Home Blog Page 7043

Opozita: Policia dhe prokuroria ta zbatojnë ligjin dhe jo urdhërat politikë

0

Policia dhe Prokuroria e shtetit, është duke shkelur mbi ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, dhe ka ditë që ka filluar ndjekjen ose kërcënimin e deputetëve të zgjedhur, përfaqësues legjitimë të popullit.

Këto organe vetëm pak ditë më parë, në kundërshtim me ligjin dhe pa fletarrest të lëshuar nga Gjykata, arrestuan Albin Kurtin, ndërkohë që policia keqtrajtoi dhe rrahu në zyrat e saj, aktivistë të opozitës, me motivacionin se kanë qenë pjesëmarrës të protestës për lirimin e Albin Kurtit.

Poashtu, policia dhe prokuroria po krijojnë një atmosferë kërcënuese ndaj opozitës, me komunikimin e tyre tejet joprofesionalë, me telefonata urdhëruese ndaj udhëheqësve të opozitës, e me fjalor të rëndë ndaj qytetarëve dhe aktivistëve.

E gjithë kjo është krejt e pakuptimtë, në kohën kur të njëjtat institucione të rendit dhe të ligjit, po i lirojnë bijtë e njerëzve të pushtetshëm, të cilët akuzohen për krime të vogla e të mëdha, që nga therjet e deri te tenderët e jashtëligjshëm.

Në një situatë të tillë u bëjmë thirrje institucioneve dhe organeve të rendit që të ndryshojnë qasjen e tyre dhe të mos bëhen mjet i kërcënimit të opozitës, si në regjimet totalitare, aq më tepër duke u bërë levë e legjitimimit të dy marrëveshjeve kundërkushtetuese të nënshkruara nga Qeveria.

I bëjmë thirrje Policisë së Kosovës, prokurorëve dhe punonjësve të rendit, që në situatën e krijuar të veprojnë në përputhje me ligjin, rregulloret e tyre, si dhe në interes të qytetarëve.
Ju jeni të obliguar që ta respektoni demokracinë në këtë vend, prandaj mos dëgjoni urdhrat politikë por veproni në bazë të ligjit.

Hashim mos ma vrit këtë ëndërr për të studiuar!

0

Shkruan: Edona Gashi

Deri tani çdo ëndërr e imja është vrarë nga hajnat brenda në Qeveri, të lirë e kisha vetëm ëndrrën për studime.

Të dashur studentë dhe kolegë, nuk mund ta fajsojmë Rektorin nëse ne nuk kemi kapacitet të arrijmë t’i kryejm provimet në fakultetet që ne studiojmë…

Të dashur studentë e kolegë, stop jetës luksoze si, kafeve, diskotekave dhe askund fakultetit.

Të dashur studentë dhe une si çdo student tjetër, më është dashur të punojë dhe nese unë se zë kushtin, nuk e fajsoj Rektorin për këtë.

Ndërsa ju hajna diplomash që jeni brenda në Qeveri, e di që tani do e keni të veshtirë t’i blini studentët për vota me nga një Diplomë sepse Rektori nuk do ta lejojë këtë asnjëherë.

Hashim ma kthe ëndrrën për të studiuar e lirë, Hashim m’i kthe të lutem ëndrrat që m’i vodhe të jetojë e lirë në vendin që derdhën gjak prindërit tanë, Hashim të lutem më kthe parat që vjedh çdo ditë nga ne populli, Hashim të lutem me kthe prap emrin Student sepse ma more në momentin që shkarkove Rektorin.

Unë nuk dua të jem PDK që nenkupton që asnjëherë nuk do me lejohet të perfundoj studimet në fakultetin që une studioj, nevojitet patjeter të jesh PDK, përndryshe asnjëherë nuk kalon.

Të lutem më kthe emrin student!

Edona Gashi, studente e UP-së Nenkryetare e ARK-së Klinë ,nenkryetare e Klubit Letrar Zahir Pajazit

Vetura pa shofer godet dy persona në Malishevë

0

Dy persona janë lënduar nga një veturë në Malishevë. Policia njofton aksidenti ka ndodhur për shkak mungesë së sigurisë së veturës nga vozitësi.

“ I dyshuari e kishte parkuar veturën e tij dhe nuk e kishte siguruar në mënyrë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.

“I dyshuari derisa kishte zbritur nga automjeti, kishte lëvizur prapa vetura dhe e kishte goditur viktimën, si dhe lëndime kishte pësuar edhe vetë i dyshuari”.

“Të lënduarve u është ofruar tretman mjekësor dhe janë dërguar në QKUK-Prishtinë”./PrizrenPress.com/

Kapet hajni i një shtëpie në Prizren

0

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Frashri” në Prizren. Policia njofton se është arrestuar personi i dyshuar për vjedhje.

“Njësitë e Hetuesisë kanë arritur që ta identifikojnë dhe arrestojnë një mashkull K/Shqiptar si të dyshuar për vjedhje në shtëpinë e një femre shtetase e huaj”,njofton PK-ja.

I dyshuari pas intervistës me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./PrizrenPress.com/

Kërkohet shkarkimi i Kujtim Gashit

0

Përfaqësues të NDS-së dëshirojnë të shkarkojnë Kujtim Gashin nga posti i kryetarit të Kuvendit Komunal në Prizren. Për të arritur këtë qëllim, ky subjekt politik ka kërkuar edhe ndihmën e LDK-së.

Këshilltari i LDK-së Haziz Hodaj ka konfirmuar për KD-në se kanë marrë ftesë nga NDS-ja për t’u bërë pjesë e iniciativës së shkarkimit të Gashit.

NDS-së është pjesë e koalicionit të PDK-së në Prizren

Jahjaga, me propozim për zgjidhjen e krizës?

0

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese përmbajtjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për Asociaocionin e Komunave me shumicë serbe.

Burime të sigurta të Top Channel, të konfirmuara nga pozita dhe opozita, kanë treguar se presidentja Jahjaga u ka propozuar liderëve të pozitës dhe opozitës që në kuadër të kompetencave kushtetuese që ka dhe për shkak të gjendjes së krijuar, ajo vetë t’i drejtohet Gjykatës për t’i kërkuar shpjegime rreth marrëveshjes për Asociacionin e Komunave.

Jahjaga do të konsultojë edhe sot pasdite përfaqësuesit pozitës dhe opozitës dhe nëse pajtohen të dyja palët, Presidentja po mendon që lëndën në Kushtetuese ta depozitojë të premten, para fillimit të seancës parlamentare.

Zyra e Presidentes Atifete Jahjaga nuk ka dashur të flasë në detaje për propozimin e Jahjagës, por ka treguar për Top Channel se Presidentja është në konsultim me partitë parlamentare dhe po vlerëson ndërmarrjen e hapave të mëtejshëm.

Top Channel ka mësuar se kjo ide kompromisi e Presidentes ka gjetur mbështetjen edhe të ambasadave të kuintit, ndërsa nga data e depozitimit në Kushtetuese, kjo Gjykatë ka në dispozicion 60 ditë për të kthyer përgjigje.

Robert De Niro do të jetë Millosheviqi në filmin për krimet serbe

0

Xhirimet do të fillojnë në vitin 2016 në Serbi, Suedi, SHBA dhe në Mal të Zi.

Robert De Niro do të luajë rolin e diktatorit serb Sllobodan Millosheviç në një film të ri hollivudian. Filmi temë kryesore do të ketë kriminelin serb Zheljko Razhnjatoviç- Arkan, i njohur për krimet në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë. De Niro ka shfaqur interes për të luajtur këtë rol.
Sipas tyre, emri i filmit do të jetë “Kërcimi i Tigrit”, kurse rolin e Millosheviçit ka gjasa ta luajë Robert De Niro.

Ende nuk dihet kush do të luajë rolin e Arkanit, por thuhet se kanë qenë të interesuar disa aktorë serbë. Rolin e bashkëshortes së Arkanit, këngëtares serbe Ceca, mendohet se do ta luajë aktorja e njohur Eva Mendez, shkruan Mapo.

Xhirimet do të fillojnë në vitin 2016 në Serbi, Suedi, SHBA dhe në Mal të Zi. Buxheti i filmit do të jetë 7.5 milionë Dollarë, kurse producentët shpresojnë se do të arrijnë sukses të madh në tregun e Evropës Lindore dhe në Rusi.

Filloi ndërtimi i shkollës së re në Nishor

0

Shkolla e re në fshatin Nishor ka filluar të ndërtohet. Komuna e Suharekës në bashkëpunim me Motrën Johana, kanë nënshkruar marrëveshjen, ku motra Johana do të investojë 25 mijë euro për fazën e parë të ndërtimit, ndërsa Komuna pjesën tjetër./therandapost.com/

Delawie: Kuvendi nuk është vend për armë

0

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka komentuar ngjarjet e fundit rreth bllokadës së Kuvendit të Kosovës nga ana e opozitës, duke thënë se pamjet e tilla nuk paraqesin pasqyrë të një vendi politikisht stabil.

Duke komentuar raportet mediale anembanë botës rreth ngjarjeve të fundit në Kosovë, ai ka thënë se vazhdimi i bllokadës së Kuvendit të Kosovës me konfrontime do të pengojë vendin në synimet e tij për integrime evropiane.

“Kuvendi nuk është vend për armë, për pengesa, ose për dhunë. Nëse vazhdon ky konfrontim, e ardhmja e Kosovës në Evropë do të vonohet, si dëmi më i vogël në skenarin më të mirë. I dëshiroj presidentes Jahjaga gjithë të mirat në përpjekjet e saj për të promovuar dialogun politik”, ka thënë ambasadori Delawie, gjatë një takimi me pjesëtarë të komunitetit të biznesit në një ngjarje të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK).

Delawie ka shtuar se zgjidhja e këtij qorrsokaku politik dhe një Kuvend funksional janë të nevojshëm për të përmirësuar ekonominë, të sjellin Kosovën më afër anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në UNESCO, si dhe të ndihmojnë përpjekjet e Kosovës për liberalizim të vizave.

Rikujtojmë se partitë opozitare Lëvizja Vetëvendosje!, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma për Kosovën, kanë pamundësuar mbajtjen e tri seancave të fundit të Kuvendit, fillimisht duke hedhur vezë, pastaj gazin lotsjellës, duke kundërshtuar demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Partitë opozitare këmbëngulin se pa tërheqjen e nënshkrimeve të këtyre marrëveshjeve nuk do të lejojnë mbajtjen e seancave të Kuvendit të Kosovës./KosovaLive

Bajrami shfuqizon vendimin për shkarkimin e rektorit Zejnullahu

0

Ministri i Arsimit Shkencës Arsim Bajrami, ka vendosur ta shfuqizojë vendimin e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës për shkarkimin e rektorit Ramadan Zejnullahu.

Në një njoftim për media të ministrisë së arsimit thuhet:

Ministri i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në mbështetje të dispozitave të neneve 4, 21, 22 të Ligjit Nr. 03/L-189 për Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës (Gazeta Zyrtare, Nr. 82, 21 tetor 2010), dispozitave të nenit 8 dhe shtojcën 6 të Rregullores nr. 02/2011 për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive (Gazeta Zyrtare, Nr. 1, 18 prill 2011), dispozitave të nenit 6, paragrafi 1.13 të Ligjit Nr. 04/L-037 për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës (Gazeta Zyrtare nr. 14, 9 shtator 2011), si dhe dispozitave të nenit 93, pika 93.4 dhe nenit 101, pika 101.1 të Ligjit Nr. 02/L-28 për Procedurën Administrative (Gazeta zyrtare nr. 8, 1 janar 2007), merr këtë:

V E N D I M

I. SHFUQIZOHET Vendimi Nr. Prot: 2/378 , i datës 21.10.2015, i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” për shkarkimin e Rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

II. Pavlefshmëria absolute e Vendimit Nr. Prot: 2/378, i datës 21.10.2015, e shpallur përmes këtij vendimi, ka efekt juridik në kuptim të Ligjit nr. 02/L-28 për Procedurën Administrative.

III. OBLIGOHEN organet e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” për zbatimin e këtij vendimi.

IV. OBLIGOHET Departamenti i Inspeksionit të Arsimit, që në pajtim me Ligjin Nr. 2004/37 për Inspeksionin e Arsimit në Kosovë të inspektoj zbatimin e këtij vendimi dhe kontrollin periodik të ligjshmërisë në institucion.

V. Vendimi hyn në fuqi nga dita e nënshkrimit.

A r s y e t i m

Duke u mbështetur në dispozitat e lartshënuara dhe duke marr parasysh se procedura për shkarkimin e Rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” është iniciuar në kundërshtim me paragrafin 2, pika 2.2 të nenit 31 të Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, përbën rast për pavlefshmëri absolute të Vendimit të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, sipas pikës d) të nenit 92 të Ligjit Nr. 02/L-28 për Procedurën Administrative. Sa më sipër, u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi.

Këshillë juridike: Kundër këtij vendimi të Ministrit, pala e pakënaqur mund të inicioj konflikt administrativ në gjykatën kompetente, brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh, nga dita në të cilën i është dorëzuar vendimi.

Vendmi i ministrit Prof. Dr. Arsim Bajrami iu dërgua:
– Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”;
– Rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”;
– Sekretarit të Përgjithshëm të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”;
– Sekretarit të Përgjithshëm të MAShT;
– Departamentit të Inspeksionit të Arsimit në MAShT;