22.7 C
Prizren
E enjte, 17 Korrik, 2025
Home Blog Page 7045

Analistët dyshojnë se edhe EULEX-i është kapur nga pushteti

0

Për një shoqëri të infiltruar nga krimi i organizuar, ka folur shefi i EULEX-it, Gabriele Meucci, në një reportazh të publikuar në një gazetë zvicerane.

Por, analistët kosovarë shprehen se nga korruptimi nuk kanë shpëtuar as pjesëtarët e EULEX-it, e madje edhe i kanë përkrahur të korruptuarit, raporton KTV.

Shpend Kursani shprehet se EULEX-i ka përkrahur të korruptuarit në Kosovë.

Derisa është pyetur për atë që Meucci e ka cilësuar si gjueti shtrigash ndaj EULEX-it, Kursani është shprehur se në fakt, nga pritjet që kosovarët kanë pasur prej misionit evropian, janë kursyer nga kritikat.

E për një kapje të misionit të EULEX-it nga pushteti, flet edhe Krenar Shala, që thotë se kjo ka qenë një nga arsyet që edhe sistemi i drejtësisë nuk ka arritur të përmirësohet.

Rrugëtimi “luksoz” i viçit drejt Brezovicës (Foto)

0

Rrugës për kompleksin Brezovica para pak çastesh është nisur edhe një viç.

Mirëpo, këtë rrugë është duke e bërë në një mënyrë të në veçantë. Ky viç është futur në bagazhin e një veture.

Express sjell edhe fotot nga kjo ngjarje pazakontë./GazetaExpress/

Vici ne veture1 Vici ne veture

Reagojnë historianët: Turp i madh, manipulimi me listat e luftëtarëve

0

Pas publikimit të listave të dëshmorëve, veteranëve, pjesëtarëve dhe invalidëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka reaguar Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”- Dega në Deçan, duke konsideruar se është shkelur mbi kontributin e atyre që dhanë në luftën e fundit.

“Publikimi i listave të veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të Zonës Operative të Rrafshit të Dukagjinit, është një dëshmi se kontributi i atyre djemve dhe vajzave që kapën pushkën dhe u rreshtuan në kauzën kombëtare, e sot në Kosovën e lirë e të pavarur të mos vlerësohet, është turp shumë i madh”, thuhet në reagimin e kësaj shoqate.

Sipas historianëve është turp i madh dhe i pashlyeshëm të mos ju njihet e drejta e luftëtarit atyre që kanë shkuar në Shqipëri për armatim, duke rrezikuar jetën e tyre, pastaj duke u rikthyer në Kosovë dhe duke qëndruar në ballë të pikave të luftës posaçërisht nga fundi i muajit maj e deri në gjysmën e muajit shtator 1998 (fjala është për Isniq).

“Në mesin e tyre ka njerëz që kurrë nuk e kanë parë frontin e luftës me sy, e as që e kanë ditur se ku janë pikat e luftës. Marre mos me ju njofto kontributi atyre që luftuan dhe që sakrifikuan jetën për lirinë e Kosovës. Historia një ditë, do t’i dënoj ata që shkelen mbi kontributin e tjetrit”, thuhet në reagim të histirianëve të cilët i konsiderojnë listat e veteranëve të manipuluara./PrizrenPress.com/

Limaj në Malishevë, bënë thirrje për protestë masovike

0

Kryetari partisë Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, ka bërë thirrje për pjesëmarrje sa më masovike në protestën kundër kapjes së shtetit, për një protestë paqësore dhe dinjitoze, e cila do të jetë në të mirë të qytetarëve të Kosovës që do të mbahet më 18 prill në Prishtinë.

Këto deklarata ai i ka bërë gjatë një takimi me të gjitha strukturat e degës së Nisma-s në Malishevë me rastin e shënimit të një vjetorit të themelimit të këtij subjekti politik.

“Partitë opozitare me 18 prill do të mbajnë një protestë paqësore, ku natyrisht Nisma nuk proteston kundër individëve, por thirret kundër fenomeneve negative dhe kapjes së shtetit. Të gjithë duhet të protestojnë kundër atyre që e kanë kapur shtetin, pra dhe ky është vizioni ynë, të protestojmë kundër fenomeneve negative që po bllokojnë dhe stopojnë vendin. Prandaj motoja e kësaj proteste është ‘ç’kapja e shtetit’, dhe kjo nuk njeh parti, sepse është në interes të të gjithë neve”, tha Limaj.

Ndërsa, Kryetari degës së Nisma-s në Malishevë, Ragip Begaj, tha se Nisma në Malishevë është duke u mobilizuar mirë për të marr pjesë në protestën paqësore që do të mbahet më 18 Prill në Prishtinë.

Të rikujtojmë se tre liderët e partive më të mëdha opozitare në vend të mërkurën kanë mbajtur një takim ku kanë diskutuar lidhur me protestën kundër ‘kapjes së shtetit’, që është paralajmëruar për datën 18 prill në ora 14:00 ndërsa nisja është thënë se do të bëhet nga sheshi “Zahir Pajaziti”./PrizrenPress.com/

Kapet në Morinë shtetasi nga Kosova i kërkuar ndërkombëtarisht

0

Shtetasi kosovar Ferid Toska,i shpallur në kërkim ndërkombëtar është kapur dhe ndaluar sot në pikën kufitare të Morinës. Lajmi bëhet i ditur nga Policia e Shtetit shqiptar, e cila sqaron se ndalimi është bërë në Pikën e kalimit KufitarMorinë, në hyrje, nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare Morinë , gjatë përpunimit të dokumentacionit të shtetasve për në hyrje në Shqipëri.

Nga ky verifikim u kap shtetasi kosovar Ferid Toska, vjeç 48, banues në Pejë,pasi ishte i shpallurnë kërkim ndërkombëtar, nga organet e Drejtësisë N.C.B Romë Itali, për veprat penale “Vjedhje me dhunë “ dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”. Gjithashtu policia njofton se po në Pikën e kalimit KufitarMorinë, në hyrje, nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare Morinë , gjatë përpunimit të dokumentacionit të shtetasve për në hyrje në Shqipëri ,u kap shtetasi në kërkim ndërkombëtar,Skënder Driza, vjeç 45, banues në Shijak, pasi Gjykata Catanzari/Itali, ka lëshuar urdhrin e arrestit nr. 157/05 RMC, datë 02.11.2005, e ka dënuar me 20 vjet burg, për “Shfrytëzim prostitucioni” e“Bashkëpunim në organizatë kriminale”.

Arrestohen tre persona në Prizren

0

Tre persona janë arrestuar nga policia në Prizren. Arrestimi i tyre është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore. Dy prej të arrestuarve janë liruar, ndërkaq njëri ka mbetur në mbajtje.

Raporti i plotë pa ndërhyrje i Policisë së Kosovës

Rr. Ali Hadri, Prizren 10.04.2015-09:10. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar i njëjti është dërguar në seancë Gjyqësorë pas seancës është liruar.

Rr. Tropoja, Prizren 10.04.2015-08:40. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit në kohëzgjatje prej 7 ditëve.

Rr. Sali Saramati, Prizren 10.04.2015-14:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pasi që ka kryer obligimet ndaj Gjykatës është liruar.

Libri ngre dolli me kafe

0

Disa thonë se lumturia nuk është gjë tjetër sesa një libër i mirë dhe aroma e një kafeje të sapobërë. Kështu libri gjen aleatin e vet në formën e një kafeneje-librari, një tendencë mes pasionit të letrave dhe shpirtit sipërmarrës që prej kohësh ka gjetur vend edhe në kryeqytetin tonë.

Kafe-libraritë apo libraritë kafene, një vend ku gjen një libër të mirë, një kohë të mirë, një kafe dhe një komunitet…

Nga Suadela Balliu

Nëse do të doje të takoje për të intervistuar shkrimtarin e njohur Fatos Kongoli, nuk ishte një sekret –as për një rishtare në gazetari –se atë e gjeje pa dyshim në kafenenë librari “Friend’s Book House”. Edhe kur kthehet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si para pak kohësh për promovimin e librit “Gjemia e mbytur”, nuk e braktis ritualin e vjetër duke i çuar gazetarët atje, në shenjtëroren e tij, në sallën e leximit në katin e nëndheshëm, duke folur me atë zërin tipik, të qetë dhe të ulët…

Të tjerë shkrimtarë, akademikë, ithtarë të librit gjejnë strehë e prehje në vende të tilla, ku libri bëhet mik me një filxhan të mirë kafeje dhe pak muzikë të mirë.

Disa thonë se lumturia nuk është gjë tjetër sesa një libër i mirë dhe aroma e një kafeje të sapobërë. Kështu libri gjen aleatin e vet në formën e një kafeneje-librari, një tendencë mes pasionit të letrave dhe shpirtit sipërmarrës, që prej kohësh ka gjetur vend edhe në kryeqytetin tonë. Edhe pse jo shumë e përhapur, i numëron disa syresh në zona të ndryshme të Tiranës, që prej vitesh i kanë mbledhur ithtarët e tyre, të cilët tashmë janë shndërruar në komunitete të ngjashmish ku shkëmbehen shije letërsie dhe biseda të këndshme.

Për të krijuar një hartë të këtyre kafeneve-librari, vitin e shkuar, në Ditën Botërore të Librit, 23 Prill, Ministria e Kulturës shpalli nismën “Një kafe & një libër”.

Duke parë interesin e disa bareve në Tiranë që nxisin të rinjtë drejt librit apo aktiviteteve me natyrë letrare, Ministria e Kulturës e pa të duhur t’u ofronte ofruar partneritet këtyre sipërmarrjeve.

Synimi i vërtetë ishte nxitja e të rinjve drejt një kohe të lirë aktive, të angazhuar me kulturën e librit, ku përfshihen promovime autorësh, përkthyesish, botuesish, redaktorësh, lexime publike me aktorë apo me vetë protagonistët e letërsisë. Kjo do të rriste potencialisht edhe rolin e kafeve të tilla si streha lexuesish dhe shkrimtarësh të rinj premtues, që mund të nxiten, sikundër e ka treguar përvoja europiane dhe botërore e letërsisë, nga një klimë e tillë pozitive ndaj artit dhe letërsisë.

Për realizimin e nismës, ministria bëri një thirrje për të gjitha subjektet që dëshironin t’i bashkoheshin idesë, sigurisht duke përmbushur më parë disa kritere të vendosura si; garantimi i hapësirave leximore dhe promovuese në mjedise të përshtatshme me jo më pak se 100 libra të ekspozuar në rafte të hapura për klientët, të kryejnë të paktën një promovim në muaj (autor, përkthyes, libër, kolanë, lexime publike vepre), të krijojnë, nëse nuk kanë, faqe të posaçme në rrjetet sociale, si edhe të kenë një kalendar 3 dhe 6-mujor aktivitetesh të shpallura që më parë.

Presim miq…në shtëpinë e librit

Një vit më pas, në faqen online që është krijuar “Rrjeti i kafeve letrare” gjen disa të tilla që i janë bashkuar nismës, ndër to Friend’s Book House, E Për7shme, Tirana Times, Tirana Ekspres, Zenit, Bar Radio, Artizan. Duke klikuar më tej, përveç hartës virtuale me informacione praktike, gjen të publikuara edhe aktivitetet letrare që zhvillohen në këto mjedise.

Shtëpia e miqve të librit apo siç e njohin të gjithë frekuentuesit, por edhe kalimtarët në rrugën Sami Frashëri, pranë Drejtorisë së Policisë, është edhe e para librari –kafe në Shqipëri, e cila i hapi dyert për publikun më 25 tetor të vitit 2001

Nuk ishte rastësisht ideja e themeluesve ta zhvillonin idenë nga një librari klasike në një librari-kafe. Kjo ndodhi 10 vjet pas hapjes së të parës librari private në Shqipëri. ‘International Book shop AMA’, në qoshen e parkut Rinia, e cila asokohe u bë vendndalesa e shkrimtarëve, politikanëve të ardhshëm, publicistëve të rinj, gazetarëve, studentëve, të moshuarve, prindërve dhe fëmijëve.

“Kuptuam se hapësira në dispozicion të librave dhe lexuesve duhej zmadhuar, distanca midis librave dhe lexuesve duhej ngushtuar, koha në dispozicion të librave dhe lexuesve duhej shtuar, komoditeti në marrëdhënien me librin duhej përmirësuar dhe motoja udhëheqëse ishte: ‘Libra për të gjithë –sipas interesave dhe mundësive’. Jo të gjithë kanë kohë, mundësi dhe parà ta blejnë librin, ka lexues që duan ta studiojnë në bibliotekë, siç ka lexues që kanë nevojë të komunikojnë me njëri – tjetrin për librin, ka grupe lexuesish që kanë nevojë të takojnë shkrimtare dhe botues, siç ka shkrimtarë dhe përkthyes që kanë nevojë të përballen me lexuesin”,- shprehet Ferhat Muhedini, nga Friend’s Book House.

Librari – kafe, bibliotekë “Friend’s Book House” është një kompleks shërbimesh për lexuesit dhe librin. Nuk është vetëm një kafene, një bar, një dhomë çaji, një librari, një bibliotekë, sallë leximi apo një qendër informacioni e promovimi. Nuk ofrohen vetëm kafe apo pije standarde, ofrohet ngrohtësi në produkte shtëpie që mund t’i shijosh në faqe librash.

“Salla e leximit është krenaria jone. Që kur u hap, pati një “Uaauu!” me gëzim nga ata që e kishin dashur të ndodhte kjo. Ajo është edhe zemra e “Friend’s Book House”, vendi ku studiohet dhe lexohet ose konsumohet produkti i barit thjesht nën arredimin e librave, arredim i cili mban tërësisht firmën e familjes sime, sepse ne kemi dashur të ngremë një shtëpi, ku të ndihesh si në shtëpi, ku zhvillohen aktivitete letrare shpesh, disa herë gjatë muajit dhe ku ndihesh shumë mirë, ku veshët të dëgjojnë vetëm muzikën e fjalëve të shkrimtareve, larg zhurmës e politikës”- vijon Muhedini, i cili pas 13 vitesh në këtë sipërmarrje – ku shprehet se e dashamirës nga e gjithë Shqipëria, Kosova e Maqedonia kanë kërkuar dhe marrë eksperiencë për hapjen e qendrave të ngjashme – iu bashkua rrjetit të librari- kafeneve, fill pas thirrjes së Ministrisë së Kulturës në vitin 2014.

Në Tiranë është kohë leximesh

Një tjetër kafe-librari e pozicionuar në rrugën “Andon Zako Çajupi” në kryeqytet, është edhe “Tirana Times”. E ka nisur aktivitetin në vitin 2008, por deri dy vjet më parë funksiononte si një librari tradicionale. Më 2013-n ajo u ideua për të funksionuar si kafe-librari

“Libraria Tirana Times së bashku me disa kafe-librari të tjera është pjesë e nismës së Ministrisë së Kulturës, që u prezantua para një viti në Panairin e Artit Pamor që u zhvillua në prill 2014 në ambientet e Muzeut Kombëtar ‘Një kafe një libër’”, – shprehet menaxheri i kësaj librarie, Ervin, Carka, i cili vijon se qëllimi i Tirana Times ishte t’i ofronte publikut një ambient ndryshe, ku lexuesi krahas një kafeje apo një filxhani çaji, apo edhe të një gote verë mund të ketë si shoqërues librin në shpenzimin e kohës së lirë.

“Gjithashtu, një nga qëllimet kryesore të Tirana Times është të afrojë më tepër lexuesin shqiptar me librin, duke i vënë në dispozicion ambientet dhe mundohet t’i largojë njerëzit sadopak nga rutina e bar-kafeve të zakonshme, të cilat në ditët tona janë shumë të frekuentuara”, – vijon Carka.

Në ambientet e librarisë “Tirana Times” zhvillohen dhe aktivitete të ndryshme kulturore, ku mund të përmendim: promovime librash të rinj, diskutime të ndryshme për librin apo autorë të ndryshme vendas dhe të huaj; seminare të ndryshme të karakterit social dhe kulturor, Net Poetike. Ishte pikërisht ky mjedis që mirëpriti komunitetin e poetëve shqiptarë, të njohur e të rinj, në Ditën Botërore të Poezisë, në aktivitetin e organizuar në kuadër të kësaj dite, ku u diskutua rreth poezisë dhe u recituan vargje të poetëve vendas dhe të huaj.

Në përditshmërinë e saj, në orët që qëndron e hapur vizitohet nga studentë, dashamirës të librit, akademikë, shkrimtar e të huaj që jetojnë në Shqipëri. Sepse, sipas Carkës, një kafe në shoqërinë e librit është më e shijshme sesa një kafe në shoqërinë e rutinës së çdo dite…

Një qoshk i përshtatshëm për librin

Ndonjëherë thonë se emri përmbush një lloj profecie. I tillë është edhe në rastin e “E Për7shme” – kafenesë librari në rrugën “Jul Variboba” në kryeqytet. Mjedisi i ndarë me disa ambiente të mbyllura të një shtëpie tipike tiranase dhe një oborri që në pranverë gjallon nga lulet, me një arredim në shije ‘vintage’, që i rri për shtat botës së librit, që rrethon çdo kënd të këtij vendi, kafe-librari “E për7shme” është një vend i përshtatshëm për ata që duan të kalojnë ca kohë të mirë në universin e letrave.

Ata që kanë krijuar panoramën e një ambienti vetmitar, prej eremitësh, gabohen sepse kjo kafe-librari është vend, që gjallon nga zhurma edhe rinia, si para pak ditëve ku u mbajt edhe Panairi i Librit të Përdorur. Të rinj e më pak të rinj nxituan të kapnin me çmime të mirë libra të vyer akademikë e artistikë. E7E, ashtu siç e ka emrin të vendosur në pllakatin në hyrje, përfshin shumë gjëra në një të vetme. Disa e quajnë kafene, të tjerë librari ku leximin mund ta shoqërosh edhe me një picë. Të tjerë e dinë se është një vend ku shfaqen filma dhe organizohen ekspozita arti. Sipas dy djemve që e drejtojnë këtë vend, asnjë nga këto mendime nuk është i gabuar.

“E7E është një platformë kulturore që mirëpret ekspozita arti, shfaqje filmash dhe mbrëmje poetike, një librari, një shtëpi botuese (Pika pa Sipërfaqe), një kafene, një restorant dhe piceri me ushqim të shijshëm e çmime të arsyeshme” – kështu e përshkruajnë drejtuesit sipërmarrjen e tyre.

E hapur më 2004 nga poeti Ervin Hatibi, “E për7shme”, e ka ruajtur funksionin e saj të parë, një vend që mblidhte bashkë shkrimtarë dhe dashurues të librit.

Në një intervistë të disa viteve më parë, një prej bashkëpronarëve, Arlind Novi e ka quajtur këtë vend si epifani të kulturës.

Tek “E për7shme” Novi nga lexues dhe frekuentues, u shndërrua në librar derisa u bë drejtues i saj.

Bashkë me partnerin në biznes, Ataol Kaso, dy djemtë vendosën të bënin një gërshetim mes biznesit dhe letërsisë për të mos e lënë këtë “shtëpi të dytë “ për ta të falimentonte.

Ndërkohë kishin themeluar shtëpinë botuese “Pika pa sipërfaqe”. Kafetë dhe ushqimet e shijshme krahas librave mund të rezultonin në të ardhura të mira edhe për botimet.

“Kafeja, ana komerciale e sipërmarrjes, shërben si mbështetje për pjesën tjetër të projektit,” shprehej Kaso, duke e quajtur këtë aventurë sipërmarrëse të tyre si një flakë të vogël për të mbajtur gjallë pasionin për librat.

Më të rejat në rrjetin letrar të kafeve

Në rrjetin e kafeve letrare veç atyre të mirënjohurave dhe më një lloj tradite, ndonëse të re, po ta krahasonim me Parisin e viteve ’30- ’40 ku këto kafe-librari ishin më në modë se kurrë

Dhe frekuentoheshin prej shkrimtarësh, filozofësh e artistësh, janë bashkuar edhe emra të tjerë si “Zenit” ; një shoqëri që operon në fushën e artit, botimeve, si dhe turizmit kulturor. “Zenit” e ushtron veprimtari prej vitit 1991, me organizimin e eventeve kulturore, është zgjeruar më tej në atë të artit dhe librit. Ajo përfshin galerinë dhe shtëpinë botuese me të njëjtin emër. Shtëpia Botuese “Zenit editions” ka m? shum? se nj? dekad? q? operon n? fush?n e botimeve dhe p?rmban në katalogun e saj disa nga kryeveprat m? të spikatura t? letërsisë bot?rore.

Përtej ekspozimit të artit pamor në mjediset e tij, në Zenit vijnë të trajtuara artit pamor me letërsinë, filozofinë e artit dhe aparatin kritik, përmes temave e bisedave me një audiencë që përfshin lexuesit, artdash?sit, studiuesit dhe student?t n? evenimente arti mes fjal?s dhe imazhit dhe ekspoze të formave të ndryshme t? shprehjes së artit dhe shkrimit.

Edhe “Tirana Ekspres”, një tjetër kafene në qendër të kryeqytetit, i është bashkuar nismës së Ministrisë dhe në përshkrimin e saj thuhet se është një hapësirë ku takohen alternativat e artit, koncertet, ekspozita, kinemaja e shumë të tjera. Qëllimi i kësaj qendre të kulturës alternative është të shërbejë si burim për përhapjen e aktiviteteve kulturore e sociale, për promovimin e artistëve e shkrimtarëve të rinj, si dhe të shërbejë si platformë për bashkëveprimin social.

Edhe pse nuk gjendet ende në hartën e rrjetit të kafeve letrare, librari-kafe “ Lajmi i mirë” është ndoshta një nga mjediset më të rinj që i është bashkuar rrymës së leximeve në kafene. Aty gjenden shërbim bari, libra me tematika të ndryshme nga autorë të njohur vendas dhe të huaj, kënd leximi si edhe mjedis për fëmijët.

Megjithëse janë ende pak për t’u quajtur “në modë”, ata janë alternativa e shumë preferuar e lexuesve, studentëve dhe atyre që thjesht duan të shijojnë një kafe dhe të lexojnë shtypin e përditshëm. Ndoshta epoka e librarive klasike ka ardhur drejt fundit dhe ajo e reja ngjan me një mjedis të këndshëm, të ngrohtë e miqësor të një kafeneje. Një dolli për librin! Me kafe…

Pse e vrau shqiptari turistin izraelit në Berlin?

0

Me dhjetëra media në Gjermani raportojnë se është arrestuar personi përgjegjës për krimin e ndodhur një javë më parë në rrënojat e një kishe në Berlin.

Izraeliti 22- vjeçar, Yosi Damari, u qëllua për vdekje nga një shqiptar, i cili është arrestuar në Çeki.

Por cili është motivi i krimit?

Sipas Bild, autori dhe viktima njiheshin më parë. Të dy kanë banuar në një dhomë hosteli në Berlin.

Por arsyet e këtij krimi janë ende të panjohura.

Viktima u gjet të dielën e Pashkëve.

Atë e kishin rrahur për vdekje.

Fytyra e tij mezi njihej.

22- vjeçari izraelit kishte ardhur si turist në Berlin, ose të paktën kështu ishte regjistruar.

Stërvitje e nxehtë me Jasmin Walia

0

Ajo bën kaq shumë stërvitje, jo vetëm në shtëpi apo palestër, por edhe nëpër parqe.

Rezultatet mund t’i shohim në trupin e Jasmin Walia-s.

24- vjeçarja u fotografua në një park në Essex.

I pabesueshëm si nacionalist

0

Mero Baze

Për herë të parë, kancelaritë perëndimore kanë komentuar si shqetësuese një deklaratë të Edi Ramës, rreth mundësisë së Bashkimit Kombëtar nëse integrimi i Kosovës dhe i Shqipërisë shtyhet pafundësisht për në Bashkimin Evropian. Reagimet edhe pse janë të përmbajtura, janë qortime të pastra për gjuhën e kryeministrit shqiptar, i cili nga ana e vet nuk ngjan shumë i shqetësuar nga reagimi.

Por çfarë po ndodh në të vërtetë?

Ky është rasti tipik kur Perëndimi më shumë sesa nga veprimet është i shqetësuar nga retorika e bashkimit dhe nga rreziku i institucionalizmit të saj si opsion, nëse dështon integrimi në Bashkimin Evropian. Për Perëndimin Edi Rama është i pabesueshëm si nacionalist, edhe kur përpiqet të zgjedhë fjalë të forta për të thënë në adresë të Bashkimit Kombëtar. Më së shumti Edi Rama shihet si një lider grindavec që bën sherr, po nuk mori atë që kërkon. Edhe deklarata e fundit është lexuar në këtë mënyrë.

Por, këtu qëndron dhe problemi!

Për të shkuar drejt Bashkimit Evropian, Kosova dhe Shqipëria nuk duhet të presin vetëm mbështetjen e Evropës, por duhet të ndryshojnë dhe vetveten. Integrimi në Bashkimin Evropian nuk është një destinacion, por një proces ndryshues i vetvetes për t’u bërë evropian. Nëse Kosova dhe Shqipëria dështojnë vetë të bëhen shtete me standarde evropiane, nuk mund të kërcënojnë Evropën. Retorika kundër Evropës si “kurvë plakë” ka marrë fund me patriotët folklorikë.

Është e vërtetë që ka një izolim ndërkombëtar të Kosovës dhe një përpjekje për t’i trajtuar ata si geto në mes të Evropës. Liberalizimi i vizave u është mohuar vetëm 2.5 milionë shqiptarëve në Kosovë dhe hapat drejt integrimit po ashtu janë futur në një rrugë pa shumë shpresa. Por rruga e duhur për të çuar punën përpara nuk është shantazhimi i Evropës, qoftë dhe për arsyen e vetme se Perëndimi nuk i ha shantazhe të tilla. Ato mund të shërbejnë më së shumti për karburant euforie, në makinat e prishura të Qeverisë në Tiranë dhe Prishtinë, por jo si shantazhe reale ndaj Evropës.

Thjesht, Perëndimi e di se Edi Rama dhe Hashim Thaçi janë hallexhinj, por jo nacionalist. Ata kanë provuar të punojnë me të në marrëveshje të vështira, siç janë bisedimet shqiptaro-serbe dhe në njohjen ndërkombëtare të Kosovës.

E gjitha merret thjesht si shantazh, por si shantazh nga dikush që duket sikur thotë “mbamëni se do ta qëlloj”. Është diçka që vetëm sa krijon polemika boshe pa asnjë vlerë dhe që nuk merret askund seriozisht, as atje ku thuhet as atje ku dëgjohet.

Shqipëria dhe Kosova duhet ta kenë të qartë përfundimisht se shtetin e dytë shqiptar në Ballkan e krijoi Perëndimi, në respekt të lirive njerëzore të shtypura aty. Nuk e krijoi nga presioni i Shqipërisë, por nga vendimi për të krijuar një standard lirie për një popullsi të shtypur në mes të Evropës.

Ky standard tani është në dorë të shqiptarëve për t’u respektuar. Nëse serbët nuk ia dolën dot për shkak të nacionalizmit të tyre të verbër, shqiptarët nuk mund të fajësojnë Evropën për dështimet e tyre. Ata e kanë në dorë ta bëjnë Shqipërinë dhe Kosovën një vend evropian. Nëse nuk ia dalin dot, bashkimi nuk është kurrfarë zgjedhje, pasi bashkimi i dy dështimeve është një dështim edhe më i madh. Bashkimi i dy sukseseve mund të na bëjë krenar si shqiptar.