15.8 C
Prizren
E shtunë, 19 Korrik, 2025
Home Blog Page 7037

Gjykata Speciale po afrohet

0

Gjykata Speciale, e cila do të gjykojë pretendimet për krimet e supozuara të luftës të kryera nga pjesëtarët e UÇK’së, pritet të dërgohet për votim në Kuvendin e Kosovës në fund të këtij muaji, ose në fillim të muajit maj.

Burime të Politiko.net thonë se aktualisht ky është plani kohor i institucioneve kosovare, i koordinuar me bashkësinë ndërkombëtare, përveç nëse do të detyrohet të ndryshojë nga ndonjë zhvillim.

Liderët e dy partive më të mëdha që qeverisin vendin, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, njësoj si dhe Presidentja Atifete Jahjaga, kanë ofruar mbështetjen e tyre të plotë për ngritjen e Gjykatës. Ata kanë pranuar se kjo nuk do të jetë një gjë e lehtë për t’u bërë, por se ky përkushtim është mënyra e vetme për ta hequr një re të zezë që qëndron mbi Kosovë prej se është publikuar Raporti i Këshillit të Europës më 2011.

Partitë opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma, ndërkaq, janë shprehur kundër, duke e quajtur të padrejtë për Kosovën, ndërsa kanë vlerësuar se kështu cenohet edhe integriteti i autonomisë së sistemit të drejtësisë kosovare.

Por, siç pohojnë burime të Politiko.net, në javët në vazhdim presioni ndërkombëtar do të rritet ndjeshëm mbi liderët opozitarë, për ta dhënë votën tyre, në mënyrë që të shmanget Plani B – që është themelimi i Gjykatës Speciale nga Këshilli i Sigurimit të OKB’së. / Politiko.net

Kritikë dhe shfajësim për EULEX-in

0

Dy javë pasi që kishte marrë raportin e ekspertit të pavarur dhe të jashtëm, Jean Paul Jacque, lidhur me hetimet që ai kishte zhvilluar rreth pohimeve për korrupsion në misionin e EULEX-it në Kosovë, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, ka vendosur dje ta bëjë atë raport publik, duke ua dërguar së pari vendeve anëtare dhe deputetëve të Parlamentit Evropian e më pas edhe duke e botuar në tërësi në web faqen e Shërbimit të jashtëm të BE-së në krye të të cilit është ajo.

Mënyra se si u bë publik ky dokument lë përshtypjen më shumë se është një “raport i brendshëm” sesa “i pavarur dhe i jashtëm”, sepse u botua në faqen e misionit të EULEX-it dhe të BE-së, iu dërgua shteteve anëtare dhe deputetëve të Parlamentit, ndërkohë që vetë autori nuk ishte në dispozicion të gazetarëve për pyetje rreth raportit.

Ky raport i cili është pritur me kureshtje që nga koha kur Mogherini kishte emëruar profesorin Jacque të bënte hulumtime rreth mandatit të EULEX-it, nuk ka sqaruar shumë rreth akuzave për korrupsion në këtë mision, por në masë të madhe ka arsyetuar mënyrën se si misioni është marrë me këto çështje. Kritikat janë kryesisht sipërfaqësore dhe më shumë shihen si një “menaxhim” dhe “komunikim i dobët” sesa shkelje në funksionimin e misionit.

Jacque thotë në raport se nuk ka për qëllim të konstatojë nëse ka pasur apo jo korrupsion në mision. Por në disa raste ai thotë se “nuk ka pasur dëshmi” se në mision qëllimisht kanë dashur të mbulojnë gjurmët.

Pas bërjes publik të këtij raporti, një zyrtar i BE-së, i cili foli me gazetarët, me kusht anonimiteti, tha se “raporti në asnjë mënyrë nuk hedh poshtë pohimet se ka pasur korrupsion, por këtë çështje ua lë hetimeve penale që po zhvillohen nga ana e autoriteteve gjyqësore në Kosovë”. Ky zyrtar u zotua se misioni i EULEX-it dhe Bashkimi Evropian do të bëjnë çmos që deri në fund të sqarohen dyshimet për korrupsion. Ai tha se, nëse do të ketë dëshmi, askush nuk do të kursehet pa marrë parasysh se në cilën pozitë është dhe nga cili shtet vjen./koha ditore/

Ymeri: LDK-ja, hisedare në kapjen e shtetit

0

Për të shtunën opozita ka thirrur një protestë, nën moton për ta liruar shtetin nga kapja. Në ballë të saj, për herë të parë do të vihet Visar Ymeri, si kryetar i lëvizjes “Vetëvendosje”.

“Koha Ditore” ka realizuar një intervistë të gjatë me Ymerin, në pjesën e parë të së cilës ka folur për organizimin dhe motivin e protestës. Ai ka konsideruar që LDK-ja, partner i PDK-së në pushtet, është bërë hisedare në kapje të shtetit dhe ka thënë se opozita ka për qëllim që, edhe nëpërmjet presionit në rrugë, të mundësojë që institucionet publike të kthehen kah interesat e qytetarëve dhe të Republikës.

Ai ka shtruar nevojën që kësaj t’i jepet start me dorëheqjen e kryetarit të Kushtetueses, Enver Hasani, ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, me shkarkimin e menaxhmentit të RTK-së dhe të Bordit të ZRRE-së../koha ditore/

Rihanna kapet duke thithur… (Foto/Video)

0

Një video e re e Rihannës te festivali muzikor Coachella e shfaq këngëtaren duke përgatitur një substancë të dyshimtë dhe duke mbajtur hundën e saj.

Video e cila u hodh në Instagram dhe më pas u fshi menjëherë, e tregon yllin 27-vjeçar të ulur në një tryezë me diçka që duket si një tub i hollë i bardhë në duar teksa miqtë kërcejnë rreth saj.

Rihanna duke thith Rihanna duke thith1

https://youtu.be/TKFgPR_UMFE

Thaçi në Beograd – 4000 policë për sigurinë e tij

0

Mediet serbe kanë botuar në ballina lajmin ekskluziv se zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, mund të vizitojë Beogradin në fund të prillit.

Pas vizitës zyrtare të homologut të tij Daçiq në Prishtinë, në konferencën e Ballkanit Perëndimor, burimet e gazetës “Danas” raportojnë se BE po ndihmon organizimin e një vizite të mundshme të Thaçit në Beograd, e para e tij ndonjëherë në kryeqytetin serb, më 24 prill.

Po ashtu, “Danas” raporton se kjo vizite tashmë i ka sjellë kokëçarje shtetit serb i cili duhet të organizojë 4,000 policë për garantimin e sigurisë.

Thaçi, shkruan mediumi serb, mbetet fytyrë e urryer në opinion serb, por burimet e “Danas” njoftojnë se vizita e tij do të ndihmonte shtensionimin e situatës midis Kosovës dhe Serbisë dhe do të ndihmonte dialogun.

Në anën tjetër, burimet pranë liderit të dikurshëm të UÇK-së konfirmojnë se Thaçi e ka konfirmuar pjesëmarrjen në konferencë ku pritet të jenë edhe ministrat e jashtëm Nikola Poposki i Maqedonisë dhe Ivica Daçiq i Serbisë si dhe zyrtarë të tjerë të lartë evropianë si dhe të Kosovës dhe Serbisë.

Në Jemen është vrarë lideri fetar i Al Kaidës

0

Dega e Al Kaidës në Jemen ka deklaruar se nga një sulm i një aeroplani pa pilot është vrarë udhëheqësi I tyre fetar për të cilin është lëshuar një shpërblim prej 5 milionë dollarë.

Al Kaida në llogarinë e tyre në Twiter ka lëshuar një deklarate ku thuhet se të dielën vonë është vrarë Ibrahim al Rubaish së bashku me disa anëtarë të degës së Al Kaidës në Jemen.

Në deklaratë siq transmeton AP, nuk është dhënë se ku ka ndodhur sulmi.

Al Rubaish është liruar nga burgu amerikan Guantanamo në vitin 2006 ku më pastaj është bashkuar me degën e Al Kaidës në Jemen.

Thaçi: Gjykata Speciale, mënyrë e vetme për të larguar “retë e zeza”

0

Një nga qëllimet kryesore të Kosovës është integrimi saj në Bashkimin Evropian, shkruan e përjavshmja sllovene “Reporter”, për çka është e rëndësishme edhe pjesëmarrja e pakicës serbe në pushtet.

Marrëveshja kryesore me Serbinë është arritur në verën e vitit 2013 në Bruksel dhe në kuadër të kësaj marrëveshjeje, shkruan kjo e përjavshme sllovene duke cituar zëvendëskryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin, si dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës janë organizuar edhe zgjedhjet lokale dhe të përgjithshme.

“Serbët tani janë pjesë e Parlamentit të Kosovës dhe në ditët e ardhshme do të jenë prapë pjesë edhe e qeverisë. Kosova është atdhe i të gjithë banorëve të saj dhe së bashku ne mund të ndërtojmë një të ardhme për pjesëmarrje në institucionet shtetërore”, citohet të ketë thënë zëvendëskryeministri Thaçi për “Reporter”.

Me Marrëveshjen e Brukselit, sipas Thaçit, do të krijohet asociacioni i komunave me popullatë serbe, të cilat do të kenë një rëndësi lokale dhe rajonale në fushën e infrastrukturës, të kulturës, arsimit. Por, edhe pse asociacioni nuk do të ketë asnjë funksion legjislativ dhe as ekzekutiv, sipas Thaçit, ai kurrë nuk do të jetë autonomi dhe as nuk do jetë një model i ngjashëm i Republikës Serbe në Bosnjë e Hercegovinë.

“Ky asociacion do të veprojë në përputhje me ligjet e Republikës së Kosovës dhe standardet evropiane të funksionimit të pushtetit lokal”, ka thënë Thaçi.

Në pyetjen e Reporterit se pse nuk e ka marrë postin e kryeministrit pasi ka fituar zgjedhjet e vitit të kaluar, Thaçi është përgjigjur se edhe në Kosovë ka ndodhur ajo çfarë ka ndodhur në vende të tjera, për shembull në Slloveni.

“Kryeministri nuk është nga partia që ka marrë më së shumti vota në zgjedhje as në Slloveni. Partia jonë për së treti herë me radhë ka fituar me një shumicë solide, por ne kemi arritur një marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, në interes të shtetit. Kemi bërë sakrifica dhe kemi krijuar një qeveri stabile të qendrës së djathtë. Qeveria është duke punuar me një shumicë prej dy të tretave të votave në Parlament, koalicioni përfshin të gjitha pakicat që janë në qeveri dhe kjo ishte një zgjidhje e arsyeshme. Ne ramë dakord që zoti Mustafa ta udhëheqë Qeverinë, unë e kam ushtruar tashmë dy mandate dhe me marrëveshje në vitin e ardhshëm zgjedhem President i vendit dhe kjo është një mënyrë për ndarjen e balancuar të pushtetit”, ka thënë Thaçi, transmeton javorja sllovene “Reporter”.

Ai ka thënë se është i gatshëm ta kërkojë edhe votën e qytetarëve të Kosovës dhe është i sigurt se do ta merrte shumicën e votave të tyre, sikur kreu i shtetit të mos zgjedhej nga parlamenti. “Unë jam i përgatitur për të dyja mundësitë, për tetë vjet unë kam bërë politikë me mbështetjen më të madhe në vend. Mendoj se edhe në zgjedhje të drejtpërdrejta do të merrja mbështetjen masive të qytetarëve për President”, ka thënë Thaçi.

Për marrëveshjen e arritur me Beogradin për Gjyqësorin, Thaçi ka thënë se gjyqtarët serbë ngadalë do të integrohen në sistemin e drejtësisë së Kosovës. “Marrëveshja demonstron përparim të mirë, ne jemi shumë të vendosur për të vazhduar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për të arritur marrëveshje të reja. Në fund të fundit, do të ketë një normalizim të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve”, ka thënë ai.

Ndërsa, i pyetur se cili partner është më i rëndësishëm për Kosovën, Shtetet e Bashkuara apo Bashkimi Evropian, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova ka një partneritet të veçantë dhe miqësi të përjetshme me SHBA-të, por ajo është duke bërë përpjekje për t’u integruar në BE, sepse kjo është rruga e vetme e Kosovës.

“Unë besoj se BE-ja do të jetë më e pasur nga një vend i ri, i cili ka një miqësi shumë të ngushtë me Shtetet e Bashkuara. Së fundi, SHBA dhe BE kanë një sistem të vlerave të barabarta për zbatimin e të cilave ne jemi duke bërë përpjekje edhe në Kosovë”, ka thënë Thaçi.

E për sa i përket krijimit të Gjykatës Speciale, zëvendëskryeministri Thaçi, ka thënë se Kosova ka qenë gjithmonë e gatshme për të bashkëpunuar me Tribunalin e Hagës për krime lufte në ish-Jugosllavi dhe të gjithë të akuzuarit nga Kosova kanë shkuar në Hagë vullnetarisht dhe janë liruar.

“Themelimi i Gjykatës nuk është i lehtë, është barrë e rëndë për ne, por kjo është e vetmja mënyrë për të hequr qafe një lloj reje të zezë mbi Kosovën. Gjykata do të veprojë në përputhje me ligjet e Kosovës”, ka thënë Thaçi për të përjavshmen sllovene “Reporter”.

Rama ka marrë dritën jeshile nga SHBA dhe BE për deklaratat për bashkim kombëtar

0

Në një shkrim ku parashikon zhvillime të rëndësishme të politikës rajonale në vitin 2015 gazeta greke “Imerisia” merr në analizë përpjekjet diplomatike të Tiranës dhe Ankarasë për të nxitur njohjen e Kosovës nga Beogradi dhe Qipros Turke nga Athina.

Në të kundërt, kërcënimi direkt apo indirekt, sipas gazetës, është ripërsëritja e një skenari të ngjashëm me atë të Krimesë në Ukrainë, raporton Respublica.

Gazeta shkruan se Ankaraja dhe Tirana konsiderojnë se në kushtet aktuale të një dobësimi politik dhe ekonomik të Athinës dhe Beogradit është më e lehtë që të arrihen disa zgjidhje që pengojnë anëtarësimin e Kosovës dhe Qipros Turke në organizmat ndërkombëtarë.

Po ashtu “Imerisia” thotë se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë dhënë dritën jeshile Tiranës dhe Ankarasë të lëvizin në këtë drejtim. Në këtë kontekst komentohen edhe deklaratat e fundit të kryeministrit Rama për bashkimin kombëtar herët a vonë të e shqiptarëve ose nën ombrellën e Brukselit, ose si një proces i natyrshëm.

Afrim Avdaj: Jam i kënaqur me punën e Spitalit të Prizrenit

0

Drejtori i Spitalit Rajonal “Daut Mustafa” në Prizren Afrim Avdaj thotë se është i kënaqur me përmirësimin e punës në këtë institucion shëndetësor. Ai tregon se ky institucion shëndetësor mbulon 500 mijë banorë të Komunës së Prizrenit, si dhe ata të veriut të Shqipërisë.

“Spitali i Prizrenit mbulon me shërbime mbi 500 mijë banorë të rajonit të Prizrenit”, tregon Avdaj për TVO.

Ai ankohet se një pjesë e aparaturës në këtë institucion është vjetruar dhe kërkon riparime shumë të shtrenjta, siç është rasti me CT-në.

Avdaj thotë se Spitali I Prizrenit meriton buxhet më të madh. Sa i përket listës së barnave esenciale drejtori I Spiatlit Rajonal thotë se shërbimet nga lista vitale e barnave ka qenë mirë e mbuluar.

Ndërkaq, pacientët shprehen të kënaqur me ndryshimet në të mirë të punës në repartin e kirurgjisë. Ndërsa të kënaqur me punën e mjekëve shprehen edhe pacientët edhe përcjellësit e tyre. Edhe në Urgjencë sipas pacientëve ka rregull dhe shërbimet janë të shpejta./TV Opinion/

Kujtim i papërlyer

0

Shkruan: Skender Berisha

Ranë vite shumë e rrëxuan njëri – tjetrin
ndërruan stinë e u zunë mes veti
ndër leqe të shpirtit kujtim mbete
sa herë rash ngusht e thirra detin
u ndeshën shpatëzat e durimit
u shtri dhimbja gjërë e gjatë
vjeshtës sa shumë shpresova
dimrit të gjatë sa shumë vova
po vije ti e prap më kthjelloje
ndër kohë tjera prap diçka më thoje
më binin vetullat deri te këmbët
bukur shpesh më mpiheshin dhëmbët
po vije ti edhe shpejt më zgjoje
në valle jete sa me durim më ftoje
reshën thinja e rrudha pambarim
ti mbete përherë i ri i ëmbël kujtim
14 prill 2015,Prizren