25.8 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025
Home Blog Page 7082

Artan Lame, me flamujt e Nolit dhe të Zogut

0

flamuri-zoguDy kundërshtarët politikë të Shqipërisë së viteve’20-’30, Artan Lame i ka bërë bashkë. Kësaj here në një zbulim. Bëhet fjalë për dy flamuj të vjetër kombëtarë, që sipas kërkimeve të Lames, njëri prej tyre është hasur gjatë ceremonisë mortore të Fan Nolit në vitin 1965, dhe tjetri nga Ahmet Zogu në vitin 1925…

Dy kundërshtarët politikë të Shqipërisë së viteve ’20-’30, Artan Lame i ka bërë bashkë. Kësaj here në një zbulim. Bëhet fjalë për dy flamuj të vjetër kombëtarë. I pari, nga hulumtimet e kreut të ALUIZNI-t, i cili nuk e ndal pasionin dhe lidhjet me ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe pasuritë historike të vendit, rezulton të jetë flamuri me të cilin Kryepeshkopi u përcoll për në banesën e fundit, në ceremoninë mortore të organizuar në Florida të ShBA-së më 13 mars, 50 vjet më parë. Ka qenë pikërisht në ditën e përkujtimit të 50-vjetorit të ndarjes nga jeta të imzot Nolit, që Artan Lame ka dalë me këtë zbulim të tijin.

“Pardje ishte 50-vjetori i vdekjes së Fan Nolit. Natyrisht që në shtetin shqiptar, denbabaden nuk kujtohet njeri për ata që dinë shkrim e këndim më shumë sesa për të lexuar emrin e tyre. Ndaj edhe për Nolin s’u kujtua njeri”, – shkruante në profilin e tij të Facebook-ut Lame, duke shtuar se ishte Artan Shkreli ai që i dërgoi një fotografi nga momenti i ceremonisë fetare të varrimit të Fan Nolit, ku shquhet qartë trupi i pajetë i imzotit, mbuluar me flamurin kombëtar.

“Teksa e shihja më me kujdes, ai flamur më solli ndër mend një foto që ma kishte dhënë Auron Tare në vitin 2007, ndërsa isha duke u marrë me një studim për flamurin kombëtar”, – vijon Lame.

Sipas shpjegimeve të tij, në këtë fotografi të dërguar prej Auron Tares shfaqej At Liolini duke shpalosur një flamur.

“Sipas shpjegimeve të Auronit, ekzistonte një legjendë sipas se cilës, ai flamur ishte flamuri i shpalljes së Pavarësisë më 1912-n. Legjenda nuk qëndron, pasi shqiponja e atij flamuri është sipas asaj të modeluar në vitin 1922, pra të paktën 10 vjet pas Pavarësisë. Por sidoqoftë, nëpër harqet e kishës kishte mbijetuar kujtimi se ai flamur ishte përdorur në një ngjarje të madhe”, –sqaron më tej Lame, duke shtuar se flamuri me ngjyra që shihet i shpalosur në duart e At Liolinit, mund të jetë një prodhim i viteve 1925-1930. Imzot Theofan Stilian Noli vdiq i mbuluar me të, në vitin 1965. “Auroni ma dha foton e At Liolinit me flamur në vitin 2007, Shkreli foton e tij dje, ndërsa unë po bë j veç lidhjen e të gjitha këtyre sot, duke dashur ta ndaj me të gjithë emocionin e këtij zbulimi”, – thotë Lame duke bërë edhe një apel për besimtarët e Kishës Shqiptare në Boston.

“Ruajeni me kujdes atë flamur të shenjtë, që përcolli gjysmë shekulli më parë Nolin në botën e përtejme”.

I njohur për pasionin e tij në koleksionimin e flamujve të vjetër shqiptarë, Artan Lame gjithashtu ka postuar fotografinë e një flamuri të prodhuar në Itali, me gjasa të jetë përdorur nga Ahmet Zogu.

“Para disa ditësh, restauruesi Frederik Stamati më dërgoi foton e një flamuri që gjendet në Arkivin e QKA-së, duke më kërkuar ndihmë për identifikimin e tij”. Flamuri, sipas përshkrimit të Stamatit, është prodhuar në Itali, vijon Lame, duke e evidentuar markën e fabrikës në një cep të cohës, e cila mban firmën e një fabrike në Napoli të Italisë.

“Nisur nga kjo, profesori hedh mendimin se mund të jetë flamur i përdorur nga trupat shqiptare në komandën italiane gjatë Luftës së Parë Botërore. Pasi harxhova gjithë fundjavën duke gërmuar nëpër fotografi të vjetra, më në fund e gjeta”, – shkruan Lame duke sqaruar se ka gjetur një fotografi të Ahmet Zogut, të shkrepur diku në gjysmën e parë të vitit 1925.

Për markën e prodhimit në Napoli, Lame shprehet se ky është një detaj i parëndësishëm.

Fakti që flamuri mban stampën e një fabrike ne Napoli, nuk do të thotë gjë. Gati të gjithë flamujt prodhim fabrike të periudhës nga vitet ‘20 e deri në vitin 1944, prodhoheshin në Itali. Unë, veç prodhimit Napoli, kam të prodhuar edhe në Romë, Milano e Torino”, – ka përfunduar Lame, entuziast për zbulimet e tij mbi këta dy flamuj të përdorur nga dy burrështetas të mëdhenj të Shqipërisë.

Makina del nga rruga, humbin jetën 2 të rinj dhe 3 të tjerë plagosen

0

aksident shkoderNjë aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në qytetin e Shkodrës. Dy të rinj kanë humbur jetën teksa makina e tyre me të cilën udhëtonin ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi prej 7 metrash.

Përveç dy viktimave, në makinë ndodheshin edhe tre persona të tjerë, të cilët kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spitalin rajonal të qytetit. Ngjarja ka ndodhur në orën 06:30 të mëngjesit në vendin e quajtur Ura Stom Golemit.

Për rrjedhojë, kanë gjetur vdekjen dy të rinj, të identifikuar me inicialet N.K dhe A.S, të moshave 18 dhe 20 vjeç.

Shkak i këtij aksidenti dyshohet të jetë bërë humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit, Vat Tusha, i cili ka mbetur i plagosur, bashkë me shtetasit T.K dhe A.S, të moshave 34 dhe 25 vjeç.

17 mars 2015 (gazeta-Shqip.com)

Kadri Veseli duke pritur fluturimin (Foto)

0

kadri veseli ne ajroportKryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se promovimi i Kosovës në vendet e Amerikës Latine është një ndër sfidat kryesore në rrafshin e mardhënive ndërkombëtare.

I pari i Kuvendit ka postuar një fotografi në profilin e tij në “Facebook” ku shihet duke pritur fluturimin për në Panama.

Postimi i plotë:

Në Lisbonë, në pritje të fluturimit për Panama, duke konsultuar materialet e përgatitura nga Ministria e Punëve të Jashtme për vendet e Amerikës Latine.

Promovimi i Kosovës në këtë kontinent dhe konsolidimi i lidhjeve me vendet e këtij rajoni është një ndër sfidat kryesore tona në rrafshin e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Gjashtë vjeçari vdes nga një lëpirëse

0

Xialo Li-kineTë vdesësh nga një lëpirëse e helmuar. Kjo i ka ndodhur një djaloshi 6 vjeçar, Xialo Li, në një kopsht në fshatin e Liuzhuang, në provincën e Shandong në Kinë.

Vogëlushi po luante kukafshehtas së bashku me disa miq kur është tërhequr nga një lëpirëse që ishte mbuluar me helm për minj.

Djali është prekur menjëherë nga një hemorragji e brendshme dhe ra pa ndjenja. Mjekët tentuan t’i shpëtonin jetën, por për fat të keq nuk arritën. Pas disa hetimeve rezultoi se lëpirësja ishte lyer me një substancë toksike, ilegale në gjithë botën përveç se në Kinë.

Një vit pas skadimit të patentës së shoferit, sërish në test e vozitje

0

Veturat6-22Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) nuk po i ripërtërinë patentat e shoferëve për qytetarët të cilët aplikojnë me një vit vonesë pas skadimit të afatit të këtij dokumenti, pa iu nënshtruar në tërësi provimit teorik dhe praktik për patentë sikurse të mos kishin qenë asnjëherë shoferë.

Përfaqësuesit e MPB-së kanë thënë se duhet të gjendet një zgjidhje tjetër për këtë çështje. Mirëpo deri në gjetjen e saj ata nuk thonë se çfarë do të bëhet me shoferët me patentë të skaduar.

Këtë procedurë e parasheh Ligji për sigurinë në komunikacionin rrugor, për çka nuk ka pasur ndonjë fushatë informuese. Nga ana tjetër përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe qytetarët që po përballen me një gjë të tillë e vlerësojnë këtë praktikë si jologjike dhe të papranueshme..

Ministria e Arsimit nis “skanimin” e kolegjit “Biznesi” dhe “Anadollu” në Prizren

0

Ministria e Arsimit ne prishtineMinistri i Arsimit, Arsim Bajrami, ia ka drejtuar një urdhëresë Inspektoratit të Arsimit për inspektimin e katër institucioneve private të arsimit të lartë në Kosovë, për të cilat ka dyshime që janë duke funksionuar në kundërshtim me ligjin.

Në këtë letër, një kopje të së cilës e posedon “Koha Ditore”, ministri Bajrami kërkon nga Inspektorati që t’ia dorëzojë raportet zyrtare brenda “një afati të arsyeshëm kohor”, deri më 20 mars, në lidhje me gjendjen e katër institucioneve private të arsimit të lartë: universitetin “VPA”- dega në Prishtinë, kolegjin universitar “Biznesi”- degët në Prizren dhe Vushtrri, institutin “Ekoman” në Graçanicë, si dhe “Anadollu” në Prizren.

Ministri Bajrami po ashtu në letër obligon Inspektoratin që “në rast të konstatimit të lëshimeve dhe parregullsive të marrë vendim të menjëhershëm për ndërprerjen e ushtrimit të veprimtarisë arsimore të institucioneve përkatëse dhe inicimin e procedurës adekuate sipas shkallës së cenimit të ligjit” ..

Listat që “anashkalojnë” heronjtë

0

Veteranet therandProcesi i verifikimit të listave të veteranëve të luftës së UÇK-së po rrezikon të dështojë në tërësi.

Pakënaqësi e madje edhe protestat kanë nisur gjithandej Kosovës pas publikimit të listave të plota nëpër zonat operative. Persona që nuk kanë qenë fare në luftë janë futur në lista, ndërsa veteranë të vërtetë, madje edhe komandantët, janë lënë jashtë tyre.

Si rrjedhojë e këtyre parregullsive është paralajmëruar protesta, e madje disa veteranë janë larguar vullnetarisht nga listët, kur kanë parë se në lista kanë hyrë edhe njerëz të cilët luftën e kanë parë nëpërmjet televizorit, shkruan “Zëri”.

Njëri nga udhëheqësit e luftës në rajonin e Dukagjinit, Lahi Brahimaj, ka pranuar se ky proces nuk ka shkuar siç e ka pritur.

Sot në fshatin Korishë, shënohet 16 vjetori i Betejes së Kabashit

0

deshmoret korisheNë fshatin Korishë të Prizrenit shënohet sot 16 vjetori i Betejes së Kabashit.

Këshilli organizativ njofton se manifestimi fillon me homazhe te varrezat e dëshmorëve në Landovicë, ndërsa manifestimi qendror mbahet në ora 12:00.

Kandidatët për anëtarë të Kushtetueses sot në test

0

GjykataKushtetuese-e-KosovesPas konstatimit të Komisionit për shqyrtimin e kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese se të tetë kandidatët e nominuar i përmbushin kushtet formale -juridike për t’u zgjedhur gjyqtar, Komisioni ka vendosur që të martën kandidatët t’i nënshtrohen testit me shkrim.

Ky test me shkrim do të mbahet në njërën prej sallave në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, përderisa testi me gojë do të mbahet më 18 mars.

Mos e themeloni Gjykatën Speciale

0

rufki sumaIsh-komandanti i Brigadës 164 të UÇK-së, Rufki Suma, i cili aktualisht mban postin e kryetarit të komunës së Hanit të Elezit, ka thënë se themelimi i Gjykatës Speciale është e turpshme dhe fyese për Kosovën dhe UÇK-në.

Sipas tij, themelimi i kësaj gjykate po bëhet me vetëdije të politikanëve që janë në krye të shtetit.

Suma për ‘Epokën e re’ tha se Kuvendi i Kosovës ka fuqi për të refuzuar themelimin e Gjykatës Speciale. /Telegrafi/