Home Blog Page 7064

Mustafa: Nënshkrimi nuk hiqet, opozita mos ta bllokojë Kuvendin

0

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se nuk ka krizë institucionale dhe se opozita duhet të tërhiqet nga veprimet e bllokimit të Kuvendit të Kosovës.

“As nuk mund të ketë e as nuk ka krizë institucionale. Unë mendoj që opozita duhet të tërhiqet nga këto veprime dhe të hapim debatin në Kuvend. Me argumente të flasim me opozitën, por kurrsesi të vëmë kushte. Kemi përkrahjen e plotë të qendrave të botës dhe ata vlerësojnë se këto janë në dobi të Kosovës dhe integrimeve të vendit. Kjo është as me pak as me shumë se sa implementim i marrëveshjes së parë dhe nuk del jashtë kornizave të saj për themelimin e Asociacionit. Sepse po zbatoj ligjin si kryeministër i cili është miratuar kur është ratifikuar marrëveshja e 19 prillit 2013”, ka thënë ai.

AAK-së i bashkohen edhe 100 të rinj nga Rahoveci

0

AAK-së i janë bashkuar 100 të rinj nga Rahoveci. Në momentin e aderimit të tyre kanë marrë pjesë zyrtarët më të lartë të AAK-së, të prirë nga Kryetari Haradinaj.

“Anëtarësimi i një numri kaq të madh të të rinjve në AAK, është mesazhi më i mirë që AAK-ja është në drejtimin e duhur, ka thënë lideri i saj Ramush Haradinaj”, thuhet në njoftim.

AAK thotë se janë të përcaktuar që të jenë një parti e hapur edhe për njerëz, edhe për ide të reja. Sipas Haradinaj, AAK po shndërrohet në një pati serioze dhe një adresë e një alternative cilësore politike.

“Ditë më parë, në këtë parti kishin aderuar dhjetra të rinj në komunën e Ferizajt. Që prej zgjedhjeve të fundit në AAK, ajo i është nënshtruar një reformimi thelbësor duke përfshirë edhe strukturat e partisë në terren”, thuhet ndër tjerash në njoftim./lajmi.net/

Në Malishevë, pa asnjë rast me fatalitet nga EHK

0

Në vitin 2015, nuk është shënuar asnjë rast me infeksion nga EHKK.

Edhe pse Komuna e Malishevës, në të kaluarën, ishte njëra vatrave endemike më të rrezikuara nga virusi i Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK), në këto dy vite, duket që ky rrezik është larguar, pasi nuk janë shënuar raste të vdekjeve nga ky virus. Madje në vitin 2015, nuk është shënuar asnjë rast me infeksion nga EHKK. Për këtë qëllim, drejtori i Drejtorisë Komunale për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Hajdin Berisha, sot i ka falënderuar të gjithë ata që kanë qenë të inkuadruar në luftimin dhe parandalimin e EHKK.

“Jam mëse i lumtur për përfundimin e suksesshëm edhe të një sezone aspak të lehtë në raport me EHKK. Tani, kur edhe zyrtarisht ka përfunduar edhe periudha e raportimit për pickimet nga rriqrat, po e ndiej obligim që nga zemra të i falënderoj të gjithë ata që ishin të inkuadruar në procesin e parandalimit dhe luftimit të EHKK”, thuhet në një letër falënderimi, të drejtorit Berisha, dërguar në adresë të të gjitha institucioneve, që kanë qenë të inkuadruar në këtë proces.

“Viti 2013, ishte i tmerrshëm për popullatën e Komunës së Malishevës, ku gjashtë qytetarë kanë përfunduar me fatalitet, ndërsa pozitiv në virusin e EHKK, ishin tetëmbëdhjetë. Një vit më vonë, pra me 2014, është arritur pas aktiviteteve të shumta, fillimisht të zvogëlohet numri i pickimeve, të zvogëlohet numri i të infektuarve nga virusi i EHKK, ndërsa numri i të vdekurve nga virusi i EHKK, të bie në zero. Po ashtu edhe në vitin aktual, pra në 2015, aktivitetet nuk kanë rreshtur në drejtim të parandalimit dhe luftimit të EHKK, është zvogëluar numri i të pickuarve përreth pesëdhjetë për qind, nuk ka pasur asnjë me infeksion dhe logjikisht asnjë që ka përfunduar me fatalitet nga kjo sëmundje vrastare. I falënderohem, zotit dhe atyre që na besuan këtë mision, dhe për dy vite rresht dolëm së bashku faqebardhë. Uroj për suksese të mëtejme”, thuhet në këtë letër.

Përndryshe, bazuar në raportet nga qendrat shëndetësore në Komunën e Malishevës, numri i të thumbuarve nga rriqrat, në vitin 2015, ka qenë 1424 raste dhe asnjë rast i infektuar me EHKK. Gjatë këtyre dy viteve, Komuna e Malishevës, në bashkëpunim me të gjitha institucionet tjera përgjegjëse, ka vazhduar aktivitetet e saj dhe kanë zbatuar në përpikëri strategjinë kombëtare për luftimin dhe parandalimin e EHKK, strategji e cila, deri më tani ka dalë të jetë e suksesshme.

Nisin hetimet ndaj katër të dyshuarve për fajde në Prizren

0

Kanë nisur të hetohen personat nga Komuna e Prizrenit me inicialet K.D, A.D., G.Sh., dhe K.B.

Sipas komunikatës së lëshuar sot nga Zyra e Prokurorit të shtetit K. D. po hetohet për fajde, A.D., për detyrim, G. Sh. Për detyrim në bashkëkryerje dhe K. B., për ndihmesë në fajde.

Prokurori që po heton këta katër persona ka paraqitur kërkesë për paraburgim ndaj tyre.

Në Prizren më 7 shtatë shtator u vra Hekuran Morina dhe 3 persona tjerë u plagosën.

Suharekë: Ende ka shpresë për kandidatin e refuzuar për mësimdhënës

0

Gjykata e Apelit ktheu në rigjykim çështjen e Blerim Bajramit që kishte paditur Komunën e Suharekës për mospranim në punë.

Gjykata e Apelit prishi aktvendimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit-Dega në Suharekë, e cila kishte refuzuar padinë e Blerim Bajramit lidhur me padrejtësitë që pretendon se i janë bërë në një konkurs për një vend pune në Shkollën e Mesme Profesionale në Shirokë të Suharekës.

Kolegji i Apelit ktheu në rigjykim çështjen e Bajramit, pasi konsideroi shkelje procedurale gjatë gjykimit të shkallës së parë.

Apeli kërkoi nga gjykata themelore që të marrë parasysh propozimet e paditësit për dëgjimin e anëtarëve tjerë të komisionit intervistues dhe të miratojë propozimin për shikimin e procesverbalit të intervistës së kandidatëve.

Sot u mbajt seanca e parë e rigjykimit, ndërsa në të Blerim Bajrami kërkoi nga gjykata që të vërtetojë padinë e tij dhe të anulohet konkursi i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Suharekës për lëndët e juridikut në shkollën profesionale në Shirokë.

Avokati i komunës, Selajdin Gallopeni kërkoi që padia e Bajramit të hedhet poshtë nga gjykata.

Gallopeni tregoi në gjykatë se nuk ekziston procesverbali i intervistave të kandidatëve, shqyrtimin e së cilit e kishte kërkuar Gjykata e Apelit.

“Jemi deklaruar me datë 08.01.2015 këtu në gjykatë, duke pohuar se nuk ekziston një procesverbal i tillë,” sqaroi Gallopeni.

Por gjyqtari Shaban Zeqiraj, duke vepruar sipas kërkesave të Apelit, aprovoi kërkesën e paditësit për dëgjimin si dëshmitarë të dy anëtarëve tjerë të komisionit intervistues, ndërsa obligoi Komunën e Suharekës që të sjellë në gjykatë procesverbalin e të intervistuarve për vendin e punës ku konkurroi Blerim Bajrami.

Vetë Bajrami deklaroi se pret të vendoset këtë herë në favor të tij.

“Gjykata themelore ka refuzuar padinë, por unë kam parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit, ndërsa Gjykata e Apelit e ka kthyer çështjen në rivendosje dhe shpresoj që tanimë do të vendoset ne favor timin,” tha Bajrami.

Bajrami për pozitën në të cilën konkurroi kishte hyrë edhe në listën e ngushtë, por nuk ishte pranuar, pasi sipas komisionit, kushtet i kishte plotësuar kundërkandidatja e tij që ishte me kualifikim të njëjtë.

Seanca e ardhshme e këtij gjykimi u caktua më 3 nëntor.

KALLXO.com e ndoqi edhe më herët këtë gjykim

Të arrestuarit për fajde në Prizren, kërkonin 41 mijë

0

Katër personat e arrestuar për fajde në Prizren, kanë kërkuar ndaj tre viktimave hiq më pak se 41 mijë euro.

“Të dyshuarit në vazhdimësi kanë kryer vepra penale, ndaj tre viktimave, duke përmendur edhe një shumë parash prej 41 000€”, njofton Policia e Kosovës.

Pas një hetimi të gjatë lidhur me fenomenin e fajdeve dhe kanosjes në Prizren, hetuesit policor në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit dhe me miratimin e Gjykatës Themelore, me qëllimin e gjetjes së provave materiale, dje në mëngjes janë kryer tri bastisje në lokacione të ndryshme.

Gjatë bastisjes, policia ka hasë në një armë zjarri të tipit Kallashnikov me katër karikatorë, një pushkë gjahu e prodhimit rus, një pistoletë e llojit “Zastava” me disa fishekë, një boks metalik dhe një veturë e llojit Nisan Morano, që janë sekuestruar.

Në aksion janë sekuestruar edhe disa letra e dokumente të ndryshme me interes për hetimin e rastit.

Katër persona janë shoqëruar për intervistim e më pas janë ndalur nën masën e arrestit policor.

Policia tregon se provat materiale dhe shkresat e lëndës do t’i kalojnë prokurorisë për procedurat në vazhdim./PrizrenPress.com/

Rrugët e Kosovës për 24 orë: 45 aksidente, dy të vdekur

0

Ndonëse kemi paralajmërime dhe aksione të vazhdueshme nga ana e Policisë së Kosovës, në drejtim të vetëdijesimit të shoferëve që të jenë të kujdesshëm kur i ngasin automjetet e tyre, numri i aksidenteve rrugore vazhdon të jetë shumë i lartë.

Kështu, sipas statistikave të Policisë së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 45 aksidente rrugore, prej tyre një ka qenë me fatalitet, 12 aksidente të cilësuara me të lënduar dhe 32 aksidente të cilësuara pa të lënduar.

Derisa, tiketat e shqiptuara nga ana e Policisë së Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit, arrijnë në 1134. Numri i personave që janë arrestuar, gjatë këtij 24 orëshi, është 19, derisa i atyre që janë në mbajtje është 15 persona. /Telegrafi/

Një muaj paraburgim për S. Badallajn nga Zhuri

0

Gjykata Themelore në Prizren ia ka caktuar një muaj paraburgim S.Badallajt nga Zhuri. Afërdita Kicaj,zëdhënëse e gjykatës tha se Badallaj dyshohet se ka kryer veprën penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes ose shitja së paautorizuar të drogës.

I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 30.09.2015 dhe do të zgjasë deri me datën 30.10.2015, deri në ora 22:00.

“Gjyqtarja e Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të pandehurit”, njofton Kicaj.

“I pandehurit dyshohet për shkelje të Kodit Penal , se me datën 30.09.2015, me rastin e kalimit kufitar Shqipëri – Kosovë, ka blerë dhe poseduar me qëllim të shitjes apo shpërndarjes dhe ofrimit për shitje substancën e dyshuar për narkotik të llojit marihuan, me peshë prej 1073.25 gram, supstanca këto të cilat sipas ligjit mbi barnat narkotike, bëjnë pjesë në tabelën 1/,- bimët, barnat narkotike dhe supstancat psikoterapie me rrezikshmëri të lartë që nuk kanë përdorim në mjekësi dhe veterinë, veprimtaria e të cilave është e ndaluar me ligj në Kosovë”./PrizrenPress.com/

Kryeministri, magjistraturën në Beograd, doktoraturën në Prishtinë

0

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në muajin maj të vitit 2016 i mbush 65 vjet dhe del në pension.

Ai ka magjistruar në Universitetin e Beogradit, në Fakultetin e Shkencave Organizative, në vitin 1985, kurse tezën e doktoratës e ka mbrojtur në Universitetin e Prishtinës në vitin 2001, në moshën 50-vjeçare, raporton Indeksonline.

Tezë të magjistraturës kishte këtë: “Organizacija finansijske funkcije u SOUR Elektroprivreda Kosova”, kurse tezë të doktoratës këtë: “Ndikimi i udhëheqjes në efikasitetin ekonomik të ndërmarrjes”.

Po t`i shihni më poshtë të dhënat për punimet e tij, askund në biografinë e tij të pasluftës kryeministri s’shkruan se magjistraturën e ka përfunduar në Beograd.

Pse kryeministri ka frikë që ta tregojë nivelin e shkollimit të vet në Beograd?!
/Indeksonline/

Presidente thirri liderët

0

Monitoruesi i punës së Kuvendit të Kosovës nga Instituti Demokratik i Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se qasja e opozitës për ta bllokuar Kuvendin është e papranueshme dhe nuk duhet të vazhdojë.

Në këtë intervistë për “Epokën e re” ai ka thënë se në asnjë variant bllokimi i jetës parlamentare nuk është zgjidhje.

“Qasja e bllokimit të organit më të lartë legjislativ është e papranueshme. Qasja bllokuese nuk është zgjidhje, por ajo duhet të zëvendësohet me debat në Kuvend si dhe me dialog në mes të subjekteve politike në mënyrë që të gjendet një zgjidhje, e jo të zgjidhet bllokimi si formë e reagimit politik”, ka deklaruar Selmanaj, duke shtuar se bllokimi nuk është formë e ardhjes në pushtet.

“Tendencat për të ardhur në pushtet janë legjitime, por duhet garë lojale dhe qasje e përgjithshme publike dhe politike. Më pas duhen gjetur format se si mund të vihet në pushtet, por jo duke bllokuar jetën institucionale”, është shprehur ai.
Selmanaj e ka vlerësuar të nevojshëm ndërhyrjen e presidentes Jahjaga nëpërmjet thirrjes së një takimi në mes të liderëve të subjekteve politike parlamentare për të gjetur zgjidhje.
“Presidentja ka mandat ta garantojë funksionimin kushtetues të institucioneve. Në këtë drejtim ajo duhet të kujdeset edhe për jetën parlamentare. Dhe nëse dikush duhet të ndërhyjë, mendoj se është në mandatin e presidentes t’i ftojë liderët e partive parlamentare të diskutojnë për format e mundshme për t’u tejkaluar kjo situatë”, ka theksuar ai. Sipas Selmanajt, faktori ndërkombëtar nuk duhet të ndërhyjë sepse drejtuesit e institucioneve dhe subjekteve parlamentare duhet të tregojnë maturi dhe pjekuri politike.

“E kaluara ka treguar se vetëm intervenimi nga jashtë u ka dhënë zgjidhje situatave. Mund të ndodhë edhe tani, por uroj të mos ndodhë, sepse njëherë e përgjithmonë duhet të dëshmojmë se kemi arritur pjekuri politike që problemet eventuale politike t’i zgjedhim vetë, e jo të kërkojmë ndihmë nga të tjerët”, ka deklaruar Selmanaj, duke shtuar se as zgjedhjet e parakohshme nuk janë zgjidhje.