15.8 C
Prizren
E enjte, 10 Korrik, 2025
Home Blog Page 7065

Pornostarja shqiptare: Seksi që unë bëj praktikohet nga fansat e mi

0

Herë bionde e herë zeshkane, është kjo shqiptarja e parë në industrinë e nxehtë amerikane, që ka bërë emër këto vitet e fundit.

Fshihet pas pseudonimit Breanne Benson dhe është shumë e nxehtë në aksionet hardscore. Ka xhiruar shumë filma dhe është e gatshme të vazhdojë karrierën, nga ku tregon se është mjaft e kënaqur nga bashkëpunimi me produksionet e industrisë së seksit. Në një intervistë të fundit dhënë për mediat erotike amerikane, Breanne zbulon disa gjëra mbi veten, madje tregon se ka lindur në Shqipëri.

Na thuaj diçka mbi veten tënde, ku ke lindur e ku jeton?
Unë kam lindur në Shqipëri, ndërsa në moshën 7-vjeçare kam ardhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kam jetuar një kohë në Kaliforninë e Jugut.

Si arrite të bëhesh pjesë e botës së modelingut?E arrita këtë gjë përmes disa miqve të mi.
Për ju, kjo punë është më shumë për modeling apo e bëni për hobi?Që të dyja nga pak, unë jam akoma e re dhe e lirë, kështu që jam e gatshme për të gjithë ata që duan seks.

Cili është mendimi juaj për gjithë ata miliona njerëz që kanë parë trupin tënd të zhveshur dhe skenat e nxehta nëpër filma?
Është diçka që nuk përshkruhet me fjalë, kam fansa nga mbarë bota dhe mendoj se është shumë kënaqësi kur sheh dikë në televizion se si bën seks e më pas e praktikon në përditshmëri.

Keni punuar me kompani shumë të mëdha të xhirimeve porno?
Po, është një kënaqësi dhe privilegj i madh për mua që të punoj me këto kompani të mëdha, siç është p.sh. edhe Penthouse, një nga të preferuarat e mia, sepse ndihem vërtet me fat dhe e sigurt. Aty të gjitha bëhen me plan, madje edhe seksi.

Si fillove xhirimet e filmave hardscore, preferoje më shumë modelingun nudo apo xhirimet me kamera?

Ka qenë e ngjashme, unë tashmë kam një karrierë të bujshme dhe jam e lumtur me vendimin që kam marrë, të jem pjesë e xhirimeve hardscore, i bëj të gjitha, si modelingun, seksin dhe plotësoj fantazitë seksuale të të gjithë meshkujve që i kërkojnë.

Çfarë do dëshiroje nga e ardhmja?
Do dëshiroja të vazhdoj me këtë ritëm që kam tani, është punë e imja dhe nuk e ndryshoj dot, e kam marrë seriozisht karrierën në pornografi.

Rrahje masive në Suharekë

0

Dhjetë persona janë përfshirë në një rrahje në Suharekë. Katër prej tyre për shkak lëndimeve kanë kërkuar trajtim mjekësor.

“Dhjetë të dyshuar janë përleshur fizikisht në mes veti . Gjatë përleshjes të dyshuarit kanë përdorur mjete të forta ( shufra metalike) dhe një thikë”, njofton Policia e Kosovës.

:Katër nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore për dhe janë dërguar në tretman mjekësorë”.

“Katër nga të dyshuarit janë arrestuar dhe të njëjtit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar”./PrizrenPress.com/

Vdekje e dyshimtë në Prizren

0

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vdekje të dyshimit në Spitalin e Prizrenit.

“ Viktima është dërguar në tretman mjekësor në Spitalin Rajonal ne Prizren. Derisa viktima ka qenë në tretman mjekësor ka ndërruar jetë”, njofton PK-ja.

Me urdhër te prokurorit trupi i pa jete dërgohet për obduksion.

Ndërkaq, dje ka njoftuar KMDLNj në Prizren se në Spitalin e Prizrenit ka ndërruar jetë Musa Kryeziu nga Mleqani i Malishevës,i paraburgosur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

“I ndjeri me 02.04.2015 ka qenë prezentë në seancë dhe pas seancës është sjellë në dhomën e tij në Qendrën e Paraburgimit, pa asnjë shqetësim. Ndërkohë, po të njëjtën ditë rreth orës 11.50 ka pasur atakun e përmendur më lartë. Menjëherë ka intervenuar ekipi mjekësor i Qendrës së Paraburgimit në Prizren, që i ka dhënë ndihmën e parë dhe njëkohësisht me urgjencë është ftuar Emergjenca, që e ka bartur në Spitalin Rajonal të Prizrenit”, njofton KMDLNJ.

Pavarësisht ofrimit të ndihmës nga ana e mjekëve, Musa Kryeziu ka ndërruar jetë në spital.

“Mjekët kanë ofruar gjithë ndihmën e nevojshme. Mirëpo, Musa Kryeziu, rrethë orës 13,55 ka ndërruar jetë në këtë Spital”./PrizrenPress.com/

Nisma në Prizren shënon 1 vjetorin e themelimit

0

Nisma në Prizren shënon sot 1 vjetorin e themelimit të saj. Kryetari i Degës së Nismës në Prizren,Sinan Aliaj tha se për një vit Nisama për Kosovë në Prizren ka arrit të zgjerohet.

“Nisma për 1 vit ka arrit të zgjerohet me themelimin edhe të nëndegëve. Shpresoj shumë se ky subjekt polik do të jetë forca e vetme politike që do të kthej besimin e humbër të qytetarëve”, thotë Aliaj.

Nisma në Prizren 1 vjetorin e themelimit do të shënojë me një aktivitet në Hotel Theranda në Prizren në ora 17:oo./PrizrenPress.com/

Vazhdojnë luftimet në Jemen, rebelët zmbrapsen nga Adeni

0

Forcat besnike të presidentit të rrëzuar të Jemenit, Abdrabbuh Mansour Hadi, kanë arritur të zmbrapsin rebelët Houthi në qytetin jugor të Adenit. Një rol të rëndësishëm në largimi e rebelëve nga Adeni kanë luajtur edhe sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite.

Ndërkohë në juglindje një tjetër qytet-port, Mukalla, ra në duart e rebelëve, në këtë rast të al-Kaedës, të cilët morën nën kontroll edhe një bazë ushtarake. Ditët e fundit janë vrarë edhe dy ushtarë sauditë në kufirin me Jemenin.

Gjatë dy javëve të fundit luftimet në Jemen kanë lënë më shumë se 500 persona të vdekur dhe mbi 1500 të plagosur, ka bërë të ditur një zyrtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.Ndërkohë javën e fundit, luftëtarë të al-Kaedës kanë sulmuar një burg, duke liruar rreth 200 të burgosur, disa prej të cilëve të lidhur me rrjetin terrorist.

Kosova ende në rrezik nga minat

0

Kompania e Deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ditë më parë ka filluar operacionet për deminim dhe pastrim të fushëbetejave në tri lokacione.

Sot është Dita Ndërkombëtare për Ndërgjegjësimin ndaj minave. OKB-ja vlerëson se deri në 20 mijë njerëz humbin jetën, ose gjymtohen çdo vit nga minat tokësore dhe thotë se të paktën një e pesta e viktimave janë fëmijë. Ndërkohë, edhe në Kosovë mbetet një hapësirë e madhe e pa pastruar nga minat.

Kombet e Bashkuara thonë se vendet më të prekura nga minat janë Angola, Kamboxha, Afganistani dhe Bosnjë-Hercegovina.
Ndryshe Kompania e Deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ditë më parë ka filluar operacionet për deminim humanitar dhe pastrim të fushëbetejave në tri lokacione të ndryshme, ku është paraparë fillimi ose edhe vazhdimi i punës për pastrimin e fushave të minuara dhe fushëbetejave.

Sipas një njoftimi nga Ministria e FSK-së, kompania e Deminimit, sipas planit operacional ka filluar punën dhe aktivitetet me tri ekipe deminerësh në terren, në tri lokacione: në Zagerm të komunës së Pejës dhe në Ferizaj, do të kryhet pastrimi i fushëbetejave(BAC), ndërsa në Seqishtë të komunës së Hanit të Elezit do të kryhen operacionet e deminimit humanitar.

“Kompania e deminimit gjatë sezonit dimëror, atëherë kur kushtet atmosferike nuk lejojnë operacionet në terren, vazhdimisht, për çdo vit angazhohet në fushatë vetëdijesimi për rrezikun nga minat dhe mjetet tjera eksplozive të pashpërthyera. Kështu pjesëtarët e Kompanisë së deminimit, kanë mbajtur ligjërata në shumë prej shkollave fillore në disa komuna; Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Ferizaj dhe Gjilan, ku i kanë njoftuar nxënësit mbi rrezikun nga mjetet eksplozive të shpërthyera si dhe i kanë udhëzuar për proceduarat që duhet ndjekur në rastet se i hasin ato”, thuhet në komunikatë.

Gjatë vitit 2014, kompania e Deminimit me operacione të suksesshme në deminim humanitar dhe pastrim të fushëbetejave ka pastruar 375,324 metra katrorë sipërfaqe dhe ka demoluar 569 mjete shpërthyese të pashpërthyera.

Ndërsa, ekipet për eliminimin e mjeteve të pashpërthyera në kuadër të kompanisë së Deminimit të cilat kujdestarojnë 24 orë gjatë 7 ditëve të javës, në Prizren dhe Pomozotin ka pranuar brenda vitit 2014, 360 thirrje për intervenim si dhe kanë demoluar 449 mjete eksplozive të pa eksploduar.

Rama e Thaçi sot shpallen Qytetarë nderi të Ulqinit

0

Rama e Thaçi, sipas mediave malaziase, në këtë ditë festive për Ulqinin, do të shpallen edhe qytetarë nderi nga kryetari i komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka

Për “Ditën e Ulqinit”, sot qyteti bregdetar i Ulqinit do të vërshohet jo vetëm nga krerët e shtetit dhe ambasadorët e akredituar në Podgoricë, por edhe nga liderë politikë rajonalë.

Në ditën e Komunës së Ulqinit, përveç kryetarit të Malit të Zi, Filip Vujanoviq dhe ambasadorëve të akredituar, atje do të jenë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bashkë me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Hashim Thaçin.

Rama e Thaçi, sipas mediave , në këtë ditë festive për Ulqinin, para liderëve malazias dhe korit diplomatik, do të shpallen edhe qytetarë nderi nga kryetari i komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka.

Shkollat në grevë pa afat prej 20 prillit

0

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës e Kosovës (SBASHK) ka marrë vendim të enjten që të hyjë në grevë të përgjithshme që nga data 20 prill, me bojkotim të tërësishëm të procesit mësimor në afat të papërcaktuar, shkruan sot Koha Ditore.

Grevës është paralajmëruar se do t’i bashkohen edhe mësimdhënësit universitarë, gjë që ndodh për herë të parë që kur SBASHK-u ka organizuar greva, duke bojkotuar mësimin nëpër shkolla.

Arsyeja e hyrjes në këtë grevë, sipas kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, është zhgënjimi me premtimin e Qeverisë për t’ua paguar 0.5 për qind të shumës së stazhit të punës për çdo vit të përvojës.

Ndërkaq, vendimi përfundimtar për të hyrë në grevë është marrë gjatë një takimi që Kryesia e SBASHK-ut ka mbajtur me përfaqësuesit sindikalë të arsimit nëpër komuna, si dhe me atë të arsimit të lartë. Aty po ashtu është vendosur që ditët e humbura gjatë grevës të mos kompensohen në asnjë mënyrë.
t

Kush e vrau Bajram Currin dhe pse nuk flitet sot për të?

0

Kush ishte në të vërtetë Bajram Curri? Cila ishte ana tjetër e panjohur e tij. Kush frikësohet për përkujtimin e figurës së tij në 90-vjetorin e vrasjes? Çfarë e bënte të veçantë këtë njeri të jashtëzakonshëm? A ishte aq i pasur dhe pse harxhonte pafund? Kush ishte realisht i interesuar për ta vrarë dhe pse Zogu i bëri ceremonial shtetëror? A e vranë direkt interesat dhe a paguan 100 mijë dinarë serbët?

Si në shumë raste, metodikat e vjetra të historisë sonë, nuk të ndihin të marrësh vesh të vërtetat e personazheve tona. Bajram Curri nuk mund të bëj përjashtim. Ai është thjesht hero, por sesi u bë i tillë, askush nuk e arrin ta realizojë me ndonjë monografi cilësore. Pak gjëra dihen tashmë për heroin, kur koha fluturon dhe bashkëkohësit e tij kanë vdekur. Po si sillej vallë, si vishej, pse prishte aq shumë para? Si motivohej pa asnjë logjikë tjetër kundërshtuese për Kosovën. Po kush e vrau? A e manipuluan italianët?

Në ditët tona rezultati i kësaj heshtje të imponuar dihet: konjukturat politike i fshijnë të gjitha me heshtje. Të paktën, këtë e bënë me Luigj Gurakuqin, që u vra tre javë para tij. Në 90-vjetorin e vrasjes së Bajram Currit, pothuaj nuk dimë asgjë të veçantë dhe versionin më të afërt të vrasjes. E habitshme se vrasjen ia kanë vendosur Zogut, por në funeralin e këtij heroi të madh organizohet dhe marrin pjesë vetë autoritetet e tij. Janë plot 2000 veta që e përcjellin në Krumë ku varroset me nderime shtetërore. Disi me ironi “Politika” e Beogradit pak ditë më vonë do të shkruaj duke aluduar për benjamimin e vet Zogun, sesi ka mundësi ta ketë vrarë qeveria e tij, kur autoritet i bëjnë ceremonialin.

Atëherë duhet të dinin më shumë. Po pse ia bënë vallë? Teoritë e konspiracionit të shqiptarëve thjesht të lodhin, kurse historianët të bezdisin me patetizimin e tyre. Më keq akoma, në ditët tona as nuk duan t’ia dinë për heronjtë e tillë të identitetit shqiptar. Por, edhe kjo ha kundërshtim.

Bajram Curri na e la një porosi shkollore civilizuese që Evropa, citohet Skënder Drini, që bota e civilizuar duhet ta mësojë edhe sot. Bajram Curri e dinte fare mire kush po e lufton për vdekje. Por, si burrë i pjekur prej shqiptari do ta lënë për histori këtë shkollë civilizuese: “Kush prek popullsinë serbe të paarmatosur, ka punë me mu! Kush djeg e vjedh, e din çka e pret! Mjafton kaq për të frenuar vrasjen e njerëzve të paarmatosur dhe për të mos i lënë shqiptarët të bëheshin ‘serbë’”. Shkrimtari i ndjerë e ngre gati në pozicionin e një apostulli.

Kujtimet e Sejfi Vllamasit ishin ‘të parat’ pas viteve të komunizmit që hodhën dritë mbi të. Vishej bukur. Ishte patriot i rrallë dhe i ndershëm me virtytet më të mira të racës sonë, thotë ai. Për të ilustruar mendjen e tij, një moment ai e citon fatosin e madh te Kosovës: “Me pas 4000 kosovarë të zgjedhur, Serbisë kisha me i shkuar në Beograd”.

Në fakt, ishte Beogradi që erdhi vetë në Tiranë dhe ia solli Ahmet Zogun, armikun e vet bash në Tiranë. Bajram Curri, ky burrë i jashtëzakonshëm trim, nuk u bë dot asnjëherë politikan mirëfilli edhe pse gëzoi ofiqe. Informacioni për të merret gjithnjë në mënyrë të tërthortë. Historia e hedh në krah të italianëve ashtu si figura të tjera të kohës, pasi Italia shprehet hapur si mbështetje e shqiptarëve. Dhe Currin kanë ku ta kapin. E do Kosovën pa asnjë çmim dhe është gati të bëjë gjithçka për të, qoftë dhe me ndihmën e italianëve. Aman jo serbët. Ndërkohë, ky burrë simpatik, vishet bukur dhe prish shumë para. I ngjan një rangeri amerikan, shprehet Vllamasi, por edhe di të argëtohet… Cilësi që thuhen pak, sepse heronjtë shqiptarë janë të përkorë. Vetëm të përkorë kjo na e bën të prekshëm figurën tonë, por edhe shumë simpatike. Ishte njëri si të gjithë të tjerët dhe më shumë akoma me shumë pritshmëri.

I lindur në Krushë të Madhe, krahina e Gjakovës, ai e pa herët masakrën serbe ndaj njerëzve të tij. Si pinjoll i një familje të mirë dhe patriote u rrit me urrejtje për serbët. Që më 1899, kohë kur u formua Lidhja Shqiptare e Pejës, Bajram Curri është me Haxhi Zekën. E ndihmon lëvizjen si përkrahës dhe megjithëse është pa shkollë, i do të shkolluarit dhe tregon largpamësi, fakt që insiston se shqiptarët të shkollohen. Më 1912, në vitin e pavarësisë shqiptare është një hero i Kosovës dhe figurë autoritare. E habitshme është se si legjenda e ka zëvendësuar krejt figurën e tij tokësore aq të këndshme.
Historia për të

Marenglen Verli është një nga historianët më të vjetër tanët, që është marrë me problemin kosovar. Prej tij kemi përcaktime më institucionale për heroin: I pakthyeshëm dhe gjithnjë në krye të forcave popullore, u përlesh me ushtritë pushtuese serbo-malazeze në Plavë e në Guci, në Krasniqe e në Gash.

Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” më pas e pati nder ta zgjidhte atë si anëtar të vetin dhe t’i ngarkonte detyrën e përfaqësuesit në Konferencën e Paqes për mbrojtjen e çështjes shqiptare. Bajram Curri zgjeron lidhjet me popullsinë e Malësisë së Veriut. Bashkon parinë e Gashit e të Krasniqes që kishin më tepër se 10 vjet armiqësi, bën kuvende e lidh besë midis krahinave, midis Nikaj-Merturit, Shalës e Postribes, vendos bashkëpunimin me qarqet antizogiste në Shkodër. Veprimtaria e shumanshme atdhetare e Bajram Currit, spikati me forcë edhe në jetën politiko-shoqërore shqiptare të viteve 1920-1924. Ai dha një ndihmesë të dorës së parë, si në luftën për konsolidimin e shtetit të pavarur shqiptar, ashtu edhe në konfrontimet që i hapnin rrugë demokratizimit të jetës politike në Shqipëri.

Edhe kësaj radhe u tregua konsekuent, prandaj qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjes gjeti tek ai një mbështetje të fuqishme dhe prijësin që i duhej për të shpartalluar çdo pengesë në rrugën e sigurimit dhe konsolidimit të pavarësisë së vendit. E thërrisnin atje ku ishte situata më kritike dhe ai me atdhetarizmin dhe aftësitë e tij e normalizonte.

Goditi e shpartalloi esadistët në Shqipërinë e Mesme në prag të fillimit të Luftës së Vlorës, mandej pa u çlodhur ende, vrapoi në Koplik për të sprapsur intervencionin jugosllav. Një vit më vonë asgjësoi në Mirditë komplotin e agjenturës së Pashiçit, të kryesuar nga kapedani separatist i krahinës. Bajram Currin dhe krerë të tjerë kosovarë, duke shfrytëzuar kontradiktat midis austrohungarezëve me Serbinë, në korrik në prag të Luftës së Parë Botërore bëri përpjekje që të organizonin një luftë të udhëhequr nga Bajram Curri për të çliruar vilajetin e Kosovës, por kjo marrëveshje nuk u arrit dot.

Pas ikjes së princ Vidit, Bajram Curri me shumë patriotë të tjerë shkuan në Krume të Kukësit për të ndjekur nga afër zhvillimet në Kosovë, por edhe për t’i goditur sa më me sukses serbët, gjë të cilën e mësoi nga strategjia luftarake e Plakut të Maleve, i cili ishte një strateg dhe ushtarak i klasit të parë me një përvojë dhe prova në sa e sa beteja. Kur Austro-Hungaria filloi pushtimin e Serbisë, Bajram Curri po fitonte autonomi kulturore nga austro-hungarezët dhe u mundua të hapte shkolla aq sa mundte, por që nxisin ndërgjegjen kombëtare. Këtu del dhe pjekuria politike e Bajram Currit.

Ndërhyrja energjike me luftëtarë kosovarë e krutanë shpëtoi edhe gjendjen kritike në luftën e Koplikut që u zhvillua në gusht të vitit 1920. Roli i Bajram Currit edhe në këtë betejë qe vendimtar, sikurse edhe në shuarjen e pajtimin e popullit të Mirditës më 1921, jo duke drejtuar armët njeri-tjetrit,por me urti e këshilla vllaznore, duke shmangur gjakderdhjet e kota mes vedit. Bajram Curri gjatë vitit 1923-1924 përbënte një kërcënim serioz për Ahmet Zogun i cili ishte bërë kryeministër

Pjesa ndryshe

Me arsyetimin për ikje me arsye shëndetësore, ai endet nëpër Evropë si Itali, Francë, etj., nga data 7. 9. 1924, deri më 14.10.1924, pra pesë javë, thuhet në kujtimet e disa personazheve që i bënë të njohur pasaportën. Po pse endet nëpër Evropë? Dokumenti, ardhur në vitet e fundit, tregon se nxirret për arsye shëndetësore, ndërkohë kur periudha shtator-dhjetor 1924 është plot me ngjarje historike dhe aktiviteti i Bajram Currit është i gjithanshëm për çështjen kombëtare, si një nga përkrahësit kryesorë të qeverisë së Nolit. Udhëtimi i fundit në Evropë i Garibaldit shqiptar, siç e cilësoi Halim Xhelua, saktësohet se ndodh më 12 tetor të vitit 1924, për t’u vendosur në Krasniqe, mu afër vendit ku do mbyllte jetën dimrit të ashpër të Tropojës, më 28 mars 1925, dhe një ditë më pas do ta vrisnin. Në fakt, që atje me përpjekjen e vet mundi që në Krumë të inicionte kryengritjen e armatosur, që kulmoi me fitoren e Qershorit. Pa asnjë mëdyshje ishte njeriu më trim i kësaj kohe dhe të ngjan qesharak reagimi i turpshëm i njerëzve të Fan Nolit, që thjesht merreshin me fjalë. Ishte aq trim sa që në vend t’i hipte vaporit si e gjithë politika shqiptare që do bëhej mërgata shqiptare e do dërdëlliste nëpër kafetë e Evropës, zgjodhi të kthehej në mal bjeshkëve të Krasniqes, duke u mbajtur idealin e vet të madh për lirinë e Kosovës. I tradhtuar dhe rrethuar, ai do jepte jetë në shpellën e Dragobisë. Ka pasur zëra se ka vrarë veten, thjesht të mos binte në dorë i gjallë. Sido që të jetë, mbetet figurë trime.

Prof. Dr. Hakif Bajrami do shprehej dekada më vonë se: “Ata që e penguan Gjeneralin e vegjëlisë Bajram Currin, që mos të shkojë në Vlorë, provuan ta vrasin për së gjalli. Me dredhi e makinacione e arritën qëllimin. Po ata, më vonë, kur erdhën në pushtet, u forcuan, e vranë në pabesi, me tradhti duke u shërbyer interesave të Beogradit. Ai që e kishte lajmëruar vendqëndrimin e Bajram Currit (prefekti Krumës), pasi që e vranë në pabesi, mori për guxim edhe të mbajë një fjalim mortor pranë varrit. Po ai (H.K.), më 6 prill 1925 ‘i kërkonte Ministrisë Punëve të Brendshme në Tiranë 500 napolona ari të premtuara për atë që ka dhënë njoftime se ku gjendet Bajram Curri, si dhe kërkonte gradime për vrasësit e tij’”. (Shiko: AQSH i Shqipërisë, Fondi MPB, d. nr. 9. 1925; d. 51 dhe d. 58).

Një personazh që e cilësojnë si patriot i shquar Ago Agaj, cituar nga Fazlli Hajrizi, thotë duke e justifikuar Zogun se: “Nuk e vriste ai Bajram Currin, një patriot të admiruar në Malësi të Gjakovës. Bile ai dërgoi një grup xhandarësh ta merrte në dorëzim. Ai u vra nga bajraktarët e Gjakovës në pabesi, në shpellë. Vrasësit u takuan në Gjakovë me një oficer të thjeshtë, të dalë prej shkollës italiane me emrin Ibrahim. Ata i thanë oficerit se bejlerët u kishin premtuar njëmijë napolona, por 500 i mbajtën për vete e 500 na i dhanë”.

Vrasja e këtij personaliteti të madh ruan shumë të papritura. Është e çuditshme heshtja për të në këtë 90-vjetor, njësoj si për Gurakuqin, por më shumë harresa e përcjellë për këtë personalitet të madh.

“Nuk ka personalitet shqiptar që politika dhe diplomacia serbe t` i ketë siguruar tetë analiza-biografi analitike sikurse për Bajram Currin dhe të afërmit e tij. Në kohën kur kam hulumtuar nuk ka pasur para që i ‘blenë’ ato dorëshkrime të fotokopjuara. Kam provuar përmes Akademik Bogumil Hrabakut t`i nxjerr të fotokopjuara, por kot. Të paktën prej tij (Hrabakut) e kuptova se tri dorëshkrime i kishin përpiluar për Bajram Currin oficerët rusë me urdhër të Nikolla Pashiqit”, citohet Hakif Bajrami. Ky thotë madje se: “Ata oficerë kishin punuar si projektantë të kolonive sllave në Kosovë 1920-1928. Ndërsa nga shqiptarët bukëpërmbysur është vrarë Bajram Curri, është vrarë truri i kuvendeve dhe gjenerali i istikameve shqiptare për liri dhe pavarësi për 100 000 dinarë”. (Shiko: AVII B. Koleksioni për Bajram Currin 1903-1928).

Po kush e vrau vallë dhe kush është i interesuar për heshtjen ndaj tij, vrasjen e madhe të Bajram Currit?

Askush nuk e thotë. Baca rri i shikon të gjitha nga monumenti i tij në qytetin me të njëjtin emër, që ka të ngjarë dhe vetë ta ketë harruar. /Java/

Haradinaj: Qeveria po shantazhohet nga Lista Serbe

0

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se koalicioni PDK – LDK ka harruar premtimet për hapje të vendeve të reja pune.

Në një intervistë për “Epokën e re”, Haradinaj ka thënë se presin shumë pak nga Qeveria e drejtuar nga Isa Mustafa, pasi programi qeverisës më shumë është duke tingëlluar si fontanë dëshirash.

Sipas tij, ky program do të realizohej po sikur Kosova ta kishte buxhetin e Zvicrës.

“Programi qeveritar më shumë po tingëllon si fontanë dëshirash sesa një realitet, sepse ne e dimë sa është buxheti i Kosovës. Këto çfarë i kanë shkruar këta në raportin e 100 ditëve të punës janë vetëm fjalë të kota. Në bazë të parashikimeve që ka bërë kjo Qeveri, po ta kishim buxhetin e Zvicrës apo një buxhet multimilionësh, nuk do të mund t’i përmbushnin kërkesat e tyre. Pra, një numër të prioriteteve që i ka paraparë kjo Qeveri nuk përkojnë me realitetin”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka vlerësuar se kjo Qeveri është e pafuqishme dhe e shantazhuar nga Lista Serbe. “Tash e sa muaj Qeveria e Kosovës nuk është e kompletuar. Shumë ministra me vetura zyrtare sillen nëpër Serbi, marrin rroga në Prishtinë. As ministrat e as deputetët e komunitetit serb tash e disa muaj nuk i shohim në zyrë. Kjo dëshmon se kjo Qeveri nuk është ekzekutive. Po të ishte ekzekutive dhe serioze do të merrte masa të shpejta për ta zëvendësuar ministrin”, është shprehur Haradinaj.

Daut Haradinaj, i cili mban edhe postin e kryetarit të Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, e ka komentuar deklaratën e kryeministrit Mustafa, se Forcat e Armatosura të Kosovës nuk do të shkojnë në veri pa koordinim me KFOR-in.

Haradinaj ka thënë se FAK-u gjithsesi duhet të operojë edhe në veri.