Home Blog Page 7080

Malishevë: Vëllai sulmon motrën

0

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Malishevë, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht motrën e tij.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.

Policia bën të ditur se me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /PrizrenPress.com

Vehapi: Urime Kurban Bajrami!

0

Kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, uron të gjithë besimtarët islam me rastin e festës së Kurban Bajramit.

“Në këtë ditë të veçantë, çdo mysliman feston festën e Kurban Bajramit. Andaj me lejoni që në emrin tim personal dhe në emrin e qeverisë komunalë në Rahovec, t’ju uroj këtë festë duke u dëshiruar që në familjet tuaja të mbizotëroj paqja, dashuria dhe harmonia për njëri-tjetrin”.

“Uroj që festa e Kurban Bajramit të na sjellë më afër njëri-tjetrit dhe t’ju gjejë të gjithë juve me shëndet, pranë familjeve tuaja të çmuara”, thuhet në urimin e kryetarit të Rahovecit. /PrizrenPress.com

Urimi i rektorit Vataj për Bajram!

0

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ramë Vataj, ua uron festën e Kurban Bajramit studentëve, mësimdhënësve, stafit të administratës të UPZ-së dhe të gjithë besimtarëve të besimit Islam.

“Në këtë ditë të shenjtë le të mbretëroj mirësia, solidariteti duke ndihmuar njëri tjetrin, sidomos ata më nevojtarët. Të gjithë ne duhet të kontribuojmë në kultivimin e vlerave të mirëfillta për një jetë më të mirë, për një shoqëri më të shëndosh në funksion të zhvillimit të gjithmbarshëm. Urime Kurban Bajramin!”, thuhet në urimin e rektorit. /PrizrenPress.com

Mbishkrimi i Sulltan Sulejmanit, në Kalanë e Lezhës

0

Një pllakatë e gurtë me mbishkrimin e Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm u vendos sot në portën hyrëse të Kalasë së Lezhës.

Mbishkrimi flet për rindërtimin e Kështjellës më 1522 nën kujdesin e feudalëve lokalë Skuraj.

Në të shkruhet tekstualisht: “Sulltan Sulejmani, ka rikonstruktuar kete kështjellë të bekuar, Zoti e përjetësoftë mbretërimin e tij dhe i dhëntë jetë të gjatë. Me ndihmën e Dervish Muhamedi, i biri i Uzgur. Kryelarta, kështjellë e fortë e Sulejmanit. Viti 1928 ose me kalendarin Gregorian, viti 1522”. /Shqiptarja

Vehapi në takim lamtumirës me komandantin e LMT-së në Rahovec

0

Kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka prit sot në takim lamtumirës Emanuel, komandant i LMT-së në Rahovec.

Në takim u bisedua për bashkëpunimin e mirë që ka komuna me zyrtarët e LMT-së.

Emanuel falënderoi Vehapin për bashkëpunimin e mirë që ka pasur, dhe kërkojë që të vazhdohet edhe më tutje ky bashkëpunim i mirë me komandantin e ri i cili do të vijë në Rahovec.

“Jam i kënaqur pasi që ka pasur ndryshime në të mirë të të gjithë qytetarëve të cilët jetojnë në komunën e Rahovecit”, tha mes tjerash Emanuel.

Kurse, Idriz Vehapi falënderoi për vizitën e bërë sot dhe për punën që ka bërë LMT-ja dhe që po vazhdon të bëjë në bashkëfinancimin e projekteve me komunën. Ai, i premtoi komandantit të LMT-së se bashkëpunimi i mirë që ka qenë deri me tani me LMT-ën, do të vazhdojë me tutje edhe me komandantin e ri. /PrizrenPress.com

Pijaneci sulmon dy vetë në Rahovec, arrestohet

0

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Rahovec, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht dy meshkuj shqiptar e më pas edhe ka ekspozuar një armë gjuetie.

Policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar pesë fishekë të cal. 12 mm.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /PrizrenPress.com

PDK-ja në Prizren uron besimtarët për Kurban Bajram

0

Dega e Partisë Demokratike e Kosovës në Prizren, dhe kryetari i saj, Minir Krasniqi, ua uron festën e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve të besimit Islam në komunën e Prizrenit.

“Dega e PDK-së në Prizren uron, me urimet më të përzemërta që ditët që do vijnë, të na gjejnë të bashkuar rreth sfidave, por edhe për sukseset tona të përbashkëta”, thuhet në urim.

“Festa e Kurban Bajramit, përçon kultivimin e gjithëhershëm të dy dimensioneve, atë hyjnor dhe human”.

“Përkushtimet tona të përbashkëta shoqërore, do jenë të vazhdueshme në krijimin e kushteve më të mira për jetë dhe mirëqenie, për të gjithë qytetarët e komunës sonë”.

“Festa e Kurban Bajramit, është simbol i paqes, i gëzimit, i harmonisë, i qetësisë shpirtërore, moment i lartësimit të Krijuesit tonë, dhe koha e përkushtimit të gjithëmbarshëm për afrim mes njerëzve”. /PrizrenPress.com

Goditet me veturë biçiklisti në Prizren

0

Mbrëmë rreth orës 20:30 është goditur me veturë një biçiklist në Prizren.

Sipas policisë, një e dyshuar femër turke duke lëvizur me veturën Renault Clio me targa lokale nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur një biçikletë, të cilën e drejtonte viktima mashkull shqiptar.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar në spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor. /PrizrenPress.com

Urimi i Zafir Berishës për Bajram

0

Kryetari i Bashkimit Demokratik në Prizren, Zafir Berisha ua uron festën e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve të besimit Islam.

Ai uron që paqja, hareja dhe dashamirësia të mbretëroj kudo dhe çdo herë tek ju.

“Kurban Bajrami, në rrafshin e marrëdhënieve shoqërore, vjen si opsioni më efektiv në luftimin e sjelljeve devijante dhe negative në shoqëri, është festë e faljes dhe falënderimit, sakrificës, solidariteti, prandaj kjo festë le të shërben si një pikënisje për reformim shpirtërorë,le të jetë si një vlerë e domosdoshme për ne shqiptarët, për të punuar dhe vepruar për një të ardhme sa më të mirë të brezave që vijnë pas nesh, dukë vënë interesat e përgjithshme mbi interesat personale. Gëzuar festën e Kurban Bajramit”, thuhet në urimin e kryetarit të BD-së, Zafir Berisha. /PrizrenPress.com

Rrahje masive në Suharekë, 4 të lënduar

0

Një rrahje masive ka ndodhur në Suharekë, në të cilën janë përfshirë nëntë persona.

Policia e Kosovës njofton se pesë persona, tre meshkuj shqiptarë dhe dy turq pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht një femër dhe tre meshkuj shqiptarë.

Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com