26.2 C
Prizren
E enjte, 10 Korrik, 2025
Home Blog Page 7063

Çifti kapet duke bërë seks në rrugë (Foto)

0

Një student është arrestuar pasi po bënte seks në publik.

Pasi kishte festuar ditëlindjen dhe kishte pirë mirë, ai u filmua duke bërë seks në rrugë.

Ngjarja ndodhi në Mongoli.

Të dy dolën nga bari dhe po ecnin, kur vendosën të zhvishen dhe të bëjnë seks.

Gjithçka vazhdoi për 45 minuta, derisa erdhi policia.

Një zëdhënës i policisë tha se të dy ishin të dehur.Cifti seks ne rruge1

FSK-ja s’merr leje nga NATO për në veri

0

Komandanti Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrahman Rama, ka thënë FSK-ja nuk merr leje nga NATO për të shkuar në veri të vendit.

“Ushtria e Kosovës do të veprojë aty ku kërkohet nevoja. Ne nuk imponohemi as në veri, as jug, e as në lindje dhe perëndim. Për këtë arsye dua edhe ta sqaroj se varësisht prej nevojave që i kanë qytetarët dhe nevojat që i ka shteti i Kosovës, ne do të veprojmë. Ne nuk marrim leje nga askush”, ka thënë Rama për RTK-në.

“Kukulla”, rrëfimi i Kadaresë për nënën botohet në Francë

0

Një arsye për t’u rikthyer në qytetin e lindjes, në shtëpinë e tij të madhe me burg, me kthina e musëndra, në të cilat ai fshihej për të dëgjuar zhurmat e shtëpisë
Ajo, nëna, vetëm ajo mund të të kthejë në shtëpi. Shtypi francez njofton se ka dalë në libraritë e Francës romani “Kukulla” i Ismail Kadaresë. Një nga veprat më të fundit të shkrimtarit, që lexuesi shqiptar ka pasur fatin ta lexojë si pjesë e librit “Mëngjeset në Kafe Rostand”, botimet “Onufri”. Një vepër e shkruar në tri kohë, për të shkuarën, të tashmen dhe, pse jo, të ardhmen, libri i Kadaresë tërhoqi dukshëm vëmendjen e lexuesit, duke u kthyer në një best seller, në kohën kur doli, e megjithatë “Kukulla” ishte ajo pjesë që ka prekur më së shumti lexuesin me ndjeshmërinë, dhembshurinë, dashurinë dhe sinqeritetin me të cilin ishte shkruar.
Sipas botuesit të Kadaresë, mësojmë se “Kukulla” do të jetë si libër më vete shumë shpejt edhe në libraritë tona. “La poupee” (botimet “Fayard”, 160 faqe, 16 euro) është përkthyer në gjuhën frënge nga violinisti Tedi Papavrami, i sprovuar tashmë me stilin kadarean, duke qenë përkthyes edhe i veprave të tjera të shkrimtarit.

“Kukulla” është stacioni i radhës së shkrimtarit në qytetin e lindjes. Por kësaj here arsyeja është e ëma, një krijesë e brishtë, që asnjëherë nuk kishte arritur ta kuptonte deri në fund. Ndërsa në vepra të mëparshme në mënyrë të tërthortë ka rrëfyer marrëdhënien e tij me të atin, në këtë roman ai përshkruan me hollësi figurën e së ëmës. Tashmë që ajo nuk është më, autori ndalet të zbërthejë se përse e ëma i ishte dukur si një kukull, raporton panorama.

Portreti i saj fjalëpakë, gati i tejdukshëm, vjen përmes rrëfimit qysh në krye të herës, kur ajo erdhi nuse në derën e Kadareve, në një shtëpi të madhe, jo aq të kamur, por hijerëndë, ndryshe nga e saja, deri në ditën kur u largua nga kjo botë e kur pesha e saj i ngjante ajrit. Profili i saj qartësohet edhe më shumë në marrëdhënien me të vjehrrën, përballjen me atë grua, një nga ato të mençurat dhe të gjithëdijshmet, si të cilat nëna nuk arriti dot kurrë të bëhej, në marrëdhënie me të atin dhe vetë atë, intelektualin dhe shkrimtarin e famshëm.

“Gjithmonë e më tepër do të më pëlqente të mendoja se ndoshta pikërisht aty, tek ai zbërthim i gabuar i pamjeve të botës, në atë pasaktësi dhe sprapsje të arsyes, shkurt, në këmbënguljen e fëmijërisë për të mos ikur, fshihet ndoshta zanafilla e asaj që quhej dhuntia e të shkruarit…. Nganjëherë më dukej se të gjitha ato që thuhej se merreshin nga qumështi i nënës, unë i kisha marrë nga qumështi tjetër, disi i ndryshëm, ai i kukullës. Gabime që më dukeshin tani aq të bukura, arsye të përmbysura krejt, ato që, pasi i humbje një herë, nuk i gjeje dot kurrë, më rrinin gjysmë të mpira në kujtesë”, shkruan Kadare te “Kukulla”./KultPlus.com

Bjondja superseksi që i ka marrë zemrën Di Caprios

0

Kelly Rohrback është një ndër modelet më seksi në SHBA.

Ditët e fundit ka nisur të flitet se është në një lidhje me aktorin Leo Di Caprio.

Aktori flitet se ishte lidhur me Rihannën por gjithçka është përgënjeshtruar.

Shkëndijen e mbulojnë me para në Nju Jork (Foto)

0

Shkëndije Mujaj ka qenë në Nju Jork ditët e fundit ku mesa duket ka kënduar në një lokal.

Ajo ka publikuar disa foto në Instagram ku shihet e mbuluar me dollarë.

“Faleminderit shumë dhe Zoti ua shtoftë”, shkruan Shkëndija.

Shkendije Muja me para

Shkendije Muja me pare1

Limaj thërret nga Prizreni: Dilni sa më shumë në protestën e 18 prillit

0

Kryetari i Nismës për Kosovë Fatmir Limaj, ka zgjedhur qytetin e Prizrenit, për t’iu bërë thirrje gjithë qytetarëve të Kosovës që të marrin pjesë masovikisht në protestën e 18 prillit. Ai tha se shteti i Kosovës është kapur nga bandat e politikës.

“Ne nuk protestojmë kundër askujt. Protestojmë vetëm kundër kapjes së shtetit”, tha Limajn. Sipas tij, ata të cilët janë pjesë e qeverisjes dhe që e ndiejnë vetën se nuk janë pjesë e kapjes së shtetit duhet të mbështesin protestat.

“Të gjitha ata që nuk janë pjesë e kapjes së shtetit duhet të ndjehen mirë dhe të mbështesin protestën,sepse qëllimi ynë është ç’kapja e shtetit”, tha Limaj.

Ai ka ftuar qytetarët që të marrinë pjesë në mënyrë masovike në protestën e 18 prillit.

Ai tha se Kosova është tashmë një shtet i sëmurë, në të cilën gjendje e kanë sjell ata që e kanë kapur atë përmes degradimit të skajshëm, duke mos përjashtuar as Prizrenin.” Kosova kurrë nuk ka qenë në gjendje më të rëndë se sa që është sot”, tha ai.

Fatmir Limaj ka marrë pjesë sot në 1 vjetorin e themelimit të Nismës për Kosovë në Prizren. Ai tha se falë angazhimit të Degës së Nismës në Prizren dhe degëve të tjera në qytetet e tjera të Kosovës, ky subjekt politik është bërë zëri i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma për Kosovën, Jakup Krasniqi,tha ndërkaq nga keqqeverisja është ngulfatur perspektiva e popullit./PrizrenPress.com/

Ilmi Pulaj nga Prizreni ankohet se nuk u kompensua për punën nga Komisioni Zgjedhor(Video)

0

Ilmi Pulaj nga Prizreni, ankohet se nuk mori kompensim nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës, pavarësisht se punoi si komisioner në zgjedhjet e përgjithshme në qershor të vitit të kaluar.

Kanë kaluar gati dhjetë muaj nga koha kur Ilmiu është dashur të kompensohej për punën e tij gjatë ditës së zgjedhjeve. Ai e pranon se fillimisht pati probleme me xhirollogarinë e tij bankare, të cilën thotë se më vonë e kishte rregulluar.

“Unë kam qenë komisionar në zgjedhjet e fundit parlamentare, komisionar i Aleancës dhe për atë punë që e kam kry nuk jam pagu. Thjesht, pagesën time nuk ma kanë lëshuar ende KQZ-ja. Arsyeja është se në fillim e kam pasur xhirollogarinë e bllokuar, pastaj, edhe pse e kam zhbllokuar xhirollogarinë, prapë sot e kësaj dite nuk m’i kanë lëshuar mjetet”, thotë Ilmiu.

Ai thotë se fillimisht është ankuar në Komisionin Komunal Zgjedhor (KKZ) në Prizren, mirëpo këta të fundit thotë ta kenë drejtuar për në KQZ në Prishtinë.

KALLXO.com kontaktoi edhe me kryesuesin e KKZ-së në Prizren, Nysret Bytyqin, i cili tha se është tentuar të bëhet ekzekutimi i pagesës te qytetari Ilmi Pulaj, mirëpo nuk ka mundur të realizohej për shkak të xhirollogarisë së bllokuar.

“Ne dy herë kemi provuar të bëjmë ekzektumin e pagesës, mirëpo Ilmi Pulaj ka pasur probleme me xhirollogarinë, tani e kemi drejtuar që të shkojë ta realizojë të drejtën e tij përmes KQZ-së në Prishtinë”, thotë Bytyqi.

Ilmiu që pret ekzekutimin e pagesës prej 66 eurove, thotë se për të është e pamundur të shkojë në Prishtinë për të kërkuar paratë që i takojnë, ngase sipas tij, mbi gjysmën e tyre do t’i shpenzojë për rrugë.

Për t’u ikur shpenzimeve, Ilmiu thotë t’i ketë shkruar mbi 5 herë e-mail zyrtar Sekretariatit të KQZ-së, mirëpo thotë se asnjëherë nuk mori përgjigje.

“Prishtinës iu kam drejtuar – Sekretariatit të KQZ-së me e-maila pesë herë rresht dhe as përgjigje nuk më kanë kthy, por as mjetet nuk m’i kanë lëshu”, thotë Ilmiu.

KALLXO.com ka kontaktuar me zëdhënësin e KQZ-së, Valmir Elezi, i cili përmes e-mailit ka premtuar se KQZ-ja do ta kryejë obligimin ndaj Ilmiut.

“KQZ-ja do të bëjë kompensimin pas plotësimit të dokumenteve të nevojshme, pasi personi në fjalë atëkohë ka sjellë llogari pasive. Tani pas sjelljes së llogarisë aktive do të kryejmë obligimin”, tha zëdhënësi Elezi.

Thaçi e Rama shpallen “Qytetar nderi” të Ulqinit

0

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama janë shpallur të shtunën “Qytetar nderi” të komunës së Ulqinit.

Gjatë një seance solemne të Kuvendit Komunal të Ulqinit kryetari i komunës, Fatmir Gjeka ndau çmimet për dy shqiptarët për të cilët tha se kanë kontribuar në marrëdhëniet e gjithanshme të Malit të Zi me shtetet e tyre, bashkëpunimit regjional dhe përmirësimit të pozitës së shqiptarëve në Mal të Zi.

Ministri kosovar, Hashim Thaçi duke falënderuar ulqinasit për çmimin, tha se njerëzit e Ulqinit ishin miq të Kosovës, atëherë kur kishte shumë nevojë.

“Faleminderit që ishit miqtë tanë kur kishim më së shumti nevojë, në vitin 1998 dhe 1999, kur qindra mijëra refugjatë u strehuan këtu”, tha Thaçi.

Ndërsa, kryeministri shqiptar, Edi Rama tha se shqiptarët në situatën e re në Ballkan duhet të jenë shembull i mirë të tjerëve, ndërsa e kaluara duhet të jetë mësim për të gjithë.

Ai e vlerësoi Ulqinin si vend të bashkëpunimit, oazë të kulturës në Ballkan dhe simbol të Evropës së bashkuar, njofton ul.info.

Në seancën solemne ishin të pranishëm edhe kryetari malazez, Filip Vujanovic, anëtarët e korit diplomatik, përfaqësuesit e komunave tjera dhe deputetët në Parlamentin shtetëror. Në këtë manifestim nuk ishin të pranishëm këshilltarët e Partisë socialiste popullore dhe Frontit demokratik.

Prostitucion në hotel për 10 mijë lekë, në pranga tutorja e klienti

0

Një tjetër rrjet prostitucioni u shkatërrua në kryeqytet, pasi u arrestuan tre persona. Ngjarja u shënua mbrëmjen e së mërkurës, ku gjatë aksionit të oficerëve Kundër Trafiqeve të Paligjshme dy femra dhe një klient u vunë në pranga, me akuzën e shfrytëzimit dhe ushtrimit të prostitucionit.

Të arrestuarit janë Natasha Qoshlli, 64 vjeçe, 25-vjeçarja me iniciale M.P. dhe klienti i saj, shtetasi me iniciale E.L., 28 vjeç.

Sipas burimeve policore, hetimi kishte nisur tre muaj më parë, pas zbulimit të vendit që përdorte 64-vjeçarja për rekrutimin e vajzave të reja. Mësohet se tutorja kishte zgjedhur si vend për të ushtruar biznesin e saj, një hotel të një të afërmi, për të cilin ky i fundit nuk ishte në dijeni që çiftet ishin në marrëdhënien prostitutë-klient.

Deri tani efektivët e Policisë kanë arritur të dokumentojnë vetëm një rast shfrytëzimi. Burimet thanë se arrestimi është kryer në kushtet e flagrancës, në dhomën e një hoteli në autostradën Tiranë – Durrës, ku u gjetën shtetasja M.P. dhe shtetasi E.L., duke kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të parave.

Ndërsa më pas, efektivët arritën të vënë në pranga edhe 64-vjeçaren Qoshllin, e cila kishte organizuar të gjithë historinë e prostitucionit dhe përfitonte përqindje të caktuara nga çdo klient që, ajo i prezantonte vajzës duke ia dërguar në hotel.

Mësohet se vajza ushtronte prostitucion për shumat që varionin nga 5 mijë deri në 10 mijë lekë të rinj. Ndërsa personi që u arrestua bashkë me të gjatë aksionit, kishte paguar shumën prej 10 mijë lekësh, 50 për qind të së cilës e përfitonte tutorja 64-vjeçare.
/Shekulli Online/

Femra më seksi e 2015 nuk përmbahet dot (Foto)

0

Charlotte McKinney konsiderohet si femra më seksi këtë vit dhe si pretendentja kryesore për t;i marrë vendin Kate Upton.

Ajo ka nisur një fushatë bombardimi me foto seksi në rrjetet sociale.

Ja disa foto që ka publikuar ditët e fundit në Instagram.

Charlotte-1