nga njëra anë e tij po bien copa dheu të djegur e të nxirë nga thatësira. Në këtë vend flenë kockat e Naimit që brezi ynë e njeh si poet kombëtar. Ky njeri i madh, që është krijonjësi i parë i shqiptarisë së re, është bërë flija e mosmirënjohësisë më të madhe të Shqipërisë së krijuar. Në këto balta të shkreta të një vendi të huaj, ç’punë ka akoma Naimi? Këtu as’ ka asnjeri që ia di varrin e tij, përveç një gruaje plakë, e teqes …”

Rrugës për te varri i Naim Frashërit nga Branko Merxhani, revista “Minerva”, 1934.

Varrimi i dytë, 3 qershor 1937

MBRETI ZOG SOLLI NË SHQIPËRI ESHTRAT E NAIM FRASHËRIT (1937)

Ceremonia e vitit 1937

Varrimi i dytë, 3 qershor 1937
Varrimi i dytë, 3 qershor 1937
Gjatë gjithë periudhës së qeverisjes së tij, nga viti 1925 deri në vitin 1939, Mbreti Zog i kushtoi një vëmendje përkujtimit, vlerësimit e nderimit të shumë figurave e personaliteteve të ndryshme historike, të cilat në të kaluarën kishin dhënë kontributin e tyre në dobi të çështjes shqiptare, duke luftuar me pushkë apo me penë. Në kuadrin e vlerësimit dhe nderimit të këtyre figurave patriotike, në vitin 1937, me rastin e 25-vjetorit të Pavarësisë, me nismën e Mbretit Zog u bë e mundur sjellja në Shqipëri e eshtrave të Naim Frashërit, poetit tonë kombëtar, i cili që nga viti 1900 prehej në varrezën “MerdivenKoj” në Stamboll. Ardhja e eshtrave të Naimit dhe rivarrimi i tij në teqen e bektashinjve, në periferi të Tiranës, u bë me ceremoni madhështore, ku morën pjesë personalitetet më të larta të shtetit dhe populli i kryeqytetit.

Ceremonitë madhështore në Tiranë nga zyrtarët e mbretërisë shqiptare 1937

“Shqipëria e lirë pret me mallëngjim ligjëronjësin e shqiptarizmës, Naim Frashërin. Erdh Naim Frashëri. Dhe tërë populli i Tiranës dje pas dreke grumbullohej tej legatës amerikane, në mes të disa lëndinave të gjelbëruara, ku vargjet ‘Bagëti e Bujqësi’ ndiheshin si kambanë mallëngjimi në veshët e atyre që qysh në djep kanë dëgjuar emrin ‘Naim’. Dhe cili shqiptar, sidomos i ri, nuk është ushqyer nga drita atdhetare e këngëve të Naimit? Ja shiko djemtë e rinj, fëmijët e shkollave, ndonëse jo të radhitur, bredhin përpjetë rrugës për të pritur eshtrat e atdhetarit të madh. Shquanin atje autoritetet e vendit. Kryeadjutanti i Mbretit, Gjeneral Serregji, Kryetari i Parlamentit, Ministri i Punëve të Brendshme, Ministri i Jashtëm, Kryetari i Bashkisë, Prefekti, Gjeneral Mirdashi, Gjeneral Araniti, të tërë deputetët, Kleri, oficerë, gazetarë, nëpunës, popull. Populli i mbledhur mizëri kishte mbushur anët e rrugës s’Elbasanit, ndërsa bataljoni ‘Deja’ paraqiti armë se automobili me arkivolin e ‘yllit të idhës shqiptare’ po vinte aty nga ora 5. Për nder armë. Tingulli i bajonetave qëndruan gati në atë heshtje kuptimplotë të turmës së madhe e cila me dhembjen mbante vështrimin nga automobili që binte eshtrat e një ‘shenjtori shqiptar’, nuk u ndie fare se zemra e të gjithë verrinte pa pritur se Naimi erdhi. Erdh Naim Frashëri! Erdh ai që tha: ‘Kur më shihni se jam tretur, Mos kujtoni se kam vdekur!…’”.

Gazeta “Shtypi”, dt. 3 qershor 1937

Varrimi i tretë, 9 prill 1940

JAKOMONI, MËKËMBËSI I MBRETIT VIKTOR EMANUELI III PËR SHQIPËRINË, I VENDOS ESHTRAT E NAIM FRASHËRIT NË NJË VARR MONUMENTAL (1940)

Varrimi i tretë, 9 prill 1940
Varrimi i tretë, 9 prill 1940
Kryegjyshatës Botërore Bektashiane. Homazh nga balilat (fëmijë të organizatave fashiste, viti 1940).

Fashistët italianë synuan t’i “ridimensiononin” figurat tona kombëtare. Kjo ndodhi edhe me Naim Frashërin, madje duke u përpjekur të evidentonin paralelizma, që të argumentonin se në poezitë e tij kishte ide fashiste. Më 9 prill 1940, në vitin jubilar të 40-vjetorit të vdekjes nën kujdesin e Françesko Jakomonit (mëkëmbësi i mbretit Viktor Emanueli III për Shqipërinë) në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve në Tiranë u zhvillua me rregullat e ceremonive fashiste e fetare vendosja e eshtrave në një varr të ri monumental të ideuar dhe financuar nga Jakomoni, në të cilin kishte edhe një shënim: “DHURATË E SHKËLQESISË SË TIJ, MËKËMBËSIT TË PËRGJITHSHËM, FRANÇESKO JAKOMONI”.

HOMAZHE NË VARRIN MONUMENT

Homazhe në varrin monument
Homazhe në varrin monument
Ceremonia fetare nga Kryegjyshi bektashi

Lutje pas zhvarrimit, Kryegjyshi Dedej dhe Kryeministri Vërlaci.

Shpërngulja e trupit të poetit nga italianët.

CEREMONIA SIPAS PROTOKOLLIT USHTARAK ITALIAN

v3-2
v3-3
v3-4
v3-5
v3-6
v3-7
Mëkëmbësi i Mbretit Jakomoni Tiranë, me autoritetet, i pranishëm në transferimin e trupit të poetit Frashëri.

Tre balila (fëmijë të organizatës fashiste) qëndrojnë rojë në varrin e poetit Frashëri.

Një repart i trupës së policisë
bën homazhe në varrin e poetit Frashëri.

Burra civilë dhe udhëheqësit fetarë pranë memorialit të poetit Frashëri.

Ceremonia e transferimit të trupit të poetit Frashëri.

Varrimi i katërt, 20 prill 1950

Varrimi i katërt, 20 prill 1950
Varrimi i katërt, 20 prill 1950
Me shigjetë është varri i poetit në krah të Kryeministrisë, aty ku sot është Piramida.

Varri monumental i poetit, në Kryegjyshatën Bektashiane, gjatë viteve të para të regjimit komunist, u çmontua dhe iu hoqën simbolet dhe shkrimet e vendosura duke e kthyer në një varr pa identitet.

Me rastin e 50-vjetorit të vdekjes së poetit u bë në qendër të Tiranës varrimi i katërt i poetit.

Varrimi i pestë, 10 qershor 1978

ENVER HOXHA RIVARROS ESHTRAT E VËLLEZËRVE FRASHËRI (1978)

Në qershor të vitit 1978 u organizuan festime me rastin e 100-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Me këtë rast u mundësua sjellja e eshtrave të disa patriotëve, ndër ta edhe të Abdyl Frashërit, si një veprimtar i rëndësishëm i Lidhjes së Prizrenit. Eshtrat e tij u sollën nga Turqia.

Ceremonia në sheshin “Skënderbej” (1978)

Varrimi i pestë, 10 qershor 1978
Varrimi i pestë, 10 qershor 1978
Qeveria komuniste, e cila kishte ndaluar veprimtarinë fetare të të gjitha komuniteteve fetare, organizon në sheshin “Skënderbej” një ceremoni të përbashkët varrimi për Abdyl dhe Naim Frashërin. Eshtrat e Naimit u rinxorën nga vendvarrimi pranë lulishtes së Kryeministrisë.

Nga sheshi “Skënderbej” të vendosur në shtrat topi, eshtrat e dy vëllezërve Frashëri, të shoqëruar nga mijëra banorë, politikanë dhe qeveritarë, u përcollën për në kodrat e liqenit, ku ishte përgatitur një varrezë monumentale për Abdylin e Naimin dhe një varr simbolik (pa eshtra) për Sami Frashërin. Eshtrat e të cilit prehen në Turqi dhe qeveritë turke nuk kanë miratuar në asnjë rast shpërnguljen e këtij intelektuali të shquar edhe për kulturën turke.

Enver Hoxha, drejtuesi i partisë-shtet dhe Kryeministri Mehmet Shehu para varrit monumental, realizuar nga skulptorët e njohur Odhise Paskali dhe Thoma Thomaj (1978).

Mund të ketë edhe një rivarrim tjetër.

“Rruga e Zotitështë e vlefshmepërtëgjithë, nëkëtërrugëmerrkuptim jeta. I lutemZotittëlartësuartë na mbushë me dashuri, të na mundësojë me përkushtim moral dheatdhetar, dukepërbuzuregoizmin, vesin e ulëtdheligësinë”, thanëfjalën e tijkrue i Kryegjyshatës BotëroreBektashiane.

Kryegjyshi botëror bektashi, Baba Mondi.

Kryegjyshi botëror bektashi, Baba Mondi
Kryegjyshi botëror bektashi, Baba Mondi
Naimi mishëron binomin komb dhe fe.

“Rruga e Zotit është e vlefshme për të gjithë, në këtë rrugë merr kuptim jeta. I lutem Zotit të lartësuar të na mbushë me dashuri, të na mundësojë me përkushtim moral dhe atdhetar, duke përbuzur egoizmin, vesin e ulët e ligësinë dhe në këtë këndvështrim poeti i besimit bektashi Naim Frashëri i solli një kuptim të ri hyjnores. Pranohet nga të gjithë se pikëpamjet e tij iluministe shpesh të formuluara sipas modelit bektashi synonin të vendosnin themelet teorike të lëvizjes kombëtare shqiptare, Naimi për ne mishëron binomin komb dhe fe, por ky binom nga regjime të ndryshme u prish duke e zhvarrosur dhe rivarrosur. Ne dëshirojmë që këto vlera t’i rikthehen poetit dhe filozofit bektashi, ndaj nuk mohojmë se dëshirojmë dhe po punojmë që ta kemi përsëri në mesin tonë, në Kryegjyshatë, në këtë vend të shenjtë të mbarë kombit dhe bektashizmit.”

Chloe tregon format e saj të nxehta

0

Ajo i është nënshtruar së fundmi një regjimi të rreptë fitness-i.

Rezultatet në trupin e Chloe Madeley janë të dukshme.

27- vjeçarja ka postuar disa foto të nxehta për fansat.

136 vjet burg për të arratisurit e Drenovës

0

Prokuroria e Korçës ka kërkuar 136 vjet burg për të arratisurit nga burgu i Drenovës.

4 persona u arratisën dhe 5 të tjerë akuzohen si bashkëpunëtorë.

Në çështjen që po gjykohet në Gjykatën e Shkallës së Parë në korçë prokuroria pasi ka ndërtuar kronologjinë e ngjarjes ka kërkuar edhe dënimin e 9 të akuzuarve me 136 vjet burg në total.

Ja dënimet e kërkuara nga prokuroria për të arratisurit:

Admir Tafili 20 vite
Fran Marashi 20 vite
Gezim Guri 20 vite
Artur Gora 10 vite

Dënimet për bashkëpunëtorët:

Alfred Qefalia 10 vjet
Bledian Çela 15 vjet
Albi Meçini 12 vjet
Ervis Lami 18 vjet
Olsi Maçi 11 vjet.

Agon Myftari sjell shfaqjen “Vigjilje” në Prizren

0

Me regji të Agon Myftarit, komedia e errët “Vigjilje” do të shfaqet për adhuruesit e teatrit në Prizren. Kjo shfaqje është e para për këtë vit në Teatrin e Prizrenit.

Puna për realizimin e saj ka filluar qe disa javë dhe provat e para janë mbajtur në një sallë të vogël në teatër, pasi skena ka qenë e zënë me disa projekte të tjera. Megjithatë, realizimi i kësaj shfaqje ka nisur mbarë dhe puna ekipore është duke shkuar mirë, bënë të ditur emisioni Express.

Shfaqja e sjellë historinë e një vejushe e cila para dy vjetëve e humb burrin, një zjarrfikës, i cili vdes në detyrë në përpjekje për ta shpëtuar një bebe nga një ndërtesë që po digjej. Në vend se të mbajë zi, ajo e mban shpirtin e burrit të saj në një kuti dhe shpesh e nxjerr atë për të bërë biseda dhe përqafime të kohëpaskohshme. Pas dy vjetësh ajo cakton takim me një vardisës, një shok të burrit të saj.

Më e veçanta në tërë këtë projekt është se punën e tij me këtë shfaqje, regjisori Agon Myftari ia dedikon babait të tij të ndjerë, aktorit të mirënjohur të filmit dhe teatrit Hazir Myftarit, i cili ndërroi jetë vitin e kaluar.

Arta Selimi, Ernest Malazogu, Alban Morina, Alban Krasniqi, Xhevdet Doda, Liridona Shehu, Rifat Smani janë aktorët e kësaj shfaqjeje, puna e të cilëve kërkon goxha energji këtë herë. Ata do të paraqiten me nga dy role te ndryshme.

Premiera e shfaqjes “Vigjilje” pritet të dalë në fillim të muajit maj.

Për mungesë kuorumi u ndërpre mbledhja e jashtëzakonshme në Malishevë

0

Kuvendi i Komunës së Malishevës, përkatësisht kryesuesi Aziz Thaçi, në bazë të ligjit, me kërkesën e njëmbëdhjetë anëtarëve të kuvendit, për “Gjendjen në arsimin e Komunës së Malishevës” , mirëpo kjo seancë u ndërpre, pasi shumica e anëtarëve të kuvendit, lëshuan sallën, para se të hidhej në votim ky rend i ditës. Paraprakisht, në këtë seancë, ka dhënë betimin, edhe dy anëtarët e rinj të kuvendit, nga radhët e LDK-së, z.Durim Krasniqi dhe Labinot Gashi, të cilët zëvendësojnë Sami Kafexhollin dhe Fatmir Ademajn.

Në fillim të seancës, udhëheqësi i grupit të LDK-së në KK të Malishevës, Januz Kastrati, tha se grupi i LDK-së, nuk është për mbajtjen e seancës, pasi nuk kanë material për këtë pikë të rendit të ditës. Të njëjtën e gjë e tha edhe udhëheqësi i grupit të IQM-së, Avdi Morina, pasi përveç që ka mungesë materiali, për arsimin është diskutuar në mbledhjen e kaluar dhe pritet të diskutohet në mbledhjen e muajit të ardhshëm përsëri.

Përkundër kërkesës nga Valon Hoti i VV-së dhe z.Izet Morina i PDK-së, seanca nuk u mbajt, pasi anëtarët e IQM-së dhe LDK-së, lëshuan sallën, duke shkaktuar mungesë kuorumi.

Jahjaga pranoi kredencialet nga ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga pranoi sot në një ceremoni të veçantë kredencialet nga ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell.

Presidentja Jahjaga e uroi ambasadorin O’Connell për detyrën e re dhe e ofroi mbështetjen e plotë të institucioneve të Republikës së Kosovës gjatë misionit të tij në Kosovë, duke vlerësuar lart mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për popullin e Kosovës dhe procesin e shtetndërtimit.

Në takimin pas ceremonisë, Jahjaga theksoi rëndësinë e vazhdimit të përkrahjes britanike posaçërisht në procesin e integrimit euroatlantik të Kosovës, thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe inkurajimin e investimeve, si dhe në luftimin e dukurive negative, që janë prioritete të të dyja vendeve.

Ambasadori O’Connell theksoi se përkrahja e shtetit të tij për vendin tonë dhe perspektivën e saj evropiane mbetet e palëkundur dhe se Britania është e interesuar të zhvillojë një relacion të fuqishëm dhe jetëgjatë me Republikën e Kosovës. /Telegrafi/

(S)ka konfiskim të pasurisë

0

Lëvizja ‘FOL’ ka organizuar sot në Prizren debatin me temën “Konfiskimi i pasurisë në Kosovë – puna një vjeçare e institucioneve”. Në këtë debat është diskutuar në veçanti puna e Prokurorisë dhe Gjykatave në Komunën e Prizrenit.

Pjesë e panelit ishin Genc Nixha, prokuror në Prokurorinë Themelore dhe, Skender Çoçaj, gjykatës në Gjykatën Themelore të Prizrenit.

Temat e këtij debati ishin: Sfidat Ligjore në fushën e sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme, rezultatet e institucioneve rreth sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurisë dhe niveli i koordinimit të institucioneve të drejtësisë në këtë fushë.

Lidhur me këtë temë, gjykatësi Skender Çoçaj, tha se kjo çështje kohëve të fundit është aktualizuar mjaft dhe ka një rëndësi të veçantë.

“ Ligjit i ri ofron njohuri dhe kapacitete për trajtimin e çështjes në fjalë:, tha ai.

Ndërkaq, duke folur për sfidat lidhur me konfiskimin e pasurisë, ai tha se “regjistrimi dhe posedimi paraqesin vështirësi në trajtimin e lëndëve nga gjykata”.

Në anën tjëtër, prokurori Genc Nixha, lidhur me temën në fjalë, tha se në rastin e konfiskimit të pasurisë dhe faktimin konkret, mund të themi se përgjegjësitë që na përkasin i kemi kryer si duhet, dhe për këtë çështje duhet të jemi mjaft të kujdesshëm”.

“Në trajtimin e duhur të këtyre çështjeve duhet të angazhohen prokurorë më profesional”.

Ai kërkoi koordinim më të madh me policinë dhe gjykatat.

Të pyetur nga gazetarët për ndonjë të dhënë rreth konfiskimit të pasurisë, prokurori Nixha tha se “Prokuroria nuk posedon statistika, ndërkaq gjykatësi, Skender Çoçaj, tha se “Gjykata ka vepruar në disa raste”, të cilat sipas gazetarëve u vlerësuan simbolike./TVPZ

Në flakë pyjet e Ngucatit të Malishevës

0

Janë përfshirë nga flakjet reth 2 hektarë të pyllit që është pronë publike në fshatin Ngucat të Malishevës.

Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin.

Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Selimi: Kosovës nuk i duhet një kryeministër frikacak

0

Duke marr shkas nga deklarata e kryeministrit të Kosovës, që qasje e Forcave të Sigurisë së Kosovës, e më vonë edhe FAK-ut, në pjesën veriore të vendit do të bëhet në marrëveshje me NATO-n, deputeti i parlamentit të Kosovës Rexhep Selimi, tha se Kosova nuk e meriton të udhëhiqet nga një kryeministër që heq dorë nga sovranitetit i shtetit të tij.

“Deklaratat dhe qëndrimet e Kryeministrit sa i përket mos prezencës se FAK ne Veri, përveç se skandaloze, janë edhe mos përmbushje e misionit kushtetues, që do të thotë janë shkelje kushtetuese në dëm të sovranitetit të Republikës. Paramendoje sikur në një vend normal një kryeministër të hiqte dorë nga ruajtja e sovranitetit çfarë do të duhej të ndodhte! Më e pakta do t’i imponohej dorëheqja e kryeministrit, kurse krejt normale do të ishte protesta deri në nxjerrjen nga zyra e një kryeministri frikacak. Kosovës nuk i duhet një kryeministër qyqan i cili dorëzohet kërcënimeve verbale të politikes serbe. Kosova nuk e meriton një kryeministër frikacak siç është Isa Mustafa” tha Selimi për “Bota sot”.

Deklarata se gjithçka rreth Forcave të Armatosura të Kosovës do të bëhen në koordinim me NATO-n, nuk ka dhënë vetëm kryeministri aktual, Isa Mustafa. Madje paraardhësi i tij, tani zëvendës kryeministër e ministër i punëve të jashtme, Hashim Thaçi, pati premtuar se shndërrimi i Forcës së sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës, do të bëhen brenda disa muajsh, gjatë viti 2014, dhe gjithashtu ky proces do të ndodhte sipas tij në koordinim me NATO-n.

Suharekë: Kërcënon policët, prangoset

0

Një person është arrestuar në fshatin Shirok të Suharekës. Sipas policisë, i dyshuari ka kërcënuar zyrtarët policorë, gjatë kryerjes së detyrës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti duke kërcënuar ka penguar zyrtarët policorë, gjatë kryerjes së detyrës”.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”. /PrizrenPress.com/