31.8 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025
Home Blog Page 7081

Sylë Hoxha kërkon falje

0

syle hoxha 23Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha, ka reflektuar për fjalorin e përdorur dje gjatë një deklaratë për media.

Kur doli para gazetarëve të hënën, Hoxha u mor me të kaluarën e anëtarëve të Këshillit Prokurorial të cilët e kundërshtojnë mënyrën se si Hoxha po e udhëheq këtë institucion.

Por sot, Sylë Hoxha shprehu keqardhje për fjalët e thëna dje.

“Më vjen keq nëse dje, me fjalorin tim, është ofenduar dikush”, tha Hoxha sot.

Shtensionimit të Hoxhës i ka paraprirë një takim me ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi, pasi katër anëtarë të KPK-së deshën ta nisin një mbledhje për ta shkarkuar Hoxhën nga ky këshill.

Anëtarët e KPK-së janë kthyer në mbledhje pas takimit me Kuçin, ndërsa Hoxha u shpreh se përbërja e Këshillit është pajtuar që të ketë mbledhje të rregullta.

Vazhdon Bllokada në Këshillin Prokurorial
16:07

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, në cilësinë e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, është duke u takuar me katër anëtarët e tjerë të këtij këshilli brenda ndërtesës së Prokurorisë së Shtetit.

Takimi ka filluar gati një orë më parë dhe është duke vazhduar ende.

15:35
Katër anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës nuk e kanë përfillur vendimin e ushtruesit të detyrës së kryesuesit Sylë Hoxha për pezullimin e aktiviteteve të këtij këshilli deri në dekretimin e Kryeprokurorit të Shtetit.

Sevdie Morina, Jetish Maloku, Idain Smajli dhe Bajram Uka kanë shkuar në mbledhjen e thirrur që nga e premta, por me vetëm katër anëtarë në sallë ata nuk po munden ta bëjnë kuorumin për ta filluar mbledhjen.

Katër anëtarët e tjerë, Sylë Hoxha, Hajredin Kuçi, Florent Muçaj dhe Teki Bokshi nuk janë paraqitur në këtë mbledhje.

Përderisa katër pjesëmarrësit në mbledhje po presin të vijë ndonjë nga kolegët tjerë, KALLXO.com ka provuar ta kontaktojë ministrin Hajredin Kuçi për ta pyetur nëse ai do të marrë pjesë, por nuk ëhstë përgjigjur.

Ndërsa anëtari tjetër Teki Bokshi ende nuk e ka vendosur nëse do të marrë pjesë.

“Jam duke e analizuar me kolegët tjerë se a do të marrim pjesë apo jo”, deklaroi Bokshi.

U merrnin ryshfet pacientëve, ndalohen 2 mjekë

0

Mjek-transplantiPolicia e Tiranës ka ndaluar pasditen e sotme dy mjekë imazheristë në Sanatorium, të cilët akuzohen për korrupsion pasiv.

Mjekët P. Hysko dhe A. Leka janë ndaluar nga forcat blu me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, e cila i kishte ata nën vëzhgim prej disa ditësh.

Në pak ditë ata u kanë marrë para të paktën 20 pacientëve. Ryshfeti merrej në këmbim të shërbimeve që garantohen pa para ose me fatura.

Ata merrnin 1-6 mijë lekë për skaner.

Princ Vidi 6 muaj që ende nuk janë rrëfyer

0

karikature-2-1_1Në Pallatin e Dimrit në Shën Petërburg, teksa fliste me Kont Totleben, një nga djutantët e Carit, Vilhem Vid, e ndjeu se kurora si princ i ri i shqiptarëve, nuk do t’i sillte vetëm ditë të mira. Teksa princesha Sofi, po u jepte fund përgatitjeve të valixheve me teshat që tashmë duhet të ishin të kuruara mirë, Vidi dhe stafi që kishte zgjedhur për ta marrë me vete për në Shqipëri nisën të ndienin ankthin e parë të së ardhmes. Sekretari i tij, Heaton Armstrong, e përshkruan me detaje udhëtimin që zgjati disa ditë përmes Europës për të mbërritur në Durrës. Me pasionin e një sekretari besnik që hedh në letër çdo detaj të jetës së shefit të tij, Armstrong la me shënimet e tij ndoshta një nga pasqyrat më të mira, ku historia do t’u referohet për të shkruar historinë e mbretërimit të shkurtër të princit gjerman në vend. Përmes tyre shihen arsyet e një komploti të heshtur që u zgjerua çdo ditë e më shumë, e që e çoi drejt fundit mbretërimin e Vidit. Shqipëria e vitit 1914, nga 7 marsi, kohë në të cilën ai mbërriti e deri më 3 shtator kur iu desh të largohej përgjithmonë, ka qenë më shumë se asnjëherë në vëzhgimin ndërkombëtar. Janë të shumtë gazetarët e huaj që mbërritën në vend, për të parë se çfarë po i jepte ky mbretërim i ri këtij vendi që s’kishte gjetur paqe në drejtim. Shtypi austriak ka qenë më i ndjeshëm ndaj këtij mbretërimi. Gazetari i gazetës “Shqip” Armand Plaka, i tërhequr ndaj historisë, ka koleksionuar çdo detaj të gjetur në shtypin austriak të asaj periudhe. Artikuj, imazhe fotografike që të çojnë në Shqipërinë e 1914-s, të cilat sjellin një këndvështrim të mënyrës sesi është trajtuar kjo pjesë e politikës sonë.

Sot, në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës, Plaka do të hapë një ekspozitë të quajtur “Princ Vidi dhe Shqipëria në shtypin austriak të kohës”. Ekspozita vjen pak ditë pas 101-vjetorit të mbërritjes së Princ Vidit në vendin tonë, dhe përbëhet nga një përzgjedhje grafikash, karikaturash e artikujsh të ilustruar. Pjesa më e madhe e materialeve janë nxjerrë nga arkiva e revistave satirike e atyre të ilustruara, por edhe gazetave të kohës, veprim të cilin Plaka thotë se e ka bërë qëllimisht, duke iu nënshtruar një përzgjedhjeje sa logjike, aq edhe tematike e kronologjike.

Viti 2014 shënjoi 100- vjetorin e mbretërimit të Vidit, që u shoqërua me një sërë aktivitetesh, por dhe me një rikthim të debatit mbi atë çfarë sollën këta 6 muaj në historinë e Shqipërisë. Por, sipas Plakës, sërish shumëçka ende ka mbetur e pashfaqur në publik dhe e padokumentuar edhe për vetë studiuesit e fushës. “Më shumë se 80% e materialeve të ekspozuara, mua më rezultojnë të panjohura për publikun shqiptar. Ato reflektojnë vendin që zinte misioni i Princ Vidit në median e vendit më të interesuar të kohës për Shqipërinë e shqiptarët. Ato paraqesin më së miri intrigat e kohës, makinacionet, rivalitetet, zhgënjimet, frikën dhe zhgënjimet të shprehura më së shumti me një sarkazëm therëse e humor të hollë”, thotë Plaka. Sipas tij, 41 materialet grafike që do të ekspozohen sot, paraqesin në mënyrë domethënëse të gjitha etapat e asaj që mund të quhet “aventura shqiptare e një princi evropian”, duke datuar që nga tetori i vitit 1913, deri në shtator 1914, koha kur ai u largua përfundimisht dhe fizikisht nga Shqipëria (pasi zyrtarisht ai nuk abdikoi kurrë).

“Mes tyre, si pika kulmore të sjella në mënyrë eksplicite për publikun shqiptar, veçohen sidomos përgatitjet për pritjen e Princit, mbërritja e tij në Durrës, përplasjet me Esad Pashën dhe dinamika e konfrontimit me të ashtuquajturit ‘kryengritësit muhamedanë’, që ndodhën në muajin maj e vijojnë gjatë verës së 1914-s, deri në largimin e tij nga Shqipëria”, thotë Plaka. Një nga momentet që nuk haset në ekspozitë është vrasja e kolonelit holandez, Thomson nga kryengritësit në qershor 1914, por edhe vetë largimi i Princ Vidit. Sipas Plakës, mungesa e këtyre dy momenteve ka një arsye.

“Këto dy pika të rëndësishme në historinë e Princ Vidit në Shqipëri, rezultojnë jo fort të mbuluara grafikisht, në hetimin që unë i kam bërë shtypit austriak të kohës, sikurse janë fazat e tjera të periudhës 6-mujore të Vidit në Shqipëri. Sigurisht se ka plot artikuj me tekste e histori të plota e të detajuara edhe mbi këto dy momente historike në shtypin austriak të kohës, e madje më shumë se në shtypin e vendeve të tjera, por paraqitja vetëm e teksteve në këtë lloj ekspozite, sipas meje, nuk do të ishte një zgjidhje e mençur, pasi vendi i tyre besoj se janë faqet e medias së shkruar shqiptare, apo të botimeve të specializuara, në të cilat unë prej vitesh kam kontribuar modestish edhe vetë me artikuj të përkthyer e të komentuar, të cilat do të vijojnë edhe më tej t’i bëhen të njohura publikut shqiptar”, thotë Plaka. Pjesa më e madhe e imazheve që do të përmbajë ekspozita e sotme, është pothuajse e panjohur nga publiku shqiptar.

Përmes tyre mund të kuptohet më mirë gjendja që ka shoqëruar muajt në Shqipëri të Princ Vidit, kabinetit të tij qeveritar, mënyra sesi perceptohej në popull udhëheqja nga një i huaj, duke dhënë një vështrim rreth mentalitetit të kohës. Karikaturat janë një element interesant dhe domethënës i kësaj ekspozite. Plaka veçon disa nga karikaturat, ku bie në sy roli apo vënia në lojë e rolit të Esad Pashës, rivalitetet mes liderëve shqiptarë, ku vend i lihet edhe Isa Boletinit apo Preng Dod Bibës, prapambetja kulturore ndër shqiptarë, e cila, në ndonjë rast, shkon deri në ofendim, por edhe dobësia e Princit gjerman për të vënë rregull në mbretërinë që i ishte besuar. “Po ashtu, vihet në lojë në mënyrë thumbuese, loja që luanin Fuqitë e Mëdha të kohës dhe lënia në baltë e Princit të shqiptarëve, në një kohë kur ishte mbushur me premtime të fryra për mbështetje jo vetëm financiare”, thotë ai. Imazhet gjithnjë janë grishëse, aq më tepër kur vijnë nga një kohë, e cila ende ka pikëpyetje në të tashmen tonë. Ekspozita e Plakës duket sikur i jep përgjigje disa prej këtyre pikëpyetjeve përmes mënyrës sesi reporterët apo karikaturistët e huaj kanë vëzhguar dhe thumbuar realitetin shqiptar të 1914-s.

Mbërritja e Princ Vidit në Shqipëri, më 7 mars 1914
Karikatura të shtypit austriak të kohës – pjesë e ekspozitës së çelur sot nga gazetari dhe studiuesi Armand Plaka – që ilustrojnë intrigat, rivalitetet dhe problemet që hasi në mbretërimin e tij të shkurtër në Shqipëri, Princi Vihelm Vid.

Zbulohet pas 400 vitesh varri i Servantesit

0

eshtratShkencëtarët thonë se kanë zbuluar varrin e gjigandit të letërsisë, Miguel de Servantes, rreth 400 vjet pas vdekjes së tij.

Ata besojnë se kanë gjetur eshtrat e tij, të gruas dhe të tjerëve të varrosur në Madrid.

Sipas BBC, ndarja dhe identifikimi i eshtrave të dëmtuara shumë do jetë një proces i vështirë.

Autori i Don Kishotit u varros në vitin 1616 në një kishë, e cila u rindërtua më vonë.

Eshtrat u lëvizën prej andej dhe Princi i Letrave spanjolle humbi për shekuj.

“Ai pati fundin e një varfanjaku,” tha një zyrtar i Bashkisë së Madridit.

Nëna që mbyti djalin: E vrava se më dhunonte

0

Shiriti i policiseNëna që vrau të birin pardje në Lushnjë është rrëfyer mbi motivet që e çuan në ngjarjen e rëndë.

“E vrava pasi më dhunonte rëndë”, ak thënë Hatixhe Ahmetaj, 70 vjeç.

Hatixheja kishte dy ditë që ishte kthyer nga Italia ku kishte qendruar te vajzat e saj.

Burimet nga grupi hetimor kanë thënë se kanë gjetur shenja dhune në trupin e 38-vjeçarit duke konfirmuar dëshminë e nënës së tij e cila tha se ishte përleshur me të para se ta mbyste.

Pasi janë përleshur, nëna e ka mbytur në fillim me dorë e më pas e ka lidhur me një palë tuta.

Sipas Hatixhe Ahmetajt, kjo gjendje kishte 7 vite që zgjaste dhe mbajtja përbrenda e dhunës çoi në këtë fund tragjik për të dy. Ajo deklaronte se djali i kishte shitur të gjitha orenditë e shtëpisë dhe se ishte përdorues i rregullt i lëndëve narkotike dhe alkoolit, që konfirmohet edhe nga Policia e Lushnjës.

Shembet një pjesë e rrugës në Leskovec, fëmijët vaksinohen në rrugë (Video)

0

leskoveci-620x330Që 5 muaj si pasojë e rrëshqitjes së dheut në hyrje të fshatit Leskovec, është shembur një pjesë e rrugës së këtij lokaliteti, me ç’rast banorët tashmë nuk po mund të qarkullojnë jo vetëm me automjete.

Gani Berisha, nga ky lokalitet, thotë se me shembjen e rrugës, përveç vështirësive të tjera që perballemi, kjo gjë tashmë na ka bllokuar në tërësi, dhe as kuajt të cilët i përdorim për bartjen e ushqimit të bagëtive nuk kanë mundësi të lëvizin në këtë rrugë, ndërsa është e pamundur që të bëjmë edhe transportimin e të sëmurëve për trajtim mjekësor në Prizren.

Të njëjtat halle i ndan edhe banori tjetër i këtij lokaliteti, Avdullah Shala, i cili thotë se ka në pronësi 40 dhi, dhe ushqimin për to në këtë pjesë të rrugës e bënë me krah deri te pjesa e tjetër e rrugës , me ç’rast bartjen e bënë me kuaj. Gani Berisha, thotë se për këtë shqetësim të rreth 50 banorëve të Leskovecit e ka njoftuar drejtorin e shërbimeve publike në Prizren, Hasan Hasanin, i cili vijon duke treguar se nuk është përfilluar fare nga drejtori gjatë një takimi që ka pasur së fundi në objektin e administratës komunale në Prizren.

Kërkesa jonë thotë Ganiu, është që të intervenohet sa më shpejt dhe në rrugën e dëmtuar të hudhet zhavor. Në kohën e qendrimit të ekipit tonë televiziv në vendngjarje, arriti edhe një ekip i mjekëve nga QKMF e Prizrenit për të bërë vaksinimin e fëmijëve të Leskovecit. Me të arritur në vendin ku është shembur rruga, në pamundësi të shkuarjes në fshat, mjekët u detyruan që vaksinimin ta bëjnë në mes të rrugës, pas sjelljes së fëmijëve nga familjarët e tyre. Lidhur me këtë shqetësim të këtyre banorëve, ne gjatë ditës nuk kemi arritur assesi të kontaktojmë organet kompetente komunale…/TVPZ/

Në Leshan dyshohet për varrezë masive

0

Shiriti i policiseTherandaPost ka marrë informacione se banorët e Leshanit gjatë orës 8:30 të mëngjesit teksa po hapnin një varr, për një rast vdekje, kanë hasur në eshtra të një personi dhe menjëherë kanë njoftuar organet e Policisë.

Në vendin e ngjarjes janë ende Policia dhe ekspertët e mjeksisë ligjore ku dyshohet për një varrezë massive. Atje ende po hetohet dhe TherandaPost do të mundohet të marrë informacione të tjera./therandapost.com/

Trafikohet një vajzë nga Shqipëria në Prizren

0

ProstitucioniNjë vajzë është trafikuar nga Shqipëria në Prizren.Policia e Kosovës njofton se vajza e trafikuar është dërguar në strehimore.

“Me datën 16.03.2015 është arrestuar një mashkull shqiptar i Shqipërisë, nën dyshimin se ka kontrabanduar një femër shtetase e Republikës së Shqipërisë ku pas intervistimit në prani të mbrojtësit të viktimave është dërguar në shtëpinë strehimore”,njofton Policia e Kosovës.

.I dyshuari pas intervistës, me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje./PrizrenPress.com/

Bllokohet “Rruga e Kombit”

0

rruga e kombit bllokimNjëra nga korsitë në Rrugën e Kombit është bllokuar për shkak të rënies së dherave.

Sipas raportimeve më të fundit një masiv dheu ka rënë në njërën nga korsitë e aksit, duke bllokuar totalisht rrugën.

Shembja ka ndodhur në Mamëz, vetëm 4 km nga qyteti i Kukësit. Ndërkohë fadromat kanë mbërritur në vendngjarje për të pastruar rrugën.

Prizrenasi kërcënon vajzën e mitur për publik të fotove intime

0

lakuriqRaportohet se është në Prizren është arrestuar një person, pasi që dyshohet se i njëjti ka dhunuar një femër të moshës së mitur.

I njëjti ka shantazhuar viktimën se do t’i publikojë disa foto intime, të cilat i kishte bërë me rastin e dhunimit.

I dyshuari pas intervistës me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. /Zëri/