18.9 C
Prizren
E enjte, 17 Korrik, 2025
Home Blog Page 7044

Kryetari i PDK-së në Prizren ecën bashkë me Ramadan Mujën

0

Kryetarin e PDK-së në Prizren, Minir Krasniqin mund  ta pret fati i njëjt i kryetarit të Komunës, Ramadan Muja. Konfirmimi i dënimit nga Gjykata e Apelit, do të jetë fundi politik i Krasniqit.

Në mars të vitit të kaluar Minir Krasniqi ishte dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, ekzekutimi i të cilit është pezulluar për një periudhë 2 vjeçare të verifikimit nëse i pandehuri nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale, dhe me një dënim alternativ të ndalimit të ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik për 18 muaj. Pas dënimit, ai ishte përballur me kërkesën për dorëheqje nga disa anëtarë të Kryesisë së PDK-së në Prizren.

Ndërkaq, kërkesa për dorëheqje pritet të përsëritet nëse Krasniqit bashkë me Mujën dhe shokët e tjerë të Ekzekutivit do t’iu konfirmohet dënimi nga Gjykata e Apelit.

“Minirit i është kërkuar para një viti që të japë dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së në Prizren. Ai në atë mbledhje i është shmangur kësaj kërkese, mirëpo nëse i konfirmohet dënimi nga Gjykata e Apelit sigurisht që prapë do të përballet me të njëjten kërkesë”, tregon një burim brenda PDK-së në Prizren.

Në muajin qershor do të rikthehet në gjykatë kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, kryetari i PDK-së në Prizren, Minir Krasniqi dhe ish-drejtorët e tjerë të Ekzekutivit.

Gjykata e Apelit më në fund ka arritur të caktonte nisjen e shqyrtimit të ankesës së mbrojtjes së Mujës, që e kishin bërë për vendimin e shkallës së parë.

Ish-drejtori i Administratës komunale të Prizrenit Minir Krasniqi bashkë me kryetarin Muja dhe u.d. e drejtorit për Gjeodezsi Avni Ademajn ishin akuzuar se në mënyrë të paligjshme kanë marrë në posedim parcelën e tokës me numër 800/2 m,e sipërfaqe prej 50 mijë metrash katror në vendin e quajtur ‘Boka Boka’ me vlerë prei 100 mijë e 600 eurosh.

Me qëllim të administrimit sa më të lehtë me tokën toka kishte kaluar nga AKP-ja në pronësinë e Komunës së Prizrenit dhe atë vetëm brenda një dite. E toka në fjalë, sipas prokurorisë tre muaj pasi që ishte vënë në emër të komunës i ishte dhënë në shfrytëzim një shkolle private dhe atë pa asnjë kompensim për 40 vite.

E për këto veprime, përfaqësues nga Komuna e Prizrenit ishin akuzuar se i kanë tejkaluar kompetencat që kanë pasur. Por, e tëra pritet të vërtetohet pas përfundimit të fjalëve përfundimtare edhe të mbrojtjes, kur edhe do të shpallet verdikti fajësues apo shfajësues i trupit gjykues të gjyqtare në Prizren.

Kryetari i PDK-së në Prizren, Minir Krasniqi bashkë me kryetarin e Komunës Ramadan Mujën,aktualisht janë duke u përballur edhe me një kallëzim të ri penal.

Hetimet lidhur me këtë kallëzim penal janë iniciuar pas djegies së objektit të –ish “Benaf”-it, i cili objekt është djegur vitin e kaluar.

Muja dhe Krasniqi kanë lidhur kontratë të dëmshme dhe kanë shpërdoruar detyrën apo autoritetin zyrtar.

Ata me “Benaf”-in kanë nënshkruar më 27 qershor 2012 edhe aneks kontratën e dytë për dhënien me qira për katër vjet të tjera,përkatësisht 2016, edhe pse neni 3 i kontratës së parë mes Komunës dhe “Benaf”-it i nënshkruar në vitin 202 parashihet pas periudhës 6 +4 vjet”pa kurrfarë procedure të veçanet qiradhënësit ta lirojë dhe dorëzojë në posedim dhe shfrytëzim të lirë hapësirën dhe objektet lëndore këtu qiradhënësin si pronar”. /PrizrenPress.com/

Kelly Brook zhvishet nga “hackers”

0

Aktorja dhe modelja e njohur angleze Kelly Brook ka rënë sërish pre e “hackers” në internet.

Më shumë se 20 foto të saj janë shpërndarë në rrjetet sociale duke bërë xhiron e botës.

Këto foto të vjedhura tregojnë aktoren seksi duke pozuar për projekte të ndryshme.

Për Kelly Brook kjo nuk është hera e parë që ka rënë pre e këtyre vjedhjeve të shëmtuara të cilat kërkojnë të dëmtojnë imazhin e saj.

Nga ana tjetër në qendër të këtyre vjedhjeve kanë qenë dhe personazhe të tjera, si Jennifer Laërence, Rihanna dhe Kim Kardashian.

Shqiptarja që të lë gojëhapur me linjat seksi (Foto)

0

E re dhe shumë atraktive, lirisht mund të thuhet se është nga ato modele që të lënë gojëhapur me linjat seksi që ka dhe fytyrën unike.

Redona Koci, ka mbaruar studimet e larta për juridik, ndërsa karierën si modele vazhdon ta ushtrojë si profesion të dytë.

Redona Koci2 Redona Koci1

ShBA-Rusi, tjetër “incident” ajror

0

Shtetet e Bashkuara kanë dorëzuar një ankesë zyrtare ndaj Moskës, për shkak të “ndërhyrjes” së një avioni luftarak rus ndaj një avioni zbulimi amerikan në një mënyrë “të pasigurt dhe aspak profesioniste”, ngjarje kjo që duket se ka ndodhur më herët gjatë kësaj jave.

Incidenti mësohet të ketë ndodhur të martën, kur një avion amerikan “RC-135U” ishte duke fluturuar mbi detin Baltik, kur u konfrontua me një avion luftarak rus “SU-27”, zakonisht i përdorur për të përforcuar ‘krahët’ gjatë një sulmi. Pentagoni ka njoftuar se incidenti ka ndodhur në hapësirën ajrore ndërkombëtare, në veri të Polonisë.

Ekuipazhi amerikan i avionit ka bërë të ditur se veprimet e pilotëve rusë ishin “të pasigurta dhe aspak profesioniste, për shkak të agresivitetit të manovrimit që performuan në ajër, shumë pranë me avionin e tyre dhe me një shpejtësi të madhe reagimi”, deklaroi zëdhënësi i Pentagonit, Mark Wright.

Agjencia shtetërore e lajmeve Sputnik raportoi se avioni amerikan ishte duke fluturuar drejt kufirit rus, ndërkohë që transmetuesin e tij e kishte të fikur, siç deklaroi zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Gjeneral-Major Igor Konashenkov. Sipas tij, avioni rus fluturoi menjëherë drejt avionit amerikan dhe në disa raste u përpoq ta identifikonte atë për t’i marrë edhe kodin në pjesën e pasme të tij.

Një zyrtar i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara, USEC, tha se pretendimi për transmetuesin e fikur ishte fals. Wright tha se Pentagoni dhe Departamenti amerikan i Shtetit do të “dorëzojnë ankesën e nevojshme përmes kanaleve diplomatike”, për të sqaruar këtë çështje me Rusinë.

Kjo nuk është hera e parë që Shtetet e Bashkuara janë ankuar në lidhje me incidente të ngjashme që kanë përfshirë të njëjtët tipa avionësh, ashtu sikurse ndodhi edhe një vit më parë mbi detin Okhotsk në Paqësorin perëndimor, ngjarje të cilën zyrtarët amerikanë e quajtën si “një prej më të rrezikshmëve ndër dekada”.

Pentagoni njofton se ka dorëzuar ankesën drejt ushtrisë ruse për këtë incident. Përplasje të tilla mes avionëve të Forcave Ajrore amerikane dhe ruse kanë ndodhur shpesh së fundi, qoftë në Europën Veriore, ashtu dhe në hapësirën midis pjesës më lindore të Federatës Ruse dhe Alaskës. /Top Channel/

Grua e burrë kapen duke vjedhur në Qendrën Tregtare ETC në Prizren

0

Dy shtetas nga Shqipëria janë kapur duke vjedhur në Qendrën Tregtare ETC në Prizren. Policia e Kosovës njofton se të dyshuarit janë grua e burrë (bashkëshortë) nga Shqipëria.

“Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër shtetas te Shqipërisë (bashkëshort) pasi qe njeri prej tyre është kapur ne flagrance nga sigurimi duke vjedhur ne Qendrën Tregtare ETC”, njofton Policia e Kosovës.

Njësiti policor nëpërmes verifikimit të kamerave të sigurisë ka konstatuar se i dyshuari ka kryer vjedhje edhe me datën 16.03.2015 në të njëjtin lokacion në bashkëpunim me bashkëshorten e tij.

Vlera e përgjithshme e gjësendeve të vjedhura sillet rreth 869 euro. Me urdhër te prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Digjet një veturë në Brezovicë

0

Gjatë natës së mbrëmshme, në orët e vona është djegur një veturë e tipit Range Rover.

Ngjarja ka ndodhur në Brezovicë, vend ky i cili aktualisht është shumë i frekuentuar nga pushuesit.

Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për viktima.

Shkaqet e këtij incidenti ende nuk dihen.

Masakra e Tivarit, fajtorë Enveri edhe Fadil Hoxha

0

Komunistët shqiptarë, si ata të Shqipërisë ashtu dhe ata të Kosovës, janë bashkëfajtorë me sllavo-komunistët jugosllavë, të cilët më 1 prill të 1945 masakruar mijëra shqiptarë në Fabrikën e Monopolit në Tivar të Mal të Zi. Dëshmitë e viteve të fundit dhe hulumtimet e bëra nga shumë historianë lidhur me këtë masakër të mijëra shqiptarëve, që ishin rekrutuar nga komunistët jugosllavë nëpër gjithë Kosovën për të luftuar kundër gjermanëve në frontin e Adriatikut, ishte e përgatitur nga komunistët jugosllavë si shenjë hakmarrjeje ndaj rezistencës që kishin bërë forcat nacionaliste në Kosovë. Por, njëkohësisht edhe për të spastruar sa më shumë fuqinë luftuese të shqiptarë të Kosovës.

Dëshmitë e historianëve

Se komunistët shqiptarë të Kosovës, por edhe ata të Shqipërisë e dininë se përgatitej një masakër kundër rekrutëve nga Kosova që ishin mbledhur nga gjithë vendi në Prizren dhe ishin nisur për në Kukës, sipas historianëve, e dëshmon edhe fakti se shumë gjakovarë ishin larguar nga eshalonët, që ishin nisur për në frontin e Adriatikut, me ndihmën e Xhavit Nimanit, Fadil Hoxhës. Edhe pse komunistët shqiptarë të Kosovës edhe ata të Shqipërisë vazhdimisht kishin mohuar se kishin gisht në këtë masakër, apo dinin diç për të, publicisti dhe historiani nga Shqipëria, Uran Butka, përmes librit të tij mbi masakrën e Tivarit ka sjellë dokumente arkivore, të cilat dëshmojnë se udhëheqja e atëhershme komuniste e Shqipërisë, që drejtonte edhe Ushtrinë Nacionalçlirimtare Shqiptare, kishte dijeni për masakrën. Bile, Butka bën bashkëfajtorë edhe vetë drejtuesit e shtetit shqiptar, Hoxhën dhe Ramiz Alinë. Se komunistët –partizanët shqiptarë ishin sjellë keq me rekrutët shqiptarë të Kosovës që dërgoheshin nga Prizreni, përmes territorit shqiptar në Tivar kanë rrëfyer edhe shumë dëshmitarë që kishin provuar masakrën. Kur një i zënë shqiptar nga Kosova i ishte ankuar partizanit shqiptar që ta shpëtonte nga komunistët serbë, partizani shqiptar i ishte përgjigjur: Asgjë nuk po ju bëjnë këta çfarë ju kishin bërë ne. Pas viteve 1990, studiues dhe publicistë të ndryshëm nisën të shkruajnë për masakrën e Tivarit hapur. Shumë shqiptarë që e kishin përjetuar masakrën shpalosën rrëfimet e tyre dhe tashmë për këtë masakër është shkruar mjaft, është hedhur shumë dritë dhe shumëçka është nxjerrë nga harresa. Por, për historianët tanë ende ka çfarë të thuhet.

Bashkëfajësia e shtetit shqiptar

Në një prononcim për “Kosova Sot”, historiani Muhamet Shatri ka thënë se për këtë çështje është filluar të flitet para disa viteve dhe, siç ka thënë ai, është thënë se është një vepër e organeve e organizuar nga kreu komunist jugosllav. Mirëpo, sipas tij, në fillim nuk është thënë për bashkëfajësinë e shtetit shqiptar, konkretisht organeve ushtarake, sidomos të Shkodrës dhe garnizoneve të tjera, të cilët edhe i kanë përcjellë eshalonët e rekrutëve shqiptarë nëpër territorin e Shqipërisë. Ai ka thënë se dëshmitë e nxjerra nga historianët nga arkivat jugosllave, por edhe shqiptare dëshmojnë bashkëfajësinë e organeve të shtetit shqiptar. “Në librin e publicistit dhe historianit Uran Butka për masakrën e Tivarit, dëshmohet në detale përmes kabllogrameve, korrespondencave të Shtabit dhe të Komandës ushtarake të Shkodrës për gjendje dhe veprimet, që janë kryer ndaj rekrutëve, përndjekja dhe zënia e tyre nga organet e shtetit shqiptar dhe kthimin e tyre në rresht të organeve vrastare të Jugosllavisë”, ka thënë historiani Shatri, duke shtuar se në një farë mënyrë hedh poshtë edhe pretendimet e Alisë se Shtetit Shqiptar nuk dinte gjë për masakrën. Ai ka thënë se për masakrën fajtorë janë edhe udhëheqësit komunistë të Kosovës. Sipas tij, Masakra e Tivarit ishte një hakmarrje ndaj forcave nacionaliste në Drenicë dhe në rajonet e tjera shqiptare. Mijëra njerëz ishin mbledhur nga vise të ndryshme të Kosovës dhe ishin vendosur në eshalonë. Por, ka shtuar Shatri, komunistët shqiptarë të Kosovës duke ditur për masakrën, i kanë ndarë njerëzit duke i larguar nga eshaloni që, sipas tij, ishte i dedikuar për likuidim. “Kur ka ardhur puna për t’i rreshtuar në atë eshalonin që ishte i dedikuar për likuidim, komunistët siç ishin Xhavit Nimani, por edhe Fadil Hoxha, në mënyrë të turpshme i kanë ndarë gjakovarët nga rreshti një nga një, duke i lënë ata nga rajoni i Drenicës, Prizrenit dhe Gjilanit ku ka pasur një qëndresë më të fuqishme ndaj ripushtimit jugosllav të Kosovës”, ka thënë historiani Shatri.

Nata e Bartolomeut në Tivar

Edhe historiani Daut Bislimi është shprehur se për masakrën e Tivarit historiografia shqiptare i ka kushtuar rëndësi, por prapëseprapë nuk është folur sa duhet për këtë masakër. Bislimi ka thënë se deri më tani janë bërë shumë studime dhe janë botuar afro 7 monografi studimore për masakrën. Ai ka shtuar se sipas dëshmive, masakra ndaj shqiptarëve, që ishin rekrutuar për t’u dërguar në frontin e Adriatikut ishte e planifikuar, por nuk ishte përmendur dhe është mbajtur sekret, dhe për herë të parë për masakrën ka folur Aleksandër Rankoviqi, gjatë një takimi të komunistëve të Serbisë, por, nga komunistët shqiptarë të Kosovës që kanë udhëhequr me luftën nacionalçlirimtare ishte deklaruar se nuk kanë ditur gjë për atë masakrën edhe pse, sipas Bislimit, në një masë vetë e kanë organizuar. Madje, madje ka thënë ai, është një e dhënë që ka dalë në kohët të fundit, që është botuar nga i ndjeri Zekeria Cana, në ditarin e tij të luftës”, se është ditur mirë se çështja e tragjedisë së Tivarit dhe nga Xhavit Nimani dhe Dragan Ristiqi, të cilët nga mesi i marsit 1945, kanë qenë zyrtarisht në Tiranë dhe ishin kthyer në vend ku ishin të grumbulluar rekrutët shqiptarë që ishin gati të niseshin për Tivar. Siç ka thënë Bislimi, aty tregohet se ata i kanë larguar një grup rekrutësh, sidomos pjesën e rekrutëve gjakovarë. “Këtë më së mirë e sqaron Cana në ditarin tij, dhe kjo na dëshmon se për masakrën kanë ditur komunistët shqiptarë dhe sidomos vetë Enver Hoxha, sepse rekrutët shqiptarë kanë kaluar nga territorin shqiptar dhe dëshmitë vijnë edhe nga vetë përjetuesit e asaj masakre dhe me natën e 31 marsit dhe ditët e 1 prill 1945, ku sipas disa të dhënave janë diku 3 700 veta që janë pushkatuar”, ka thënë Bislimi. /Kosova Sot/

Bota pa kufij e piktores rebele

0

Më së shpeshti e quajnë rebele. Kjo frymë jeton brenda saj për t’u shpërfaqur në disa mënyra. Nis me stilin e veshjes, përfundon tek pëlhura mbi të cilën zbraz ngjyrat. Në atelienë me përmasat e një dhome të zakonshme, në katin e shtatë të një ndërtese banimi në kryeqytet, ngjizet arti i saj rebel. Është mjeti më i fuqishëm për të reflektuar brendinë e saj.

Një prej emrave më të njohur të skenës së artit pamor, vazhdon të mbetet e paluhatur në rrugëtimin e saj. Siç thotë ajo, nuk ka qenë një rrugë e lehtë. Jo rrallë është përballur me paragjykime e sfida. Por, asnjëherë s’i ka shkuar ndër mend të heqë dorë.

Zake Prelvukaj, e diplomuar në Fakultetin e Arteve Figurative – Dega e Pikturës në Universitetin e Prishtinës, më 1990, në klasën e Nysret Salihamixhiqit, në një bisedë për “Kohën Ditore”, përmbledh rrugëtimin e artistik.

“Kushdo që më sheh mua dhe artin tim, thotë se jam rebele”, rrëfen ajo, tek përpiqet t’i japë “shpirt” zjarrit në kaminën në hyrje të ateliesë.

Artistja përballë thirrjes

Përmasat nuk e dallojnë prej një dhome të zakonshme. Por nuk është hiç e tillë. Kuti me ngjyra, brusha, paleta, pëlhura… shihen gjithandej. Të varura në mure janë fotografitë që pasqyrojnë periudha të ndryshme të jetës së saj. Në një prej tyre Prelvukaj shihet përkrah ish-Presidentit Bill Clinton, e në një tjetër me piktorin shqiptar të përmasave botërore, Omer Kaleshi. Në ambientin ku ajo kalon pjesën më të madhe të jetës së saj, dominojnë pikturat. Ato janë të periudhave, cikleve e teknikave të ndryshme.

“Arti është shumë miks dhe nëse filloj duhen dy ditë për ta shpjeguar”, thotë Prelvukaj kur bie fjala për bagazhin e saj artistik. Pastaj bën një kapërcim për të komentuar atelienë, vend në të cilin, siç thotë, ajo, ndodh që gati një javë të tërë të mos e vizitoj fare.

“Por ndodh që ndoshta çdo natë, tri katër net rresht jam këtu. Natën, ditën kurdo. Këtu dal vetëm kur më thërret puna vetë. Të thërret, je këtu. Nuk të thërret puna, nuk je këtu. Nuk ka artificialitet dhe mënyra e artistit për t’iu përgjigjur ndjenjës së vet nuk është bash e lehtë”, thotë Prelvukaj./Koha Ditore/

Hasjanët ende besojnë në gur e dru

0

Banorët e Hasit, gjatë së kaluarës kanë besuar më së shumti në gurë dhe në dru dhe për këtë arsye kjo formë e besimit është trashëguar deri në ditët e sotme, ku ende ruhen gjurmë të besimit në gurë dhe në dru. Shumë banorë hasjanë besojnë edhe sot e kësaj dite në objekte të tilla.

Prof.dr. Nexhat Çoçaj shpjegon për “Kosova Sot” se si banorët e kësaj ane janë ende të lidhur me gurët dhe drunjtë.

Sipas tij, në malin Pashtrik ekziston një gur, që ka formën e kasolles me dy hyrje, për të cilin hasjanët besojnë se është vend i shenjët, është edhe si vend shërim i grave sterile./Kosova Sot/

Drejtësia e infektuar nga korrupsioni

0

Njohës të çështjeve ligjore thonë se politikanët përmes njerëzve të tyre në drejtësi, po ndërhyjnë aty dhe po zgjidhin çdo lloj lënde problematike në favor të tyre.

Avokati Tomë Gashi thotë se gjendja e tanishme në institucionet e drejtësisë i konvenon politikës.

Ai thotë se politika është e futur thellë në institucionet e drejtësisë, andaj sipas tij, Kosova është larg një sistemi të mirëfilltë të drejtësisë.

“Politikanët e fuqishëm dhe grupe të interesit përmes njerëzve që janë futur në institucionet e drejtësisë, posaçërisht në Prokurori. Me përdorimin e tyre dhe të policisë mund të eliminojnë përmes sistemit juridik secilin që nuk është i dëgjueshëm deri në nënshtrim”, thotë Gashi për Kosova Sot.

“Nëse politikanët kanë ndonjë akuzë të dikujt, që është interesi i tyre, përmes njerëzve të vet kryejnë çdo lënë problematike për miqtë e tyre, të afërmit dhe biznesmenët e lidhur me ta. Ne jemi larg sistemit të drejtësisë juridike, sepse mungon vullneti politik për një sistem të qëndrueshëm, të fortë juridik”, thotë Gashi.

Ndërkaq, Riza Smaka nga AAK thotë se është korrupsioni ai që ka “infektuar” sistemin e drejtësisë. Ai thotë se Prokuroria nuk po funksion pikërisht për këtë shkak.

“Me luftimin e korrupsionit duhet të merret Prokuroria por për fat të keq ajo nuk funksion. Ka shkaqe të shumta për këtë, ndër të tjera edhe korrupsioni që e ka infektuar prokurorinë, prandaj do të duhej që pikërisht këtu të niste pastrimi, në këtë substancë të infektuar të krijohej një Prokurori e shëndetshme në pikëpamje morale, profesionale dhe organizative”, thotë Smaka. /Kosova Sot/